Isa Mustafa/
AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E KOSOVËS – “GJENOCIDI DHE MASAKRAT E SERBISË NË KOSOVË (1998-1999)”
Konferencë shkencore – (28 prill 2023).
Etapa të ndryshme të historisë përshkruajnë vuajtje dhe tragjedi që kanë përjetuar popujt për shkaqe politike, ekonomike, kombëtare, kulturore e fetare. Kësisoj, shqiptarët e Kosovës janë ballafaquar pareshtur me forma të ndryshme të dhunës dhe presioneve me qëllim të dëbimit të tyre dhe spastrimit etnik. Dhuna shtetërore, politike, ushtarake dhe policore ndaj shqiptarëve mori hov dhe përmasa të gjera në fundshekullin që e lamë pas. Ishte rast i veçantë pas Luftës së Dytë Botërore, që një shtet, si Serbia, me manipulimet për qëllime politike me etninë, kulturën dhe faktorët historikë organizoi dhe ekzekutoi shpopullimin, dëbimin dhe shpërnguljen e më shumë se gjysmës së popullsisë shqiptare nga Kosova dhe mbi një të katërtën e zhvendosi jashtë shtëpive të tyre, duke e bërë gjithë këtë nën maskën e çështjeve të brendshme.
Dëbimet me forcë, vrasjet, ekzekutimet masive, masakrat të përcjella me çhumanizim të viktimave, rrahjet, torturat, dhunimet seksuale, ndarjet nga familja dhe zhdukjet, mburojat njerëzore, pastrimi i identitetit, shkelja e neutralitetit mjekësor ishin vetëm disa nga veprimet serbe që lanë pas vetes shumë viktima njerëzore, shtëpi, fshatra e qytete të shkatërruara. Format e tilla të dhunës u përdorën si instrumente për të terrorizuar popullsinë civile, për të grabitur pronat e tyre, për të zhvatur para nga qytetarët-ngjashëm me kohën e holokaustit, dhe që t’i shtyjnë të largohen nga shtëpitë e tyre dhe nga Kosova. Politika e dhunës dhe luftës e cila eskaloi në masakra u përcoll me propagandë të orkestruar me qëllim të përgatitjes dhe bindjes së opinionit për të drejtat e agresorit. Ishte një luftë e pabarabartë e zhvilluar nga Armata jugosllave, Forca policore serbe dhe njësitë paramilitare përkrahur nga Kisha ortodokse serbe kundër popullsisë së paarmatosur dhe njësive vullnetare të UÇK-së, të armatosura keq, që vepronin në zona të ndryshme për të mbrojtur shtëpitë dhe vendin e tyre.
Rasti i Kosovës tregoi rëndësinë e ndërhyrjes ndërkombëtare për të shmangur katastrofën e madhe njerëzore dhe shënoi një kthesë në fillimin e rendit të ri botëror, në të cilin vlerat humanitare do të kenë përparësi ndaj sovranitetit shtetëror.
Fjalët çelës: dhuna, politike, forcat policore, Kosova, UÇK, lufta.
Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë (1998-1999) Hyrje
Në vitin 1989 Serbia suspendoi me dhunë autonominë e Kosovës, instaloi aparteidin në ekonomi, arsim, shëndetësi e kulturë dhe vazhdoi me dhunë shtetërore, e cila si pasojë pati mijëra të vdekur, shkatërrimet e shtëpive, ekonomisë dhe infrastrukturës. Ligjet diskriminuese serbe quan në vrasjet masive dhe individuale të shqiptarëve dhe konfiskimin e pronave dhe pasurisë së Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Ushtria jugosllave e dirigjuar nga Serbia, si dhe policia serbe kanë kryer shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut, veprime që janë vlerësuar si krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Hetimi i këtyre krimeve është penguar nga autoritetet jugosllave dhe serbe, por janë një sërë organizatash të pavarura të të drejtave të njeriut, organizata kosovare për të drejtat e njeriut, organizata serbe për të drejta të njeriut, studiues të Kombeve të Bashkuara dhe të qeverive nga vende demokratike, që kanë hetuar dhe raportuar për to si dhe disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara të cilat kanë kërkuar t’i jepet fund dhunës (Iacopino, 1999). Nga organizatat ndërkombëtare veçohen Human Rights Watch, Amnesty International, Mjekët për të Drejtat e Njeriut (PHR), Shoqëria për Popujt e Kërcënuar, Federata Ndërkombëtare e Lidhjeve për të Drejtave të Njeriut, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Komiteti i Juristëve të Minesotës për të Drejtat e Njeriut. Shoqata Amerikane e Avokatëve, Iniciativa për Ligjin e Evropës Qendrore dhe Lindore (ABA/CEELI), Shoqata Ameri kane për Avancimin e Shkencës (AAAS), Qendra për Paqe Përmes Drejtësisë. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, në sesionin e 55-të të Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, më 7 prill 1999 kishte deklaruar se në historinë e njerëzimit, “midis gjithë dhuni meve flagrante, gjenocidi nuk barazohet me asnjë…shenja të të cilit duken se janë duke u vërejtur edhe në Kosovë”. Kombet e Bashkuara duhet të zhvillojnë një mënyrë për të ndëshkuar vendet dhunuese që pretendojnë se problemet e tyre etnike janë një çështje e brendshme në të cilën bota nuk ka të drejtë të ndërhyjë, thoshte Anan.
Dhuna politike në Kosovë eskaloi veçmas pas nënshkrimit të Marrëveshjes së paqes të Dejtonit në fund të vitit 1995, e cila anashkaloi Kosovën. Serbia intensifikoi sulmet e policisë kundër shqiptarëve, kun dër UÇK-së, familjeve të njohura dhe intelektualëve shqiptarë. Ndër kaq, shpërthimi i luftës së armatosur mori hov në vitin 1998 dhe inten sitet të veçantë gjatë kohës së operacioneve të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999. Ofensiva e qeverive serbe e jugosllave Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë (1998-1999) 11 në Kosovë që filloi më 20 mars1999, vetëm katër ditë para se të fillonte bombardimi i NATO-s, (Abrahams, 2001) përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës më 11 qershor 1999.
Dhuna politike
Në rastin e dhunës politike mund të flitet për determinizëm shu mëkauzal, sepse ajo nxitet nga ndërthurja e shumë faktorëve. Mider, D. (2014) thekson se “mund të dallohen tre grupe të përcaktuesve të dhunës politike. Grupin e parë, ai e referon si përcaktues strukturorë brenda strukturës shoqërore. Modelet dhe normat kulturore që veprojnë brenda kulturës ose nënkulturës dominuese, formojnë grupin e dytë të burimeve të dhunës, të referuara si përcaktues kulturorë të dhunës. Grupi i tretë – përcaktuesit individualë ose socio-psikologjikë të dhunës në politikë – cilësohen si faktorë individualë, zakonisht subjektivë, të lidhur me emocionet”. Studiuesit që kërkojnë burime të dhunës politike brenda struk turave të pushtetit kanë treguar fillimisht se nevoja politike është përça ktuesi kryesor, ndërkaq interesi ekonomik vihet në dukje si një përça ktues tjetër shumë i rëndësishëm i dhunës politike. Vrasjet zakonisht
janë të nxitura nga politika zyrtare e shtetit dhe kryhen pavarësisht nga mosha apo gjinia, raca feja apo gjuha, për motive të qarta politike dhe ekonomike.
