
Në datën 4 Maji 2024 në qytezën arbëresh të San Basilio\ Shën Vasili u vendos monumenti kushtuar heroit legjendar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në qëndrën e qytezës.
Ky bust është i derdhur në bronx. Arrinë lartësinë 6 metra, dhe u përcoll në Itali nëpërmjet tragetit Durrës- Bari, dhe prej andej në qytezën arbëreshe të San Basilio\ Shën Vasili.
Pjesëmarrja
Merrnin pjesë përfaqësuesit më të lart të qeverisë së shtetit Shqiptar dhe Kosovës; Presidenti i Republikës së Shqipërisë Zoti Bajram Begaj, Ministri i Punëve të brëndëshme Xhevat Svecla.
Kreu i Missionit të Kosovës, pranë Selisë së Shenjtë në Vatikan Z. Vehbi Myftari, ambasadorë të shtetit Shqiptar dhe të Kosovës.
Merrnin pjesë gjithashtu Avokati, dhe kryetari e shoqatës Pal Ëngjëlli, miku i madh i arbëreshëve zoti Ardian Visha. Historiani dhe akademiku shqiptar z. Pëllumb Xhufi, etje
Nga Qeveria vendore mirëpriti mysafirët Kryetari i Bashkisë së San Basilio\ Shën Vasili, Vicenzo Tamburi. Merrnin pjesë Kryetarë të Bashkive të ngulimeve arbëreshe, intelektual, studiues si edhe shumë miq dhe simpatizantë të botës arbëreshe, por edhe të botës shqiptare dhe të diasporës së saj.
Momenti i inagurimit
Ceremonia e inagurimit u bë në mesditë rreth orë 12 e 30. Presidenti i Republilkës së Shqipërisë i kryesuar nga delegazioni i tij niset derjt sheshit Skënderbe. Na fshatrat përqark si Frascineto, Aqcuaformosa, Firmo, Ungra kishin ardhur edhe arbëreshë të tjerë.
Ishin çastet emicionuese në momentin e zbulimit të veprës.
Ndërsa këtë monument të vijnë ndërment përshkrimi që Marin Barleti i jep figurës së Gjergj Kastriotit: ”Shtati i tij i lartë dhe i hedhur, krahët që s’ishin parë më të bukura te njeri; qafa e fuqishme dhe e përkulur si e atletëve; gjerësia e supeve e admirueshme; ngjyra e bardhë si e derdhur në të kuq të padukshëm; shikimi i syve as i egër, as i fjetur por shumë i këndshëm.
Këto ia rritnin shumë virtytet e tjera dhe dukeshin se ia shtonin mirësinë shpirtërore”.
Emri i Skënderbeut si dhe figura e tij politike- dipllomatike, shtetkrijuese, shtetërore e qytetërues s do të qëndrojë gjerësisht e thellësisht në themelet e vetëdijes arbërore.
Sheshi oshëtinte nga duatrukitje 600 vjetëve, vazhdon të mbijetoj emri i Skénderbeut
U kënduan të tre himnet e tre shteteve, shqiptar, kosovar, Italian.
Dy fjalë mbi autorin
Autori i kësaj vepre është një skluptor nga Shqipëria i quajtur Ardian Pepa. Figura Skënderbeu në këtë monument, ngrihet madhështor, me shpatën në dorë mbi kalin e tij, gati për thirrje apo si fitimtarë. Gjergi statik , ndërsa kali tij në lëvizje në galopin e tij, ndërsa ku kryqëzohen forca dhe liria, ai vullnet i fort dhe i besueshëm.
Me këtë rast le të njohim disi këtë qytezë të vogël të arbërisë kontinentale/
Në mbëmje rreth orës 18 e 30 do të bëhej parada me kostumet.
Rreth orës 18 e 30, grupe artistike arbëreshe vëreshuan në rrugët e qytezës. Kishin ardhur arbërsh nga Puglia, nga Bazilicata, si dhe nga Molise.
Sa herë që arbëreshët bëhen bashkë “Skënderbegu zbret nga qielli”, kështu thuhet në vargjet e një kënge arbëreshe. Të gjithë bashkë këto grupe arbëreshe, dukeshin si një mozaik antropik në levizje. Në ato kostume ato dukeshin herë si Doruntina, herë si Argjiroja dhe herë si Nora e Kelmentit. Në ato veshje ishte epopeja e tërë arbërore.
