


Valdete Cenalia(Dida)/
“Gjuha ruhet atje ku shkruhet” dhe ashtu po ruhet për 46 vite me radhë te Qendra Kulturore Shqiptare – Amerikane në Riverdale , Nju Xhersi. Shtëpia e Shpiponjës hap dyert për shqipet e reja, ku pret krahë hapur të gjithë fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë, sepse siç thotë kryetari i Qendrës Astrit Zhaku dhe drejtoresha e shkollës Gonxhe Meta, kjo shkollë është e të gjithëve dhe si e tillë është shumë e rëndësishme për të trashëguar vazhdimësinë tonë, ruajtjen e gjuhës dhe kulturës së bukur shqipe, të identitetin tonë kombëtar në tokën amerikane. Shkolla shqipe ka krijuar traditë të fortë dhe suksese të mëdha ndër vite. Sakrifica e përkushtimi për gjuhën e kombin tonë, janë themeli i një trashëgimie të pastër atdhedashurie.
Suksese dhe një vit i mbarë për të gjithë ju nxënës dhe mësues, sa më shumë dije për gjuhën tonë të bukur, historinë dhe kulturën shqipe.