Duke trajtuar identitetin etnik dhe konfliktet, Negash, M. H. (2013) konstaton se tensioni etnik nuk është kërkesa e njerëzve për të siguruar ndonjë përfitim; përkundrazi përdoret nga elitat politike si instrument për të çuar përpara interesin e tyre nëpërmjet mobilizimit të popullit. Etnia, kultura dhe faktorët historikë manipulohen kryesisht për qëllime politike që në rastin e Serbisë rezultuan me veprime të dhunshme represive dhe shfarosëse kundër shqiptarëve në Kosovë. Sipas tij, edhe pse shkaku kryesor i dhunës është politik, përvojat kanë treguar se sapo të ndodhë konflikti, identiteti etnik, kultura dhe historia luajnë një rol kryesor për të manipuluar dhe nxitur mbështetjen për kauzën shte tërore.
Winston Churchill në fjalimin e tij në gusht të vitit 1941 thoshte: ”Jemi në prani të një krimi pa emër (Lemkin, 1946). Në fakt, nuk shkoi gjatë dhe dhuna politike mori emër dhe sinonime, si masakra. Shkatë rrime, spastrime etnike, gjenocid, holokaust. Emëruesi i përbashkët i tyre është shkatërrimi biologjik dhe kulturor i një populli. Sipas Gallant, masakra është një koncept elastik me gamë të gjerë të ngjarjeve. Atë e përshkruajnë etapa të ndryshme të historisë, vuajtje dhe tragjedi që kanë përjetuar popujt për shkaqet politike, ekonomike, fetare, kombëtare e kulturore. Si të tilla, masakrat përshkruhen si politicide, të projektuara që përmes pastrimit politik të popullsisë të ruhet ekuilibri i pushtetit, dhe si gjenocidale, me qëllim të ngjalljes së frikës ose zhdukjes së një grupi të caktuar etnik (Uekert, 1995). Në të vërtetë, masakra konsiderohet si strategji e shkatërrimit, prej të cilave, njëra nga strategjitë synon nënshtrimin e një populli, kurse tjetra çrrënjosjen e tij. Kjo vërtetohet qartë në Kosovë. Serbia synoi nënshtrimin e shqiptarëve, por kur nuk ia arriti, provoi çrrënjosjen e tyre.
Në trajtimin e shkaqeve të masakrave Dutton, D. G. (2007) kërkon përgjigje në pyetjet: “Si mund të transformohen njerëzit që duken normalë deri në atë pikë sa të vrasin, torturojnë dhe shijojnë dhimbjen e njerëzve të tjerë? A është ky një potencial në të gjithë ne, një burim i trashëguar dhune? Nëse po, cilët janë mekanizmat e tij? Si ndodh që njerëzit që ne i shohim si patologjikë….– përdhunuesit, vrasësit serialë, sadistë – pasqyrohen kaq shpesh gjatë luftërave”? Lidhur me këtë mbizotërojnë pikëpamjet se barbaria nuk është një predispozitë biologjike, por se ajo mësohet, kultivohet dhe përsoset në ndërveprim me të tjerët. Aktet e masakrave, siç janë argumentuar nga Semelin, “nuk janë një shprehje e pushtetit nga një regjim i fortë, por një shenjë e dobësisë së tij”. Në luftën e fundit, në Kosovë, por edhe në Bosnjë e Hercegovinë masakrat u përcollën me çhumanizim të viktimave, veprim ky si metaforë e bishave, ujqërve, egërsirave. Gjymtimi i trupit dhe gjymtyrëve si dimension simbolik, sipas Dwyer dhe Ryan (2012), kryhet për të mbjellë frikë te të tjerët, si mision themelor i dhunës politike.
Në Psikologjinë e turmave Gustave Le Bon (1895), (Psychologie des Foules), e përshkroi sjelljen e turmave revolucionare në revolucio nin francez si tregues të asaj që ai e quajti “mendje grupore”, turma apo “grupe psikologjike”. Në këtë formë, thoshte ai, sugjestibiliteti i indivi dit kontrollohet nga mendja e grupit-turmës. Për Freud. S.(1955), turma prodhoi liderë fanatikë e të rrezikshëm, të lidhur me këdo përveç vetes dhe ndjekës që ishin të lidhur me këta liderë, sepse përfaqësonin një formë të vetvetes ideale. Frojdi i shikonte ndjekësit si skllavërues ndaj lideri, që vinin me një etje për bindje, gjë që e bëri kombinimin lider pasues një sinergji të natyrshme dhe të dyanshme.
Në veprën e tij me një titull shumë simbolik “Mos lini asnjë të tregojë historinë” që i kushtohet gjenocidit në Ruanda, Forges, A. D. thotë se “ky gjenocid erdhi nga zgjedhja e qëllimshme e një elite për të nxitur urrejtje dhe frikë për të mbajtur veten në pushtet. Organiza torët edhe vrasësit që ekzekutuan gjenocidin nuk ishin demonë dhe as automatikë që u përgjigjeshin forcave të pashmangshme; ata ishin njerëz që zgjodhën të bënin keq”.1 Hardin (1995) me të drejtë vërejti se në Jugosllavinë e shpërbërë postkomuniste nuk ishte e kaluara ajo që diktonte të tashmen, por e tashmja që manipuloi të kaluarën. Duke ma rrë shembuj nga Bosnja e Hercegovina dhe nga Ruanda, Hardin shpje gon pse vetëm urrejtja nuk i fillon domosdoshmërisht luftërat, por se si udhëheqësit e kultivojnë urrejtjen për të mobilizuar njerëzit e tyre për konflikte dhe luftë.
Qëllimet dhe logjika e masakrave të pushtetit serb ilustrohen qartë në dëshminë e profesor Paul Williams (2019) para Komisionit për Punët të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, 30 prill 2019, i cili shprehet “gjatë luftërave jugosllave, forcat e armatosura iu bashkuan regjimin serb për të kryer gjenocid, vrasje masive, tortura, përdhunim masiv, dëbim masiv, si mjet për të arritur Serbia objektivat ushtarake dhe politike; kjo fushatë terrori dhe shkatërrimi është pro jektuar dhe zbatuar në nivelet më të larta të regjimit serb, e cila kërkonte dhjetëra mijëra individë të gatshëm për të kryer krime të tilla, dhe la qindra mijëra viktima në vazhdën e saj”.
Komuniteti ndërkombëtar evropian dhe botëror është treguar i ngadaltë; i ngathët në vendimmarrje dhe i luhatshëm në ndërhyrje për të ndaluar dhunën, masakrat dhe gjenocidin. Kësisoj, Mider, D. (2014) konstaton se ekziston një dualizëm i rrezikshëm në kulturën perëndi more që i referohet perceptimit të dhunës politike. Nga njëra anë, dëno het qartë dhe pa kushte çdo manifestim i dhunës e nga ana tjetër kemi të bëjmë me fenomenin e abuzimit dhe standardizimit të dhunës në praktikën politike. Sipas tij, kjo është pasojë e kulturës evropiane, e cila në të kaluarën u zhvillua përmes dhunës së jashtme në formën e push timit, luftërave, kolonializmit e shfrytëzimit dhe dhunës së brendshme – mbi bazën e revolucioneve politike dhe sociale, grushteve dhe kon flikteve etnike.
