Veprimtari i çështjes kombëtare në mërgatën e Amerikës, historiani Gjon Frani Ivezaj dhuroi 500 usd për Federatën Pan-Shqiptare Vatra. Gjoni ka studiuar në Universitetin e Shkupit në degën Filozofi-Histori. Jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej vitit 1983. Është autor i 10 librave me karakter historik, etnografik e kulturor. Ai është “Ambasador i Paqes” dhe hulumtues i vlerësuar nga qendrat kërkimore shkencore në Shqipëri e Maqedoni. Z.Ivezaj çmoi dhe vlerësoi lart punën historike e patriotike dhe ftoi bashkatdhetarët shqiptarë që ta mbështesin Federatën Vatra e gazetën Dielli si institucione patriotike me kontribut historik për çështjen shqiptare dhe komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.