Nga Astrit Lulushi/
Heshtja është lloj vetëvrasje. Mjafton heshtja e pritshme për t’iu “gëzuar” heshtjes së plotë. Të dënosh veten do të thotë të çarmatosësh armikun apo t’i japësh atij një mision të ri ndaj një tjetri, që mund të jetë miku yt. Heshtja ka fuqi: i jep mundësi trurit të konsolidojë mendim, si plumbi i shkrehur, që përshkon trupin, dhe të dy çlirojnë energji. Kur ka zhurmë, ka probleme; kur gjithçka është e heshtur, është e përsosur, por edhe asgjë. Heshtja peshon: është lloj i të folurit me gjuhë të panjohur, pa zë, por të zhvilluar. Njeriu i shurdhër zhvillon vizion të jashtëzakonshëm; i verbëri, dëgjim të jashtëzakonshëm; njeri i heshtur ka nevojë vetëm për laps e një copë letër. Heshtja është lloj lirie që njeriu i jep vetes.