ISMAIL KADARE ( 28 JANAR 1936 28 JANAR 2019)/
NGA ASLLAN BUSHATI
Sot është ditlindja e 83-të e Ismail Kadaresë, njerut të madh të letrave shqiptare, atdhetarit e europianistit të madh të trojeve tona. Kurrë nuk kam patur guximin të shkruajtur për këtë uragan të madh të botës shqiptare. Arsyesja është e thjeshtë se unë personalisht, nuk zotroj mjetet artistike të të shkruarit për njerëz të kalibrit të tij. E them këtë sepse duke shkruajtur për të (me mjetet e mija të vakta artistike -fjalë,figura, fjali e shprehje) më duket se në vend që të ndihmoj në shkëlqimin e figurës së tij, mos bëj keq. Sido që të jetë, edhe nëse mendimet e mija nuk janë aq të qëlluara, me ndiesitë shpirtërore që kam në zemër e në mendje për Kadarenë tonë të madh, do të them dy-tre gjëra në këtë ditlindje të 83-të.
Më kujtohet si tani një ngjarje e vjeshtës së vitit 1989. Në Shqipërinë e asaj kohe, cdo gjë ishte e zymtë , cdo gjë e vaktë, turbullirë shpirtërore e mendore, e varfëri e tejskajshme. Fjalimet e Ramiz Alijës ishin llustra gënjeshtare e radhës pa asnjë efekt mbi jetën tonë. Një dite nga ato vjeshtoret e kësaj periudhe, u planifiku që në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë (SHQUP), të bëhej një takim nga aparati i Ministrisë së Mbrojtjes me Ismail Kadarenë. Me sa duket ishte zgjedhur një temë koti si: ” prania e E.Hoxhës në veprat e Kadaresë”. Unë pikërisht atë ditë u ndodha me shërbim në postin e operativit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe nuk pata mundësi të marr pjesë në këtë takim. Por pas takimit pyeta disa kolegë se si shkoi takimi me Kadarenë? Disa heshtnin e disa ishin shumë të pa kënaqur, se Kadareja gjatë gjithë ligjëratës së tij kishte folur për vlerat kombëtare dhe rolin e sejcilit në shtimin e shumimin e këtyre vlerave. Kurse pyetjes për praninë e E.Hoxhës në veprat e tij, Kadareja ishte përgjigjur shumë shkurt se:”..këto janë gjëra të ditura për të gjithë..”. Kjo shprehje, ato më të “ thekurit” e Enverit, i kishte nervozuar në kulm sa pa hezitim thonin “ky (Kadareja), është një borgjez i flliqur dhe habitemi se pse nuk e fusin prapa hekurave në birucë”. Kur dëgjoja këto më vinte për të qeshur e për të qarë në të njejtën kohë. Disa ishin brenda virtualitetit idiot të komunizmit e disa në dilemë se cfarë po ndodh me ne si vend e si shoqëri. Mbaj mend që njeri më provokoi direkt duke më pyetur: “po ti cfarë mendon për Kadarenë ? I thashë shkurt se :”unë mendoj se ai është njeriu i madh i letrave shqiptare”. Dhe në vazhdim bashkbiseduesi më tha:”ik ore p…dhu me gjithë borgjezin Kadarenë”.
Pas një viti në vjeshtën e 1990-tës , Kadareja u largu për në Francë dhe menjëherë doli në një intervistë në Zërin e Amerikës. Shqiegimi i tij për largimin nga Shqipëria ishte shterrues, por në të njëjtën kohë edhe udhërrëfyes për ne që e donim atë. U gëzova me ato që dëgjova, por edhe u hidhërova se nuk e kishim më në Shqipëri. Më dukej vetja se me largimin e Kadaresë , kisha humbur mbrojtjen time intelektuale. Kurse thëniet e disa enveristave idiote se:” hë more a u kishim thënë se Kadareja është tradhëtar” si kapërdija dot.
Koha eci e bëri të veten dhe në 1995-sën, kur po drejtoja ceremonialin e rivarrimit të eshtrave të të madhit Faik Konica u takova me Kadarenë. Ishte rinuar nga pamja, dhe e përshëndesnin me shumë mallë e respekt të gjithë të pranishmit në ceremonial. Edhe unë e shoqërova që në hyrje e deri sa doli. Para se të largohej bëra një foto me të dhe më tha:”Më vjen mirë që e kemi organizuar kaq mirë ceremoninë e rivarrimit të Faik Konicës. Ne shqiptarët i jemi shumë borxhëli këtij personaliteti të madh të letrave, diplomacisë e atdhetarisë”.
Duke përfundur këto pak rreshta për Kadarenë tonë të madh, lutem që ai të ketë shëndet dhe jetë sa më të gjatë për vehte, familjen, dashamirët dhe Kombin tonë.
Gëzuar ditlindjen e 83-të i madhi Ismail Kadare.