
Ndue BACAJ/
Sapo ke mberritur në majen e malit të Podgores në faqen jug-lindore ,me pamje nga fshati Lopç ,dallohen themele dhe rrenoja muriesh të cilat kanë një siperfaqe të dallueshme rreth 1800 m2. Podgorasit ketë vend edhe sot e therrasin KALAJA.. Po ti pyesesh per ketë Toponim ata të trogojnë se e kanë të trashiguar brez pas brezi, duke menduar se kjo kala u ka sherbyer para qindra (e pse jo mijera) vitesh , banoreve të asaje kohe si qendres Urbane (qytezë), por edhe për qellime ushtarake… Një studiues dhe eksplorues i njohur i vendeve me interesë për arkeologjinë e identifikon kalanë e Podgorës si Pikë kontrolli dhe qytezë, ku ndër të tjera shkruan: “Qyteza shtrihet në një terren të thyer . Në krahun përendimor ruhen gjurmët e dy mureve me trashsi 1.40 m dhe 080 m të puthitur me njeri tjetrin dhe lidhur me llaç gelqereje , ruhen në lartesi 2 m. Gjetjet kryesisht amfora që i perkasin shek.IV mbas Krishtit. Varrezat e kësaj qyteze gjinden në vendin e quajtur “Zalli i Banushit” , ku është zbuluar një varr i punuar me mure me llaç gelqereje dhe me inventar të pasur qelqi , fibula bronxi të shek.IV mbas Krishtit”.1. Afër murieve të rrenuara që tregojnë se kanë qënë në trashesin rreth 1.40 m. , gjinden edhe copa të ndryshme tjegullash , e ndonjë copë enësh prej balte apo qeramike , por mjerisht mjaftë të demtuara.. Kalaja e “Podgores” ende nuk gjindet në listen e e atyre Objekteve të identifikuara qartësisht … Por mendojmë se duhet të jenë në listen e Keshtjellave apo Kalave të ndertuara e rindertuara nga Justiniani ( Shekulli i VI ) , por që ende një pjesë e mirë e tyre është e palokalizuar…2. Ndersa organizimi ushtarak i provincës Prevalit duket qartë pas vitit 395 kur Prevali bëhet province kufitare e perandorisë…
Në fortifikimet e kësaj kohe , permenden perveç fortifikimeve të qytetit të Shkodrës , Pukës , Klementianës (që e permend Prokopi i Çezares)… si edhe fortifikime të vogla të gjurmuara në Podgorë…3. Albanologu i njohur Milan Shuflaj shkruan se : “Qyteti i madh … Dioklea (afer Potgorices sotme ,atëherë qender Ilire..N.B.) u rrenua prej katastrofave natyrore dhe fuqive barbare . Ate e goditi termeti i vitit 518. Qyteti u shkretua rreth shekullit VII. Pjeset e tij te shkaperdredhura i rrembyen keshtjellat e aferta…”.4. Gjurmët e reja arkeologjike në zonat përreth Shkodres deshmojnë per një jetë aktive të popullates rurale. Mund të permendim ketu pikat e fortifikuara si në Podgorë dhe kalanë e Hotit e tjer…5. Duke ditur se varret e mesjetes së hershme gjindeshin në afersi apo pranë mureve të Kalasë , por gjithmonë jashtë saj..6. , me siguri kjo “Kala” apo pikë e fortifikuar ka edhe Varret e veta historike , ndonse të pa eksploruara deri tani. Gjithashtu në ketë Kala duhet të gjinden edhe themelet e objekteve të kultit si Kisha e tjer , por edhe të ndertimeve sociale e shtetrore lokale të kohes , duke perfshire edhe Shkollen e “Zejeve”… Per një shkollë të till mendojmë se bënë “fjalë” Regjistri i Kadastrës të viteve 1416 -1417 (perpiluar nga venedikasit) , ku shkruhet se… një copë vresht prej një shati (rreth 500m2 N.B.), i quajtur Stanovina , e mban shkolla e Podgores…7.
Në një shkollë të tillë zakonisht mesohej shkrim e kendim dhe mesime besimi (katekizmi i kishes..), por ekziston mundësia që ishte edhe (thjeshtë) shkollë ku mesohej teknika e kultivimit të vreshtarisë të Podgorës e rrethinave ,pasi prodhimi i rrushit (Vera) (një e dhjeta) dergohej tek “zoterinjet” venedikas të Kalasë së Shkodres…??? Duke ju referuar dekumenteve te kohes ne kemi aresye të besojmë se një shkollë ishte e ndertuar e funksiononte në Kalanë e Podgorës ,apo në Podgoren si qendër urbane. Ketë e vertetojnë edhe libra e vepra kushtuar atyre kohëve , ku ne po cilësojmë librin e Oliver Jens Schmitt ARBERIA VENEDIKE (1392 – 1479) , që shkruan se pranë çdo qendre urbane kishte nga një shkollë (ose kurs) , me orientim njohjen e gjuhes Venete , dhe mesimin e zejeve dhe teknikave të kultivimit të vreshtave , bleteve , derrave e tjer , per te cilat pushteti i asaj kohe vilte taksat…Gjithshtu nga vellimet e ILIRICUM SACRUM (Iliria e Shenjte) tregohet se pranë çdo Kishe (famulli) kishte nga një shkollë , në të cilen mesohej besimi kristian , por edhe shkrim e kendim…
Si pakë Kala apo keshtjella te tjera Ilire , Kalaja e “Podgores” ishte e “rrethuar”nga disa SHPELLA , toponimet apo emertimet e të cilave i trashigojnë edhe sot banoret e Podgores:
NË PERENDIM TË KALASË:
1.Shpella te rrasa e Bletes.
