Nga Duro Mustafai/
E kam kujtuar shpesh atë ngjarjen e veçantë që përjetova në qytetin e Shkodrës, afro 4O vjet më parë. Ishte një ngjarje befasuese e, pse të mos e them, edhe e çuditshme për kohën. Se, kur ua përmëndja shokëve, duke kërkuar mendimin në se mund të shkruhej në gazetë për të, merrja një përgjigje kundërthënëse me “Po”, dhe “Jo’ !. Por, “Jo”-ja, ishte si një murë i lartë që s’mund ta kapërxeje.Dhe kam pritur..Me sa duket, edhe për gazetarin vepron instikti i pritshmërisë që shprehet me fjalën e popullit se: “çdo gjë ka kohën e vet”..Prandaj, ngjarja, aq interesante ( e vitit 1972),do të rrinte e fshehur brënda meje për vite të tëra..Por, edhe kjo e ka kufirin e vet, se, sic ka kohë për të heshtur, ka edhe kohë për të folur.Edhe ata “të fjeturit, në një gjumë të rëndë, zgjohen”, kur dikush u vërshëllen”…Ishte një miku im nga Vlora, ai që do më kujtonte fjalët e një filozofi të famshëm, që kur dikush e pyeti : “Pse shkuan”, u përgjigjë shkurt : “Ajo që kam në shpirt e zëmër kërkon të shpërthejë për të dal në dritë, pikërisht për këtë shkruaj”. Kështu ndodhi edhe me mua…..,.
“MILIC I FASHISTËVE”, DËSHMOR I PARTIZANEVE …
Në një ditë nëntori do të gjëndesha me shërbim në Shkodër, në qytetin e kulturës dhe të njerzëve me humor, siç thoshim shpesh për atë qytetin e madh verior të vëndit. Por, ata që vinin nga Tirana, nuk mund të mos ftoheshin nga mikpritsit gazmor, edhe në lokalin me emrin e veçantë „Arra e Madhe“.Ishte koha kur kryetar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit, qe Pjetër Kostën,dhe, shoqëruar edhe nga disa shokë të tij, do të uleshim atë ditë edhe ne, nën hijen e “Arrës së Madhe” për të pirë kafen e mëngjezit. Nuk di por Shkodra më tërhiqte shumë për atmosferën e qetë e gazmore, por ndoshta edhe, për ato barcoletat e shumta që qarkullonin, disa prej tyre edhe me “specin djegës” brënda, sa s’guxoje dot t’ua çoje Tiranës, pa druajtjen e të menduarit mirë. Por Pjetër Kostën, aq të njohur për humorin e tij të këndshëm e barcoletat e mënçura, atij mëngjezi, do ta niste bisedën për çeshtje serioze . që kishin të bënin me mbarvajtjen e punëve, që nuk po ecnin siç duhej. Kur, befas njëri prej bashkëbiseduesve, do ti hapte bisedës një kapitull të ri. Pa pritur, ai do hidhte vështrimin tek unë duke më pyetur :
– Ti je vlonjak ? , Apo jo ?!.. – Po, i thash dhe prita të dëgjoja, se ku do të dilte me pyetjen e tij befasuese…
_-Ju duhet te keni kaluar tek ajo rruga pranë burgut të vjetër ? Pa tjetër që këni kaluar..Ja, asaj rruge do ti vihet emri i një vlonjaku. Eshtë marrë vendim, or mik, që asaj rruge ti vihet emri i nje milici..Kështu, shoku Pjetër? Ndërsa Pjetri, që deri atëhere dëgjonte i heshtur, pohoi duke tundur kokën..
– Emrin e milicit fashist ? Shfaqa haptas habinë time..
– Po ti, mos u çudit, bre burrë, ndërhyri një tjetër bashkëbisedues. Mos u çudit, se milic fashist, ai ka ken në veshje, se me zemër, ka ken atdhetar e trim. Tashmë biseda ish gjallëruar se nisën të flisnin të gjithë..Dhe unë do të harroja pse kisha ardhur në Shkodër.Në vend të mblidhja materialë për punën e shkodranëve, në një prag feste të nëntorit, befas më kishë lindur një temë e re, disi e çuditshme….Milici fashist nga Vlora, në shërbim të partizanëve ?.. Dhe ishte ai njëri prej atyre atdhetarëve të fshehtë, që kujtohej e nderohej si dëshmor duke vendosur edhe emrin e tij në një nga rrugët e qytetit..Pastaj, i pushtuar nga kurreshtja, do të pyesja e do të mësoja për atë që kish ndodhur…
Duhet të ketë qënë një natë shkurti e vitit 1943, kur milici, që shërbente si roje në burgun e Shkodrës, kish çarmatosur disa nga rojet e tjerë, e kish hapur një nga dyertë e burgut. Një pjesë e të burgosurven politikë muarrën arratinë, ndërmjet tyre edhe disa anëtarë të Qarkorit të Partisë së Shkodrës.Po pati edhe njerëz të thjeshtë, burgosur në demostrata antifashiste, ose duke shpërndarë komunikata me thirrjet : “Të gjithë në luftë kundër fashizmit!”-“Poshtë pushtuesit dhe tradhëtarët” Me ta ish bashkuar e larguar edhe milici vlonjat. Ngjarja bëri bujë të madhe, si në Shkodër edhe në Tiranë, duke ngjallur nervozizëm e panik te autoritetet fashiste, që nisën kërkimet, për të gjetur edhe “njeriun e besuar të tyre”, por që nuk kish qënë i tyre, se besën më parë, ua kishte dhënë “të tjerëve”.,atyre që luftonin fashistët edhe në në male, edhe në qytete…..
