
Arben Iliazi/
Tefë Topalli, Mësues i merituar, ka kryer shkollën e mesme pedagogjike “Shejnaze Juka”, në Shkodër dhe studimet e larta në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë shqipe-Letërsi. Ka punuar pak vite në Kukës, Dukagjin dhe Zadrimë dhe që na vitit 1993, është pedagog i brendshëm në Katedrën e Gjuhës shqipe të Universitetit “L.Guakuqi”, Shkodër. Ka qenë ngarkuar në fillim si lektor i Metodikës së mësimdhënies dhe Praktikës pedagogjike me studentë, njëherësh me disiplinën Histori e gjuhës së shkruar, për të cilën, së bashku me Artan Haxhin, kanë përgatitur tekstin e teorisë dhe librin e ushtrimeve të kësaj lënde. Nga kurs leksionesh me zgjedhje, kjo lëndë u përfshi në planet mësimore të katedrës dhe zu vend të merituar, sidomos me seminaret që zhvilloheshin në Bibliotekën e pasur të Universitetit, ku kishte punuar dhe vijonte drejtimin si specialist, historiani Willy Kamsi. Qysh në këto vite, arkivi dhe dokumentet e Albanologjisë, ishin shumë të pasura jo vetëm me libra të autorëve të vjetër të Veriut, por edhe me shtypin periodik që dilte në qytetin e Shkodrës, që nga gazeta “Lajmëtari i Zemers së Krishtit “, “Posta e Shqypniës”, revistat “Hylli i Dritës, “LEKA”, “Zani i Naltë” etj.
Pas një viti pune, T.Topalli u caktua si lektor i Sintaksës së shqipes në Fakultetin e Edukimit, që ndiqej nga një numër i madh studentësh, në planet e Ministrisë së Arsimit për përgatitjen e mësuesve të Ciklit Fillor dhe Edukatore, ku ai solli përvojën e tij si ish-nxënës i shkollës profesionale “Sh.Juka” dhe viteve që kishte kaluar në arsimin parauniversitar, gjatë cilëve u njoh si didakt dhe aplikues i metodave të reja që ishin ndërmarrë nga kabinetet Pedagogjike të rretheve dhe Ministria e Arsimit, ku ai është aktivizuar disa herë në grupe pune e ekipe kontrolli e ndihme në shkolla të ndryshme të vendit. Me lëndën e tij në Ciklin e Ulët të Fakultetit të Edukimit u punua në vitet e para të hapjes së degës, për unifikimin e programve mësimore dhe vijimësinë e njohujrive që merreshin në arsmin e mesëm, kur gjuha shqipe jepej në shkolla, më pak orë, ose e shkrirë me letërsinë ! Prej vitesh në këtë fakultet drejtonte Dekanatin prof.Vehbi Hoti, një nga pedagogët më aktivë për krijimin e degës së Ciklit të Ulët. Ka qenë ai, që për zgjerimin e planeve mësimore me degë të reja, nxiti T.Topallin, që të kërkonte literaturë dhe mundësi njohjeje për disiplinën e “Psikologjisë së lexim-shkrimit”, një lëndë e re, detyruar, për mësues të fillores dhe degën e edukatoreve, e porsahapur në Shkodër. Brenda vitit, me vizitat në universitetine Barit, i gjet literatura e duhur dhe u hartuan leksionet e reja, të cilat u aprovuan në Këshillin e profesorëve; një lëndë që u prit mirë dhe u ndoq me efektivitet nga studentët. Prej vitesh, ajo zhvillohet me sukses prej pedagoges së re R.Raçini.
Në kohën kur Universiteti i Shkodrës ishte kthyer tashmë me plane e programe të 4-vjeçarit, sikurse Universiteti i Tiranës, u shtrua detyra e pasurimit të kurrikulave disiplinore nëpër të gjitha katedrat, në mënyrë të veçantë për njëfarë unifikimi me universitetet e huaja, prandaj dhe pedagogët e gjuhës shqipe, u ngarkuan të gjenin mundësi kualifikimi e njohjeje me tituj të tjerë lëndësh, që nuk zhvilloheshin tek ne. Për këtë katedra e Gjuhës shqipe, ngarkoi Tefë Topallin që të punonte për hartimin e programit për Gjuhësinë e tekstit, detyrë që ai e mori përsipër ta përballonte, duke nisur me prurjet që kishte arritur linguistika e vendeve të tjera, si: gjuhësia gjermanike, italiane dhe franceze. Në ato vende, lënda zhvillohej prej dekadash dhe njiheshin autorë që kishin hartuar libra, si: Robert-Alain de Beaugrande – Wolfgang Ulrich Dressler, Mikhail Bakhtine, Roland Bart, Holliday, Luca Serianni, Egon Werlich, Jean Michel Adam, etj. Ai ka doktoruar në këtë lëmë të gjhësisë, që u prit me dashuri e respekt prej masës së studentëve, pasi u kuptua që dijet e marra e sidomos praktika e punës që fitohej prej Gjuhësisë së tekstit, mund të aplikoheshin në mjaft profesione të shoqërisë së sotme. Kjo i dha mundësi të mira autorit edhe për punë studimore për autorë e tekste nga letërsia artistike, vepra shkencore dhe thellim të mëtejshëm në stilin e gjuhën e shkrimtarëve. Në një kohë të përshtatshme pjekurie të lektorimit të kësaj disipline, autori hartoi dhe botoi edhe doktoraturën, që vijon të përdoret edhe në ditët tona, si tekst mësimor për degën e Gjuhës shqipe e të Letësisë.
