Greqia rrezikon seriozisht të përjashtohet nga FIFA dhe nga UEFA për shkak të ligjit të ri të qeverisë “Syriza” kundër dhunës në stadiume, i cili do të hidhet në votim javën e parë të majit.
Në ligjin e ri i jepet pushtetit ekzekutiv grek, tagri për të gjobitur deri në 17 milionë Euro klubet për dhunën në stadiume, duke i marrë në këtë mënyrë këtë pushtet dy organizmave maksimale të futbollit.
Të dy organizmat ndërkombëtarë janë irrituar me ligjin e ri të qeverisë “Syriza” dhe kanë reaguar menjëherë duke i dërguar një letër Parlamentit grek.
“Nëse kjo norme do të aprovohet nuk do të kemi asnjë zgjedhje tjetër përces të përjashtojmë Federatën Greke të Futbollit”. E thënë më thjeshtë, nëse diçka e tillë ndodh, as Kombëtarja greke dhe asnjë klub nuk mund të marrë pjesë në kompeticionet ndërkombëtare.
Nga tonet e forta që po përdoren gjykohet se do të jetë e vështirë që raportet të përmirësohen.
“Kontrollet e UEFA-s dhe FIFA-s qartësisht kanë dështuar këtë e demonstrojnë faktet dhe ne nuk do të bëjmë hapa pas”, deklaroi zv/ministri grek i Sportit, Stavros Kontonis, duke i ftuar të dyja institucionet e futbollit për një takim, por duke paralajmëruar: “Sigurisht që nuk do të ndryshojmë filozofinë e ligjit tonë për UEFA-n dhe FIFA-n, por me sa duket ato më shumë se sa për të shpëtuar sportin, mendojnë të destabilizojnë rendin kushtetues në vendin tonë”.
Futbolli grek po jeton një periudhë të vështirë për shkak të dhunës mes ultrasve, kampionati këtë vit është pezulluar tre herë.
UEFAdheFIFA kane plotesisht te drejte ti perjASHTOJNE GREKET DINAKE QE DUAN TE FITOJNE PARE ME GJOBAT KUNDER EKIPEVE .ME SA DUKET GREKEVE NUK DO JU MJAFTOJE PERJASHTIMI NGA BE PER SHKAK SE JANE FUNDOSUR NE BORXHE DERI NE GRYKE .THE SE VITI 2015 DO TI SJELLE GREQISE VETEM PERJASHTIME DHE KETO VEPRIME I QUAJ TE DREJTA RREGULLAT NE BOTE JANE TE QENDRUESHME PERMES LIGJIT TE ME TE RREPTE DHE KONSTITUCIONIT ,POR KURRE PERMES GENJESHTRAVE E MASHTRIMEVE DINAKE TE GREKEVE .ME SA DUKET FANTAZIA E ODISESE KA SHTERUAR DHE SI KA MBETUR ASNJE ALTERNATIVE TJETER -SE NDIHMOI DOT AS KALI E AS GOMARI PER TJE HEDHUR EUROPES .LE TE ZBULOJNE NDONJE KAFSHE TJETER PER TE DALE NGA SITUATA OSE……..LE TE SHESIN CA ISHUJ TE PABANUAR QE I KANE ME SHUMICE DHE TE PAGUAJNE BORXHET SEPSE ASNJE NUK DO TUA FALI ,SKA ME QYL E AS BUDALLENJE SOT .PRANDAJ LE TE HIDHEN NE DETIN E EGJEUT KU MUND TE GJEJNE ZGJIDHJEN .