Politikat e dhunës dhe luftës, që përfundojnë me masakra zako nisht përcillen me propagandë të orkestruar brenda dhe jashtë me qëllim të përgatitjes dhe bindjes së opinionit për të drejtat e agresorit. Në vitin 1994, të paktën gjysmë milioni njerëz vdiqën në gjenocidin në Ruandë, rreth tre të katërtat e popullsisë Tutsi dhe mijëra Hutu, të cilët kundërshtuan fushatën e vrasjes dhe forcat që e drejtonin atë. Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë (1998-1999) kërkuar përgjigje në pyetjen se a është mjet apo qëllim propaganda e luftës, në veprën Mein Kampf (Lufta ime) të (Adolf H, 1940, fq.156) thuhej se propaganda është mjet dhe se ajo duhet gjykuar nga pikëpamja e qëllimit, prandaj forma e propagandës duhet t’i përshtatet qëllimit të cilit i shërben. Përdorimi i propagandës për të theksuar pabarazinë midis asaj që kundërshtari thotë dhe bën është treguar si strategji e fuqishme në çdo fushatë në një luftë asimetrike. Propaganda është përdorur në mënyrë strategjike për efektet e synuara të veprimeve vetjake (Ingram dhe Reed, 2016).
Propaganda serbe ishte e madhe, ajo ishte e mbushur me shembuj se si mashtrimi ose gënjeshtra e hapur në mesazhe mund të kenë efekte mbi besueshmërinë e cila vazhdonte akoma nga disa qarqe ndaj Serbisë. Se gënjeshtrat janë në qenien e shtetit serb vërteton më së miri thënia e Çosiq.D. (Deobe, 1961), “Gënjeshtra është interes shtetëror serb”.
Lufta dhe spastrimet etnike nga diktatorët janë promovuar si një mjet për zhdukjen e popujve të tjerë dhe pastrimin e hapësirës për shën detin e specieve, forcës dhe zhvillimit të kombit të tyre. Logjika naziste e autoritetit shtetëror funksiononte e bazuar në popullizëm, në pushtet si forcë dhe në traditë. Nga kjo logjikë nuk dallonin veprimet serbe kundër shqiptarëve, boshnjakëve e kroatëve. Pikëpamjet naziste mbi ra cën ariane, si dhe për kultivimin e saj; mbi rrezikun e kryqëzimeve mi dis dy qenieve me standarde jo të njëjta, mbi peshimin e elementeve inferiore mbi ato superiore, nëse nuk kryhet korrigjimi i kësaj gjendjeje (Adolf, H. 1940, fq.390-411) quan në zhdukjen e miliona hebrenjve dhe popujve të tjerë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por te gjermanët pas luftës ndodhi procesi i pranimit të fajit të tyre për pasojat e tmerrshme të luftës. Shteti serb dhe serbët edhe sot e kësaj dite nuk kanë treguar ndjenja të pranimit të fajit as të pranimit të krimeve mizore që ata i kryen në Kosovë.
Shtrimi i rrugës për diskriminim dhe zhbërjen e shqiptarëve të Kosovës
Etnonacionalizmi serb lëshoi rrënjë të thella qysh nga mesjeta, duke u thirrur në mitologji e duke portretizuar serbët në vazhdimësi si viktima të historisë. Vitet e mesme të shekullit të 19-të shënuan mble dhjen dhe transkriptimin e poezisë epike fshatare sidomos për Betejën e Kosovës. Ishin këto përpjekje që humbjet e tyre t’i mbulojnë me stereotipa etnike dhe kombëtare, me rrëfime ciklike për lirinë, tradhtinë, skllavërinë, mërgimin, robërinë dhe nevojën e luftës. Spastrimi etnik është një pasardhës i drejtpërdrejtë i kësaj qasjeje të nxitur nga shtrem bërimet e së kaluarës; janë këto mizoritë që shënuan masakrat dhe debi met e shqiptarëve nga trojet e tyre. Në këtë formë, politika dhe intelek tualët serbë, duke i shërbyer pushtetit, punuan që të manipulojnë të kaluarën për qëllime të kohës aktuale. Reforma agrare ndërmjet dy luftërave botërore, Elaborati i Çubrilloviqit i vitit 1937 dhe 1944 për dëbimin e shqiptarëve, ai i Ivo Andriqit (nobelist serb) i vitit 1939, ak sioni i grumbullimit të armëve i Rankoviçit i vitit 1955 dhe 1956, Libri i Kaltër i Komitetit të Serbisë i vitit 1977, Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë i vitit 1987. Në këtë formë fryma nga “Naçertanije” e Garashaninit, e vitit 1844 u vazhdua me idetë për Serbi të Madhe etnikisht homogjene, për shpërnguljen e shqiptarëve me presion shtetëror, me marrjen e të drejtave dhe tokës dhe duke shkatë rruar kulturën e tyre.
Pas Kushtetutës së Kosovës të vitit 1974, kur ndodhi edhe refor ma kushtetuese në nivel të ish-Jugosllavisë, Serbia përmblodhi pakëna qësitë e saj në një dokument të kohës, i quajtur “Republika Socialiste e Serbisë dhe Krahinat Autonome në përbërjen e saj – pozita kushtetuese dhe praktika“. Dokument që u njoh si Libri i Kaltër, doli në dritë më 11 mars 1977, atakonte pozitën duale të krahinave, si element i barabartë në Federatë, pavarësia e krahinave në fushën e mbrojtjes dhe lidhjen e tyre me Federatën, pavarësia e politikave ekonomike dhe e rregullimit ligjor. Për rreth dy vite, Libri ishte një iniciativë e brendshme e një grupi politikanësh dhe intelektualësh serbë që përfaqësonin lëvizjen për unitarizëm. Idetë e Librit të Kaltër u rikthyen në vitet tetëdhjetë me Memorandumin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë (SANU) që u shfaq në publik në vitin 1986 si një “dokument i papër funduar” nga një grup akademikësh dhe intelektualësh, 206 shkrimtarë, ekonomistë, historianë, filozofë dhe gjuhëtarë dhe u bë agjendë politike e Serbisë.
Memorandumi ishte kritikë e hapur ndaj zhvillimeve në ekonomi, pohonte se populli serb ishte shfrytëzuar dhe zhveshur politikisht në ish-Jugosllavi, duke përfunduar se viktimë e të gjitha padrejtësive që u institucionalizua me Kushtetutën e vitit 1974 ishin serbët. Memoran dumi akuzonte se “dëbimi i popullit serb nga Kosova është një dëshmi spektakolare e disfatës historike dhe se kjo luftë sipas tyre e veçantë dhe e hapur iu shpall popullit serb në pranverën e vitit 1981”. Të drejtat e shqiptarëve, cilësoheshin si shqiptarizim i Kosovës, duke aluduar se shqiptarizimi i Kosovës u përgatit në mënyrën më legale me njësimin e gjuhës letrare, emrit kombëtar, flamurit, teksteve shkollore – sipas udhëzimeve nga Tirana. Në këtë formë, pohohej se komplotet, të cilat zakonisht kurdisen fshehurazi, në Kosovë u krijuan jo vetëm haptas, por edhe demonstrativisht. SANU theksonte…se fati i Kosovës mbetet një çështje jetike për mbarë popullin serb. Nëse nuk zgjidhet me një rezultat të vërtetë të luftës së imponuar, nëse nuk vendoset siguria e vërtetë dhe barazia e qartë, nëse nuk krijohen kushte objektive dhe të përhershme për kthimin e të shpërngulurve – Kosova do të bëhet edhe çështje evro piane, me pasojat më të vështira, të paparashikueshme.
Në vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë u orkestrua një fushatë e planifikuar paraprakisht që përfshinte policinë, ushtrinë, paramilitarët, si dhe civilët e armatosur. Kjo qasje u kontribuoi luftërave të viteve ’90, në të cilat u tentua të realizohet ideja e Serbisë së Madhe. Në 1987, sapo Sllobodan Miloshe
viçi mori pushtetin, ai u kërcënua hapur se zgjidhja e këtyre çështjeve do bëhet me Kushtetutë e pa Kushtetutë. Këto kërcënime filluan të zbatohen në vitin 1989 me ndryshime të dhunshme kushtetuese, me suspendimin autonomisë dhe me masat e projektuara shtetërore për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova dhe serbizimin e saj. Në këtë formë, me Kosovën përfundoi lufta e përgjakshme e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Heqja e autonomisë u përcoll me privimin ekonomik perka tësisht me aparteidin në fushat themelore të jetës së shqiptarëve në Kosovë.
