Një rast tjetër i grabitjes së kulturës dhe historisë shqiptare-arbërore prej serbëve dhe grekërve
Ne Foto: Nikolla Tesla me kostum popullor shqiptar, 1880./
Nga Fahri XHARRA/
Të dhënat që jepen për Nikolla Teslën sipas librit “John J. O’Neill, Prodigal Genius: The Life of Nikola Tesla, Book Trë, 2007 – Gjeniu pakufi: Jeta e Nikolla Teslës) janë: Ai lindi më 1856 në fshatin Smiljan të Kroacisë (atëhere pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze) dhe vdiq në Nju Jork të SHBA në vitin 1943. Ishte një zbulues dhe shkencëtar në Amerikë i përmasave fantastike në fushën e elektricitetit. Në Amerikë ai emigroi në vitin 1884. Tesla ishte me origjinë nga një familje serbe (?). Babai Milutin Tesla iu bë vonë prift ortodoks dhe nënën Gjuka Tesla e kishte të pa shkolluar por shumë të zgjuar. Prindërit e Nikolla Teslës ishin nga Serbia jugperendimore, afër Malit të Zi (kështu rrëfen propaganda serbe).
Nikolla Tesla e quanin të krishter ortodoks por më vonë në jetën e tij ai vetë nuk e pranonte veten si “besimtar në kuptimin ortodoks” dhe e kundërshtonte fanatizmin fetar. Domethënë botëkuptimet apo bindjet e tija fetare ishin të pasigurta në bazë të deklaratave që ai bënte për fenë (sipas libri i autorit J. J. O`Neil, 2007).
Ndërkaq në gazetën Vecernje Novosti – Lajmet e Mbrëmjes (ëëë.novosti.rs) të datës 4 Maj 2012 ku shkruhej për Nikolla Teslën jepet një pamje e Nikolla Teslës me veshje popullore; kjo fotografi gjendet lehtas edhe në internet. Sipas këtij shkrimi në gazetë, fotografia është pjesë e koleksioneve të vjetra të ruajtura nga Sllobodan Nikoliçi në Krushevc, i cili pranon se atë fotografi e ka marrë nga një kushëri i Nikolla Teslës. Pamja është e vitit 1880, domethënë 4 vjet para se Nikolla Tesla të emigronte në SHBA.
Kjo fotografi e Nikolla Teslës rrëzon tërë gënjështrën mbi origjinën e gjeniut Nikolla Tesla, sepse kostumi popullor që ai mban veshur është kostum popullor shqiptar i rajonit të Shqipërisë veriore. Vetë emri i tij nuk është serb. Meqenëse prindërit e Nikolla Teslës ishin nga Serbia jugperendimore afër Malit të Zi, kjo domethënë se ishin nga Sanxhaku, Dardania veriore. E megjithatë kurrkund në botimet për të nuk jepet vendi i saktë apo emri i fshtatit të asaj “Serbije Jugperendimore” nga ishin prindërit e tij, të cilët kishin mbartur me vete kostumin popullor kur u larguan për në fshatin e Kroacisë dhe e kishin ruajtur atë tërë kohën.
Edhe babai i tij nuk dinte as të shkruante e as të lexonte serbisht….deri sa u bë prift ortodoks (?!) dhe mëpastaj u largua familjarisht për në Kroaci. Pse u larguan dhe pse në një fshat të Kroacisë? Në vitin 1879 Nikolla Teslës i vdes babai dhe në vitin 1880 dy xhaxhallarët e tij bashkuan paratë dhe e nisën për studime universitare në Pragë të Çekisë, të cilat vetëm sa i ndoqi dhe nuk hyri në provime.
Pikërisht në atë vit 1880, para nisjes për në Ceki, është edhe pamja e tij me veshje kombëtare shqiptare. Familja dhe ai vetë që e ka veshur kanë përdorur një kostum që ato e kanë zgjedhur me vullnet të lirë, para se ai të largohej për në Çeki, të ruajtur si një gjë e shtrenjtë, në kujtim dhe respekt të origjinës së tyre. Nikolla Tesla nuk e përfillte fenë e krishterë ortodokse, nuk e ndjente si të vetën, si një rit me të cilën ai ishte rritur dhe edukuar në familje. Ashtu si me grekërit, Nikolla Tesla është një tjetër rast i grabitjes së kulturës shqiptare prej serbëve.
