Kumari, të varur të pakallur
Ese nga Rafael Floqi/
I madhi Konica thoshte,” Interesi për para është një karakteristikë e shqiptarit, i cili është gati të futet në aventurat më të rrezikshme, mjaft që të nxjerrë ndonjë përfitim. E kishin zakon të tregonin një anekdotë në kohën e Perandorisë së vjetër turke: “E pyetën shqiptarin një herë “a do të shkosh në xhehnem (ferr)?” dhe ai u përgjigj “Sa është rroga atje?”
Lojërat e fatit janë përhapur mjaft në komunitetin tonë, shumë prej nesh kemi ndonjë të afërm, apo të njohur, që është aq shumë i dhënë pas tyre, sa bixhozi i është shndërruar në një sëmundje me pasoja, jo vetëm për jetën e tij, por edhe për familjet e tyre dhe për mbarë komunitetin. Me këtë mbi tituj po fillojmë një grup esesh që synon të luftojnë mangesitë në jetën sociale të diasporës sonë.
I madhi Konica thoshte,” Interesi për para është një karakteristikë e shqiptarit, i cili është gati të futet në aventurat më të rrezikshme, mjaft që të nxjerrë ndonjë përfitim. E kishin zakon të tregonin një anekdotë në kohën e Perandorisë së vjetër turke: “E pyetën shqiptarin një herë “a do të shkosh në xhehnem (ferr)?” dhe ai u përgjigj “Sa është rroga atje?”
Po pse kazinotë dhe lotaritë janë të këqija dhe janë pothuajse saktësisht të njëjta me drogën, sepse ato kanë po aq, ose një efekt edhe më shumë varësie tek njerëzit. Ka një ndryshim se i droguari merr drogë dhe në thelb është i pavetëdijshëm, në një kuptim mendor, por lojtarët e fatit dhe njerëzit që luajnë bixhoz janë ende të vetëdijshëm për atë se çfarë po bëjnë.
Kjo gjendje mund të jetë edhe më keqe, sepse të varurit nga bixhozi dëmton qëllimisht njerëzit e dashur të tyre dhe dëmton të ardhmen e tyre, pa “ikur” nga kjo botë si të thuash.
Ka dy lloj atraksionesh që tërheqin viktimat drejt bixhozit.
Kazinotë turistike që janë krijuar dhe funksionojnë posaçërisht për t’u kujdesur për njerëzit më të pasur, të klasës së lartë dhe kanë standarde që mund t’ua lejojë. Këto objekte të lojërave të fatit, nuk kanë një ndikim të madh në shoqërinë e përgjithshme, sepse lejohen të hyjnë vetëm njerëzit që mund të përballojnë humbjen e shumave të parave.
Lloji tjetër i kazinosë, që tërheq pjesën më të varfër dhe të shkretë të popullsisë, ka një ndikim shumë më të madh. Kazinotë që kujdesen për pjesën më të varfër të popullsisë përdorin makinat e lojërave elektronike, të cilat nxisin një lojtar të verë baste me shuma të vogla, aq shpejt sa ata mund t’i lëvizin gishtat e tyre, të fluturojnë duke përdorur shumë butona dhe drita. Pas një nate në lojëra elektronike, aty ku shumë shuma të vogla parash lihen me një ritëm të shpejtë, njerëzit në përgjithësi që nuk kanë shumë para, ndihen në fakt jo si të humbur, sepse nuk vunë “bast aq sa për të humbur shumë para”. Por tek ata dëmi i vërtetë nuk është në sasinë e parave që ata shpenzuan, por është se njerëzit kthehen përsëri dhe përsëri, me një strategji që lojtarët e lojërave të fatit e quajnë “një lojë deri në zhdukje”.
Në një nga këto lokale, gjysmë-ilegale këtu në Michigan, “një kafe shqiptare pa emër”, që në orën 7 të mëngjesit do të shohësh të njëjtat fytyra , dikush me rrobat e punës dhe me njolla boje, nga kuptohet që është bojaxhi, që shtyp vazhdimisht butonin e kuq, para një makinete të tillë, vazhdimisht pa e parë. Çdo shtypje butoni kushton 5 dollarë. Ai qysh nga mëngjesi luajti 400 dollarë dhe u nis pastaj për në punë, fitoi dicka, por do të kthehët prapë nesër. M’u desh te shkoja tek ajo kripto kafene, pasi po prisja të regulloja gomat e makinës në një oficinë aty pranë. Kur hyra më panë me një vështrim po ku cdo këtu. Tre veta prapa lojtarit të zellshëm po ndjekin me tifozllëk lojën në tre makineta të vjetra. Më vonë kafexhiu që servir kafe ekpres, merr një çelës hap makinën dhe mbledh paratë. Në atë lokal pa shenjë asnjë emër a reklamë nga ana e rrugës, ka vetëm një deriçkë me xham të errët nga pas ku parkojnë kafepirësit e mëngjesit dhe bixhozxhinjtë në kërkim të fatit që s’vjen. Si kjo kafene mund të jetë kudo në çdo shtet ku ka grumbullim shqiptarësh, dhe dikush mund ta gjejë veten edhe në këtë shkrim.
Lotaritë dhe kazinotë, makinetat ( kompjuterët), interneti janë të gjitha mënyra si për të marrë para nga njerëzit, duke i bërë ata të shpenzojnë paratë e tyre vullnetarisht. Për shkak të mënyrës se si kazinotë dhe lotaritë janë në gjendje të krijojnë varësi, për këdo që mund të joshin, dhe ato kanë një ndikim shkatërrues tek njerëzit.
Një pjesë e lokaleve apo kafeneve shqiptare që, jo për çudi, frekuentohen vetëm nga burrat, sa një herë një mik amerikan, më tha pse shkon atje, ai është një lokal për gay, janë shndërruar në kazino ilegale me disa kompjuterë në një kthinë të fshehur, jo vetëm, pse aty pihet duhan e shitet alkool, por ushtrohet ilegalisht edhe bixhozi, edhe pse shpesh mbyllen, kur nuk tolerohen nga organet e rendit. Është fakt në qytetin e Sterling Heights në Michigan shumë nga këto njësi janë mbyllur, por mbeten të hapura në disa qytete të tjera si Warren, Clawson dhe Shelby Township.
Shpesh organet e rendit shpesh mësyjnë dhe i gjobitin këto lokale, por edhe mbyllin nga një sy. Pronari i një kafeneje shqiptare që ishte dënuar me 200 mijë dollarë për ushtrim bixhozi ilegal, poker apo makinetash, më thoshte njëherë se do t’i vinte “ kompjuterët prapë” dhe se ato paratë e gjobës i nxirrte për një javë.
Ndërsa një mik punonjës policie me tregonte, se kur ndërhynin në rastet e kafeneve, shkak bëheshin njoftimet e ndryshme që njoftonin policinë, telefonatat, sidomos, nga gratë që i shihnin që burrat e tyre t’i linin të gjithë të ardhurat e familjes aty.
Po përmend, p.sh. A.C është një djalë punëtor, por duke luajtur vazhdimisht me kompjuterë në kthinën e fshehur të një “ kafene-je”: shqiptare është bërë aq i varur, sa të gjithë të ardhurat, që fiton nga puna e tij ditore në painting, si bojaxhi, gjatë ditës, i luan pas orës të punës, në kompjuterë, deri sa t’i mbarohen paratë dhe pastaj i merr borxh para banakierit, dhe luan përsëri deri sa të mbyllet lokali.
-Nuk mund ta lë, më shprehej ai, është më e fortë se unë.
Kumarxhinjtë e sëmurë do të kthehen herë pas here dhe do të vënë baste shuma relativisht të vogla derisa paratë e tyre të zhduken në mënyrë efektive. Kjo strategji do t’i mbante lojtarët problematikë të kthehen prapë për të shpenzuar, shuma të cilat përbëjnë mbi gjysmën e parave të fituara nga kazinoja. Njerëzit e tjerë që vijnë “për argëtim” shpenzojnë më pak, dhe kazinotë e dinë këtë, kështu që ata krijojnë një atmosferë që i përshtatet të varurve. Shpesh ato krijojnë dhe japin dhoma hoteli për të shpenzuar, të japin karta VIP, që të lejon të jetosh si princ gjersa t’i humbësh paratë e tua. Dhe fatkeqësi është se në kazinotë në Detroit sheh shpesh edhe familje të tëra.
Shumë prej këtyre lojtarëve e dinë defektin e tyre, por nuk mund ta mundin tërheqjen nga loja. Njeri syresh, që ka një status VIP, në një nga kazinotë në Grek Town në Detroit më tregonte. Se një herë kishte arritur të fitonte 36, 000 dollarë, dhe nuk kishte fjetur gjithë natën, i kishte luajtur përsëri, por jo vetëm që i humbi të gjitha paratë e fituara , por humbi dhe 10.000 të tjera, pa kthim.
