Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra z.Elmi Berisha zhvilloi një drekë pune me Arkëtarin e Vatrës z.Marjan Cubi dhe Anëtarin e Këshillit të Vatrës z.Ilir Cubi. Pasi u analizua situata financiare e Vatrës dhe Diellit, u shpall zyrtarisht hapja e fushatës në mbështetje të Diellit dhe të Vatrës. Hapja e fushatës për dhurimin e fondeve konsiston në një thirrje të sinqertë e të përzëmërt ndaj të gjithë patriotëve shqiptarë në USA dhe më gjërë me qëllim që të zgjasin jetëgjatësinë e Diellit, gazetës së kombit tonë dhe funksionimit me të gjitha kapacitetet e duhura të Federatës Vatra, si atdheu i dytë i shqiptarëve të Amerikës e jo vetëm. Vatra e Dielli shprehin mirënjohje për çdo patriot që do i bashkohet fushatës së dhurimit.Vatra e Dielli do jenë përherë pranë komunitetit për të qenë zëri juaj e shtëpia juaj. Të gjithë ata që do kontribuojnë në fushatën e dhurimit, janë të lutur që ta dërgojnë kontributin e tyre në Adresën: VATRA 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458.
PËRULËSISHT MIRËNJOHJE.
ME RESPEKT DHE FALEMINDERIM
VATRA DHE DIELLI.