Nga Albano Kolonjari
Hamdi Salihi do te rikthehet ne Shqiperi. Klubi i tij Hapoel Akre ne Izrael eshte ne borxhe dhe ka vendosur te largoje sulmuesin e Kombetares Shqiptare. Eshte klubi i Flamurtarit te cilet kane derguar oferten te paret ne drejtim te klubit Hapoel. Shuma e ofruar eshte rreth 100 mije euro, por kjo nuk eshte e konfirmuar. Sipas gazetareve te gazetes Sport Ekspres, detajet te reja rreth ketij te transferimi te mundshem do te mesohen kete fundjave. Vete Salihi u shpreh pek dite me pare se:”Kam folur me trajnerin e skuadrës dhe kemi rënë dakord parimisht se në rast se në klub do të vijë një ofertë në drejtimin tim, atëherë do të më lënë të largohem. Kështu, klubi do mund të përfitojë financiarisht nga shitja e kartonit tim dhe do jem një peshë më pak në aspektin e pagesës së rrogave”.Salihi ka luajtur edhe me pare ne Super Ligen Shqiptare ne Vllaznine dhe Tiranen. Kjo eshte hera e pare qe Salihi do te veshe bluzen e Flamurtarit. Zgjidhja e tij per te luajtur me Flamurtarin ka suprizuar jo pak fansat e Vllaznise dhe sidomos at ate Tiranes qe luftojne per titullin kampion. Një afrim i Salihit te kuqezinjtë që drejtohen nga trajneri Italian Ramela do të shtonte radhët e futbollistëve në ofensivë, duke marrë parasysh se në skuadër janë aktualisht Buval, Abilaliaj, Shehaj dhe Gelashvili.