*NUK DO TË PUSHOJ DUKE PROMOVUAR FIGURËN E HASAN PRISHTINËS/
*Përgjigjje disa dashakeqinjve që po i pengon kontributi im për rivlerësimin e Hasan Prishtinës/
Nga Mehmet Prishtina/
Në Foto: Mehmet Prshtina, i dyti nga e majta, gjatë promovimit të shtatores së Hasan Prishtinës në Prishtinë/
Kohët e fundit, sidomos pas intervistës sime në Zërin e Amerikës, bërë para disa ditësh, disa persona, pa asnjë kontribut në asnjë fushë të zhvillimit shoqëror dhe patriotik, kanë lështuar në shtyp, nëpër rrugë e lokale disa sulme dezinformuese dhe fyese në drejtim timin, lidhur me kontributin dhe iniciativat e mia personale që po jap në rivlerësimin dhe lartësimin e figurës së të madhit Hasan Prishtuna.
Sipas logjikës sharlataneske të këtyre intividëve ziliqarë e lakmiqarë e me një mentalitet provincial, pa asnjë profil të spikatur, unë duke qenë se nuk bëj pjesë në njerëzit më të ngushtë të këtij tribuni politik dhe patriotik, por në një shkallë më tutje, duhet të jem i privuar të mos merrem me të, sepse sipas arsyetimit të nënkuptuar të këtyre njerëzve provincial, ekziston një “ligj’ i panjohur nga askush në legjislacionin e Kosovës, sepse në çdo simbol të historisë duhen të merren vetëm rrethi i afërt i familjarëve dhe askush tjetër.
Mirëpo, duke e ditur botërisht se Hasani s’ka trashëgimtar të drejtpërdrejt, madje as fëmijë vëllai apo motre, atëherë, sipas kësaj llogjike i bie që duhet të heshtin edhe ata njerëz të farefisit në Prishtinë, të cilët kanë dëshirë apo kanë në ndërgjegjen e tyre vetëdijen njerëzore dhe kombëtare për të ndihmuar në popullarizimin e këtij rilindasi të madh shqiptar, i cili në shumë momente të historisë ka qënë i privuar nga konjiktura të ndryshme.
Një ndër të rrallët këtu jam edhe unë, autori i kësaj replike këtu, që, më shumë me denigruesit e personalitetit tim, me këtë përgjigje kam për synim, që pavarësisht modestisë (sepse modestia e tepruar, sidomos në rastet kur edhe të fyejnë është edhe budallallëk), ta njoftoi opinionin kosovar me gjithçka që kam bërë për Hasan Prishtinën. Është fakt, se pas vitit 1999, qeveria e Kosovës kishte probleme të ngutshme, për të zgjidhur dhe mundësit e nderimit dhe rivlerësimit të fugurave të tilla të historisë ishin kuptueshëm të kufizuara. Por, edhe më vonë, sidomos pas vitit 2008, kur u shpall pavarësia e Kosovës, buxheti ynë qendror dhe lokal mbetet realisht shumë i varfër dhe pa shumë mundësira subvencionimi në fushën e kulturës, dhe nuk të jep shumë shanse për të ndërtuar projekte simbolike për historinë tonë. Në këto kushte, duke ndjerë edhe familjarisht se çfarë do të thotë të luftosh për liri, prej disa vitesh në emër të misionit tim të brendëshm shpirtëror i jam përkushtuar ”rilindjes” madhështore të Hasan Prishtinës, me qëllim, që ai të zërë atë vend, që realisht duhej të kishte në ndërgjegjen e të gjithë shqiptarëve, ashtu siç e ka patur realisht në hoistorinë e Shqipërisë së shek të XX-të, kur së bashku me Ismail Qemalin, përbënë atë dyshe të pavdekshme, që së bashku me diplomacinë austriake ishin themeluesit e Pavarsisë sonë Kombëtare.
Ishte krejt e trishtuar, që vetëm para 5 vjetësh, emri i Hasan Prishtinës po i kthehej brezit të ri të banorëve të dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës, pikërisht atëherë kur nis edhe aksioni im, i sponsorizuar prej meje, për të risjellë në qëndër të vëmendjes një Yll të ndritur të kombit shqiptar.
Isha edhe unë mes shumë të tjereve, që sensibilizova qeverinë dhe botën intelektuale, duke ndihmuar, që Universiteti i kryeqytetit më të ri të Europës, të quhet “Hasan Prishtina”. Isha unë dhe vetëm unë që akordova nga vetja një shumë të lartë financiare për xhepin e një individi, qoftë ky dhe një biznesmen, për ngritjen e shtatores së tij tek oborri universitetit me emrin e tij. Isha unë dhe djemtë e mi studentë në Gjermani, që kaluam shtatoren e Hasan Prishtinës nga kufiri dhe e çuam në Shkup, mes shumë peripecish me rastin e 100- vjetorit të Pavarsisë sonë Kombëtare, duke rrezikuar edhe jetën. Isha unë dhe vetëm unë, që dhurova po të njëjtat mjete financiare që monumenti i tij, ku së bashku me Skënderbeun tonë të lavdishëm të qëndrojnë krenarë në sheshin më të madh të kryeqytetit të gjithë shqiptarëve në Tiranë. Isha unë dhe vetëm unë që bëra të njëjtën gjë me një përmendore tjetër të re të tij në “kryeqytetin e tretë të vjetër” të shqiptarëvë, Shkupin, të cilin më 1912 e çiroi Hasani.