-Desha të hidhesha nga ura, më tha ai. Po pse s’u hodhe?, e pyeta. Unë jam i sëmurë, po jo aq budalla.
Megjithëse sot janë bërë të zakonshme që lojërat e fatit, dikur ishin të paligjshme. Sot, dyzet e tetë shtete amerikane i lejojnë kazinotë dhe objekte të tjera të lojërave të fatit, sepse Kongresi i ka lejuar legjislaturat shtetërore që t’i bëjnë ato të ligjshme. Të njëjtët ligjvënës që po bëjnë presion për më shumë kazino, të cilat janë një taksë mbi njerëzit, por në një farë mënyre, gjithashtu po luftojnë ashpër kundër çdo rritjeje të taksave për to. Kazinotë janë një “taksë” për njerëzit që i vizitojnë, sepse u marrin disa para individëve dhe ua japin një pjesë qeverisë që përdoret për financimin e shkollave.
Megjithatë të njëjtët njerëz që humbasin paratë gjithashtu thonë se nuk po tatohen sepse tatimet janë vullnetare. Tridhjetë vjet më parë, Nevada ishte i vetmi shtet që lejonte lojërat e fatit të çdo lloji, por sot nëntëmbëdhjetë kanë drejtuar komercialist kazino në qytetet me popullsi të madhe, dhe dyzet e tre lejojnë lloje të tjera të lojërave të fatit, të tilla si bastet në anën tjetër. Ato gjithashtu janë shfaqur në shtetet që ende nuk i lejojnë duke shfrytëzuar boshllëqet në ligje.
Një bashkatdhetar me tregonte se të varurit nga loja jo vetëm që kërkojnë të luajnë vetë po kërkojnë të bëjnë dhe të tjerët shok në lojë. “Unë isha vetëm 19 vjeç, atëherë thotë ai dhe nuk lejohesha të luaja. Ata kishin zbuluar, që në veri të Miçiganit , “Up north” lejohej të luaje mbi 18 vjeç dhe jo mbi 21 vjeç. Dhe shkuam tregon ai. Ata filluan lojën dhe ora po shkonte rreth 4 mëngjesit. “Unë i thirra 3 herë por ata nuk shkëputeshin, u thirra se unë nesër me duhej të shkoja në punë. Kështu që ata gjoja erdhën për mua, mbetën aty, gjersa gdhiu, edhe pse ishin tre orë larg ”.
Efektet negative të lojërave të fatit janë hulumtuar nga studiues dhe ata që bëjnë punë për dekada, megjithatë ka pasur një mungesë befasuese të kërkimeve të kryera mbi aspektet pozitive të ndikimeve të lojërave të fatit në shoqërinë moderne. Arsyeja pas një varfërie të tillë mund të jetë se nuk ka aspekte pozitive në lojërat e fatit dhe se kjo çon në një mori problemesh që kanë kuptime negative të shkruara kudo. Nga ana tjetër, mund të jetë që studiuesit thjesht nuk kanë marrë kohë ose nuk kanë bërë përpjekje për të përcaktuar aspektet pozitive kryesisht sepse është kaq e lehtë të shihet negative mbi pozitive. Kjo mungesë përpjekjesh nga ana e studiuesit mund të jetë, gjithashtu, se ata nuk dëshirojnë të shihen personalisht duke lavdëruar një veprim që shumë të tjerë e konsiderojnë të dënueshëm.
Dependenca shpesh dhe ndryshon formë, një person që ishte bllokuar për të shkuar në kazino fitoi një dependencë të re, me lotarinë “gërvisht e fito” blinte nje top për 500 dollarë dhe vazhdonte t’i gërvishte të gjitha, ndërsa një tjetër më pohoi. Se ishte i ndërgjegjshëm për faktin ,që ishte bërë i ndërvarur dhe kishte shkruar emrin në listën e zezë në të gjitha kazinotë në Detroit. Po a luan më aty?, e pyeta. Jo, më tha po shkoj në Winsdor në Kanada. Tani e kam siklet për shkak të karantinës nga kovidi.