Festa përfundon me një koncert ku debutonin kantautor arbëreshë dhe grupe arbëreshe nga të gjitha ngulimet arbëreshe.
Në mbrëmje rreth orës 20 e 30 tek afitatri u zhvillua koncerti i madh. Me pjesémarrjen e grupeve arbéreshe të Shën Vasili dhe fshatrave përqark.
Gjatë atyre orëve u takava me shumé arbérshë e arbëreshe, ku folëm e shkëmbzem mendime si dy vëllezër të të njëjtit gjak. Mes tyre është edhe një familje arbëreshe, ajo e Mario Occhineri, i cili rrikthehet në Arbëri në moshën 20 vjeç, pasi prinërit e tij kishin emigruar në Amerikën Latine, por dashuria e tij për rrënjët e të parëve nuk shteron. Ai flet më shumë pasion fjalët që i ka mësuar gjyshja, kujtimet që ka, dhe dëshiron të mësojë gjuhë arbërore.
Mario ishte i shoqëruar me të shoqen e tij Margarita Pugliese, ajo vetë është italiane, dhe djalin e tij Giovanni që gjithmonë e më shumë e tërheq kjo botë arbërore.. Sapo është kthyer nga puna. Unë isha e shoqeruar me miqtë nga Diaspora.
Ai vjen na përshëndet dhe na fton në shtëpinë e tij ashtu siç dijnë dhe ruajnë traditën arbëreshët e vërtet. Banon dy hapa larg sheshit, në qendër. Dikur nlë këtë shtçpi banonte gjyshi im, sot banoj unë- Problemi ishte se kjo shtëpi do të abandonohet, sepse këtu fshati i San Basiles po shpoullohet. Vajzën e kam në Milano. Tani edhe im bir trasferohet me studime, kështu që jo një ditë të largët këtu nuk vjen e të jetojë njeri- na thotë Mario.
Shtëpia e tij ishte e madhe, një hapsirë me tre kate, një labirint dhomash. Më rrengjethet mishi kur Mario rrëfen. Shtëpitë arbëreshe kanë një arkitekturë të tillë që ishin të ndërtuara nga dy porta. Njëra portë ishta nga pjesa e hyrjes së rrugës, ndërsa tjetra nga pjesa e prapme, ku gjendej edhe një kopësht i vogël që përdornin për perime. Kjo shtëpi ishte tipike arkitekturë të ndërtimit arbëreshe. Nga ky pozicion i shtëpisë dukej deri Frascineto, Pollini, dhe dhe arrinte puhiza e detit të Sibarit. Gjithshka dukej e zhytur zhytur në esmeraldë. Përfitojmë të bëjmë një foto sheshit Skënderbe nga kjo shtëpia antike e mikut tonë arbëreshit me gjak arbër, vëllait tonë Mario occhineri dhe Margarita Pugliese.
Nuk gjen popull më mikpritësa se sa arbëreshët kur ata të duan dhe ju futesh në zemër.
Ata, ndajnë çdo gjë që kanë, dhe te Mario u kthye ajo tavolinë në një bufe.
Nuk mungonin edhe konfetet e martesës së argjend të këtij cifti të mbrekullueshëm që ndjekin arbërinë, kudo që janë.
Nga diaspora nuk mungonte edhe miku ynë,vëllai i arbëreshëve Rexhep Rifati me të shoqen e tij, hulumtuesi Hazir Mehmeti e shoqëruar nga zonja e tij, Kryetari i LKSH zoti Musa Jopull dhe bashkshortja e tij, si edhe Arkitektja Shqipe Bytyqi, e shumë e shumë të rinjë nga diaspora.
Në mbrëmje u takuam me shumë arbëresh, të tjerë. Na qëndronin pranë, na ndihmuan në hapsirat e tyre për të parkuar makinat. Dikush na ofronte kafe, dikush një godë uji, dikush sikuer edhe të qëndronim si edhe për pak minuta me ta, ku vetmia shpesh i ka mbuluar. Pata rastin edhe të takoja edhe dy mësueset që tashme janë në pension dhe biseduam me to për çështjen e gjuhës që po e humbasin nga dita në ditë.