Presidenti Ibrahim Rugova, themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në vitin 1989 iu kundërvu, me rezistencën jo të dhun shme, politikës së represionit dhe padrejtësive, duke krijuar qeverinë, e cila veproi në ekzil dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Krahas kësaj, që nga viti 1991-1992 filloi organizimi për mbrojtje me theme limin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Punëve të Brendshme që fshehurazi përgatiteshin në Kosovë. Në vitin 1993 pushteti serb burgosi përgjegjësit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Punëve të Brendshme, ministri në të cilën nuk kishin pranuar të punojnë për Serbinë rreth 3.500 policë, dhe nga e cila u dënuan 149 vetë me 614.5 vjet burg. Për mes shmangies së dhunës, Rugova kishte për synim evitimin e qëllimit të pushtetit serb për të filluar luftën me përmasa tragjike në Kosovë duke besuar se gradualisht do të fitonte mbështetjen e bashkësisë ndër kombëtare për pavarësinë e Kosovës. Është një kontribut i jashtëza konshëm i Rugovës që me pjekuri të lartë evitoi ndezjen e luftës në fillim të viteve nëntëdhjetë, atëherë kur ajo sapo kishte filluar në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, kurse në Slloveni për shkak të rrethanave të tjera zgjati vetëm disa ditë.
Vlerësimet e profesionistëve që në vitet nëntëdhjetë punonin në fushën e mbrojtjes për Qeverinë në ekzil ishin se, nëse atëherë do të shpërthente lufta, çmimin më të madh do ta paguante Kosova. Llogaritej se në periudhën e muajve të parë të luftës Kosova mund të kishte rreth 300 mijë viktima në njerëz. Rugova nuk pajtohej që Kosova të involvohej në luftë në kohën kur ishte krejtësisht e papërgatitur dhe pa përkrahje ndërkombëtare.
Goditja e madhe rezistencës paqësore i erdhi pas Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995, e cila nuk u mor me gjendjen në Kosovë dhe as që e theksoi atë. Dështimi i bashkësisë ndërkombëtare në Dejton për t’u dhënë mbështetje efektive shqiptarëve të Kosovës u shfrytëzua nga Serbia që të radikalizojë edhe më shumë veprimet ndaj tyre. Pushteti ishte asimetrik, ku Armata jugosllave, policia serbe, grupet paramilitare, kleri i kishës ortodokse serbe së bashku me ekonominë ishin forcë e madhe ndaj një popullate të paarmatosur.
Fazat dhe format e dhunës politike në Kosovë
Politikat dhe planet kriminale serbe ishin hartuar me saktësi dhe në asnjë rast nuk mund të flitet për veprime spontane apo për aksione individuale. Politikat gjenocidale (Lemkin 1945) që praktikoi shteti serb ndaj shqiptarëve ishin ndërtuar mbi përvoja të sprovuara nga e kaluara. Atakohej kohezioni politik i shqiptarëve, në mënyrë që ata të dorëzoheshin dhe të frikësoheshin, zhvillohej serbizimi i Kosovës përmes instalimit si bartëse të pushtetit të pakicën serbe në Kosovë e cila nuk përbënte as 10 për qind të popullsisë. Shkatërrohej struktura shoqe rore përmes mbylljes së shkollave shqipe dhe sulmeve ndaj inteligjen cës shqiptare. U bënë përpjekje të fshihen të arriturat kulturore duke ndërruar emra të rrugëve, shkollave, shesheve e mbishkrimeve. U ata kua fuqia shpirtërore e klerit mysliman dhe katolik, i cili ishte vënë në mbrojtje të të drejtave kombëtare dhe njerëzore; u aplikuan metodat më të ulëta të poshtërimit moral sidomos ndaj grave shqiptare; u shkatë rruan dhe u degraduan themelet ekonomike dhe kushtet e jetesës së shqiptarëve për të shuar mundësitë për jetë kulturore dhe kombëtare. Një numër i madh i shqiptarëve, sidomos i të rinjve dhe të rejave u dety ruan të emigrojnë jashtë, me ç ‘rast u ndërprenë trendët e zhvillimit biologjik; u kryen vrasje të drejtpërdrejta dhe masakra masive. Largimi i shqiptarëve nga institucionet e Kosovës, ato shtetërore, arsimore, kulturore e shkencore, diskriminimi i nxënësve dhe mësuesve shqiptarë dhe mbyllja e shkollave dhe fakulteteve në gjuhën shqipe ishte masë që pasoi menjëherë pas rrënimit me forcë të autonomisë. Dëshmitë e dhunës politike në Kosovë flasin për brutalitetin e policisë ndaj shqiptarëve, vrasjet, sekuestrimet dhe arrestimet, torturat, keqtraj timet dhe diskriminimet në administrimin e drejtësisë; pengimin e partive politike dhe shoqatave të shqiptarëve dhe aktiviteteve të tyre, keqtrajtimet dhe burgosjet e liderëve të tyre, mbylljen e mediumeve në gjuhën shqipe dhe burgosjet e gazetarëve shqiptarë; eliminimin në prak tikë të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, veçanërisht në administratën dhe shërbimet publike. Gjatë gjithë periudhës së okupimit serb, buxheti i Kosovës, i cili mblidhej në masë dërmuese nga shqiptarët, u përdor kundër popullatës shqiptare dhe të komuniteteve të tjera që nuk bashkë punuan me okupatorin, sikurse edhe për qëllime të luftës dhe të gjenocidit.
Ndër hapat e parë të Serbisë ishte vendosja e masave të dhunshme administrative në ndërmarrjet shoqërore, shtëpitë informative, në insti tucionet arsimore, shkencore dhe kulturore dhe ndërrimi i strukturave udhëheqëse, duke zëvendësuar drejtorët shqiptarë me ata serbë. Ishte kjo parapërgatitje për dëbimin e rreth 146 mijë punëtorëve shqiptarë nga puna, përfshirë institucionet shtetërore, ndërmarrjet ekonomike, shkollat dhe fakultetet. Serbia në vitin 1992 transformoi Kombinatin “Trepça” në shoqëri aksionare, duke ia dhuruar pronën e këtij sistemi ekonomik Fondit për Zhvillim të Serbisë, Jugobankës, Progresit të Beo gradit, kurse vetëm një çerek të pronës ia la Trepçës si kapital shoqëror. Ky veprim u përcoll me largimin e rreth 12 mijë punëtorëve shqiptarë nga ky kombinat.
Në vitin shkollor 1989/90, në arsimin fillor vijonin mësimet 305.562 nxënës në gjuhën shqipe me të cilët punonin 12.697 mësim dhënës, 67.772 nxënës dhe 3.402 mësimdhënës në shkollat e mesme, 18.918 studentë dhe 800 mësimdhënës në arsimin e lartë (Shatri, B. (2010). Për të mos humbur mësimin, ai filloi të organizohet në shtëpi shkolla private në vitin shkollor 1991/1992 dhe vazhdoi deri në vitin 1999 me angazhim të LDK-së, Partisë Fshatare, Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë Naim Frashëri (LASH), Entit Pedagogjik të Kosovës dhe Sindikatave të Arsimit të Kosovës.
Si pasojë e politikave serbe, zhvillimi i Kosovës (1990-1999) shprehur në bruto produktin e brendshëm për kokë banori shënoi rënie për 65 për qind (FMN, 2002), humbën tregjet e jashtme dhe eksporti ra për rreth 82 për qind si pasojë e dezinvestimit, institucionet shtetërore serbe, si Fondi për Zhvillimin e Serbisë, Agjencia për Vlerësimin e Kapitalit, ministritë dhe Oda Ekonomike, përmes transaksioneve fiktive e bënin Serbinë pronare të pjesës më të madhe të kapitalit të Kosovës2. Në vitin 1997 Serbia miratoi Ligjin për Transformimin e Pronës, për të vazhduar plaçkitjen e plotë të pronave dhe pasurive të patundshme në Kosovë.
Serbia mbylli një nga një dhe shkatërroi dhe institucionet finan ciare të Kosovës. Së bashku me këto veprime, kursimet e qytetarëve u tërhoqën për në Serbi jo vetëm nga bankat e Kosovës, por edhe nga bankat e tjera që operonin në Kosovë, siç ishte Banka e Lubjanës, Jugo banka dhe Banka Investive e Beogradit. U grabit sistemi pensional i Kosovës duke ia bashkëngjitur atij serb me të gjitha fondet pensionale e invalidore, të cilat u takonin punëtorëve të pensionuar dhe invalidëve në Kosovë.
Departamenti i Shtetit, në dokumentin “Fshirja e historisë, spas trimi etnik në Kosovë” (1999) thekson se vdekja përfaqëson vetëm një aspekt të veprimeve serbe në Kosovë. Në këtë dokument thuhet se më 10 qershor 1999, forcat e NATO-s hynë në Kosovë dhe bota për herë të parë pa prova dërrmuese të mizorive që forcat serbe kishin kryer; vlerë sonte se “…duke shkatërruar sistematikisht shkollat, objektet e kultit dhe spitalet, forcat serbe u përpoqën të shkatërrojnë identitetin social dhe strukturën e shoqërisë shqiptare kosovare”.
Në dëshminë e ish-Presidentes Atifete Jahjaga para Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan, thuhet se gjatë Luftës së Koso vës ka pasur më shumë se 100 vrasje masive, 74 prej të cilave janë regjistruar, se u vranë brutalisht më shumë se 13,000 njerëz, duke për fshirë 1, 230 fëmijë nën 18 vjeç, ndërkaq ende vazhdojnë të jenë rreth 1600 të pagjetur. Më 10 nëntor 1999, sipas Departamentit të Shtetit të ShBA-së(1999), Kryeprokurorja e Tribunalit Ndërkombëtar të Krimeve për ish-Jugosllavinë (ICTY), Carla Del Ponte, deklaroi para Këshillit të Sigurimit të OKB-së se zyra e saj kishte marrë raporte për më shumë se 11,000 të vrarë në 529 varrezat masive dhe vende të vrasjeve të rapor tuara në Kosovë të ndarë në tre kategori të rëndësishme të viktimave: (1) ato të varrosurve në varre masive vendndodhjet e të cilave nuk dihen, (2) ekzistenca e një numri të konsiderueshëm i vendeve ku numri i saktë i trupave nuk mund të numërohet dhe (3) viktimat, trupat e të cilëve janë djegur ose shkatërruar nga forcat serbe. Në listën e per sonave të zhdukur me dhunë ishin evidentuar 6.057 raste. Tani, 23 vjet 2 Vlerësime të delegacionit të Kosovës për negociatat e Vjenës, të cilat i posedon autori, si pjesë e ekspertëve për çështje ekonomike dhe financiare, 2006.
Pas luftës kanë mbetur pa u zbuluar edhe 1.617 persona të zhdukur me dhunë. Sipas studimit me 1197 familje dhe me 8605 persona (Spiegel, P, & Salama, P. 2000) rezulton se shkalla e vdekshmërisë nga shkurti, 1998, deri në qershor 1999 ishte rritur 2-3 herë nga periudha e paraluftës (që korrespondonte me 0.72 të vdekur në muaj në 1000 banorë). Shkalla e vdekshmërisë arriti kulmin në prill 1999 me 3.25 për 1000 banorë në muaj, që përkon me intensifikimi i fushatës serbe të “spastrimit etnik”. Konstatohet se të dhëna të tilla vdekshmërie mund të përdoren si prova se qeveritë dhe grupet ushtarake kanë shkelur standardet ndërkombëtare të sjelljes gjatë luftës. Studimi për vrasjet politike në Kosovë mars-qershor 1999 i mbë shtetur nga Qeveria e ShBA-së, sipas American Association for the Advancement of Science (2000, fq.7), nga hulumtimet (ABA/CEELI dhe AAAS)3, ku u intervistuan 3, 353 respodentë konfirmojnë se vetëm gjatë periudhës 20 mars-12 qershor 1999, që korrespondon me fushatën ajrore të NATO-s, forcat serbe vranë rreth 10.500 njerëz, shumica dër muese e tyre civil. Gjetjet nga ky studim tregojnë se shumica e vrasjeve të dokumentuara kanë ndodhur midis fundit të marsit dhe mesit të prillit 1999. Kjo kohë në një shkallë të konsiderueshme lidhet me flukset e refugjatëve, kur ishte zhvilluar një fushatë sistematike kundër popu llatës shqiptare të Kosovës, andaj edhe intensiteti i vrasjeve është vënë në korrelacion me intensitetin e dëbimeve të popullsisë nga regjionet e caktuara. Dokumentohen 27 flukse refugjatësh nga Kosova, të cilat ndodhën në tre faza: faza e parë 24 mars – 6 prill, faza e dytë 7 – 23 prill dhe faza e tretë 24 prill – 11 maj (American Association for the Advan cement of Science (2000, fq 10-13). Shpërndarja gjeografike e vrasjeve të dokumentuara në Kosovë nga 20 mars – 12 qershor 1999 tregojnë për një përqendrim substancialisht më të lartë të vrasjeve në komunën e Skenderajt dhe të Rahovecit.
Gjatë fazës së parë, vrasjet janë shënuar në tërë Kosovën, por për qendrim i veçantë ishte shënuar në komunat jugperëndimore, veça nërisht në Pejë, Gjakovë, Rahovec, Suharekë dhe Prizren. Në fazën e dytë, përqendrimi i vrasjeve është rritur në Kosovën Qendrore, veça nërisht në Istog, Drenas dhe Lipjan. Në fazën e tretë, përqendrimi i
3 American Association for the Advancement of Science (AAAS), Science and Human Rights Program or the American Bar Association’s Central and East European Law Initiative (ABA/CEELI)
Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë (1998-1999) 21
vrasjeve zhvendoset në pjesën verilindore të Kosovës, sidomos në Po dujevë, Vushtrri dhe Mitrovicë. Në dokumentin e Departamentit të Shtetit për pastrimin etnik në Kosovë (1999), si dhe në dokumentin e organizatës Human Right Watch, (2002) të titulluar “Nën Pushtetin e Urdhrave – Krimet e luftës në Kosovë” dokumentohen vuajtjet dhe përjetimet e shqiptarëve të dë
buar nga shtëpitë e tyre dhe e refugjatëve. Nga anketat e kryera nga Human Right Watch me refugjatë dhe popullsinë civile, duket qartë se forcat ushtarake dhe policore serbe dhe njësitë paramilitare zbatuan pla net shtetërore me një fushatë sistematike të dhunës, terrorit dhe gjeno cidit me qëllime të spastrimin etnik. Format më karakteristike të kësaj dhune ishin: dëbimet e dhunshme, ekzekutimet masive, varrezat masi ve, zhvendosja e kufomave, vrasje të paramenduara, përdhunimet dhe abuzimet seksuale, përdorim i mburojave njerëzore, arrestimet dhe ndalimet arbitrare, shkatërrimi i pronësisë private dhe objekteve të kultit, djegiet dhe plaçkitjet, grabitjet, paraburgimet dhe puna e detyrue shme, shkeljet e neutralitetit mjekësor, pastrimi i identitetit, ndotja e depozitave ujore, por edhe shumë forma të tjera.
