T´u merrni të keqen patronazhisteve”- klith kryeministri ynë delirant – “ata ju njohin juve”!!!/
NGA ALMA LIÇO/
Kështu ulërin kryerilindasi i sektit të rrezikshëm, që si armik i përbetuar i popullit që qeveris vazhdon t´i ndajë shqiptarët në “NE” dhe “ATA”, ndërkohë që është dhe do vijojë të jetë edhe për pak ditë të mbetura kryeministër i të gjithëve.
Tashmë është mëse e qartë që ai nuk mundet dhe nuk di të dëgjojë. Krizat psikopatike delirante ia pengojnë këtë funksion kaq të domosdoshëm për çdo qënie njerëzore.
E megjithatë po përpiqem t´i drejtohem e të shpreh qëndrimin tim për prononcimin e tij arrogant e përçarës:
-“Ata” na njohin “Ne”… vërtet kështu beson???…i gjori Ti!!…ky është një tjetër halucinacion që kohët e fundit rezulton të të jenë shtuar ndjeshëm! E vërteta është se aftësia a tyre si pasardhës të eksponentëve të Sigurimit të Shtetit le shumë për të dëshiruar. Për të konkretizuar këtë opinion sjell në vijim një episod që e vërteton këtë:
Një familjar imi historikisht me bindje të djathta dhe votues po i tillë, me kalvar persekucioni të gjatë individual dhe familjar rezulton sipas patronazhistes (që është një grua) të ketë preferuar si forcë politike PS-në në vitin 2013, e dhënë kjo tërësisht e gënjeshtërt. Që ky perceptim ishte i pavërtetë edhe për vetë inspiruesit e saj, e konfirmon fakti se disa muaj me vonë e flakën nga puna pikërisht si person i padëshirueshëm politikisht për rilindjen e PS!!!…Por çudia nuk mbaron këtu. Pas shumë vitesh i pa punë dhe i persekutuar nga ky sekt banditësh, në formularin e përgatitur nga patronazhistja rezulton të jetë aktualisht i pasigurtë në preferencën e tij politike!!!
Lidhur me të dhënat e regjistruara, të njëjtat pasaktësi më konfirmuan më pas dhjetra miq dhe të afërm. Shumë prej tyre, ndonëse emigrantë prej 30 vitesh, nuk rezultonin aspak të tillë në këta formularë. Madje figuronin edhe me preferencë të përcaktuar politike pa mundur të votojnë asnjëherë për shkak të emigracionit.
Episodet e mësipërme i ngjasojnë përrallave alucinante që as një fëmijë tre vjeçar nuk do t´i gëlltiste dot!!!
Pra kjo është mënyra diletante si ata na njohin “NE”, për të cilën mburresh e kërcënon Ti, kryeministri ynë.
Por tashmë na u dha mundësia që edhe “NE” t´i njohim “ATA”!!!
I njohim “ATA” me emër dhe mbiemër, si shpurën tënde që na përgjon. I njohim si shkelës të normave morale të qytetarisë. I njohin si dhunues të ligjit i cili i kriminalizon dhe penalizon ata shërbëtorë me dënime deri në 15 vite burg.
Por Ti kryeministër i perënduar nuk ke ndjeshmëri të tilla. Ata zvarranikë për ty janë thjesht qënie në përdorim, objekte për të mbrojtur pushtetin tënd të pakufizuar. Gëzoje edhe pak ditë!!!