Isha e shoqëruar atë ditë edhe me nga Koordinatorin e gjuhës shqipe në Zvicër, miku Vaxhid Sejdiu dhe e shoqja e tij Qefsere, të cilët më shoqëruan me makinën e tyre, gjatë qëndrimit sipas programit që ndiqnim për ngulimet arbëreshe.
Përjetuam jo vetëm ato emoyione njerëzoore humane, por edhe ato emozione njerëzore humane. Atë mbrëmje të inagurimit bënte ftohtë. Them të drejtën ishim të veshur disi hollë. Por na erdhi ideja se të kërkonim nndonjë xhup Marios meqë shtëpinë e kishte dy hapa. Mjaftoi jjë gjysëm telefonate dhe Mario na i solli për një sekond. Mbathëm xhupat e tyre që të treja , Unë, Shqipe Bytyqi dhe Qefserja. U ndjemë si në shtëpinë tonë.
Në mesnatë e telefonuam dhe i dorëzuam xhupat.
Falë atyre xhupave të tyre, ne pamë koncertin arbëresh atë mbrëmje dhe ndamë emocionet së bashku me vëllezërit tanë.
Pak histori për San Basilio\ Shën Vasili
Jo shumë larg Castrovillari\Kasrovillari\ Kalabri, në drejtim të kodrave Coscile \Koshile, mbledhur si shqiponjëza qëndrojnë më tepër se pesë shekuj arbëreshët e San Basiles, ose Shën Vasili.
Ky ngulim arbëresh shtrihet ne nje lartesi 500 metra mbi nivelin e dietit. Mjafton të ngjitesh në një pikë të lartë do të shohësh kaltërsinë e detit e çdo gjë duket si në pëllëmbë të dorës.
Shohim hapsirat e Sibarit dhe mendja na çon tek ata karvanë me popullsinë shqipfolëse të shek XIV- XV ardhur nga territoret e Ballkanit shqipfolës, të rraskapitur nga rruga, të dërrmuar nga fati i keq i pushtimit otoman, duke lënë vatrat e tyre por, duke mbartur edhe shpresën për jetën.
Duket sikur këtë popoll fati e solli në këto territore për të thithur atë Diellin lindor, ku puhiza e deti Jon dalengadalë iu perkedhel kujtimet, mallin për tokën e larget, për një mëmëdhè që lanë dhe qe arbereshi i kendoi gjithe jetën.
Ne krahë të majtë të Shën Vasilit shtrihet një pllajë ku hapsira e horizont janë ndërthurur në një harmoni me luginën, dhe nje tantellë jeshile frymon me diafragmën e saj gjigande, duke i dhënë jetë arbëreshit të këtyre anëve.
Gjurmë historike mbi Shën Vasili\ San Basile
Shën Vasili është një ngulim arbëreshë i cili nuk u themelua prej arbëreshëve por u popullua prej tyre. Kur erdhën arbëreshët gjetën këtu edhe popullsinë vendase. Si të gjithë “Katundet” arbëreshe, edhe shënvasiljotët ruajtën gjuhën,traditat, kostumin si edhe ritin.
Marveshjet e para\ Kapitullacionet
Popullsia arbershe e Shën Vasilit mundi të fillonte të rindërtonte në këto troje vetëm rreth vitit 1510 kur u kryen marrveshjet\ kapitullimet. Kapitullimet sollën mundësinë e marrëveshjeve të shit-blerjes, kështu që arbëreshët u bë bënë zotër të këtyre territoreve.
Manastiri kushtuar shën Mërisë “Maria Ogjitria” zoteronte prona të tokave, ku punonin shumë arbëresh, e drejta e kapitullimeve bënë që mos të shfrytëzoheshin si më përpara, nga feudalët e kohës por të ishin pronar të tokave të tyre të taksuar me shuma të konsiderueshme.
Një shtëpi e lashtë, burimi i fotos poetit Mario Bellizzi.
Gjuha, kultura, riti
Arbëreshët e Kalabrisë ruajtën gjuhën e tyre në mënyrë të shkëlqyer deri rreth viteve 1960-1970.
Ndryshimet e shumta në aspektin shoqëror, politik, ekonomik, bënë që të ndryshonin edhe parametrat identiatare të “ ishujve” me popullsi arbëreshe në Kalabri e në Jugu të Italisë
Ishte viti 1930, kur filluan për herë të parë martesat midis popullsisë italiane. Në fillimet e pare ishin vetëm vajzat arbershe që martoheshin me popullsinë italiane, sepse donte që e bija e tij të kishte një të ardhme ekonomike dinjitoze, ndërsa djemtë arbëreshe zgjidhnin deri rreth viteve ‘50 nusen arbëreshe.
