
Për axhë e nip, Rrustem e Xhavit Hasani, veprimtarë të njohur në Çikago, nga fshati Livadicë e komunës së Podujevës, do të ishte nderim për emërtimin e ndonjë rruge apo të sheshit në këtë qytet të Llapit me emrin e tyre.
Skënder Karaçica
Tek të gjithë popujt ka pasur zhvendosje, mërgim, diasporë, por te ballkanasit ajo ka qenë veçanërisht tronditëse, thoshte shkrimtari Ismail Kadare. Dhe, nuk është e rastit që këngët më të mallëngjyeshme për mërgimin, ato që kanë hyrë në historinë e poezisë si “këngët e kurbetit” janë krijuar prej mërgimtarëve shqiptarë të hapësirës etnike në Ballkan.
Rreth një shekull e gjysëm më parë, për fjalën “diasporë” e cila do të thotë “shpërndarje” poeti arbëresh Jeronim de Rada, pati përdorur në shqip fjalët gjaku i shprishur. Po në ketë udhëtim jete, poeti ynë tregoi se ishte vetë bir i diasporës dhe i dhimbjes kombëtare shqiptare të kohës.
Populli shqiptar dhe pjesa më e dhimbshme e robëruar, e kolonizuar e shtypur deri në shkallë të gjenocidit të Kosovës nga regjimet ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë, mori fund në vitin 1999 dhe, tërë kjo katrahurë u ndal ora e vdekjes kolektzive shqiptare përmes intervenimit të faktorit ndërkombëtar në krye me SHBA dhe të forcës ushtarke të NATO-s.
Vendosja e atdhedashësve shqiptarë në Amerikë ua forcoi bindjet e tyre kombëtare në frymën e konventave të aprovuara në organizatat ndërkombëtare në frymën e të drejtave universale të lirive dhe të drejtave të njeriut, për të vazhduar aktivitetin e ndertuar për afirmimin dhe sensibilizimin e çështjes shqiptare në Ballkan me programin e motit të madh për Kosovën e lirë.
Tërë veprimtaria politike dhe kombëtare për këto vite gati një shekull në Çikago me rrethinë, organizatat e njohura të mërgatës shqiptare: Balli Kombëtar, Komiteti Shqipëria e Lirë, dhe Lidhja Kosovare, ishin në ballë të kërkesës para administratës amerikane në Washington për çështjen e pazhgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan.
Në dritën e këtij aktiviteti kombëtar, në Çikago ishin të njohura zëri i fuqishëm i protestave dhe të demonstratave të mëgatës shqiptare dhe me një zë: Liri dhe Pavarësi për Kosovën! Veprimtaria e mërgatës shqiptare në Amerikë tashmë ka hyrë në analet e historisë më të re dhe në mëynrë faktografike e ka shpalosur orën e madhe të historisë për sakrificën e tyre në mërgim në hapësirën e shtetit të lirë e demokratik të Amerikës.
Në analet e historisë dhe në kronikat e kohës,thuhet se në Çikago ndër vite ishte një organizim i madh kombëtar për Kosovën dhe, në dritën e kësaj pati aktivitet të nduarndurt, ku duhet të përmendim veprimtarinë e grave shqiptaro-amerikane, ato për djelmeninë e luftës (UÇK-n)i hoqën stolitë prej ari nga trupi dhe i vendosën në tovilinë që të bëhen valutë për pushkët e lirisë së Kosovës.
Në Çikago në zërin protestues ishtje thirrja drejtuar administratës amerikane në Washington gjatë viteve të 80-90-ta të shekullit të kaluar për të shpetuar shqiptarët dhe Kosovën nga regjimi i Serbisë pushtuese dhe sidomos nga regjimi antishqiptar e shfarosës i S.Millosheviq dhe aparati i tij ushtarako-policor.
Analet dhe kronikat historike në vegjile të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, na çojnë në demontratat në Çikago, Nju Jork dhe Washington të mërgatës shqiptare në Amerikë, ku në rreshtat e zërit protestues ishin dy burrat e Llapit (axhë e nip)Rrustem dhe Xhavit Hasani nga fshati Livadicë të komunës së Podujevës.Ata në vitin 1980 duke u kthyer nga demontrata e mërgatës shqiptare në Nju Jork,në hyrje të shtetit të Ilinoisit(Çikago),vdiqën në një aksident komunikacioni pa e parë të lirë Kosovën dhe ëndrrën shqiptare shekullore!
Për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, i propozojmë kuvendit të komunës së Padujevës dhe krahinës shqiptare të Llapit, që në nderim të veprimtarisë kombëtare të dy burrave të Llapit, veprimtarë në Çikago, ndonjëra nga rrugët apo sheshet e qytetit të Padujevës të pagëzohet me emrin e dy veprimtarëve llapjanë, Rrustem dhe Xhavit Hasani!