Grupi artistik “Rozafati” nën drejtimin e koreografes Angjelina Nika (Mjeshtëri Madh) manhiti të gjithë pjesëmarrësit në një shfaqje artistike mbresëlënëse në Manhattan në New York. Në festivalin e diversitetit multikulturor për të 13-tin vit me radhë organizuar në New York, përformanca e grupit shqiptar krahas grupeve të tjera, ishte shumë emocionuese. Në festivalin e mbajtur më 4 Qershor “Rozafati” mori pjesë me tre Valle tipike shqiptare që përmbledhin kulturalisht trashëgiminë tonë të shkëlqyer artistike. “Vallja e Shqipeve”, “Valle me motive te Kosoves” dhe “Valle me motive të Tropojës” u mirëpritën me entuziazëm të madh te të gjithë të pranishmit. Ishte vërtetë emocion i papërshkruar teksa vlerat e valleve e këngës shqiptare shfaqeshin krahas kulturave të tjera.
Grupi artistik shqiptar “Rozafati” përformoi pas grupit “Schotlands” duke u paraqitur me madhështinë e kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar. Aktiviteti artistik dhe kulturor në mbrojte të kulturës dhe trashëgimisë së shkëlqyer shqiptare, zhvillimin e talenteve shqiptare në muzikë e kërcim, ruajtjen e përçimin e traditës shqiptare në mërgatë e kanë kthyer koreografen Angjelina Nika (Mjeshtër i Madh) në një ambasadore të vërtetë të kulturës shqiptare në Amerikë e më gjerë.