Prof. Dr. Musa AHMETI
Center for Albanian Studies, Budapest
Martin Segoni-njëri ndër autorët e parë që shkroi biografinë e Gjergj Kastriotit Skenderbeut no vitin 1481.-Segoni ishte bashkohës i Skënderbeut.-Ai i vuri kurorën martesore Marin Biçikemit me Katerina Dabre.-Segoni me përkatësi kombëtare është dalmatinas nga Kotorri, nuk është as shqiptar e as serb.-Pohimet dhe të pavërtetat e historianëve jokompetentë për Martin Segonin dhe dorëshkrimet e tij.-Kemi arritur t’i konsultojmë të gjitha dorëshkrimet e njohura deri me sot, por në të njëjtën kohë kemi siguruar edhe skanimin e mikrofilmimin e tyre, si në origjinal, ashtu edhe përshkrimeve të mëvonshme dhe të përkthimeve të Firencës.-Dorëshkrimet e M. Segonit i shfrytëzuan: Barleti, Frangu, Biçikemi, Muzaka, etj.-Botojmë të përkthyer në shqip, biografinë e Gj. K. Skenderbeut, nga dorëshkrimi i Firencës.
“Do të duhej përroi i rrëmbyeshëm i Demostenit
dhe deti i pamasë i Ciceronit, për t’i qarë me lot mjerimet tona.
Se po të dëshironim të thurnim historinë e atyre të zezave,
për përshkrimin e tyre të denjë nuk do të gjenin fjalë as Herodoti, as Tuqiditi,
nuk do të gjente fjalë as Salusti aq me nam e në zë për vërtetësi historike,
as Livi që shkëlqen me një gojëtari aq të rrjedhshme e të kulluar.”
M. Bicikemi, 1504
Prof. Dr. Musa AHMETI
Center for Albanian Studies, Budapest
Për të ndriçuar në përgjithësi, një epokë të caktuar apo një personalitet të veçantë, të shquar në histori, siç është Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, domosdo duhet mbështetur në burime dokumentare që ruhen nëpër arkiva të ndryshme, qofshin ato të botuara, pjesërisht të botuara apo të pabotuara; të cilat janë si një hallkë ndërlidhëse në mes historisë kombëtare shqiptare, me historinë e vendeve të Balkanit, Lindjes së Afërme dhe Evropës në veçanti. Shumë herë, një gjë e tillë është e pamundur, për shkak të mungesës së burimeve të shkruara; por në raste të caktuara, edhe kur ato ekzistojnë, faktori njeri, me veprimet e tij, të njëashme, tendencioze dhe të mbrapështa, ka bërë që shumë fakte, ngjarje e data, të shtrembërohen, të keqinterpretohen, deri në skajshmëri ekstreme, për qëllime të caktuara.
Kohëve të fundit është shkruar disa herë, se janë zbuluar dorëshkrimet e Martin Segonit nga Agostino Petrusi! Pohime të tilla, kanë bërë disa historianë, të cilët kanë shfrytëzuar burime të tërthorta, pa u thelluar në studime dhe kërkime shkencore, duke mos pasur në dorë asnjë nga dorëshkrimet e M. Segonit, pos atyre gjërave që kanë botuar /servirur/ të tjerët dhe kryesisht sllavët, duke ju shtuar këtyre edhe hipotezat e tyre fantastike, të cilëve si duket duhet treguar ajo përralla “e fëmijëve me dhëmbë të arit.”
Dorëshkrimet e Martin Segonit, kanë qenë të njohura dhe të botuara, kështuqë nuk kishte nevojë që ato “të zbuloheshin” në ndonjë arkiv ose bibliotekë, ngase për to dihej, të paktën që nga viti 1522, kur ato i boton në veprën e tij: IoannisCuspiniani, De Caesaribus atque Imperatoribus Romanis opus insigne…, Vienae: Ioannes Singrenius Chalcographus. Cum gratia et priuilegio Imperiali ac Regio. 1522; por me emër tjetër, përkatësisht të Felice Petantio, që në të vërtetë është kroati Feliks Petançiq. Kroati F. Petançiq, boton me emrin e tij disa nga dorëshkrimet e Martin Segonit, me titull: “De Itineribus in Turciam libellus.” Ndonjë historian, duke mos njohur F. Petançiqin dhe veprat e tij, pohon se ai ishte austriak!!! gjë që ngatërron edhe më shumë të vërtetën për dorëshkrimet e M. Segonit.