Në vitin 1998 dhe 1999 nga Kosova ndodhi deportimi më i madh i popullsisë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Operacioni serb për spastrimin etnik “Patkoi” (Beaumont&Wintour 1999), kishte për qëllim që ushtria dhe policia serbe të shtrydhnin UÇK-në dhe civilët në një sulm të nisur nga tre anët, duke shkatërruar bazat dhe luftëtarët e UÇK-së dhe duke dëbuar popullsinë, ndërsa refugjatët të iknin përmes skajit të hapur jugperëndimor të patkoit në Maqedoni dhe Shqipëri. Opera cioni u ngrit në terren në Kosovë, duke deportuar kolona të mëdha civilësh të lodhur, të dehidratuar dhe të rrahur përtej kufijve ndërkom bëtarë shkruan “The Guardian”.
Gjatë fushatës së spastrimi etnik, në më pak se 2 muaj, afro 1 milion shqiptarë por edhe pakica të tjera joserbe të Kosovës u dëbuan nga Kosova dhe u dislokuan me dhunë në vendet fqinje, në Shqipëri dhe Maqedoni, por edhe në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Rreth gjysmë milioni njerëz u zhvendosën në territorin brenda Kosovës. Sipas Allen, B. (1999) emigrimi, madje para krizës aktuale të refugjatëve, ishte i madh. Rreth 350,000 njerëz u larguan nga Kosova ndërmjet viteve 1990 dhe 1995. Sipas UNHCR-së (1999), në maj të vitit 1999 ishin 862,979 shqiptarë të dëbuar nga Kosova, ndërsa midis 500 mijë deri në 600 mijë qytetarë u përballën me shpërngulje të brendshme, pa llogaritur të ikurit para muajit mars 1999. Rreth 440 mijë refugjatë shkuan në Shqipëri, rreth 320 mijë në Maqedoni (nga të cilët, 80 mijë u transferuan në vende të treta joballkanike). Mali i Zi priti rreth 70 mijë refugjatë, ndërsa Bosnja e Hercegovina më shumë se 30 mijë. Në këtë shifër nuk ishin përfshirë ata që kishin kërkuar strehim në Evropë, para marsit të 1999.
Dëbimi në masë në pranverën e vitit 1999 u përcoll me grabitje e plaçkitje. Rëndom, qytetarët plaçkiteshin para se të dëboheshin apo gjatë dëbimit nga Kosova. Sipas studimit të Bankës Botërore (2000), vlerësohet se “ si rezul tat i numrit të lartë të meshkujve që emigruan ose u vranë gjatë luftës, më shumë se 15 për qind e familjeve në Kosovë kanë mbetur me krye familjare gra, familje që mund të jenë ndër më të cenueshmet për sa u përket nevojave ekonomike dhe sociale, duke përfshirë punësimin, furnizimin me ushqim, arsimin dhe kujdesin shëndetësor”.
Dëshmitë dhe dokumentimet për masakrat serbe dhe ekzekutimet masive janë shumë të rënda. Nga masakra e familjes Jashari, e cila deri në frymën e fundit ia ktheu pushkën policisë dhe ushtrisë serbe; masakra e Reçakut, e cila e alarmoi botën për krimet kundër njerëzimit; masakra e Mejës me rreth 400 të vrarë; masakra në burgun e Dubravës; e Krushës së Madhe; e Likoshanit dhe Çirezit; Qyshkut, Izbicës, Rezallës dhe Poklekut; Sllovisë; Grashticës, Makovcit dhe Koliqit të Komunës së Prishtinës; Podujevës; Kotlinës; Nakaradës – F. Kosovë dhe shumë masakra të tjera të kobshme. Janë këta shembujt tragjikë që pasqyrojnë mentalitetin, sjelljen dhe veprimet e regjimit serb në Koso vë, por për fat të keq edhe hezitimin për një kohë të gjatë të bashkësisë ndërkombëtare për të ndalë krimet e Serbisë.
Forcat serbe zhvarrosën nga varret masive trupat e djegur, të shkatërruar në përpjekje për të shkatërruar provat dhe për të minimizuar dëshmitë për mizoritë e tyre. Në fjalimin e saj para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Carla Del Ponte4theksoi se “Nuk do të jetë kurrë e mundur të marrim vesh shifrën e saktë të viktimave, për shkak të përpjekjeve të qëllimta për t’i djegur kufomat apo për t’i fshehur ato në rrugë të tjera”.
Përveç ekzekutimeve masive, forcat serbe kishin paramenduar vrasje të veçanta. Shënjestruan inteligjencën shqiptare, duke përfshirë udhëheqës politikë, profesorë, avokatë e mjekë.
4 Fjalim drejtuar Këshillit të Sigurimit nga Carla Del Ponte, prokurore, Gjykata Ndërkombëtare kundër Krimeve të Luftës në ish-Jugosllavi, 21 nëntor 2000, New York – marrë nga NËN PUSHTETIN E URDHRAVE Krimet e luftës në Kosovë, HUMAN RIGHTS WATCH, 2002, fq 566.
Në raportin e Human Rights Watch, (2000), “Përdhunimi si një armë e spastrimit etnik”, tërheqin vëmendjen format e dhunës seksuale dhe përdhunimeve të rreth 20.000 grave në Kosovë në vitin 1999 si armë të luftës dhe instrumente të spastrimit etnik sistematik. Këto forma të dhunës vlerësohen se u përdorën qëllimisht si instrument për të terrorizuar popullatën civile, për të zhvatur para nga familjet dhe që t’i shtyjnë njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre dhe nga vendi. Human Rights Watch, përdhunimet dhe abuzimet seksuale i grupon në tri kategori: përdhunime të grave në shtëpitë dhe oborret e tyre në prani të anëtarëve të tjerë të familjes; përdhunime gjatë shpërnguljes brenda territorit të Kosovës, si dhe përdhunimet në dhomat e paraburgimit, në qendrat e ndalimit të përkohshëm apo shtëpitë e braktisura. Në aksionet serbe u përdorën shqiptarët si mburoja njerëzore për të shoqëruar autokolonat dhe objektet ushtarake, në kundërshtim me konventën e Gjenevës. Të rinjtë dhe burrat i ndanin nga kolonat e refu gjatëve dhe i detyronin të formonin një zonë tamponi rreth autoko lonave serbe.
Edhe arrestimet dhe ndalimet arbitrare gjatë konfliktit të armato sur të vitit 1998 dhe në pjesë e parë të vitit 1999 kishin marrë përmasa të gjera. Burrat ndaheshin nga gratë dhe mbaheshin në qendra burgimi të improvizuara, në shkolla e fabrika, për një periudhë të caktuar kohë gjatë së cilës merreshin në pyetje, maltretoheshin, rriheshin dhe disa prej tyre vriteshin.
