
Dr. Ermira ALIJA
QSA, Universiteti “Luigj Gurakuqi”
Shkodër, më 28 Nëntor 2025/
Ky studim është një homazh e nderim për të gjithë ato që kontribuan për të bërë Shqipërinë dhe shqiptarët. Një rol të madh e të padiskutueshëm këtu ka luajtur shtypi, i cili në periudhën e ngjarjeve me intensitet të madh politik ekzistencial për Shqipërinë dhe shqiptarët, u bë një mjet i fuqishëm propogandistik jo vetëm për edukimin kombëtar dhe shpirtëror për çdo shqiptar brenda e jashtë Shqipërisë, por edhe për formësimin e identitetit kolektiv.
Ne kemi mbledhur në një tabelë të dhëna nga gazetat e revistat kryesore që kanë qarkulluar nga fillimi deri në vitet 1920 në Shqipëri e jashtë saj, bashkë me përgjegjësit e botimit, për të parë në një mënyrë sintetike udhëheqjen dhe organizimin e periodikëve në shqip gjatë kësaj periudhe.
Tabela me një pamje të përgjithshme të gazetave e revistave me karakter kulturor që nga fillimi i periodikëve shqip e deri në vitin 1920 në Shqipëri e jashtë saj
Nr | Titulli e lloji i periodikut | Përgj. i botimit | Vitet e vendi botimit | Titulli e lloji i periodikut | Përgj. i botimit | Vitet e vendibotimit |
| 1 | AGIMI… revistë e përtremuajshme, letrare, shoqërore, politike, pedagogjike, satirike,Shkodër, Organ i shoq. ”Vllazënija” në shqip. | Dr. Kristo Floqi,Karl Gurakuqi | Shkodër19191920 | ADRIATIKUGazetë me program kritikënë gjuhën shqipe | Drejtues: Josif PaniPërgj bot Fan Noli | Amerikë1918 |
| 2 | ALBANIA gazetëe përjavshme, kombëtare dhe politike, shoqërore e letrare në shqip, anglisht e frëngjisht. Organ i Partisë Kombëtare dhe Politike. | Dr.A.G. Nache, D.Bala etj | Worchester 191819191920 | ALBANIA… revistëe përmuajshme e ilustruar letrare, kulturale, arkeologjike, ekonomike, historike,artistike etj., në italisht, | A.R.Caffa-Relli Reggio-1919-1921 | Calabria 1920 |
| 3 | ALBANIA (ESTRATTO DA “LA NAZIONE ALBANESE”) revistë e përdyjavshme, politike,kulturale, letrare, në ital. e pak shqip | 1897-1924 | Roma19191920 | ATDHEUDel dy here ne muaj. Gazetë politike, shoqerore, kulturore, letrare, folkloristike etj. Nga 1914 nr. 37 « Organ kombëtar » me qendër në Durrës | Drejtor Ioan N. Mihail- LehovaKonstancë(Rumani) | Bukuresht 191219131914 |
| 4 | ANNUARIO (1917-1918) Vjetar kalendarE përvjetshme, kulturore, gjuhësore, historike, ekonomike,ngjarje, lajme. | Botuar nga Instituti Oriental i Napolit, në italisht, 1918 | Napoli1918 | BASHKIMI I KOMBITe përjavshme Botohet prej shoqerisë Botonjese Literare Manastir | Drejtor; A. Fehim Zavalani; Gjuke Dukagjini (Salih Gjuka) | Manastir 1910 |
| 5 | BESA SHQYPTAREGazetë e përdyditshme politike, shoqërore, kulturale, letrare, ekonomike, lajme të kohës etj., në shqip, gjermanisht e italisht, 1913-1921(Prej 1918 eshte dy here ne javë) Pas 1915 botohet si ZANI I SHKODERS. Pas ’16 serish si BESA SHQIPTARE. | Dr.Ndoc Nikaj,Qasim Përdoda,Tomë Pistulli | Shkodër 191314, 15 1916, 191819, 20 | BIBLIOTEKA “ZËRI I SHQIPËRISË”Revistë e përmuajshme, politike, shoq, kulturale, letrare, lajme të kohës etj., në shqip, frëngjisht e anglisht | Dr. Th. Gërmenji Red.Kristo A.Dako | Sofie 1915, 1916 |
| 6 | CORRIERE DELLE PUGLIEgazetë Italisht e vetem nje faqe shqip | Redaktor i shqipes Sotir Gjika, | Bari 191415, 16 | Yll’ i mëngjesit=The morning starRevistë e përdyjavjshme me ilustrime, pol, letr, shoqër, pedagogjike, hist, gjuhës, letr etj., në shqip e angl | Publ. Paraskevi D. Kyrias | Boston1917-1920 |
| 7 | DIALËRIArevistë vjetore, letrare, shoqërore,Kulturale etj., me ilustrime, organ i Shoqërisë së studentëve Shqiptar, në shqip,1920-1929 e përjavshme(të shtunave), politike, shoqërore, letrare, kulturale, pedagogjike, ekonomike, lajme e kronika të kohës etj., | Kr.red. Nush Bushati,Gj.Basha, M. Zallari, Gj. Pekmezi, H. Ceka, S. Luarasi, F. Wallisch | Wien1920 | DIELLI[Nr. 2302 (1921) e 2370 (1922) kanë shën.Botim i BostonDetoit Mich.pos. për Evropën]organ i Federatës Panshqiptare t’Amerikës “Vatra”,1909-1939…-…1972Kulturore | Dr. Fan Noli,Faik. Konica, Kristo Floqi, Kristo Dako,Bahri Omari,etj. në shqip e anglisht, | Boston 191019111912191519191920 |
| 8 | DILLI E perjavshme. | Shkodër Mehmet Pardo | 19101911 | DIELLI E FLAMURI… gazetë1910-1911 | (shih te Dielli…), | Boston 19101911 |
| 9 | DITURIARevistë e përmujshme me ilustrime kulturale, letrare, shkencore, në shqip (bot. i 1909 me alf.e Stambollit),1909,1916, 1926-1929, | Dr.Lumo Skendo,Carshi Bashi,Myshir Sokak,Rafail Anastas | Selanik, BucurestTiranë1910-1920 | DRITA… gazetëdy herë në javë,politike, shoqërore,kombëtare, literare, në shqip, 1911-1912 | Dr. Mustafa. HilmiLeskoviku, Ali Panariti E.N.Elbasanasi | Manastir 19111912 |
| 10 | E DREJTAGazetë e perjavshme, politike e sociale. | Dr. Leonidha Naçi | Korfuz19111912 | DRITAGazetë kombëtare, në shqip. | Dr. Veli Hashorva | Gjirokastër 1920-1924 |
| 11 | *ELÇIJA E ZEMRËS S’JEZU KRISHTIT… , revistë1891-1913Nga 1914, 1915 dhe 1916 është ”PËRPARIMI”,Pastaj del me emrin:.”LAJMTARI I ZEMERS T’JEZU KRISHTITe përmujshme fetare e klerit katolik, letr, kult, prej Kolegjit t’Jezuitve,…në shqip me alf.e autorëve të veriut, alf.italian e alf.latin E perkohshme. Mujore e klerit Katolik. Drejtimi në shtypshkroje te Zojes së Paperlyer- Shkoder 1891 | Dr. P.J. Jungg,P. D. Pasi,P. Fr. Gjenoviçi,P. E. Serreqi,P. Sh. Zadrima,P. A.Busetti,P. A.Xanoni Botohet prej kolegjit te jeuzitëve në Shkodër. | Shkodër 19101911191219131914191519161917191819191920 | FIALA E T’IN ZOTI revistë e përjavshme fetare e ritit grek nga Hora e t’Arbëreshevet Dr. Ndon Masi, Bot. Paolo Schiro | në shqip, 1912-1915 | Palermo 191319141915 |
| 12 | FLAMUR’I SHQIPËRISËGazetë pol. e shoq. në shqip e rumanisht Tri herë në muaj | Alexandru Çerava | Rumani Constana19151916 | GAZETA E KORÇESGazetë kombetare politike e ekonomike, kulturale, letrare, sportive. Tre herë në javë. | Arhimidhi Vangjeli | Korçë 1916- 1920 |
| 13 | GRUAJA SHQIPTARERevistë e përmuajshme pedag, Shoq etj., organ i Komitetit “Gruaja shqiptare” | Dr.Marka Pllana | Shkodër në shqip 1920-21 | GREETHIFletore satirike | Shkodër 1914 | |
| 14 | HYLLI I DRITËS…Revistë e përmujshme fetare, filozofike, juridike, letrare, kulturale, shoqërore, gjuhësore,folklorike, lajme të kohës etj., në shqip e pak italisht, frëngjisht, gjermanisht, lat. organ i Kuvendit t’Fretenve, në shqip, | Dr. Gjergj Fishta, Kolë Topalli, Gjon Shllaku, Benedikt Dema, A. Harapi, V. Prenushi | Shkodër1913-1914,1921-1924,1930-1944 | HANA | Mudir e Muhair (drejtor e redaktor)Mehmet Hidajet (Pardo)- Scodra | Shkodër19111912 |
| 15 | ILLYRIArevistë E përkohshme politike e literare Dy herë në muaj.Anglisht frëngjisht dhe shqip | Botonjes dhe drejtorKost.Chekrezi | USA 1916 | KORÇAGazetë e përjavshme politike, literare dhe tregetareShtypur në shtypshkronjen e Korçes | Drejtonjes; Sami Bej PojaniKryeshkronjes; Lytfi be Zavalani | Korçë 1910 |
| 16 | KALENDAAR I PJESSHËMme diftime e msime gjithfarësh,në shqip, 1910 | Shtyp.”Nikaj” | Shkodër1910 | KALENDARI e Vreemet mbi funkcione qi bahen n’ kishe t’ Shoqnis Jezu per vieten 1911. Kalendar liturgjik kishtar, që flet për festat fetare.() | ArqipeshviaShkodërShtypshkroja e Zojes Paperlyeme | Shkodër19101911 |
| 17 | KALENDARI I SHOQËRISË “DIJA”…e përvjetshme, kalendar fetar të tri besimeve, lëndë kulturore,Letrare, shoqërore, kronika etj., në shqip | Kalendar 55 | WienSofieManastir1906-1908, 1910 | KALENDARI I VATRËS I MOTIT | Federata pan shqiptare “Vatra” e Amerikes | AmerikeBoston 1918 |
| 18 | KALENDARI KOMBIARE përvjetshme, kalendar fetar, lëndë kulturore, letrare, enciklopedike, shoqërore, kronika etj., në shqip (deri më 1916 me alf. e Stambolit),1897-1916, 1926, 1928 Diterrefenjesi Shtypur prej shoq “Dëshirë”, ne shtypshkronje Mbrothesia”Për vitet 1909-1910 drejtimi: Bulevard Dondukof; Carshi Bashi Myshir Sokak- Selanik/ Nga viti 1911-1916 Sofje. Nga 1901 titullohet “Kalendari Kombiar.” | Dr. Lumo Skendo | SofieSelanik Tiranë 1910-1915 19261928 | KALENDARI “KORÇA”e përvjetshme, kalendar fetar të besimit ortodoks, lëndë kulturore, letrare, shoqërore, kronika etj., në shqip (me alf. e Stambolit),1909-1933 | Dr.M.S.Xoxe, Jani Kremo, Dhori Koti | Korçë, KonstancëManastir191011, 1213, 1415, 1617, 1819, 20 |
19 | KALENDARI I VJETËS (VEPRA PIJORE)E përvjetshme, kalendar fetar, lëndë kulturore, letrare, kuriozitete, historike, kronika etj., | Botim i klerit katolik të Shkodrës, në shqip, Shtypshkronja e Zojes se Paperlyer | 191213, 1415, 1617, 1819, 20 Shkodër | KALENDARI “SHQYPJA”E përvjetshme, kalendar fetar, lëndë kulturore, letrare, historike,kronika etj., në shqip, 1915 | ShkodërShtypshk. “Nikaj” | Shkodër 1915 |
| 20 | KALENDARI PORADECII pervitshem.Kalendar i festave fetare ortodokse. | Mihal V. Belkameni | Pogradec?19191920 | KALENDARI I SOKNISËṠ “DIJA” Nga 1908 shtypur në “Mbrothësia“ e Kristo Luarasit, Sofia Bullgari Me 1910 në Manastir | Nga nr. 2 është e radhuar prej Sakolit (pseud. i Hilë Mosit) | Wien 1910 |
| 21 | KOHA Gazetë e përjavshme politike, kulturale, shoqërore, letrare, ekonomike, kronika e lajme,etj., në shqip, frëngjisht e anglisht, 1911-1926 | Dr. Mihal e KoçoGrameno | Korçë191112, 1314, 1516, 1718, 191920 | KOHA Gazetë e perjavshme. Kujdeson punet Komtare e t’ DituniisBASHKIMI (në vazhdim)e përdyjavshme, pol, shoq, kult, letr, ek, lajme të kohës | D. Ndoc Nikaj | Shkodërnë shqip e turqisht,1910-1911 |
| 22 | KOHA E REGazete e përdyditshme, politike, shoqërore, në shqip e frëngjisht 1919, 1925 | Dr. Nikoll Ivanaj | Shkodër1919 | KOMBIGazetë pro Patriis Laribus, politike, kulturale, shoqërore, në shqip | Dr. Sali Nivica | 1919Shkodër |
| 23 | KOPËSHTI LETRARRevistë e përmujshme kulturale, gjuhësore, folklortistike, letrare, pedagogjike, në shqip, 1918-1919 | Dr. A. Xhuvani | Elbasan19181919 | KUVENDI…Gazetë vazhdim i Corriere delle Puglie… e përjavshme, politike, shoqërore, letrare, kulturale, gjuhësore etj. | Dr. Sotir Gjika,ErnestoFratoni Shqip e italisht | Roma191819191920 |
| 24 | LAJMETARIGazetë Politike shoqerore, letrare, kulturore. | Kristo Luarasi | Sofje, Bullgari19111912 | LAJMET E KOMISIS LETRARE SHQIPEgazetë e përkohshme gjuhësore, botim i “Komisis Letrare Shqipe” | në shqip | Shkodër 1918 |
| 25 | LIDHJA ORTHODOKSEGazetë e përdyjavshme politike, fetare, letrare në shqip e greqisht, | Dr.Mihal Grameno | Korçë 1909-1910 | Lirijagazetë e përjavshme, pol, shoq, kult, letrare, kronika etj., në shqip, 1908-1910 | Dr.Lumo Skendo=Midhat FrashëriDoktor Shaban | Selanik |
| 26 | LIBERI I PERVJETSHEM SHQIPTARIPër festat fetare, lende kult, shkenc, letr. e shoq Vjetar shqip e turqisht | Shkronjesi; Hil Mosi | Stamboll1911 | MBROJTJA SHQIPETAREE përjavshme, politike, shoq, ekonomike e letrare. në gjuhën shqipe dhe pjesërisht anglisht | Botohet prej Shoqëria Mprotja Shqipetare | USA1916 |
| 27 | LAHUT E MALSISNjë herë në muaj | Hristo D. Qirias | 1910Manastir | Liri e ShqipërisëGazetë e përdhjetëditshme politike, shoqërore, kulturale, letrare, kronika etj., në shqip, | Dr.Kristo Luarasi | Sofia1911-1915 |
| 28 | LUFTETARI I DREJTESISERevistë politike e shoq. | H.Lumi | Boston1917 | OPINGArevistë e përkohshme politike e letrare, në shqip e frëngjisht, 1919-1920 | Dr.Nikolla Lako, M. Guillot | Bologna19191920 |
| 29 | RASSEGNA ITALO –ALBANESE (Rrjeshtime Italo-Shqiptare)politike, kulturale, historike, gjuhesore, lajme. E përkohshme mujore Italisht e pjeserisht shqip e frengjisht | Rosolino Petrota | periodik Palermo19191920 | MBROJTJA KOMBËTARE… gazetë e përjavshme, politike, shoqërore, letrare, lajme të kohës etj., shqip | Dr. Dom Mark Vasa, Qazim Kokoshi | Vlorë 1920-1923 |
| 30 | NAZIONE(LA) ALBANESE=KOMBI SHQIPTARRevistë e përdyjavshme, pol, kult, letr. Në italisht e pak shqip. | Dr. Anselmo Lorecchio,Eugenio Calio | Catanza-ro1897-1924 | LA RIVISTA DEI BALCANIRevistë e perdyjavshme me politike histori, gjeografi tregtare, finance, bujqesi, art, doke e zakone. | Drejtor Terenc ToçiKryredaktor ; Françesk Argondica | Romë19121913 italisht e pjeserisht shqip. |
| 31 | PËRLINDJA E SHQIPËNIËSgazetë e përdyditshme politike, shoqërore, lajme të kohës etj., në shqip | Dr. D. Berati | Vlorë19131914 | PERLINDJA Nje here/javë.Gazetë pol e shoq në gj shqipe | Iraklin N. Trajan | USA1917 |
| 32 | Vëllazënija Gazetë e përjavshme me ilustrime, pol, kult, shoqër, organ i shoqërisë “Dija” në shqip. | Red. Leo Freu ndlichm | Wien | E vërteta=The ThruthGazetë e përjavshme pol, letr, shoqër, lajme e kronika të kohës në shqip. | Dr. Vangjel Lasku | Saint-Luis1920-1923 |
| 33 | PËRPARIMI… revistëe përmujshme e ilustruar politike, shoqërore, letrare, kulturale etj., Në italisht pjesërisht në shqip e frëngjisht | Dr. Vangjel D.Nasse,Zenel H.Dizdari | New Yorknë shqip 191617, 1819, 20 | RASSEGNA ITALO-ALBANESE = SHQYRTIME ITALO-SHQIPTARE Revistë e përmujshme politike, gjuhësore, historike, kulturale, lajme etj., | Dr.Përgj.RosalinoPetrotta | Palermo 1919-1921 |
| 34 | POPULLIGazetë e përjavshme politike, shoqërore, kulturale, ekonomike, lajme të kohës etj., në shqip e frëngjisht, | Dr.Mustafa Qulli,Kryered.Seit Qemal | Vlorë- Shkodër19141915 | POPULLI…Pro Patris LaribusGazetë politike e shoqerore në shqip dhe frëngjisht. pesë herë në muaj. | Salih NivitezaGerant Malik Bey BushatiBedri Pejan | Shkodër19191920 |
| 35 | PERLINDJA E SHQIPËNIËSGazetë politike e shoqerore. Në gjuhen shqipe2 herë në javë | D. Beratti | Vlorë19131914 | POSTA E SHQIPËNIESGazetë e përdyditshme politike, kulturale shoqërore, lajme të kohës etj., | Dr. Gjergj Fishta shqip e gjermanisht, | Shkodër191619171918 |
| 36 | RIVISTA DEI BALCANI (LA) … revistë politike e shoqërore, historike, kulturale, letrare, gjeografike, art, doke e zakone, ekonomike, financiare, E përdyjavshme me ilustrimenë italisht e pjesërisht në shqip,, | Dr.e Përgj.Terenc Toçi,Red. F.Argondizza | Roma1912-1913 | SHQIPËTARI…LIBERI I PERVJETSHEMkalendar fetar pol, shoq, kult, letr, kuriozitete etj., botuar prej zyrës së fletës“Shqipëtari”, | E përvitshme, në shqip me alf. e Stambollit e turqisht, 1909-1911 | Kostandi-nopojëStamboll19101911 |
| 37 | RRUFEJA… (Qyr me kujdes dëmet prej të huajvet) … e përjavshme, pol, shoq, ek, etj., në shqip | Dr. H. Jusuf Banka,J.R.Vruho | Kairo19091910 | SHQIPËRI E RE = NUOVA (La) ALBANIA Gazetë e përjavshme, politike, letrare, satirike, kult, shoq, ek, sportive, lajme etj.,Shqip e frëngjisht e rumanisht,1919-1935… | Red.I. Qafëzezi,Dr. Pron. Mihal XoxeRed.Dr. GjergjBubani (Mandi Kardo) | Bucurest-Constan-ta1920 |
| 38 | SHQYPNIA E REGazetë politike, letrare, shoqerore, kulturale, lajme te kohes etj. | Drejtor H. MosiKryshkrojes R. Siliqi Arketar: Karlo Suma | Shkodër191319142 / javëne shqip | (ALBANSKI OREL) SHQIPONJA E SHQIPENIS= … gazetë e përdyjavshme, politike, shoq, kult, letrare… | Dr.Josif Jovan Bageri shqip e pjesërisht në bullgarisht | Sofia19101911 |
| 39 | SHKUMBI E përjavshme | Kasim FrasheriHiqmet Salih | Stamboll 19111912 | SHQIPËTARI … gazetë e përjavshme, pol, shoq, kult, lajme etj., Në shqip me alf.e Stambollit, frëngjisht e turqisht | Dr. Dervish Hima Kryered. Hil Mosi | Kostandi-nopojëStamboll1909-1911 |
| 40 | SHKEPTIMA gazetë e përjavshme | E. ToptaniAleksander Xhuvani | Kajro19101911 | SHKUPIGazetë e përjavshme.Pruen intereset e kombit. Nuk tregohet se çfarë lloj gazete është. | Drejtimi i gazetes amanet prej nje tufe shqiptare. | Uskub(Shkup)19111912 |
| 41 | SHKODRANjë herë në javëGazetë politike e shoqërore. | Drejtor Riza Dani | Shkodër1915 | SHQIPERIA ( ALBANIARevistë në shqip | Shoqëria fetare muhamedane shqiptare | USA 1918 |
| 42 | TARABOSHIGazetë inform, pol, kultur, shoq, letr, ekon, lajme të kohës etj., në shqip e italisht, e përditshme dhe e përmuajshme | Dr. Terenc Toçi | Shkodër19131914 | TOMORRI… gazetë e përkohshme politike, letrare, në shqip me dy alf.e Manastirit, 1910 | Dr. e pronarLef Nosi | Elbasan1910 |
| 43 | TRUMBETA E KRUJËS = THE TRUMPET OF CROYA Gazetë politike, letrare, shoqërore, e përdyjavshme në shqip e anglisht | Dr. e pronarFaik Konica | 1911Saint-Louis | TRUMBETA E KRUJËSGazetë politike | Faik KonicaLeonidha Naçi | Durrës 19131914 |