– Milici quhej Rruhi Musta, për të cilin thuhej se “e njeh tanë Shkodra”…Po çuditrisht, veprën e tij, në ato vitet e para të çlirimit,pak e njihnte vëndlindja e tij,Vlora..
Kisha dëgjuar për familjen Musta, që jetonte në lagjen Topana, dija që ishte familje dëshmori, se Fiqirete Musta,njërat nga vajzat e kësaj shtëpie kish qën partizane, ish vrarë nga fashiste e qe shpallur dëshmore, po nuk e dija që pikërisht ai milici “fashistë” i Shkodrës të ishte edhe ai, djali asaj shtëpie atdhetarësh. Këtë do ta mësoja më vonë, me shumë hollësi për jetën e tij, që përputheshin me ato që kisha dëgjuar në Shkodër. Ruhi Musta, që nga ajo nata e fundit si roje burgu, e kish ndalur vrapin në mal, te partizanët. Natyrisht lidhjet e tij me ilegalët kishin qënë të hershme. Dhe vëndi i tij tashmë mes tyre ishte. Mbesa e tij, Xhevahire Musta, e më pas edhe një njeri i afërtë i familjes, shkrimtari, piktori e përkëthyesi vlonjat, Luan Toto, do më tregonin, se pas hapjes së burgut, Rruhiut ju ngarkua detyra ti bënte atentat një kuestorit fashist italian..Por ndodhi që të zbulohej në një nga rrugicat e Shkodrës. E arestuan dhe e burgosën.Pas kapitullimit të Italisë fashiste, pushtuesit gjermanë i internuan të burgosurit politik të Shkodrës në Kampin e përqëndrimit të Prishtinës. Në kampin prej afo 9OO të burgosurish, 2OO prej tyre ishin nga Shkodra. Këtu, në fillim të vitit 1944, nazistët gjermanë do të ekzekutonin Rruhinë, sëbashku me shumë se 1OO shqiptarë të tjerë. Por Shkodra nuk e harroi veprën e milicit vlonjat. Ajo do ta quante atë , dëshmor të Atdheut dhe në shënjë nderimi e mirënjohje, kish projektuar që ajo rruga që çonte në burgun e vjetër të merrte emrin e tij..Per këtë do të dëgjoja edhe unë atë ditë, kur bisedonim te „Arra e Madhe“.. Kjo ishte historia e „milicit fashist“, vlonjatit Rruhi Musta, për të cilën më folën në të njëjtën mënyrë e me të njëjtat fakte, si në Shkodër, ashtu edhe nga familjarët e të afërmit e tij në Vlorë. Por, një nderim i tillë, për një njeri të veshur me uniformën e fashistit, ishte e veçantë dhe ndoshta e pa pranushme për regjimin e asaj kohe.Megjithatë, Shkodra, e njohur për frymën tolerante e liberale, i kish kapërxyer kornizat e ngurta të pa drejta. Shkodra liridashëse dinte të çmonte atdhetarët dhe gjakun e derdhur për lirinë e vëndit, pavarsisht nga veshja që mbante atdhetari.
…Dhe duhet thënë se gjatë luftës antifashiste, pati edhe zhandarë e milicë të tjerë , ndonëse të paktë në numër që u bënë luftëtarë të lirisë kundër pushtuesve fashistë. Por ndodhte e kundërta, që shumë milicë e xhandarë fashistë për të mos rënë në sy të njësiteve guerile, nga frika nuk e përdornin veshjen e tyre fashiste, ndërsa u sherbenin fashistëve, siç pati edhe bashkëpunëtorë të fashistëve, spiunë e tradhëtarël që u sherbyen pushtuesve edhe si pjesëmarës në administratën fashiste e qeveritë pushtuese italiane e gjermane, ndonse përdornin veshje të zakonshme civile.Ata, në fakt, kishin veshur kostumin e tradhëtisë e shpirtin ua kishin shitur pushtuesve,Prandaj urreheshin nga populli…. Kjo do të mjaftonte për të dëshmuar tradhëtinë e tyre,si bashkëpunëtorë të fashistëve, gjë që nuk diktohej e pasqyrohej vetëm nga veshja. Ja pse më kanë mbetur në mëndje fjalët e atij shkodranit të mënçëm, që, duke i vënë kapakun bisedës sonë, do të thoshte se, „Veshja nuk e tregon shpirtin e mëndjen e njeriut..Janë veprimet ato që tregojnë cili je dhe kujt i shërben“.. “Milici”.vlonjat, Rruhi Musta i kish shërbyer luftës kundër zaptuesit fashistë , kish derdhur edhe gjakun në këtë luftë, prandaj edhe vendi i tij, edhe emri i tij, ishte atje, midis atdhetarëve. Prandaj edhe atdhetarë të tillë, në çdo kohë meritojnë të vlerësohen e nderohen…..