Shtirja me arme ne gezimet familjare, veprim i rrezikshem/
Nga Sadik Elshani/*Para dy – tri ditesh ne fshatin Mushtisht te Therandes (Suharekes) ndodhi nje tragjedi familjare, ne nje gezim familjar: Axha, duke shtire me revole, plagosi veten dhe vrau nipin e tij 14 vjecar, Edi Sopa. Cfare tragjedie, nje djale humb jeten sapo ka filluar moshen e djalerise! Kuptohet, ky ishte nje akcident qe nuk duhej te ndodhte. Akcidentet nuk ndodhin vetevetiu, ato shkaktohen nga pakujdesia, papergjegjesia. Pra, aksidentet jane te parandalueshme! Askush nuk dyshon se axha tani eshte bere “me i nxjerre syte e vet”, sic shprehemi ne ne Kosove, por tani eshte teper vone: Edi Sopa nuk kthehet me ne jete, ndersa as per axhen jeta nuk do te jete e lehte.
Secili popull i ka traditat e veta, te mira e te keqia. Traditat e mira t’i zhvillojme, t’i kultivojme e t’i ruajme brez pas brezi, ndersa traditat e keqia t’i zhdukim njehere e pergjithmone. Njera nder keto tradita te keqia, te prapambetura e te rrezikshme, qe shpesh perfundojne edhe ne tragjedi, eshte shtirja me arme zjarri ne gezimet, festat, ahengjet familjare: dasma, fejesa, syneti, etj. Me arme nuk shkohet ne dasem, por ne lufte, ne fushebeteje. Prandaj, qe gezimet tona familjare te mos u ngjajne fushebetejave, shtirja me arme nuk duhet lejuar kurresesi. Si te rregullohet kjo le te vendosin organet perkatese. Nje mase e tille do te parandalonte tragjedite e tilla, do te shpetonte shume jetera te pafajshme. Por sic duket te ne jo shumekush e cane koken per kete, kur jemi deshmitare se edhe disa ministra e zevendesministra shtijne me arme neper ndeja e festa familjare. Nese dikuj i pelqejne krismat, shperthimet, atehere le te perdorin fishekzjarre, kuptohet, me kujdes e ne menyre te kontrolluar.
Ajo qe me shtyri t’i shkruaj keto radhe eshte tragjedia e ndodhur ne fshatin Mushtisht, por edhe postimi ne Facebook (botuar ne Bota Sot) i deputetes Vjosa Osmani, shoqeruar edhe me nje video qe paraqet diskutimin e saj ne Kuvendin e Kosoves, lidhur me kete dukuri negative. Ne fjalen e saj deputetja Osmani me pasion ngul kembe qe Kuvendi duhet te beje dicka, te miratoje ligje per te parandaluar tragjedi te tilla te panevojshme. Por menyra sesi reaguan nje pjese e deputeteve te Kuvendit te Kosoves dhe vete Kryeministri i vendit, eshte mjaft shqetesuese, teper brengosese dhe per cdo kritike: ata reaguan me te qeshura, me mosperfillje, thua se nuk eshte duke ndodhur asgje, se jeta e njeriut nuk ka vlere. Sipas mendesise se tyre kjo eshte krejt normale dhe ketu nuk ka asgje per t’u shqetesuar. Kjo eshte arroganca jone, kapadaizmi yne. Kryeministri i patrazuar fare tha se nuk duhet ekzagjeruar gjerat. Zoti kryeminister, ketu nuk ka asgje te ekzagjeruar: humbja e vetem nje jete te pafajshme eshte shume! Nese dicka ndodh njehere, do te ndodh edhe nje here dhe shume here te tjera, fatkeqsisht, sic eshte duke ndodhur vazhdimisht ne Kosove. Kryeministri e permendi pastaj Ameriken, duke theksuar se ne Amerike qytetaret kane te drejte te mbajne arme. Kjo eshtye e vertete, por armembajtja eshte e rregulluar me ligj. Ka shume ketu per t’u diskutuar, por per te mos dalur nga tema, nuk eshte vendi ketu per t’u zgjeruar me teper ne kete ceshtje amerikane. Si nje njeri qe jetoj ne Amerike dhe i percjell me vemendje rrjedhat shoqerore – politike te vendit, dua t’i perkujtoj kryeministrit se, kur ndodh nje tragjedi e tille ne Amerike, ngjarja trajtohet me seriozitet, qytetaret, veprimtaret, politikanet reagojne per ta ndergjegjesuar publikun, ligjvenesit, per ta bere ceshtjen te ndjeshme dhe ushtrojne trysni qe Kongresi te miratoje ligje qe do te parandalonin ose do t’i zvogelonin dukshem ndodhite e tilla ne te ardhmen. Dhe ligjet e tilla te aprovuara, zakonisht e mbajne emrin e viktimave: “Megan’s Law (“Ligji i Meginit”), “Amber Alert” (“Alarmi i Amberit”), etj. Pse edhe ne te mos e kemi “Ligjin e Edit”?!
Ajo qe eshte duke munguar ne Kosove e Shqiperi, eshte: ndjeshmeria, pergjegjesia, shqetesimi dhe kujdesi per mireqenjen e qytetarit. Shpesh e degjojme arsyetimin: “Kemi shume probleme tjera me te rendesishme…” Po, vertet kemi shume probleme, sepse nuk merremi seriozisht me zgjidhjen e asnjerit prej tyre dhe keshtu problemet shumezohen, grumbullohen dhe jane duke e ngulfatur popullin e Kosoves. Qeveritaret, politikanet, deputetet e Kuvendit te Kosoves duhet te merren seriozisht me problemet e shumta te Kosoves dhe jo te shahen, kacafyten me njeri- tjetrin si rrugace. Per shkak te ketyre zenkave te pakuptimta seancat e Kuvendit shpesh nderpriten. Cdo problem e ka zgjidhjen e vet, por per kete duhet perkushtim, angazhim i panderprere.
Prandaj, sipas shembullit amerikan, te angazhohen te gjitha familjet qe kane pesuar tragjedi te tilla, ata qe i kane shkaktuar keto tragjedi, te angazhohen te gjithe veprimtaret qe merren me keto ceshtje dhe te ushtrojne trysni te politikanet, institucionet e Kosoves, qe te bejne dicka per t’i ndaluar keto tragjedi, per te shpetuar jetera njerezish te pafajshem. Po ashtu, duhet bere edhe nje fushate e gjere informuese per ta edukuar, ndergjegjesuar popullin, per ta bere kete ceshtje se me te ndjeshme. Te shtiesh me arme ne gezimet familjare ku jane tubuar femije, gra e burra per te festuar, nuk eshte trimeri, por marrezi qe merr jetera njerezish te pafajshem.
Filadelfia, 16 prill 2018
*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.