*Bullgaria, dhe Rumania, i bashkohen iniciativës së qeverisë së Estonise për t’i hetuar krimet e komunizmit/
*Tetë vende të BE, të cilat i përjetuan krimet e komunizmit si: Letonia, Lituania, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Ukraina dhe Gjeorgjia,janë bashkuar me iniciativën e Estonisë, zyrtarisht për krijimin e një trupe ndërkombëtare për hetimin dhe gjykimin e krimeve të komunizmit, sipas modelit të gjyqit të Nurembergut.Kurse,Shqipëria, vendi që e përjetojë me rëndë hesht dhe rivitalizon simbolet e komunizmit/
Nga Beqir SINA/
EUROPE : Ministri i Drejtësisë estoneze, Urmas Reinsalu, kohët e fundit u takua me homologët e tij Robert Cazancuc, rumun, dhe Hristo Ivanov bullgarë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre, për t’u bashkuar me iniciativën estone, për krijimin e një institucioni ndërkombëtar për hetimin e krimeve të komunizmit dhe ata që i urdhëruan ose kryen ato do të jen “Përgjegjës për gjykim”, kështu të paktën thuhet në një deklerat të përbashkët lidhur me këtë inisiativë zyrtare.
Shtypi i këtyre vendeve ka sqaruar lidhur me këtë se në një takim ndërkombëtar është mbajtur para dy maujave në Talin – përkatësisht më 23 gusht 2015, ku ministri Reinsalu, u ka propozuar, kolegeve të tij, për të ngritur një trup ndërkombëtar për të hetuar krimet e komunizmit, dhe, të veprohet ligjërisht për me i ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës, për krimet e komunizmit të kryera në periudhën 1944 – 1990.
Simbas, inisiativës Etoneze, thuhet se duhet të ndiqet një procedur sipas konventave ndërkombëtare “një mënyrë të ngjashme me gjykatën ndërkombëtare të Nurembergut”.
Në deklerat permendet edhe fakti se me rastin e 25 vjetorit të rënjes së Murit të Berlinit, që shënon dhe rënjen e komunizmit në Europën Lindore, janë deri tani 8 vende, të cilat i përjetuan krimet e komunizmit si: Letonia, Lituania, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Ukraina dhe Gjeorgjia, që janë bashkuar me iniciativëne Estonisë, zyrtarisht.
Në kuadër europian, në Deklaratën e Pragës (2008) u përcaktua angazhimi i vendeve për të dënuar krimet e komunizmit sipas praktikës së Gjyqit të Nurembergut, si krime kundër njerëzimit. Duke pasur frymën e kësaj deklarate angazhimesh, në gusht 2015 Ministrit i Drejtësisë i Estonisë, z. Urmas Reinsalu, mori iniciativën për krijimin e një grupi hetimor ndërkombëtar për krimet e komunizmit dhe për të vendosur përpara drejtësisë personat përgjegjës, njësoj si në praktikën e Gjyqit të Nurembergut.
Me këtë rast Ministria e Drejtësisë e Estonisë, zoti Reinsalu, përshëndeti edhe gatishmërinë e Bullgarisë dhe Rumanisë, për t’u bashkuar me nismën e vendit të tij, për gjykimin e krimeve të komunizmit si krime ndaj njerëzimit.
Mbas këtij takimi në emër të Ministrisë së Drejtësisë së Estonisë , thuhet se ministri Reinalu, i ka paraqitur të gjithë ministrave të drejtësisë të Bashkimit Evropian iniciativën e Estonisë, për dënimin e krimeve të komunizmit (1944 -1990) dhe u ka kërkuar bashkëpunimin e tyre.
Ministri i Drejtësisë estonez, Urmas Reinsalu, është shprehur se të gjitha viktimat kanë të drejtë të rivendosjes së drejtësisë duke shtuar se drejtësia është detyrë e përbashkët e Europës, të gjitha gjeneratave të reja të saj.
“Një Gjykimi për krimet e kryera në periudhën e sundimit komunist në këto vende që e përjetuan atë nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të parandalonte gjenocidin e motivuar ideologjikisht dhe do të jet për gjeneratat e reja një e ardhme”, ka deklaruar ministri Reinsalu.
Shqipëria, një nga vendet e ish kampit komunist në Europën juglindore, e cila përjetojë më rëndë regjimin komunist të Enver Hoxhës, për 46 vjet (1944 – 1990), ende nuk është përfshir në këtë proces europian.
Megjithëse, Shqipëria, duhet të jetë një vend mbështetës dhe kontribuues i nismës së 8 vendeve anëtare të BE-së dhe disa vendeve të tjera ish komuniste, për krijimin e një trupe ndërkombëtare, për hetimin dhe gjykimin e krimeve të komunizmit, sipas modelit të gjyqit të Nurembergut, Shqipëria, hesht, bile në disa raste kohët e fundit pushtetarët e sotëm kan rivitalizuar simbolet komuniste, dhe janë treguar nostaligjik për të shkuarën e tyre, dhe baballarëve të tyre.
“Shqipëria, ka nevojë sociale, interes publik dhe shumë më tepër arsye për të qenë pjesë e këtij procesi dhe për të aplikuar të njëjtën praktikë në gjykimin e krimeve të komunizmit dhe personave përgjegjës të tyre. Vlerësimi se zbardhja e krimeve të komunizmit përbën garanci për parandalimin e çdo forme të genocidit të motivuar ideologjik në të ardhmen, theksuar me forcë nga shteti iniciator, vlen shumë dhe mbetet aktuale edhe për Shqipërinë. Nisma nuk kërkon hakmarrje dhe as revansh, nuk provokon padrejtësi të reja dhe as forma diskriminimi ndaj të drejtave të njeriut, por lartëson drejtësinë dhe paqen sociale, të vërtetën dhe vlerat e larta morale të shoqërive të hapura” ka thënë analisti shqiptar Afrim Krasniqi. Drejtor Ekzekutiv Institutit i Studimeve Politike
lekmirakaj says
Ne Shqiperi zgjohemi me Enverin dhe shkojm ne gjum prap me Enverin.Tek ne vetem se u tepru pak me luften e klases,u bene ca gabime te vogla,u ndertuen ca kampe te cfarosjes,po u populluan vetem me femij dhe gra,a mund te konsiderohen krime keto ,kur nuk jane tjeter vec pune grashe e kalamajsh.E pastaj mos te harojm se ne kishim jo vetem kampe e gulage ,po edhe nje kandidate per cmimin Nobel ,per paqe dhe dhembsuri,po qe ne fukarejt mosmirnjohes nuk e paskemi ditur se kombi yne vec nane Terezes paska pasur edhe nji tjeter nane Tereze,merimangen e zese ,alias Nexhmije Hoxha.E pastaj ke do denojme heroin e popullit Enverin?Harron se do na zemroheshin te tere demokrat e socialiste. Te vetem deshem te ndertojme socializmin dhe te vetem do ngelemi ne llogore duke mbrojtur te kaluaren tone heroike
Thanas L. Gjika says
Cdo qeveri shqiptare paskomuniste qe nuk i bashkohet procesit te denimit te krimeve te diktatures komuniste shqiptare do te kete ne histori vetem vulen e turpit. Populli yne humbi gjate diktatures gjene me te cmuar qe kishte krijuar gjate shekujve: moralin njerezor. Prandaj nje qeveri perparimtare shqiptare paskomuniste duhet te punoje me shume per ndertimin e moralit sesa per permiresimin e jetes ekonomike te popullit. Pa moral qeverite dhe populli vijne verdalle si miza pa koke, ashtu si jemi sorollatur keto 25 vjet tranzicion…