Njoftohet se ditën e Dielë, me 25 Korrik 2021,ndërroi jetë në moshën 52 vjecare, krejt papritur, bashkatdhetari ynë, aktivisti i dalluar, vatrani i përkushtuar Gjergj P. Balaj.
Sic shkruhet edhe në njoftimin mortor të publikuar nga Kisha Katolike “Zoja e shkodrës” në NY:” Gjergji ishte atdhetar, fetar dhe aktivist i njohur. Kjo është një humbje e madhe për Famullinë dhe gjithë Komunitetin tonë Shqiptar. Lutuni për Familjen Balaj të gjejnë force te i madhi Zot. Famullija “Zoja e Shkodrës” i shpreh ngushllimet e sinqerta Familjes dhe gjithë Farefisit Balaj.Gjergji, pastë dritë në amshim, dhe të gjallëve u dhashtë Zoti forcë.
Jepja o Zot pushimin e pasosur, e i shndritë drita e pambarueme. Pushofte në paqe. Ashtu Kjofte.”
Nga ana e saj Federata Vatra e kishet një ndër aktivistët e palodhur, pjesë e degës së Vatrës në Hudson Valley; ishte delegat në Kuvendin e Vatrës të 19 Janarit 2020 në Michigan.
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA ngushëllon Aidën dhe fëmijët, babain Pjetër dhe axhën Zef Balaj, anëtar i Kryesisë së Vatrës dhe të gjithë familjarët dhe miqtë.
I ndjeri do të pushojë në shtëpinë mortore, Yorktoën Funeral Home 945 East Main Street, Yorktown, NY 10588, të Marten me 27 Korrik 2021, nga ora 2pm – 9pm.
Mesha e Dritës dhe salikimet e fundit do të kremtohen ditën e Mërkurë me 28 Korrik 2021, në orën 1:00pm në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” prej ku mbas meshës trupi i të ndjerit do të përcjellët në varrezat “Gate of Heaven”, 10 West Stevens Ave, Haëthorne, NY.
Gjergj Balaj: 22 Shkurt 1969 – 25 Korrik 2021