Sot vetëm Skënderbeu dhe Hasani kanë nga një monoment në tre kryeqytete shqiptarësh në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup, ku edhe kam kontribut modest. Isha unë së bashku me dy–tre miq të tjerë që arrita të bindja disa burra me integritet të njohur intelektual, që të bënim një Simpozium shkencor tepër dinjitoz në Shkup më 13-14.10.2012 për Hasan Prishinën. Isha unë dhe vetëm unë, që kam botuar rreth 10 libra studimorë mbi të. Isha unë dhe vetëm unë, që kam përkujtuar vrasjen e Hasan Prishtinës në Selanik pas 80- vjetorit të vrasjes nga dora e tradhetarit Ibrahim Qelo. Isha unë ai që më 12 Gusht 2012, në 100- vjetorin e çlirimit të Shkupit nga mbi 30000 luftëtarë të prirë nga Hasan Prishtina, Isa Boletini, Idriz Seferi dhe Bajram Curri, përkujtuam këtë ditë historike me një marshim madhështor në Shkup me mbi mbi 200 burra e familjarë atdhetarësh.
Do jem unë dhe vetëm unë që do botoj gjithë veprën e Hasan Prishtinës, një biografi të gjallë dhe dinjitoze për të dhe pothuaj të gjitha fjalimet e tij. Do jem unë dhe vetëm unë, që do realizoj disa projekte të rëndësishme, duke harxhuar nga xhepi im në nderim të këtij personaliteti të madh, sepse unë kam një raport shpirtëror me të të trasmentuar nga prindërit e mi atdhedashës dhe jetoj me të pavarësisht nga streset dhe tensioni i jetës së përditshme, që ka secili.
Po ju more zotërinj çfarë jeni duke bërë? Më ndiqni mua, duke e “përkthyer” dhe shndërruar në armiqësi aktivitetin tim idealist dhe patriotik?
Babai im dëshmor më ka mësuar se me respektin ndaj të parëve nuk duhet të mburremi. Por i detyruar nga provokime të tilla, kur kushdo që të ishte do priste falënderime, unë e flaka njëherë të vetme modestinë për t’u treguar bashkëkombasve të mi, se, edhe në mos qënsha bir fizik i atij Burri (sepse, siç u tha edhe më lart, ai pati fatin e keq të mos linte trashëgimtarë), por për të u bënë me dije gjithë shqiptarët, se jam përvec një pjestar i trungut të tij familjar dhe një bir shpirtëror dhe super i denjë i Hasan Prishtinës, të cilin e kam nderuar dhe e dua më shumë se të gjithë paraardhësit e tjerë të mi. Ata të gjithë në heshtje e ruajtën kujtimin e tij, duke na mbrujtur me dashurinë, kurse unë dhashë dhe do vazhdoj të jap një kontribut edhe tej mundësive të mia, që, së bashku me instucionet e tjera shtetërore shqiptare, të bëhet plotësisht e mundur që në këtë shekull të ri të shqiptarëve të ndrij edhe Ylli i Hasan Prishtinës, Kalorësit të Paepur të Pavarsisë Kombëtare, që ishte ëndrra e tij sublime.
Askush si ai nuk ka luftuar për Kosovën dhe Shqipërinë, prandaj është mbytur në detin e dashurisë për të. Do vdes i lumtur nëse atje në botën e përtejme do më jepte dorën e, qoftë edhe njëherë, dhe do më thotë ”Faleminderit biri im, për gjthë ato që ke bërë për mua”. Ata që më goditën pabesisht, kur unë me dashuri po kontriboj në çdo drejtim për të ngritur në formë rivlerësimi emrin e tij duket se nuk i dëshirojnë përpjekjet e mia. E megjithatë, e ardhmja do t’i vlerësoj me objektivitet përpjekjet e sinqerta të misionit tim, kurse jam i bindur se do t’i zhyt në errësirën e anonimatit “trimëritë “ e pritave mediatike.
Kësaj here kaq. Dhe, jo për ata që kakarisin marrëzira, sepse nuk meritojnë të merrem me ta, por për hir të një informimi të saktë të masës së gjerë.
Po lej let lehin se skan qa met ba gjinja e lig,tije per ta shum I fort dhe vetum me pun I myt keta gjin te flliqt,ti je I familjes Prishtina dhe mburemi me ty qe e njek ket rug te mir dhe patriotike,e kush asht kunder teje po ja dergoj nje selam se zor asht met mujt se tije njeri I sinqert dhhe I drejt,lavdi babait tend qe dha jeten per liri te Kosoves,dhe pun te mbar te deshirojm ty,e kush asht kunder teje po ja dergoj nje pershendetje te veqant,te lig jeni se nuk keni fuqi mej dal trimit oara syve,me respekt Enver thaqi