Në vitin 1881, Nikolla Tesla shkoi në Budapest të Hungarisë ku filloi të punojë tek një ndërmarrjje telegrafike. Më 1882, ai filloi të punojë në Paris të Francës në degën e ndërmarrjes amërikane të shpikësit amerikan Tomas Edison. Në vitin 1884, vetë Tomas Edisoni e merr Nikolla Teslën të punojë në Nju Jork të SHBA. Në vitin 1886, ai shkëputet nga Tomas Edisoni dhe vazhdoi të patentonte shpikjet eletrike. Tërë paratë e fituara ai i investonte për eksperimentet që kryente.
Për shkak të ideve dhe shpikjeve të tija gjeniale (disa edhe për kohën e sotme), xhelozia e shkëncëtarëve të tjerë dhe paradhënësve, bënë që ai të veçohej dhe të mospërfillej me qëllim. Më 7 Janar 1943, në moshën 86 vjeçare, Nikolla Tesla vdiq i vetëm në një dhomë hoteli në Nju Jork. Dy ditë më vonë Zyra Federale e Hetimeve (FBI) mori tërë dokumentat dhe shkrimet që ndodheshin në dhomën e Nikolla Teslës. Më 12 Janar 1943, pas shërbesave shtetërore dhe fetare në nderim të tij me praninë e mbi 2000 njerëzve, trupi i Nikolla Telsës u dogj. Enigma e gjeniut Nikolla Tesla, i cili ndriçoi dhe vuri në lëvizje botën, vazhdon edhe sot të hutojë shkencëtarët dhe njerëzit në përgjithësi.
Edhe une kam ne fotografi me fustan Skocez nga nje vizite qe bera ne Glasgow. A mund te quhem skocez?
Per iza te zotit lereni keto budallaleqe se na u ship flamuri e nacionalizmi duke u mburrur pa vlera.
Gjithe bota ka flamur, gjuhe e kulture por ne bejme sikur jemi te vetmit. Dhe e di pse mburremi me keto? Sepse nuk bejme dot gje tjeter.
I ndershmi Fahri,
Kam lexuar shumë artikuj nga ju; jeni i mrekullueshëm. Veshja kombëtare shqiptare ka rëndësi të vecantë në historinë e lashtë, dhe dokumentohet jo rrall me kulturën tonë atënore. Goce Dellce, një revolucionar maqedonas, paraqitet me veshje shqiptare: tirq e xhamadan. Por edhe emni: Goci për djalë apo cun dhe Delle: Djelli: djali i Zotit. Babai i historisë amerikane, shënon: qeleshet vezake të malsorëve shqiptarë sot i gjen symbol të kapucit që i mbajnë priftnijtë katolik dhe cifut. Ai thotë se këto simbole duhet studjuar. Kjo tregon se Shqiptarët e lashtë kanë qenë njerëz të kulturuar dhe krijues të mëdhenj. Pos, tirqëve të bardhë me gajtana të zinj, vitin e kaluar kam sajuar edhe tek polakët, që quhen “Guralce”, të cilët me shumicë jetojnë në Malësitë e Polonisë. Tirqët e bardhë me gajtana të trashë e të zbukuruar e me këmisha të qëndisura, pa qeleshe në krye. Personalsht i kam takuar, duke u njohur edhe me prejardhjen e tyre. Ata thonë se ndër shekujt e kaluar kanë ardhë nga Armenia veriore. E sa për tirqët e veshur që shoh në trupin e z. Tesla, duken si ata të Malsisë se popullatës shqiptare orthodokse të Bjeshkëve të Tetovës, që sot më duket se nuk njihen më si shqiptarë; por deri në vitet 60-70 ishinë shqiptarë me plotkuptimin e fjalës. Të marrim Branisllav Nushic (Vrani Nusha) ai vetë tregon se nuk është sërb. Sa familje shqiptare në Kosovë, me mbiemnin Nushi apo Nusha, plotë.
Na duhet të merremi me relatat vllaho-shqiptare. Do të kuptojmë realitetin tonë, dhe njerëzit e mëdhej sic ishte Nikola Teslla.