Një i dënuar i arratisur nga burgu në Kentucky, është ktheyr vullnetarisht në burg për shkak të ftohtit.
Robert Vick përfitoi nga minimum i sigurisë në Lexington dhe u arratis të shtunën, por u kthye të hënën pasi temperaturat u ulën nën zero (temperatura në Lexington ishte -20).
Zyrtarët thonë se i dënuari shkoi në një motel dhe i kërkoi punonjëses të lajmëronte policinë. Zëdhënësi i policisë së Lexington tregon se 42-vjeçari kishte shprehur një dëshirë të tillë pasi donte t’i shpëtonte ajrit polar.
Ndërsa një zëdhënës i burgut tha se Vick ishte i veshur me pantallona dhe xhaketë të burgut kur u arratis./B.Sina/