Arbëreshët e Shën Vasilit i përkasin ritit bizantin, dhe janë pjesë e Eparkisë së Ungrës. Sot arbëreshet e Shën Vasilit janë pothuajse asimiluar në gjuhë, por po asimilohen edhe në rit, sepse ka vite që mesha nuk kryhet në arbërisht. Shumë pak gjen në qytezë që kanë ruajtur disi të folmen e tyre.
Kultura dhe arkitektura e Shën Vasilit
Ndërtesa ku gjendet sot Bashkia e Shën Vasilit shërbente më përpara si “kisha Mëmë” dhe u ndërtua me duart e emigranteve arbëresh të udhëhequr me vullnetin e peshkopit Tomacelli ne 1500. Sipas dokumentave me antike, rezulton qe kjo ndërtesë iu dedikua San Gennaros, sepse Peshkopi ishte napolitan dhe shenjëtori San Gennaro është Devoti i napolitaneve.
Trasformimi Kishës në seli Bashkiake u be ne 18 gusht 1838, por vetem ne 1887 kjo strukturë kaloi në autonominë e plot si pronë komunale, vendimi i së cilës u arritë në sajë të Kavalierit Giovanni Damis të cili në atë kohë ishte i ngarkuar në detyren si kryetar Komune i San Basile. Gjate restaurimeve të ndertesës (ish kisha matrice dhe sot Komuna) u zbulua edhe një “ fosile kockash” të lashtë.( Në vijim një fotografi nga ndërtesa e Bashkisë së Shën Vasilit)
Sahati i Komunës San Basile.
Shume interesante eshte edhe sahati, pjese e kesaj arkitekture. Ne 21 qershor kerkohet nga masa e komunitetit arbereshe nje sahat që të plotësonte nevojat e komunitetit, sepse sahati i mëparshem nuk shënonte të katërtën e orës dhe kjo u realizua vetem ne 8 shkurt 1914 .
Sahati qe shohim sot eshte veper e 1914 por qe u vendos ne 5 prill 1994 sepse vetem atehere mbaruan punimet e piedestalit ku do vedosej.
Kroji i San Basiles 1862
Ishte viti 1862, kur në sheshin e Shën Vasili u ndërtua ky shatërvan i cili shërbent popullsisë si furnizim me ujë, por edhe për të larjen e teshave ose thjesht për të pirë. Ishte vend takimi, për të rinjtë e të moshuarit. Burimet në fshatrat arbëreshe kanë atë pjesën sentimentale humane, por edhe vendi ku flisnin gjuhën e tyre.
Ndërsa i afrohesh, këtij Kroji rrjedhjet e tij janë një poezi e vërtetë, ku ndërthuret zhurma e ujit me atë të granitit, dhe ndërsa e dëgjon, ndien herë atë fllad të freskët, dhe herë atë fëshfërimë të përzierjes së ujit të kristaltë mbi vaskë, një zhurmë kjo sa e ëmbël aq edhe mbërthese, sa qetësuese aq edhe e mërzitshme, por mbi të gjitha ndërsa e vëshgon, ai shatërvan vazhdon të mbajë në mënyrë dinjitoze atë hijeshinë sa magjepse aq edhe historike që mbart në vevete.
Gjitonia dhe shtëpitë e zhytura në harresë.
Ndërsa ecën ë këtë qytezë do të shohësh, shtëpi të ndërtuar me arkitekturën arbëreshe.
Zhytesh në ato mure ku antikja dhe modernia mbietojnë.
Shikon stema shtëpish, eleganza e një epoke, por edhe një heshtje që të vret.
Në pragjet e tyre copëza- jete..
Tek një parvazë mbin lulkuqja dhe bari i egër, si nëpër mugëtirë ndien atë profumin e një jete të shkuar.
Nuk nxiton. Këto qyteza martin ritmin e një kohë që nuk ikën kurrë.
Ecen dhe ndihesh fill i kat në në një ditë të nxehtë gushti..
Tek tuk ndër rrugë ndien zhurmën e një bastoni, e menjëherë shfaqet silueta e një moshurari. Trupi i krrusur nuk lejon as të shkëmbesh shikimet.
