Nga Berati Sulo Gozhina/
BERAT – I botuar vite më parë, ndërkohë që në librarit e qytetit dhe më gjerë nuk gjendej asnjë kopje në shitje, si dhe kërkesat nga lexuesit e vendit dhe të huaj, por dhe turistët hebrenjë që vitet e fundit janë shtuar dukëshëm në qytetin muze, ka bërë që tërheq vëmendjen e shumë institucioneve mes tyre edhe të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat, madje kjo e fundit, organizoi një aktivitet kulturor me rastin e ribotimit të librit “Hebrenjtë e Beratit” të autorit të mirënjohur beratas, Simon Vrusho. Libri “Hebrenjtë e Beratit”, botuar së pari në vitin 2010 nga shtëpia botuese UEGEN, ribotuar po prej saj ditët e fundit. Në këto kushte nga sot në biblotekën e qytetit, por dhe më gjerë libri i ribotuar do të jetë present kudo për të plotësuar kërkesat e lexuesve brenda dhe jashtë kufijve të Kombit tonë. Duhet theksuar se mjaft studentë shqiptarë, sidomos berates që kanë kryer studimet në Itali në profile sociale apo historike, janë laureuar me tema që kanë pasur në fokus marrëdhëniet, bashkëpunimin dhe miqësinë midis komunitet hebre dhe popullsisë shqiptare, e konfirmuar në shekuj, por që shkëlqeu, veçanërisht, në kohën e Holokaustit, ku në Berat u strehuan dhe u shpëtuan mbi 600 hebrenj. Në këtë aktivitet kulturor morën pjesë dhe folën edhe Prefekti i Qarkut Beratit, z.Harilla Dafa, deputeti Fadil Nasufi, Drejtori i Drejtorisë Rajonale Kombëtare Kulturore, Eugen Kallfani, autori i librit dhe i Muzeut “Solomoni”, Simon Vrusho, specialisti i kulturës i bashkisë Berat, Kadri Kuka, Ing. Dhimitër Llazi, Arben Jaupaj, Stavri Bobo, drejtori i dy Muzeve Kombëtare Agron Polovina etj.
Deputeti i Fadil Nasufi mes të tjerash tha se – Ribotimi i librit “Hebrenjtë e Beratit” të autorit Vrusho, tregon qart arritjen e një punë mbi 20 vjeçare, tashëm historia njerzore e di mirë qëndrimin e beatasve gjatë luftës dytë botrore për strehimin dhe mbrojtjen e mbi 600 hebrenjëve gjë të cilën në 17 Janarin e vitit 2008, organizuam edhe konferencën shencore për mbrojtjen e hebrenjëve. Ajo që dua të them është se njerëzit e letrave, njerëzit e kulturës , njerëzit me shpirt duhen mbështetur me të gjitha forcat tona. Shteti duhet të bëjë shumë më shumë se ç’ka bërë qoftë në nivel qëndror, por mbi të gjitha në nivel lokal, aty ku historia zë fill, merë frymë, jeton , mbron dhe sakrifikon për jetën njerzore të pa mbrojtur. Këtë tregon edhe libri që sot është ribotuar nga DRKK-ja me Eugen Kallfani, libër që ka se ç’të tregoj edhe kur të huajve t’ju bjej në dorë për ta lexuar në gjuhën e tyre, kanë për të mësuar historin me të cilën krenohemi për mikpritjen e sakrificën në çdo moment histrik që ndodhemi.