| 44 | THE ALBANIA ERARevistë politike, shoqërore, historike letrare. Shqip dhe anglisht | John AdamsAnastas Pandele | USA1915 1916 | ZANARevistë; Dy here/ muajE përkohshme vetem letrare, shqip. Me ilustrime kulturore, shoqërore. | Drejtor Lulo Malësori (Milo Duçi) | Durrës 1914 |
| 45 | THE ADRIATIC REVIEWRevistë e përmuajshme kulturale, shoqerore, politike e letrare | Fan Noli Anglisht e pjeserisht në shqip | Boston19181919 | KUVENDI … vazhdim i Corriere delle Puglie… Gazetë, e përjavshme pol, shoq, letr, kult, gjuhës…Në shqip e ital | Sotir GjikaErnesto Fratoni | Romë1918-1920 |
| 46 | USHTIMA I KRUJËS=L’ECHO DE CROYA… gazetë e përjavshmepolitike, letrare, shoqërore. në shqip e frëngjisht | Përgj. Asllan Kruja, Leonidha Naçi, Dr. Josif Bageri | 19131914BariDurrës | VËLLAZËNIJA… gazetëme ilustrime politike, kulturale, shoqërore, 1916-1918E përjavshme organ i shoq. ”Dija”, në shqip | Red.LeoFreundlich | Wien191619171918 |
| 47 | VËRTETA(E) =THE THRUTH Gazetë e përjavshme, politike, letrare, shoqërore, lajme e kronika të kohës etj., në shqip, 1920-1923 | Dr. Vangjel Lasku | 1920Saint- Louis | E VERTETAgazetë Politike fetare e letrare. E perjavshme shqip- greq. | DrejtorLeon M. Frasheri | Stamboll1911 |
| 48 | VULLNETARIGazetë popullore, politike dhe satirike Organ kombëtar. Del dy herë në muaj. | Kole P. Rodhe | Washington 1916-17 | VIOSAgazetë komb, popullore, literare, satirike Dy herë në muaj. Në gjuhën shqipe. | Red. V. Hashorva | New York1916 |
| 49 | Xgjimi… revistë e përmujshme me ilustrime politike, shoqërore | Dr. Dhori KottiShkronjës Mihal S. Xoxe | Korçënë shqip,1913-1914 | ZGJIM’ I SHQIPERISEDel një herë në javë Frengjisht e shqipE permuajshme Per te mbrojtur te drejtat e kombit dhe arsimin | Drejtor Nikolla NaçiHamza TetazatiFehmi Tepelena | Janinë19101911 |
| 50 | YLL’I MËNGJESIT=THE MORNING STARRevistë e përdyjavshmeme ilustrime politike, letrare, shoqërore, pedagogjike, historike, gjuhësore, letrare etj. | Publ.Paraskevi D. Kyrias në shqip e anglisht | Boston1917191819191920 | ZANI I RIGazetë e përjavshme politike, shoqërore, lajme të kohës etj., në shqip, 1920 | Dr. Osman Myderrizi | Tiranë1920 |
| 51 | ZANI I SHKODRËSGazetë e përdyditshme politike, shoqërore, lajme të kohës etj., shqip e pjesër serb e italisht. | Dr.Ndoc Nikaj | Shkodër19151916 | ZËR’I POPULLITGazetë e perjavshme, komb, politike letrare shqip dhe pjeserisht dhe anglisht | Drejtor; Kristo Floqi | New York 19121913 |
| 52 | ZÂNI I SHNA NDOUT…Revistë fetare e kulturale, letrare e historike, organ Kuvendit t’Fretenve, në shqip 1913-1944 | Dr. Zef GiciMarjan Prela A. Harapi, V Prennushi, J.Rrota, Antonin Fishta, Jak Marlekaj, Pron. Pashk Bardhi, Dr. Gj. Fishta, Dr. Agustin Ashiku | Shkodër 191314, 1516, 1718, 191920 | ZOJA E SHKODERS. DRITA E SHQYPNIËSRevistë e përmujshme fetare e klerit katolik: pol, letrare, kulturore, shoqërore, lajme të kohës etj.,në shqip | Zyra famullitare | Shkodër 191719181919 |
| 53 | ANTHROPOSRev ndërkomb etnologjike e gjuhësore, në frëngj, gjerm. e shqip | P.J.Ginneken | Salsburg, Wien1907…1930 | ARBRI I RII = La giovane AlbaniaRevistë e përmuajshme kult, hist në shqip e ital, | Dr. F.S.PettaG.Schiro | Palermo 1887 |
| 54 | Dašamiri i RiGazetëE përdyjavshme, shoqërore, kulturale, ekonomike, në shqip me alf e shoq Agimi | Mati LogoreciGiuseppe Wester-Mayer | Trieste1908 | DiturijaRevistëE përmuajshme me ilustrime, kulturale, letrare, shkencore, në shqip | Dr. Lumo Skendo, Çarshi Bashi, Myshir Sokak, Rafail Anastas | Selanik, Bucurest, Tiranë 19091916 |
| 55 | DritaGazetëE përdyjavshme pol, shoq, letr, kult … në shqip | Dr. Shahin Kolonja | Sofia1906-1908 | Fiala e t’in Zoti…e përjavshme fetare e ritit grek nga Hora e t’Arbëreshevet, në shqip. | Dr. Ndon MasiBot. Paolo Schiro | Palermo1913-1915 |
| 56 | Fiamuri i Arbërit = La Bandiera dell’AlbaniaRevistëE përmujshme, kulturore, gjuhësore, letrare, shoq, folkl … në shqip e në ital | Dr. Gerolamo de Rada | ItaliCorigliano Calabro1883-1887 | Kalendari i Maleve… e përvjetshme, calendar fetar, lëndë kult, hist, këshilla bujq, kronika, ek, biografi albanologësh, kuriozitete etj | Dr. Faik Konica | Bruxelles1900 |
| 57 | KombiGazetëE përjavshme pol, kult, shoq, letr, në shqip, frëngj, it e angl. 1906-1908 | Dr. Sotir Petsi, red. Ali Baba Cytexa=F. Noli | Boston1908 | Mbrojtja KombëtareGazetëE përjavshme pol, shoq, letr, lajme të kohës etj., në shqip | Dr. Dom Mark VasaQazim Kokoshi | Vlorë1920-… |
| 58 | NUOVA (La) ALBANIA = Shqipëria e re Revistë e përdyjavshme, pol, letr, kult, folkl, në ital e pak shqip.1919-1935… | Dr. Gennaro Lusi | Napoli1898-1904 | Shqipëria… gazetë e përjavshme, letr, kult, shoq, në shqip e rumanisht, frëngj e greq. | Arkëtar V. Dodani | Bucurest18971898 |
| 59 | Shqiponja e Shqipërisë=Albanski orel … e përdyjavshme,pol, shoq, kult, letr, në shqip e pjesërisht në bullgarisht | Dr. Josif Jov.Bageri | Sofia1909-1911 | TOSKA… e përmuajshme pol, letr, shoq, në shqip e frëngj | Kryet. Milo Duçi | Kairo19011902 |
Nga këto tabela, nuk është e vështirë të vihen re botimet në gjuhën shqipe jashtë Shqipërisë, veçanërisht në Amerikë (22), ku ka më shumë botime edhe se në Itali (19). Kjo tregon rolin e madh të mërgatës shqiptare në Amerikë.
Gjithashtu vërehet se nga afërsisht 118 tituj gazetash e revistash, 65 tituj e kanë të shprehur se kanë karakter letrar, ashtu si edhe 16 të tjera prej tyre (nga 120) kanë të shprehur karakterin kulturor dhe artistik. Pra, bëhen 81 tituj nga 118 gjithsej . Duke marrë parasysh se një pjesë e medias nuk e ka te shprehur profilin editorial, ne mund të themi se përqindja e tyre ka shanse të jetë më e madhe. Kjo na tregon për rëndësinë që i dhanë mediat aspektit kulturor.
Normalisht që në një media kulturore, një rol kryesor luajnë intelektualët e shkrimtarët. Në tabelën e mësipërme, ku i është dhënë hapësirë më vete përgjegjësve dhe kontribuesve të veçantë të botimit, nuk është e vështirë të gjenden jo vetëm emra të njohur shkrimtarësh, si: Gjergj Fishta, Fan Noli, Faik Konica, Lumo Skendo (Mit’hat Frashëri), Ndoc Nikaj, Vinçens Prennushi, Anton Harapi, Justin Rrota, Anton Xanoni, Hil Mosi, Mihal Grameno, Risto Siliqi etj, por edhe shkrimtarë të tillë, të pastudiuar sa duhet, ose pothuajse të pastudiuar, si: Skënder Luarasi, Kristo Floqi, Lef Nosi, Josif Bageri, Milo Duçi, Nikolla Lako, Nikollë Ivanaj, Antonin Fishta, Jakë (Luigj) Marlekaj, Nikolla Lako, Kudret Kokoshi, Leonidha Naçi etj.
Nëse shqyrtojmë kontribuesit kryesorë në secilin prej periodikëve me karakter kulturor, do të shohim se numri i tyre në raport me drejtuesit që përmendëm më sipër, normalisht që rritet ndjeshëm. E nëse shqyrtojmë njerëzit karizmatikë të kohës që e deshën Shqipërinë dhe u morën me cështjen shqiptare, normalisht që ato do të ishin shumë dhe të gjithë së bashku përbëjnë një politikë kulturore idealiste.
Duke e parë me këtë këndvështrim, këto periodikë ndihmojnë për të vënë në fokus shkrimtarët “minorë” dhe figurat “e vogla” të kulturës, të cilët kanë luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në historinë politike dhe kulturore të Shqipërisë. Ato janë interesantë të gjurmohen në shkrimet e tyre publicistike, po aq sa edhe në kontekstin e periodikëve ku kanë botuar apo që kanë drejtuar dhe të lidhjeve kombëtare e ndërkombëtare ku kanë vepruar.
Mes këtyre personaliteteve, ka figura, si: Nikollë Ivanaj, Kristo Floqi, Hilë Mosi, Mati Logoreci, e shumë të tjerë që e kanë ndarë jetën dhe aktivitetin e tyre mes Shqipërisë e vendeve të tjera. Ato paraqesin interes të studiohen, përveç të tjerave, për rolin ndërkomunikues që kanë luajtur me veprimtarinë e tyre letrare e publicistike, ashtu si paraqesin interes të studiohet fillimi i veprimtarisë së disa intelektualëve që kontribuan në periodikun e viteve të paraclirimit dhe pastaj u larguan dhe jetuan jashtë Shqipërisë.
Këto drejtues dhe veprimtarë i vunë vetes si mision të stimulonin kujtesën sociale dhe kulturore kombëtare dhe ta institucionalizonin atë. Ato e dinin se kujtesa nuk është thjesht “arkiv” i fakteve, por ajo luan një rol kyç për ndërtimin e “self”-it kolektiv, në formësimin e identitetit.
Duke kërkuar, evidentuar dhe duke u përpjekur të institucionalizonin “pika të fiksuara të së shkuarës” që i perceptonin si thelbësore për identitetin shqiptar, ata u përpoqën të ndërtojnë Kujtesën Kulturore Shqiptare. Për këtë arsye pjesa dërrmuese e mediave që ato drejtuan, kanë karakter kulturor, shoqëror e letrar. Këto media nuk flisnin vetëm për ngjarjet aktuale, por edhe për ato të së kaluarës, të cilat simbolizonin detaje të rëndësishme për komunitetin shqiptar e kontribuonin në vetëkuptimin e kohezionin shoqëror e kulturor të tij.
Ndërsa, duke e parë veprimtarinë e këtyre intelektualëve në media nën dritën e konceptit të “floating gap”, të Jan Vansinës, këto shkrimtarë, krahas institucionalizimit të traditës, u përpoqën edhe të plotësonin boshllëqet mes kujtesës aktive dhe arkivit të mëparshëm, ose, e thënë ndryshe, mes kujtesës së afërt dhe kujtesës mitike.
Kurse në këndvështrimin e Assmann, të kujtesës si sistem i hapur dhe dinamik, mes kujtesës komunikative dhe asaj kulturore (që konstituohet dhe ruhet), ku transmetimi ndërbrezor nuk është vetëm çështje e ruajtjes, por edhe e riinterpretimit, këto shkrimtarë, nëpërmjet medias, u përpoqën të formësojnë dhe rimendësojnë të shkuarën (shkrimet, tekstet, folklorin, gjuhën, ritualet, performancat, objektet etj …) për të formësuar identitet.
Ata e konsideruan kujtesën kulturore si themel për stabilitetin identitar.
A e kemi studiuar ne sa duhet këtë periudhë e këto personalitete? Jo, aspak! Le të jetë kjo tabelë dhe ky punim si homazh e nderim për të gjithë ata që ndihmuan të bëhej Shqipëria e për të gjithë intelektualët që e duan Shqipërinë, brenda e jashtë saj, që jo vetëm të ndriçojnë punën e bërë nga këto personalitete e të tjerë më pas, por edhe të gjejnë forma të ecin në gjurmët e tyre. Shqipëria ka nevojë gjithmonë për bijtë e vet!
Dr. Ermira ALIJA
QSA, Universiteti “Luigj Gurakuqi”
Shkodër, më 28 Nëntor 2025