Përshëndet, vazhdon ritmin e tij, nën trokitjen e bastonit si një partiturë adagio.
Një akustikë, një teshtimë, apo një miaullim maceje, dëgjohet ndërsa vazhdon të ecësh në këto rrugë të gjitonisë
Ngjitesh dhe zbret, diku në horizont një zonje e përkulur kujdesete për dy trëndafila në saksi.
E përshëndet. Ajo, kërkon të ngrihet, e për një çast sytë si mentesha mbërthejnë ato lëvizje të pakontrolluara të kokës së saj.
Një hije lehtë trishtimi zien brënda të atij binomi: “Vetmia dhe braktisja”.
Ndihen një drithëm.
Vazhdon të ecësh, sepse nuk do ta pranosh atë realitet, braktisje, shpopullimi
Ecën dhe vështrimi limitohet në thelpi trekëndëshi , gurë, murë, pragje.
Një psherëtimë e fortë të vjen.
Ngreh kokën, dhe dy rroba fëmijësh të nderuara në ballkon valviten, duket sikur frymojnë.
Vështron në thellësi e ndien atë ndjesi të çuditishme ku bashkohet e shenjta me profanen, apstraktja me realen.
Marr frymë, sikur shpirti të zgjohet nga një dramë e rëndë.
Nuk flasë por vetëm pëshpërisë:
Arbëreshi i këtyre anëve nuk mund të shuhet në këtë formë.
Shpirti i Arbërit është i desinuar të rrojë!
Siç rron shpirti rebel i poetit Mario Bellizzi, të Shën Vasilit, që me penën e tij derdh ato pika si nota në pentagramin e një sinfonie ku rebelizmi, malli, trishtimi, dashuria dhe shkrihen në një partiturë malli, kultura, gjuha, sentimenti, për popullin e tij, rrënjet, por edhe vlerat humane. Vargjet e tij sa delikate të ndjeshme, por edhe aq të mbrehta si një thik ku flitet e vërteta.
Nuk e harron gjakun arbër Mario dhe vazhdon e, spërkat në vargjet e tij bukurinë, trishtimin, krenarinë, folklorin, dëshpërimin, por edhe “tërbimin” për këtë qytezë, damarët së cilës janë atrofizuar, e nuk rrjedhin më “ gjaku in i shprishtë”..
Jo shume distanta nga komuna është sheshi ku është vendosur edhe një shatervan modern. Mblidhen shënvasiliot, pothuajse të asimiluar në gjuhë.
I takon, janë të mirësjelltë e ndërsa bisedon me të, do të dallosh që i kërkojnë rrënjët.
Disi më tutje më zë syri Mario Occhineri, arbëresh i Shën Vailit.
Mario Occhineri ishte i shoqëruar nga e shoqja e tij Margarita. Marion është arbërresh që u rrit në Urugaj, por shpirti i tij arbëresh është më i fortë se kurrë.
Promovon dhe mbështet botën arbëreshe kudo që ajo ndodhet.
Ka atë shpirtin revoluzionar. Shqetësimi i Marios është që nuk di gjuhën arbëreshe, ankohet që nuk ka shkolla për mësimin e gjuhës të parëve të tij. Në cdo festë e promovim Mario është prezent, mbështet gjakun e të parëve të tij. E lexon në sy Arbërinë e bukur që e ka në shpirt.
Një nga objektet e rëndësishme është edhe Kompleksi i Manastiri me kishën Maria Odigitria
Gjatë shekullit të njëzetë, struktura e këtij kompleksi iu nënshtrua ndërhyrjeve të shumta modernizuese, kjo bëri që ti jepte jetë edhe lindjes së seminarit të vogël italo-shqiptar “Benedetto XV” si dhe një biblioteke të pasur me mbi 8,000 vëllime me vlerë të madhe.
Pjesa më interesante e kompleksit është kisha kushtuar Maria Odigitria . Me vlera të mëdha artistike janë edhe kanavacat në muret anësore, ikonostasi të gdhendur në dru arre dhe të zbukuruar imët me ikona të shenjta dhe foltore.
