Nga Hajro Çini-M.A. Economics/
Po ti referohesh historisë, që nga koha kur Xhenxhiz Khani formoi kombin rus, drejtuesit rusë, me përjashtim të Pjetrit të Madh dhe pas tij Katerinës së Madhe (që ishte gjermane), pothuaj të gjithë të tjerër kanë treguar një nivel shumë primitiv drejtimi shteti dhe po ashtu edhe nivel shumë të ulët sjellje ndërkomëtare. Kjo ka shkaqet e veta, por qëllimi i këtij shkrimi nuk është analiza e këtyre shkaqeve, por çfarë ka ndodhur realisht nëpër shekuj. Nuk gjendet asnjë rast, kur Rusia nuk i ka shërbyer, pa dinjitet, me statusin e luftëtarit primitiv fuqisë më të madhe perëndimore të kohës (më saktë anglosaksonëve), kur kësaj fuqie i është dashur kjo shërbesë. Natyrisht nuk ka qënë as parimi, as nderi, bile shpesh as edhe vetë interesi i Rusisë, thjesht ka qënë pagesa që ata kanë marrë. Jo rrallë në mënyrë të neveritsheme.
Kur Turqia ishte shtet shumë i fuqishëm dhe modern, Rusia, të paktën në pjesën Europjane ishte gjysmë vasale e saj. Kur Turqisë po i kalonte koha e shkëlqimit, dhe në Europë, Britania e Madhe, pasi kishte bërë e para Revolucionin borgjez dhe kishte hedhur sytë nga Lindja e Mesme, ajo pagoi Rusinë, dhe kjo e fundit luftoi për 20 vjejt kundër Turqisë dhe Britania e Madhe mori Lindjen e Mesme. Kur Napoleoni mbyti revolucionin e përgjakshëm francez, dhe nuk lejoi Britaninë e Madhe të kontrollonte Francën, por përkundrazi, ju kthye asaj me një bllokadë kontinentale, Britania e Madhe i kërkoi shërbimin e radhës Rusisë. Por cari ja kishte frikën Napoleonit dhe nuk kërceu. Britania Madhe bleu të birin e carit, që pasi vrau të atin me ndihmën e agjentëve anglezë, mori pushtetin dhe ju bind diktatit të Zotit të radhës. Rusia luftoi për 20 vjet, dhe shpesh u disktretitua në fushën e betejës nga Napoleoni. Por këto luftëra e lodhën shumë Francën dhe në një betejë përfundimtare me Anglinë në Waterloo, ku kjo e fundit pothuajse e humbi luftën dhe po të mos kishte qënë për mareshalin Prusian Blyher do të ikte me bisht ndërshalë nga fusha e betejës, siç i kishte bërë Napoleoni të gjitha fuqitë europjane. Pagesa që Anglia i pagoi Rusisë gjatë epokës napoloeniane ishte kaq e rëndë, sa Kryeministrit anflez William Pitt, (I riu) ju desh 40 vjet të lante borxhet.
Vetëm në kohën e Bismarkut, që me një dorë të hekurt i kontrolloi të gjitha fuqitë kontinentale europjane, Rusia nuk pati shans të fitonte këstin e vrasësit me pagesë, sepse kançelari i hekurt ja kishte prerë të gjitha shtigjet.
Erdhi lufta e parë botërore. Rusia ju shtrua përsëri fatit si shërbyese e bindur e anglosaksonëve, por edhe në këtë rast Gjermania ja doli mbanë nëpërmjet agjentit të rekrutuar të spiunazhit të saj, Leninit, të cilin e hodhi në Rusi të krijonte trubullira. Ai duke përfituar nga injoranca dhe primitivizmi i llumit rus, arriti të marrë pushtetin dhe të dalë nga lufta duke firmosur paqen e Brest Litovskit, në kushtet më të rënda për Rusinë.
Por fati i buzëqeshi përsëri pak vite më vonë, kur po ashtu si edhe me Francën, Rusia ishte në fillim në krah të Gjermanisë. Anglosaksonët, si mjeshtra të vërtetë të rusëve, e gjetën të çarën, dhe e kthyen Rusinë në anën e tyre. Rusët luftuan dhe me ndihmën e Anglisë fituan edhe gjysmën e Europës. Kur anglosaksonët nuk kishin më ndonjë fuqi që ti konkuronte, dhe që të ishin gjithnjë të freskët, sepse pa një kundërshtar edhe ata përgjumen, e kthyen Rusinë (tashmë BRSS) në armik të ftohtë dhe e mbajtën në këtë status deri sa e gjunjëzuan totalisht, dhe kur situate ndërkombëtare po ri konfigurohej.