Harrilla Dafa, Prefekti Qarkut Berat citoj në fjalën e tij , se do të ishte me interes për të huajt që ky libr që ka kërkime historike mbi qëndrimine hebrenjëve në qytetin e Beratit të botohej në Anglisht e më gjerë, pasi do të kërkohej jo vetem nga turistët që shkojën në Kala, rruga kryesore ku dhe ndodhet edhe muzeu ‘SOLOMON” . Një botim i till do të ishte me interes edhe për hebrenjtë në Izral, SHBA e kudo që ndodhen që të mësonin historin e hebrenjëve gjatë kohës të Holokausit, se si qytetarët berates dhe të fshatrave për rreth, ditën t’i mbroni duke sakrifikuar në shumë raste edhe jetën e tyre. Kjo mundet të arrihet në bashkëpunim me biznesin , me njerzë të artit , kulturës, dashamirës të librit, historisë etj.
Eugen Kallfani – Në fjalën e tij drejtori i DRKK-së, Eugen Kallfani mes të tjerave citoj: …. Kam nderin të them disa fjalë në lidhje me veprimtarinë e sotme e cila vjen si një mbështetje e drejtpërdrejtë e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare – Berat dhe Ministrisë së Kulturës në kuadër të promovimit të trashëgimisë kulturore jomateriale , në këtë rast në fushën e krijimtarisë letrare të njërit prej autorëve më interesantë beratas, Simon Vrusho. ” Ne i premtuam autorit Vrusho që për vitin 2018 do të mundësonim ribotimin e librit “Hebrenjtë e Beratit” dhe ja tek jemi sot, tek diskutimi rreth librit, me ribotimin nëpër duar. Simoni Vrusho më pas, me inisiativën e vet për t’u admiruar hapi dhe muzeu “Solomon” këtu ku jemi sot, ndaj nuk kish se si të ndodhte më natyrshëm ku me një veprimtari ne kërkojmë të japim një mesazh të fortë : Njerëzit artdashës, njerëzit e letrave, njerëzit e kulturës , njerëzit me shpirt duhen mbështetur me të gjitha forcat tona. Shteti duhet të bëjë shumë më shumë se ç’ka bërë qoftë në nivel qëndror, por mbi të gjitha në nivel lokal, ku roli dhe mundësia për të mbështetur poetët, artistët, mjeshtrat janë detyrë në radhë të parë e qeverisjes lokale, sepse ka të bëjë direkt me jetën kulturore e artistike të Beratit. Nga ana tjetër përzgjedhja e vendit pikërisht këtu është kaq e rëndësishme : Lidhet me ribotimin e një libri që ka të bëjë direkt edhe me tematikën që përmban fotofakti ” SOLOMON ” pra me marëdhëniet midis dy popujve ai shqiptar me atë të hebrenjve. Dy fjalë do t’i thoja edhe për librin: Jo më kot sot këtë aktivitet e kemi menduar të realizohet nën togëfjalëshin kuptimplotë.
“KULTURA BASHKON POPUJ”, sepse e tillë është edhe tematika e këtij libri ku me artin e thjeshtësisë autori na përshkruan një panoramë të qartë të marrëdhënieve të familjes beratase në qytet dhe në fshat në qendër apo në rrethina me familjet hebreje. Një vështim nëpër gjurmë si e përshkruan autori përshkruhen mjeshtërisht histori njerëzish, histori familjesh, histori marëdhëniesh mes dy popujve që buron prej shumë e shumë larg. Të ndalesh në rreshtat e këtij libri të krijohet një ndjesi shumë pozitive, sepse nga njera anë zbulojmë shpirtin mikpritës të familjeve të shumta beratase, por nga ana tjetër jepet një panoramë shumë e qartë e personazheve me vlera të spikatura në këtë qytet, e intelektualëve duke i përshkruar ata nën kontekste reale e ngjarje që zgjojnë memorien kolektive dhe shpalosin vyrtytet më të larta të familjeve beratase.. . Teksti është një pasqyrë mbresash dhe një përshkrim kuptimplotë që na bën të reflektojmë se sa e madhe dhe e rëndësishme mund të jetë mirësia e një populli, mirësia e një qyteti, mirësia e një kombi… Më vjen në mend një fjali e Dostoyevskit “Si mund të thuash që ke jetuar kur nuk ke një histori për të treguar ”.