I vetmi element i shpëtuar nga shekulli XIII është një afresk, në pjesën e përparme të altarit kryesor, imazhi i Shën Mërisë e cila është vendosur një aureolë të madhe të artë, e veshur me blu nën mantelin e kuq, ndërsa mbi kokën e kurorëzuar nje vello jeshile që i zbret mbi supe. Kjo është e vetmja “ Mbetje”, e shpëtuar që prej shekullit XIII. Nga tre që gjenden në të gjithë Italinë, ky manastir përfaqëson të vetmen bërthamë monastike bizantine greke në Kalabri.
Kisha e San Giovanni Battista
Kisha e San Giovanni Battista u ndërtua pas ardhjes së shqiptarëve, në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të, pikërisht në vitin 1791. Sipas dëshmive gojore, është ndërtuar nga punëtorë vendas dhe banorë të qytetit, të cilët transportonin materialet e përdorura për ditë të tëra.
Punime shumë më të mëdha u kryen në ndërtimin falë përfshirjes së Kurisë Episkopale të Cassano nga e cila varej San Basile, për këtë arsye, stili i kishës nuk është bizantin, por barok i vonë.
San Basile dhe memorja e saj me njerezit e shquar.
Paolo Bellizzi, lindi ne San Basile me 4 prill 1890. U dipllomua në shkencat ekonomike dhe tregetare, dhe kultivonte një deshirë të madhe për shkencat politike. Kur shpertheu lufta mori pjese vullnetarisht, por dallohej per trimerinë, guximin dhe inelligjencën e tij dhe iu dorzua titulli “Kapiten”. Qendroi per dy vjet ne ne tricè ku iu dorëzua medalia e artë dhe dy bronxi.
Shume interesante është letra që mban datën 26 maji 1917 e Kavalierit Madhor Giuseppe Moscone komandant i batalionit, i cili shpreh me shumë krenari, dashamiresi, por edhe me keqardhje humjen e këtij njeriu kaq të madhe sa ishte arbereshi Paolo Bellizzi.
Në 30 shtator 1917 inagurohet ne San Basile një pllakë perkujtimore për nder të dhuntive morale dhe intelektuale te Paolo Bellizzit i quajtur ndryshe edhe “Maestro”.
Michele Bellizzi, lindi ne San Basile, dhe ishte nje sacerdot dhe edukator. Kreu detyren e tij si edukator prane Kollegjit San Adriano, ( san Dimetri Korona), me vone ne Seminarin diocesani të Cassano e Morano Calabro, Maratea, dhe më vonë në Kastrovillari. Ishte bashkpunëtor në periodikun “ Il Calabrese” themeluar ne 1842, ku shkruanin studiuesit më të mirë të asaj kohe.
Michele Bellizzi ishte istruktor në Kasrovillari per seksioni e “ Giovanni italia” qe ishte themeluar ne mars 1848. Arrestohet në 1850 ku beri dënimin dy vjet heqje lirie. Pasi del nga burgu punon si mesues privat deri ne 1860. Ishte i pari drejtor i gjimnazit te Castrovillarit. Vdiq ne vitin 1886, ku per nder te tij u vu edhe nje pllake perkujtimore ne fasaden e godines se gjimnazit.
Angelo Bellizzi . Arbereshi A. Bellizzi , edhe ky ishte nje sacerdoto i ritit grek. Lindi ne San Basile ne tetor te 1754. Kaloi pjesen me te madhe te tij ne Napoli, ku ne 1754 ishte Rektor i Kavaliereve te Napolit, dhe nga 1789 u be kapellano prane Oborrit mbretëror të Ferdinantit te IV. Ne 1829 u trasferua në San Basile, ne vendin ku u lind dhe kaloi pjesën tjetër të jetës. Bënte pjesë në kategorinë e atyre njrëzve të cilët mendonin që edukimi dhe instruktimi përfshijnë të gjitha sferat Njihte shume mirë atinishten , greqishten dhe nje shkrimtar shume i mire ku ka lënë shumë vepra akoma te pa botuare me nje shenjteri elokuence, ne histori, filozofi, mjeksi. Thuhet qe veprat e tij ruhen ne shtepine e nje sternipi te tij. Vdiq ne San Basile 20 settembre 1836.
Francesco Saverio Bellizzi.