Tani edhe në marëdheniet Anglosaksonë – Rusë ka moment që ngjajnë si dy pika uji. Kur Amerika ishte e angazhuar në Vietnam, BRSS fitoi një farë gjallërie, dhe sapo në Amerikë u bë president një njeri i ndershëm, i urtë dhe mjaft paqësor (Jimi Karter) BRSS shkëputi frerin dhe u hodh në mësymje jashtë zonës që anglosaksonët i kishin lejur. Shkuan dhe pushtuan pa asnjë provokim Afganistanin. Edhe atë e pushtuan me një efiçensë dhe efikasitet të frikshëm. Brënda 48 orëve. Ky akt e shkundi Amerikën dhe populli paqedashës amerikan ju kundërpërgjigj me një president shqiponjë. Të madhin Ronald Reagan, i cili shpalosi të gjithë pathosin e tij për lirinë e njerëzve dhe të gjithë energjinë e tij për të shkatërruar perandorinë e djallit. Brënda 12 vjetësh BRSS u tkurr në një Rusi të zvogluar, të shkatërruar ekonomikisht, moralisht dhe në çdo pikëpamje tjetër.
Pas disa luftërash jo shumë të suksesshme në Afganistan dhe Irak, dhe pasi në krye të USA erdhi një demokrat tjetër paqësor, i urtë dhe paqedashës (Presidenti Obama), si në vitet 70, Rusia tregoi se nuk kishte nxënë asnjë lloj mësimi nga historia. Pa asnjë pikë llogjike pushtoi me të njëjtin intensitet si dikur Afganistanin, Krimenë.
Krimeja
Rusia në Krime kishte arritur më të mirën e mundhshme me marrëveshje ndërkombëtare të garantuara nga USA dhe Anglia. Nuk i duhej asgjë më tepër. Ajo marrëveshje kishte çarmatosur nga armatimi bërthamor Ukrainën, i kishte dhënë të drejta të garantuara bazës së rëndësishme te Sevanstopilolit etj. Krimeja është një nga zonat më të varfëra të asaj pjesë të botës. Kievi harxhonte 1 miliard euro në vit, që të rriste nivelin e jetesës nga mjerimi në varfëri atje. Këtë barrë financiare e mori përsipër, krejt pa mend, Rusia tani. Dhe jo vetëm kaq. Agresioni rus zgjoi përsëri botën për primitivizmin, mungesën totale të civilizimit të udhëheqësve rusë. Ajo zgjoi Europën, që kishte rënë në gjumë letargjik deri në mosmirënjohje të plotë kundrejt USA, kërcënimi ushtarak i të cilës kishte mbajtur nën kontroll edhe BRSS-në. Ai akt zgjoi përfundimisht edhe USA, dhe unë jam i bindur se populli amerikan do ti kundërpërgjigjet me një Reagan të ri, me një shiponjë republikan. Brenda 8-12 vjetësh bota do të shohë përsëri, pas një kuazi lufte të ftohtë, një Rusi të nëpërkëmbur. Ajo do të lëshojë edhe ato pjesë në Çeçeni apo ish republika që ajo ka ndërhyrë brutalisht me pretendime alla-Milosheviçiane. Thënë shkurt, Putin ka korrur një fitore si të Pirros sonë në portat e Romës. Por ndryshe nga Pirro, kjo e Putinit nuk ka pikën e dinjitetit.
Rusofilizmi si një tregues sinjifikativ i nivelit të ulët të ndërgjegjes kombëtare të shqipfolësve të majtë.
Ngjarjet në Krime nxorrën nëpër rrjetet sociale edhe një dukuri të venitur prej kohësh në Shqipëri. Rusofilinë. Kjo ndjenjë nuk ka eksiztuar asnjëherë midis shqiptarëve deri në fillim të shekullit XX, kur policia sekrete ruse e Xherxhinskit, kishte filluar të rekrutonte disa kokrra. Ndër të parët Ali Kelmendin, të cilin e sollën të përhapte idetë e komunizmit internacionalist (në thelb rusofilinë). Ky aktivitet u rrit dukshëm gjatë viteve 1941-1944 për të arritur kulmin në periudhën 1948-1959, kur një pjesë e konsiderueshme e llumit shqiptar, të inkuadruar në Partinë Komuniste, shkuan të “shkolloheshin” nëpër akademitë e spiunazhit rus. Edhe pse pas prishjes me Hrushovin, diktatori shqiptar, vrau dhe burgosi shumë rusofilë, jo për patriotizëm, por për sigurinë e tij personale, edhe nëpër burgje, rusofilët vazhduan të jenë të tillë, dhe besnikërinë kryesore ata edhe sot ja kanë Rusisë, edhe pse jo rusë. Ndoshta të vetmit jo rusë, kaq rusofilë. Duke ju referuar historisë së trishtë që Rusia ka qënë një nga armiqtë shekullor të shqiptarisë, mua më duket se rusofilët shqipfolës janë ose totalisht injorantë dhe nuk shohin përtej “legjendave” që ju kanë treguar prindërit e tyre mëndje ndryshkur, ose nuk kanë pikën e patriotizmit apo të ndërgjegjes kombëtare. Nuk ka se si shpjegohet ndryshe.
Sodoqoftë, kombi shqiptar është pozicionuar tashmë në një zonë shumë komode gjeopolitike. Një luftë e re e ftohtë, nuk mund ti bëjë atij ato dëme që ju bënë nga 1941 e deri më 1999, përkundrazi. Dhe për këtë meritën më të plotë e kanë dy burrat e shquar të Shtetit Shqiptar, Dr. Sali Berisha dhe Dr. Ibrahim Rrugova. Brezat e mevonshëm do ja njohin shumë më shumë këto vlera të aktivitetit të tyre, se sa i njihen sot.