Vlerësohet se ishin shkatërruar shumë prona private dhe objekte të kultit. Rreth 40 për qind të pronave private ishin dëmtuar rëndë dhe u shkatërruan nga ushtria, policia dhe paraushtarakët serbë, të cilët për këto qëllime përdorën artileri, eksplozivë, zjarrvënie, buldozerë dhe mjete të tjera (UNHCR-së, nëntor 1999). Shkolla e xhamitë u sulmuan në mënyrë të ngjashme. Sipas një vlerësimi të dëmeve nga ana e Kombeve të Bashkuara në 649 shkolla të Kosovës, rezultoi që më shumë se një e pesta e shkollave të shqyrtuara ishin të dëmtuara rëndë dhe më shumë se 60% nga të dëmtuarat ishin të shkatërruara tërësisht. Djegia e shtëpive ishte dukuri e përhapur. Në vitin 1998 dhe 1999 u dogjën dhe u shkatërruan shumë vendbanime si përpjekje për të siguruar që popullsia shqiptare të mos ketë ku të kthehet. Një nga format më të buj shme të shkatërrimit të pronave civile e publike gjatë vitit 1998 e 1999 ishte praktika e përhapur e ndotjes së depozitave të ujit, e cila është e ndaluar nga ligjet e luftës. Sipas vlerësimeve ndërkombëtare të bazuara në dëshmitë e popullatës civile, forcat serbe e jugosllave i bënin qëllimisht të papërdorshme burimet e ujit duke vendosur kimikate, kafshë të ngordhura, madje edhe kufoma njerëzish në ujë. Në mënyrë sistematike forcat serbe ndanë burrat e moshës ushta rake, i burgosën dhe i shfrytëzuan për punë të detyruar. Shumë prej këtyre u detyruan të hapnin llogore, të pastronin bunkerë apo të kryenin punë të tjera krahu. Një pjesë e madhe e punës së bërë nga të paraburgo surit ishte e lidhur me objektivat strategjikë të Ushtrisë Jugosllave. Shkeljet e neutraliteti mjekësor nga forcat serbe përfshinin vrasjet, torturat, ndalimet, burgosjet dhe zhdukjet e mjekëve kosovarë.
Ndaj shqiptarëve u aplikua pastrimi i identitetit, duke i zhveshur sistematikisht nga dokumentet personale e pronësore, duke përfshirë pasaportat, titujt e pronësisë së shtëpive, banesave e tokës, targat e auto mjeteve, kartat e identitetit, librezat shëndetësore, patenta shoferi dhe çfarëdolloj dokumenti tjetër i pronësisë së pasurisë së luajtshme apo të paluajtshme. Kjo metodë e dokumentuar e pastrimit të dokumenteve është dëshmi se Serbia ka synuar të zhveshë qytetarët e Kosovës nga dëshmitë, për ta bërë të pamundur kthimin e tyre në Kosovë.
Dhuna ushtarako-policore e një
Federate dhe republike ndaj një populli të pushtuar
Luftën e armatosur në Kosovë gjatë periudhës 1998-1999 e kara kterizon një diversitet i gjerë i palëve të involvuara me interesa të ve çanta (Krystman dhe tjerë 2015), si dhe një asimetri absolute e orga nizimit shtetëror dhe fuqisë ushtarake ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Nga aspekti i organizimit shtetëror në njërën anë ishte Republika Federale e Jugosllavisë5, Qeveria federale, Ministria Federale për Punë të Brendshme, Republika e Serbisë, Qeveria e Serbisë, Ministria e Brendshme e Serbisë. Karshi kësaj fuqie qëndronte Republika e Kosovës (e shpallur shtet me Kushtetutën e 7 Shtatorit të vitit 1990 dhe me Referendumin gjithëpopullor të shtatorit të vitit 1991) në krye me presi dentin dr.Ibrahim Rugova i zgjedhur më 1992 dhe Qeveria e Republikës Republika Federale e Jugosllavisë, President, Sllobodan Millosheviç, Kryemi nistër, Momir Bullatoviç, zv.kryeministër, Nikolla Shainoviç, Ministër i brendshëm, Zoran Sokoloviç; Republika e Serbisë, President, Milan Milutinoviç, Kryeministër, Mirko Marjanoviç, Zv. Kryeministër, Milovan Bojiq, Ratko Markoviç, Dragan Tomiç, Vojisllav Sheshel, Tomislav Nikoliç; ministër i Brendshëm i Serbisë, Veljko Strojilikoviç.
Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë (1998-1999) 25
së Kosovës në mërgim, me kryeministër dr. Bujar Bukoshi, e formuar në tetor të vitit 1991.
Si forcë ushtarake, forca serbe përbëhej nga armata jugosllave, forca policore serbe, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë, njësitë paramilitare serbe: Tigrat e Arkanit, Shqiponjat e Bar dha të Sheshelit, si dhe civilët e armatosur. Nga pala kosovare, luftonte Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila u organizua mbi baza vullnetare në zona të ndryshme, duke përfshirë edhe pjesëtarë të Forcave të Arma tosura të Republikës së Kosovës (FARK), të organizuar nga qeveria në mërgim, të cilët luftuan me emblemën e UÇK-së, por që në fakt as njëra dhe as tjetra nuk ishin ushtri të rregullta. Megjithëkëtë ka tendenca që për pasojat e luftës në Kosovë të barazohen palët ndërluftuese, masakrat e regjimit serb dhe jugosllav me gjithë makinerinë luftarake dhe poli core me një organizim vullnetar për të mbrojtur shtëpitë, pronën, jetën dhe atdheun e tyre.
Masakrat e shtetit serb ndikuan që si palë të jashtme të invol vohen: Organizata e Kombeve të Bashkuara, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut; Grupi i kontaktit i ish-Jugosllavisë (SHBA, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia).
Në kushte të një pabarazie të plotë shtetërore e ushtarake, Kosova u ballafaqua me një makineri tepër të fuqishme të dhunës së cilës filli misht iu përgjigj me mosdhunë dhe më vonë me përpjekje për rezistencë të armatosur. Një luftë e pabarabartë e diktuar nga shteti serb që kishte trajta gjenocidale u ndal me ndërhyrjen ushtarake të Aleancës Veri atlantike, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një përkrahje të fuqishme dhe domethënëse të Mbretërisë së Bashkuar.
Përfundime
Në tre dekadat e fundit të shekullit XX, Serbia intensifikoi për pjekjet dhe mori veprime të luftës për riokupimin e Kosovës dhe debi min e shqiptarëve. U fillua me kundërshtimet e autonomisë së Kosovës mbi ndryshimet që ndodhëm në vitin 1974, me Librin e Kaltër të organizuar nga udhëheqja shtetërore dhe politike e Serbisë, vazhdoi me Memorandumin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë në vitin 1986, me suprimimin e dhunshëm të autonomisë në vitin 1989 dhe 1990 për të kulmuar me luftën e viteve 1998 dhe pjesën e parë të vitit 1999. Dhuna ishte e organizuar, e planifikuar dhe e operacionalizuar nga shteti serb, kurse ekzekutohej nga ushtria jugosllave, policia e Serbisë dhe njësitë joformale si njësi paramilitare të organizuara, të financuara dhe të armatosura nga shteti sikurse edhe civilët e armatosur.
Shqiptarët e Kosovës kundërshtuan pushtimin serb, njëherë me politikë të jodhunës dhe më pastaj me luftë, kurse Serbia ndërmori veprime të spastrimit etnik me vrasje dhe dëbim masiv të tyre. Dëbimi i më shumë se një milion shqiptarëve nga Kosova, vrasjet dhe ekzekutimet masive flasin për trajta të qarta të gjenocidit të shtetit serb në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999.