Lindi ne san Basile me 1790, dhe ishte i ati i revoluzionarit Michele Bellizzi. Studioi në Kastovillari lëndët klasike dhe sapo mbushi 18 vjeç shkoi për studime në Napoli . Ai studioi dhe u dipllomua me maksimumin e notave per mjek-kirurg në Salerno. Merrte pjesë në “ Guardia d’onore” krijuar nga mbreti G. Murat dhe kthehet ne San Basile dhe nuk punon vetem si mjek por edhe si edukator dhe patriot kunder borboneve. Vdiq ne 19 korrik te 1863.
Pietro Bellizzi.
Lindi ne San Basile, rreth gjysmes se shekullit te XVIII dhe ishte arkiprift ne fshatin arberesh Ciftja. ishte nje patriot. M e ardhjen e Francezve ne Kalabri, ai predikonte kunder tyre, kështu në 1807 vritet me urdher te francezve. Ishte nje orator i zot dhe prej tij mbeten dy vepra te rralla ruajtur ne Biblioteken Nacionale te Napolit
- Sacra eloquenza del sacerdote italo-greco (Pietro Bellizzi)
- Riflessione e Annotazione Sopra la prima lettera pastorale del vescovo di Cariati.
Costandino Bellizzi
Lindi ne San Basile, 04/02/1819. profesioni i tij ishte mjek, por ishte edhe nje patriot i flaket. ai ishte i bindur se politika e borbonve ishte kunder se lirise se tyre.
Françesko Saverio Tamburi, krijoi katekizmin shqip në dialektin kalabrez të Shën Vasilit të vitit 1834 nga një i quajtur Bonifac Tamburi (Bonifacio Tamburi, l. 1799),
Rrëfejmë Shën Vasilin nëpërmjet një prpojekti i quajtur “ Profumo di radici”
Nëpërmjet nje album me fotografi, marrë nga projekt i quajtur “ Profumo di radici” le të kujtojmë këtë qytezë arbëreshe, nëpërmjet këtyre fotove të bukura ku demostrohen vitet 1900-1950, me autor te Angiolino Bellizzi, dhe komentator Carmine Paternostro.
Shfletojme kete album shume interesant
Foto e 1908, e cila mban emrin e nje arberesheje quajtur Katerina Bellizzi, e veshur me nje kostum arberesh dhe shoqeruar në foto nga e bija.
Viti 1931.Kisha e manastirit të S Maria Odigitria, vazhdimesi e manastirit të S.Basilio gjatë punimeve. Përurohet në vitin 1933
Viti 1937. Rruga shteterore për në Castrovillari. Vendodhja në dalje të qytetit.
Në foto dy, makina nga katër që kishte gjithësej në San Basile gjatë asaj periudhe.
Vitet 1920. Rruga “Umberto 1”, sot rruga“Libertà”
Në kryqezimin me rrugën Piave dhe rruga Verdi.
Poeti Giovanni Pugliese përshendet dy rojet e pyejeve që kalojne transit në Shën Vasil\ Kalabri.
Fotografia mban datën 1918, pas mbarimit të luftës së parë boterore.
Ceremonia e inagurimit të Shoqates Kombetare, të lufëtëreve – seksioni i San Basile.
Grupi pozon përpara shkallëve të kishës së S. Giovani Battista.
Viti 1919. Avokat Davide Gramazio me familjen e tij,
Kjo foto është bërë në 1901.
Arbëreshët gjatë një procesioni në bulevardin “Gjergj Kastrioti”
Foto e vitit 1910-1915. Kostumi arberesh i San Basile.
Në foto, Maddalena Moliterno
Viti 1940. E Marta pas Pashkeve- Vallja.
Z. Francesco Tamburi (di Giovanni) me nje grup vajzash me kostum arberesh
Plotësojmë këtë album edhe me disa imazhe që nuk janë materiale të këtij projekti, por që bëhen pjesë të kësaj qyteze që dikur kishte, jetë dritë njerëz, dhe sot të shpopulluar, por me dëshirën për tu ringjallur
Grupi folklorik në kostumin tradicional të Shën Vasilit gjatë debutimit të tyre në San Nicola dell’Alto
Sheshi Skënderbe, Villa Comunale,
Campanile della Chiesa San Giovanni Battista, innevate, riprese da Via Roma da Maria Kakishe.
Shën Vasili 1985. Fotografia shkrepur nga Nicola Pugliese, dhe sjellë nga Mario Bellizzi
Ornela Radovicka
Qëndra Albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe,
themeluar nga A. Bellusci 1980 . Frascineto\ Kalabri