2. Shpella e Dhënve ( në maje…)
3.Grupi i Nënshpellave (shpella të vogla të grupuara).
4.Shpella e Rexhep Hajdarit , që në fakt është një homonim i vonë ,por që nuk njihet emertim tjeter sot..
NË JUG-LINDJE TË KALASË:
1.Shpella e Bishes.
2. Shpella e Fikut (Edhe sot aty ekziston një fik i madh… ).
3.Shpella e dy Binokëve.
4. Shpella Rrethatoke , ketu shihet edhe një gropë e mbyllur e cila mendohet se ka sherbyer si “pus”apo më saktë krua per të mbushur ujë , por thuhet se ndër shekuj është mbyllur duke hellur lesh bagetish. Kjo është shpella me e afert e kalasë ,ku distanca nuk i kalon 70 metrat linar… Sipas gojdhënave thuajse në të gjitha keto shpella kishte burime uji ,që shekujt e motet na i kanë “fshehur”… 8.
TOPONIMI PODGORA !!
Toponimi apo emri Podgora është shumë i hershem , dhe ka qenë i njohur ,jo vetem në fshatin historik të Podgores , apo në kryeqytetin e vonë të Malit Zi (me prapashtesen “Ica”) Podgorica, por edhe në vende e deri krahina etnike shqiptare, ku per ketë po veçojme emrin e një krahine në rrafshin e Dukagjinit (Kosove) , duke ju referuar studiuesit (sllav) Jevto Dedijer ,i cili në librin e tij “Nova Serbja “1913 (Serbia e Re ), duke shkruar per origjinen shqiptare të Karagjorgjeviçve, ndër të tjera citoj: “…Një nga malet më të larta në krahinen Podgorë në Rrafshin e Dukagjinit është i njohur, sepse banoret e tij tregojnë se prej andej e ka prejardhjen familja e Karagjorgjeviçve , stergjyshi i të cileve ka ikur per aresye se kishte vrarë shumë turq. Varret e ketyre ruhen edhe sot e kesaj dite…”.9. E cituam ketë studiues sepse i perket races sllave , dhe pranon se toponimi Podgorë , është toponim me rrenjë shqiptare …Duke “pergenjeshtruar” ata që sot ketë toponim kerkojnë ta bejnë thjeshtë sllav ,(duke perfituar nga deformimet e shekujve ) … Është me vlera të thuhet se Qeveria mbreterore e Shqiperisë gjatë viteve 1937- 1938 kishte organizuar një komision të përberë nga studiues ,historianë , perkthyes dhe albanolog vendas e te huaj te cilet bënë shqiperimin e shumë Toponimeve qe shekujt u kishin dhënë “kuptim” sllav , grek etjer.. Ketë studim shkencore Keshilli i Ministrave e miraton me vendimin nr.753 date 06 korrik 1938 , ku emri i fshatit Podgore shqiperohet me emerin RRANXE… Ky perkthim nuk kishte per baze perkthimin thjesht nga sllavishtja,por ishte ne pershtatje me pozicionin aktual te fshatit Rranxe Malit…Ne duke dashur të jemi sa me realist ,nuk e mohojme deformimin e toponimeve shqiptare në favor të gjuhes sllave gjatë stuhive pushtuese ,që fillojnë të pakten në shekullin e njëmbedhjetë , e veçanarisht gjatë kohes së Stefan Dushanit ,shekulli i XIV-të. Gjithsesi mendimi jonë është se duke analizuar Toponimin Podgora ,apo Potgora ( se D me T nuk kanë qenë të dallueshme shumë per gegnishten deri vonë..), ne mendojmë se ky toponim është bashkim i dy fjaleve shqipe që njihen edhe sot , si Pot apo Pod që është shkurtim i toponimit Potolog ; që do të thotë vend i shesht , i veçuar në një lartesi ,ose ngjitur me një vend me ndryshim relievi…Ndersa prapashtesa Gore , ka të bëjnë me emrin Gurë ,por me deformim të U-se me O ,gjë që duket se i jep trajta sllave pasi fjala Gor do të thote mal… Ne duke hellur mendimin tonë vijojmë të themi se fshati Podgorë është vertet një Pod apo Podolog që ka mjaft gurë ,ndaj themi se ky ndër shekuj ka marrë toponimin Pod apo Podolog guresh , madje edhe mali ngjitur me fshatin është i “pasur” me gurë të permasave të ndryshme… Natyrisht ne duke mos qenë specialist të mirfilltë të kësaj fushe , nuk pretendojmë se qendron plotesisht ky mendim i joni…
REFERENCAT:
1.Zamir Tafilica , Harta arkeologjike e pellgut të Shkodrës , rev.“Gegnia” e perkohshme kulturore -artistke, – 3 -2017 fq.100-101 , viti i dytë i botimit , Bashkia Shkodër , Biblioteka “Marin Barleti”.
2.Myzafer Korkuti , “Parailiret , Iliret , Arberit “, histori e shkurter fq.58 .
3.Bep Jubani, Monumente arkeologjike në Mbishkodër,, botim në “Monumentet”, nr.1-1989 ,fq.134.
4. Milan Shuflaj ;Serbet e Shqiptaret fq.15.
5.Gëzim Hoxha , Muzeu Historik i Shkodres ,kumtari-6- ,fq.81, 1993.
6. Myzafer Kokurti ,veper e cituar fq.72.
7.Regjistri i Kadastrës të viteve 1416 -1417, (fleta 48/a.
8.Per identifikimin e shpellave dhe toponimet e tyre më ndihmoi mesuesi , intelektuali dhe ish kryetari i komunes Qendër z. Fejzi Luli , banor autokton i Podgorës, gusht 2008.
9.Jevto Dedijer, “Nova Serbja“ (Serbia e Re ),1913.