Ndonjëherë kjo sëmundje qe ka bërë dhe biznesmenë të suksesshëm si agjentë real estate e të tjerë biznese, disa prej tyre dikur kishin biznese të fuqishme që reklamonin në TV, e fitonin çmime profesionale, që të humbasin qetësinë pasurinë, familjen të divorcohen, të humbasin shtëpinë dhe reputacionin. Një shembull sa i dhimbshmen dhe aq për të venë mend ishte një lajm paradokohe në Shelby Township, kur prokurorët federalë akuzuan një biznesmen të pasurive të patundshme për mashtrim të investitorëve me vlerë 19 milionë dollarë në një firmë piramidale, para që ai pat shpenzuar, duke luajtur në lotarinë e Miçiganit.
Sipas të dhënave të gjykatës federale. Viktor Gjonaj, 43 vjeç, themeluesi i “Title Plus Title Services”, u akuzua për mashtrim dhe u akuzua për orkestrimin e një skeme shumëvjeçare piramidale për të marrë para nga investitorët në mënyrë që ai të mund të blinte deri në 1 milion dollarë në bileta lotarie Daily 3 dhe Daily 4 çdo javë. Kumari i detyrueshëm, i quajtur edhe çrregullimi i lojërave të fatit, është dëshira e pakontrollueshme për të vazhduar lojërat e fatit, pavarësisht nga dëmi që merr në jetën tuaj. Kumari do të thotë që ju jeni të gatshëm të rrezikoni diçka që vlerësoni me shpresën për të marrë diçka me vlerë edhe më të madhe. Kumari mund të stimulojë sistemin e shpërblimit të trurit ashtu si droga ose alkooli, duke çuar në varësi.
Gjithashtu, sa më shumë që personi humbet para, aq më shumë ka të ngjarë që ata të shqetësohen emocionalisht dhe potencialisht të bëhen të dhunshëm, veçanërisht kur janë nën ndikimin e alkoolit dhe drogës. Nuk dihet mirë se çfarë e bën dikë të luajë në lojëra në mënyrë të detyrueshme. Ashtu si shumë probleme, bixhozi i detyruar mund të rezultojë nga një kombinim i faktorëve biologjikë, gjenetikë dhe mjedisorë ai prek të gjitha moshat edhe gjinitë, por më shumë burrat. Por edhe gratë madje familje të tera mund të shohësh në Kazinotë në Greek Town në Detroit.
Ndërsa krimi i organizuar dhe bixhozi shkojnë dorë për dore, po ashtu edhe krimi i organizuar dhe droga, kjo është arsyeja pse bixhozi dhe droga janë fenomene devijante sociologjike të lidhura ngushtë, fenomen që shoqëria ta kundërshtojë me vendosmëri.
Nëse keni një problem me lojërat e fatit të detyrueshëm, mund të ndiqni vazhdimisht bastet që çojnë në humbje, të fshihni sjelljen tuaj, të pakësoni kursimet, të grumbulloni borxhe, apo edhe të përdorni vjedhje ose mashtrim për të mbështetur varësinë tuaj. Edhe pse nuk ka asnjë mënyrë të provuar për të parandaluar një problem të lojërave të fatit, programet edukative që synojnë individë dhe grupe në rrezik të shtuar mund të jenë të dobishme.
Nëse keni faktorë rreziku për lojërat e fatit të detyrueshëm, merrni parasysh shmangien e lojërave të fatit në çdo formë, njerëzit që luajnë bixhoz dhe vendet ku ndodh bixhozi. Merrni trajtim në shenjën më të hershme të një problemi për të parandaluar përkeqësimin e tërheqjes ndaj lojërave të fatit
Kumari i detyrueshëm është një gjendje serioze që mund të shkatërrojë jetën. Megjithëse trajtimi i lojërave të fatit të detyrueshëm mund të jetë sfidues, shumë njerëz që luftojnë me lojërat e fatit të detyrueshëm kanë gjetur ndihmë përmes trajtimit profesional në shoqatat e ndryshme në familje apo dhe në institucionet fetare.
Linja e Ndihmës për Problemet në Miçigan është një linjë ndihme pa pagesë, konfidenciale, një-në-një që mund t’ju japë ndihmën dhe mbështetjen që ju nevojitet për të kapërcyer një varësi nga lojërat e fatit. Këshilltarët e trajnuar dhe me përvojë janë në dispozicion 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë.
Këto mund të ndihmojnë, megjithatë një thënie që të gjithë ne e pranojmë si të mirëqenë është se, “Të luash lotarinë është marrëzi, derisa kur nuk fiton më shumë sesa ke shpenzuar për bileta lotarie; dhe mençuri, kur fiton jack potin”. Merreni si të doni…