Botimet e para të dr. Tefë Topallit, publikuar në dy vëllime me titullin “Kërkime gjuhësore-1,2, lidhen me hulumtime për autorë dhe libra të traditës, për ngjarje me rëndësi të jetësisë së gjuhës amtare, si: Komisia letrare e Shkodrës, Kongresi i Manastirit, me figura të shquara të kulturës kombëtare: nga Xanoni, Mjeda, M.Camaj, J. Rrota, etj. Një punë të madhe ka bërë ai në botimin e veprës së plotë të veprave të plota të Gj.Fishtës, në mënyrë të veçantë me leksikun e Epikës dhe Satirës së poetit të madh (Veprat 4, 7, 8) ; më vonë për ribotimin e veprës poetike të Nd. Mjedës, të trashëgimisë letrare dhe përkthimet e dom Jak Zekës dhe të dom Nikollë Mazrrekut, për të cilin ka botuar një monografi dhe përgatitur për botim dy poemat “Dukla” dhe “Sapjana”. Krah përgatitjes shkencore pedagogjike në Katedrën e gjuhës shqipe, ai ka punuar në realizimin e treguesive që duhen për titujt “Prof. i Asocuar dhe Profesor”, të cilat i ka arritur para shumë viteve, me publikimet shkencore e pedagogjike, si autor.
Kur prof.dr. Tefë Topalli, në vitin 2000 u ngarkua për leksionet e lëndës Sintaksë e shqipes në Degën e GJ-L, ai punoi me këmbëngulje të hartonte tekstin “Sintaksa e fjalisë”, një sprovë monografike me 750 faqe dhe një tekst mësimor të kësaj disipline për studentë, shoqëruar me librin përkatës të ushtrimeve, në të cilin teoria mishërohej nëpërmjet tekstit letrar, prandaj dhe bart titullin “Gramatika nëpërmjet tekstit”. Prof.Tefë Topalli ka fituar një eksperinecë të mirë pune edhe duke u aktivizuar si pedagog i jashtëm në Universitetin e Podgoricës (Mali i Zi) në Fakuletin e Edukimit për 11 vjet me radhë, në Universitetin e Beogradit (një semestër), ka qenë i ftuar për 3 vjet në Universitetin “Fan Noli” të Korçës, si dhe për 22 vjet me radhë në Universitetin e Tiranës, si lektor i Sintaksës, në vazhdim pedagog i lëndës “Sintaksë teorike”, me studentë të Masterit shkencor, ku ka ligjëruar e drejtuar kursin semestral “Sintaksa e vargjeve”, deri në vitin akademik 2022. Ai ka drejtuar mbi 50 mikroteza të studemtëve nga fusha e terminologjisë, sintaksës dhe gjuhësisë tekstuale, si dhe ka udhëhequr 12 doktorata në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Ai është anëtar komisioni në mbrojtje tezash të doktoratës, në gjuhësi, si dhe hartues programesh të Shkollës Doktorale në Shkodër.
Pasqyra e botimeve të tij, tregon se ai bën një jetë aktive, kërkimore e shkencore, siç dëshmojnë edhe librat e mëposhtëm për gjuhë autorësh, apo për Krestomacinë e Albanologjisë-1, si përmbledhje e kontributit që kanë sjellë në gjuhësinë shqiptare 126 gjuhëtarë të hapësirës shqipfolëse: nga Çamëria, Arbëreshët e Italisë, Kosova, RMV si dhe Shqipëria. Prof. Tefë Topallit i është dhënë titulli “Profesor Emeritus” nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku ka punuar 25 vjet me radhë.
Këndi i botimeve: