
Dr. Albert KURTI/
Ndërmjet maleve të larta në veri të Pakistanit, kufi me Afganistanin gjendet një luginë e quajtur Hunza dhe banorët quhen hunzë ose hunzakë. Hunzët ushtrojnë aktivitetet e tyre në këtë luginë, me lartësi rreth 2400 m mbi nivelin e detit. Në të jetojnë rreth 60 mijë banorë dhe njihen si njerëz me jatëgjatësi më të madhe në botë, 120-140 vjeç.
Teoritë e prejardhjes së banorëve të Hunzës janë të ndryshme. Disa e lidhin me hunët gjatë lëvizjes së tyre nga Lindja drejt Perëndimit. Studiues grek kanë kryer ekspedita në këto territore dhe dalin në përfundimin se hunzët janë me origjinë greke. Prapa nuk ngelin as maqedonasit duke u përpjekur për të identifikuar këta banorë si sllavë. Këto janë thjeshtë përpjekje të dëshpëruara për të fshehur të vërtetat që gjenden në popullsinë hunzake.
Në fakt teza më e pranuar është se hunzakët janë me origjinë ilire. Sado që përpiqen studiues albanofobë që të paraqesin me origjinë jo ilire, por faktet ndodhen vetë te këta banorë. Le ti paraqesim me rradhë një sërë faktesh bindëse pse hunzakët janë me lidhje të ngushta me ilirët (paraardhësit e shqiptarëve).
1. Faktet historike
Kur flitet për termat iliro-pellazgo, nuk ka patur shtrirje vetëm brenda gadishullit të Ballkanit (Ilirik). Shqiptarët e vjetër kanë qenë shtrirë deri në Indi, ku gjenden edhe fakte (3). Gjatë pushtimeve të Aleksandrit të Madh drejt Lindjes një pjesë e konsiderueshme e ushtarëve ishin ilirë, pasi edhe vetë strategu ushtarak më i madh i historisë ishte po me origjinë ilire.
Gjatë tërheqjes së ushtrisë së Aleksandrit të Madh ngelën ushtarë në territoret e pushtuara. Këtë fakt e konfirmon edhe rrëfimi i një banori nga rajoni i Hunzës që vizitoi Kosovën në vitin 2020. Ai quhet Ali Tolloikan. Sipas tij: populli që jeton në atë rajon ka prejardhje nga Ballkani. 4 njerëz që erdhën në këtë luginë kanë qenë pjesë e një ushtrie që erdhën nga Perëndimi dhe supozohet të kenë qenë ushtria e Aleksandrit të Madh. Këta 4 njerëz kanë humbur rrugën, ishin të plagosur, nuk mundën të ndiqnin ushtrinë dhe u detyruan të qëndronin aty dhe të fillonin jetë të re duke krijuar familje të tyre. 3 prej tyre mbijetuan dhe mendohet të kenë qenë origjina e tre fiseve të mëdha (hunzët, pamirët dhe kalashët), dhe njëri prej tyre i përket familja ime (1). Ali Tolloikan ka zënë shumë miq shqiptarë dhe udhëtimi në Kosovë është si në vendlindje, deklaron ai.
2. Faktet gjuhësore dhe gjeografike
Gjuha që flasin hunzët është komplet e ndryshme nga gjuhët që fliten në Pakistan, Afganistan, Indi apo Kinë. Edhe pamja fizike e banorëve (gjatësia, ngjyra e lekurës, syve) nuk është e njëjtë me pakistanezët apo afganët.
Gjuha që flasin hunzat është unike dhe quhet Burushaski ose Burusheski: gjuha e burrave. Sipas Ali Tolloikan: gjuha (që flasin hunzat) është vërtet unike dhe vjen nga populli brush (burush), jemi të identifikuar si brushët dhe rajoni quhet Hunza (1).
Interesante është emërtimi i kësaj lugine, e cila ka ardhë për shkak të formës së hundës që formon lugina midis maleve të larta. Kjo është një nga teoritë e prejardhjes së emërtimit të luginës Hunza.
Ali Tolloikan thotë që shumë fjalë të gjuhës shqipe gjejnë vend në gjuhën e pashkruar të popullatës që jetojnë në Hunza. Kam gjetur disa fjalë të gjuhës shqipe që janë të njëjta me tonat, si përshembull: agon d.m.th lindja e Diellit, apo fjala thikë në burusheski është thisk (1).
Në pellgun ujëmbledhës të lumit Hunza konstatohen emërtime gjeografike që kanë kuptim në shqip, si psh:
– lugina e lumit Nalter (shkruhet në hartë Nalter Valley), luginë e nalt ose e lart, rreth 2900 m mbi nivelin e detit. Në këtë hapsirë gjeografike ndeshet edhe emërtimi Nalter Payan.
– Në jug të rajonit të Hunzës ndodhet masivi malor i Rakaposhi (ra ka posht, posht ka ra) me lartësi 7788 m mbi nivelin e detit. Ky masiv e ka marr këtë emërtim për shkak se uji zbret poshtë drejt kësaj zone. Rakaposhi është pjesë e vargmalit malor të Karakoram.
– Përballë Hunzës ndodhet fshati Balt.
– Edhe vetë vendbanimi Hunza është pjesë e rajonit të madh Gilgit-Baltistan. Vendbanimet në këtë rajon janë ndërtuar në “baltën” e luginave lumore: dominon lugina e Hunzës.
-Në kufirin midis Afganistanit dhe Pakistanit gjendet një tjetër masiv malor i quajtur Tora Bora (to ra bora, pra duke rënë bora) me lartësi rreth 4300 m mbi nivelin e detit.
3. Faktet kulturore
Muzika, veshjet, gatimet, simbolet që mbajnë Hunzakët vërtetojnë origjinën e tyre nga ilirët. Sipas Ali Tolloikan: disa nga gatimet e hunzëve janë të njëjta me atë të shqiptarëve, siç është flija, produkte e bëra nga djathi, llokume dhe shumë gjëra të tjera të gatuara nga mielli dhe më kujtojnë shtëpinë time. Këto gatime përreth rajonit të Hunzës nuk mund t’i gjejmë. Kultura në Kosovë është shumë e ngjashme me rajonin e Hunzës, kjo më intereson se si kjo lidhje të ketë ndodhur, thotë Ali Tolloikan (1).
Disa nga tradita që kanë trashëguar hunzët nga ilirët, mund të përmendim:
a- Hunzët e kanë si zakon (të trashëguar brez pas brezi) pirjen e verës të përzierë me ujin, ashtu si ilirët (2).
b- Burrat veshin shalvare (shallvare), ndërsa gratë bluzët e tyre i quajnë kamisha. Veshjat e grave janë identike me veshjet e grave në zonën e Mirditës e jo vetëm (2). Veshjet e tyre janë ilustruar në fotot e mëposhtme.
c- Vallet që kërcejnë shoqërohen me tupana, fyell apo pipzat (2).
d- Festa më e rëndësishme e hunzakëve është e Vitit të Ri Diellor dhe quhet Naurosh d.m.th na urosh (2).
Këto fakte tregojnë edhe lidhjet e pashmangshme ndërmjet hunzakëve dhe shqiptarëve, duke vërtetuar edhe gojëdhënat për origjinën e këtyre banorëve, të cilët u përmendën më sipër.
Burimet e shfrytëzuar:
1. Ora7 – Hunza, fisi nga pakistanez dhe të përbashkëtat me shqiptarët – 21.10.2020 – Klan Kosova
2. Hundëzakët, ilirë të harruar…! Sipas shënimeve të Fahri Xharrës | RADI & RADI KULTURE – LETERSI – ART – HISTORI – ALBANOLOGJI – POLITIKE DHE PERSONAZHE
3. Sekretet e populli Hunza – Origjina pellazgo ilire?
4. Traditional Wedding dress from Hunza,Gilgit Baltistan,Pakistan
5. Veshja tradicionale e gruas mirditore shpallet Kry – Syri | Lajmi i fundit