Dhuna politike serbe ndaj shqiptarëve, mbi bazë etnonacionaliste, për nga qëllimi dhe instrumentet e përdorura përkujtoi holokaustin e fundshekullit të njëzet dhe nxiti reagimin ndërkombëtar mbi baza humanitare. Me gjithë krimet e kryera, shteti serb dhe institucionet serbe edhe pas më shumë se dy dekada nga përfundimi i luftës nuk kanë treguar ndjenja të fajit, nuk i kanë pranuar krimet e tyre dhe nuk kanë shprehur interesim për nisjen e procesit të pendesës. Ikja nga e vërteta për masakrat dhe gjenocidin vazhdon edhe sot e kësaj dite nga Serbia. Kjo sjellje e shtetit serb e bën fragjile paqen në Ballkan dhe në këtë pjesë të Evropës, sepse flet se ky shtet nuk ka hequr dorë dhe nuk është distan cuar nga politikat e dhunës dhe krimit.
Referencat :
[1] Abrahams, F. (2001). Under orders: War crimes in Kosovo. Human Rights Watch. Teksti shqip: NËN PUSHTETIN E URDHRAVE Krimet e luftës në Kosovë, Përkthyar nga origjinali anglisht: Mustafa NANO, Virgjil MUÇI
[2] Abrahams, F. (2001). Under orders: War crimes in Kosovo. Human Rights Watch.(i përkthyar shqip nga origjinali anglisht nga Mustafa NANO, Virgjil MUÇI, 2002) fq 126-160.
[3] Adolf, H. Mein Kampf: Complete and unabridged, fully annotated Hardcover: Reynal & Hitchcock (1940).
[4] Allen, B. (1999). Why Kosovo?: The Anatomy of a Needless War. Canadian Centre for Policy Alternatives= Cantrecanadien de politiques alternatives. [5] American Association for the Advancement of Science. (2000). Political killings
in Kosova/Kosovo, March-June 1999: A cooperative report by the Central and East European Law initiative of the American Bar Association and the Science and Human Rights Program of the American Association for the Advancement of Science fq. 10-14.
[6] AP News – Associated Press News, 8 prill, 1999
Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë (1998-1999) 27
[7] Bajram Shatri. (2010). ARSIMI SHQIP NË KOSOVË 1990-1999 SHTËPIA SHKOLLA – Sfidat dhe aspiratat-, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë 2010.
[8] Beal, W. (2000). Human Rights Watch: Four Reports. Counterpoise, 4(3), 13. [9] Brenda Uekert, Rivers of Blood: A Comparative Study of Government Massacres (Westport, Conn., 1995), 16, 21.
[10] Dutton, D. G. (2007). The psychology of genocide, massacres, and extreme violence: Why normal people come to commit atrocities: Why normal people come to commit atrocities. ABC-CLIO.
[11] Dwyer, P. G., & Ryan, L. (2012). Introduction: the massacre and history. Theaters of Violence: Massacres, Mass Killing and Atrocity throughout History.
[12] Forges, A. D. (1999). Leave none to tell the story: Genocide in Rwanda. Human Rights Watch, 1-595.
[13] Freud, S. (1921). Group psychology and the analysis of the ego. The standard edition of the complete psychological works of Sigmund Freud. Vol. XVIII (1920-1922). Beyond thepleasureprinciple, group psychology and other Works. Group Psychology and Other Works. Р, 65, 144.
[14] Gallant, T. W. (2001). Levene (Mark) and Roberts (Penny),(Eds.), The Massacre in History. Oxford, Berghahn
[15] Books, 1999, 20 pp., 6 half-tones, maps, ISBN 1 57181934 7. Crime, Histoire & Sociétés/Crime, History & Societies, 5(1), 146-148
[16] Hardin, Russell. One for all: The logic of group conflict. Princeton University Press, 1997.
[17] Henri Zukier, ‘The Twisted Road to Genocide: On the Psychological Development of Evil during the Holocaust’, Social Research, 61 (1994), 444. [18] Iacopino, V. (1999). War crimes in Kosovo: a population-based assessment of human rights violations against Kosovar Albanians. Physicians for Human Rights.
[19] Ingram, H. J., & Reed, A. G. (2016). Lessons from history for counter-terrorism strategic communications. International Centre for Counter-Terrorism Policy Brief, 7(4). Fq 34-38
[20] Jacobs, D. F., & Herderschee, J. (2002). Kosovo: Institutions and policies for reconstruction and growth. In Kosovo. International Monetary Fund. [21] KOSOVO’S WARTIME VICTIMS: THE QUEST FOR JUSTICE, HEARING BEFORE THE COMMITTEE ON FOREIGN AFFAIRS HOUSE OF REPRESENTATIVES ONE HUNDRED SIXTEENTH CONGRESS FIRST SESSION, April 30, 2019, Serial No. 116–28
[22] La Cava, G., Nanetti, R., Schwandner-Sievers, S., Gjonca, A., Nezam, T., Balaj, B.,… & Davis, D. (2000). CONFLICT AND CHANGE IN KOSOVO. [23] Ligji për transformimin e pronave u aprovua në Kuvendin e Serbise, i shpallur në gazetën zyrtare të saj më 21 qershor 1997
[24] Lemkin R. 1945. Genocide -A Modern Crime, Free World, Vol. 4 (April, 1945), p. 39- 43]
[25] Lemkin R. (april 1946). Genocide. American Scholar, Volume 15, no. 2. p.227- 230
28 Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë (1998-1999)
[26] Mider, D. (2014). Determinants of political violence: A study of the literature. Journal of social science studies, 1(2), 177-197, Warszawa. Fq. 177 [27] Mider, D. (2014). Determinants of political violence: A study of the literature. Journal of social science studies, 1(2), 177-197, Warszawa. Fq. 189- 190
[28] Negash, M. H. (2013). Ethnic Identity and Conflicts: Lessons from the Kosovo Crisis. Alternatives: Turkish Journal of International Relations, 12(1), 65-76. [29] Physicians for Human Rights. (1999). War Crimes in Kosovo: A Population‐ Based Assessment of Human Rights Violations Against Kosovar Albanians. [30] Semelin, J. (2002). From massacre to the genocidal process. International Social Science Journal, 54(174), 433-442.
[31] Spiegel, P. B., & Salama, P. (2000). War and mortality in Kosovo, 1998–99: an epidemiological testimony. The Lancet, 355(9222), 2204-2209.
[32] Status Report, United Nations Interim Administration Mission in Kosovo, 14 korrik 2000.
[33] UNHCR GIS Unit, Prishtinë, Kosovë, “UNHCR Shelter verification: Agency coverage,” 9 nëntor 1999
[34] UNHCR Press Birefing Note: Kosovë, 13 prill 1999. 59. UNHCR Press Briefing Note: Kosovë, 13 maj 1999.
[35] Statistikë nga: Kriza e refugjatëve në Kosovë: vlerësim i pavarur i UNHCR, gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo emergjence,” Njësia e analizave politike dhe vlerësimeve, UNHCR, shkurt 2000.
[36] The Guardian: Milosevic and Operation Horseshoe, By Peter Beau mont and Patrick Wintour with reporting by Chris Bird in Pristina,John Henley in Paris, John Hooperin Rome, Sun 18 Jul 1999
[37] United States. Department of State. (1999). Erasing history: Ethnic cleansing in Kosovo. Department of State. Prepared by the U.S. Department of State December 1999
[38] United States. Department of State. (1999). Erasing history: Ethnic cleansing in Kosovo. Department of State. Prepared by the U.S. Department of State December 1999
[39] United States. Department of State. (1999). Erasing history: Ethnic cleansing in Kosovo. Department of State. Prepared by the U.S. Department of State December 1999
[40] Vlerësime të delegacionit të Kosovës për negociatat e Vjenës, të cilat i posedon autori, si pjesë e ekspertëve për çështje ekonomike dhe financiare, 2006. [41] Żakowska, M., & Nowakowska-Krystman, A. (2015). Conflict in Kosovo through the Conceptual Framework of Stakeholders.