Disa nga autorët më të njohur që kanë shkruar për M. Segonin
dhe dorëshkrimet e tij
Për Martin Segonin, veçanërisht, si dhe për dorëshkrimet tij kanë shkruar ndër të tjerë: Bongarsa, Rerum…, Hanoviae, 1604, f. 610-615; Checchetti, La donna…, Venedik, 1886, vëll. XXXI, f. 309-311; Conringii, De bello…, Helmestadi, 1664, f. 401-409; Cuspiniani, De Caesaribus…, 1522, 1540; 1541; 1561; 1601; 1654; Eubel, Hierachia…, Monasteri, 1901, vëll. II, f. 162; Farlari, Illyricum…, Venetiis, 1817, vëll. VII, f. 258; Gams, Series…, Ratisbonae, 1873, f. 412; Gelcich, La storia…, /Prefazione/, Ragusa, 1903, f. XXIV; Jorga, Notes…, Bucarest, 1915, vëll. IV, (1475-1500), f. 57-58; Katona, Historia…, Pest, 1790, vëll. XIII-XVIII, f. 4-5; 280; 300; Kniewald, Feliks…, Beograd, 1962, vëll. 350 /lib. 12/, f. 1-162;Matković, Petančić…, Zagreb, 1879, Rad, 49, f. 103-164; Oporini, Machumetis…, Basilea, 1543, f. 148-153; Paschini, Il carteggio…, Vatican, 1948, vëll. 137, f. 128 e 148; Petrusi, I primi…, Firenze, 1971, vëll. 12, f. 465-552; Petrusi, Maritino…, Roma, 1981, vëll. 128-130, f. 1-421; Pray, Anales…, Budae, 1801, vëll. IV, f. 229; Pray, Histroiae…, Budae, 1801, vëll. II, f. 327-332; Razzi, La storia…, Lvcca: 1595; Ragusa, 1903, f. XXIV; Reusner, Hodoepericum…, Lipsiae, 1596, f. 116-126; Schwandtneri, Scriptores…, Francofurti, 1604, f. 867-873; Thallóczy, Studien…, München-Leipzig, 1914, f. 436-439; Wecheli, Rerum…, Francofurti, 1600, f. 612-615; Zeno, Disertazioni…, Venedik, 1753, vëll. II, f. 410 si dhe sllavët Ćirković, Dinić dhe shqiptarët, A. Buda, M. Ahmeti, Dh. Shuteriqi, K. Frashëri, E. Sedaj, dhe ndonjë tjetër historian i parëndësishëm.
Studimet dhe shkrimet e autorëve të ndryshëm për M. Segonin, mund t’i kategorizojmë në tre grupe duke pasur për kriter qëndrimet e tyre, posaçërisht ndaj dorëshkrimeve të tij. Në grupin e parë, bëjnë pjesë të gjithë ata autorë, të cilët nuk dëshirojnë të pranojnë se dorëshkrimi i botuar nga Feliks Petançiq, është plagiat, përkatësisht përvetësim i punës së Segonit, duke fshirë vetëm emrin e autorit të vërtetë [M. Segonit] dhe duke vënë emrin e tij; në grupin e dytë mund të llogarisim ata autorë, të cilët vënë në dyshim dorëshkrimet e M. Segonit, si p.sh. K. Frashëri në veprën e tij «Skënderbeu», Tiranë, 2002, f. 11, referenca nr. 2, duke pohuar se: «prifti italian i fundit të shek. XVI nuk është përkthyes /është fjala për S. Razzin/ por autor (…) dhe e ka hartuar përmbledhjen duke u mbështetur te M. Barleti, të cilin na ka servirur si vepër origjinale të M. Segonit» e disa të tjerëve, të cilët as nuk kanë arritur të konsultojnë dorëshkrimet origjinale e as të studiojnë literaturën dhe studimet e botuara që nga fillimi i shekullit XVI e deri me sot; si dhe grupin e tretë, të cilët, duke shfrytëzuar dorëshkrimet origjinale dhe ato të përkthyera, mbështesin autorësinë e M. Segonin.
Është menduar se studimi i Agostino Petrusit, «Martino Segono di Novo Brdo vescovo di Dulcigno. Un umanista serbo-dalmata del trado Quatrocento. Vita e opere», Romë, 1981, fasc. 128-130, të «Studi Storici» i botuar post mortum, përfundimisht i ka zgjidhur të gjitha dilemat dhe problemet si për figurën e ipeshkvit Martin Segoni ashtu edhe për dorëshkrimet e tij! Megjithatë, A. Petrusi, përkundër një pune të çmuar, të vëllimshme dhe mjaft serioze, duke përdorur kritere shkencore dhe metodat e reja hulumtuese kritike, nuk ka arritur të bëjë shumë, përkatësisht, nuk ka arritur të zbërthejë enigmën e personalitetit të Martin Segonit dhe veprës së tij në dorëshkrim. Ky është njëri nga shkaqet, që disa historianë, kryesisht shqiptarë dhe sllavë, nxjerrin përfundime të gabuara si për M. Segonin ashtu edhe për veprën e tij.
Kush është ipeshkvi i Ulqinit, dr. Martin Segoni dhe
përkatësia e tij kombëtare
Për jetën dhe veprën e ipshkvit Martin Segoni, nuk ka shumë të dhëna. Nuk dihet me saktësi viti i lindjes, por vendlindja është Novo Brda. Mund të pohojmë me siguri se i ati tij quhej Joanini de Segonis dhe ishte banues në Novo Brda të Kosovës.
Në lidhje me përkatësinë e tij kombëtare Martin Segoni flet vetë, dhe nuk lë vend për hamendësime, edhe pse historianët shqiptarë e serbë përpiqen që ta përvetësojnë atë si autor të tyre. Në dorëshkrimin origjinal autograf që ruhet në Bibliotekën Ambrosiana të Milanos, në fillim të dorëshkrimit ai shkruan: “Opusculum reverendi domini Domini Martini de Segonis natione Catharensis origine autem Serviani ex Novomontio aliter Novobardo dicto Dei gratia episcopi Olchinensis.” (Mss. Q. 116, f. 157v). Nga ky pohim është e qartë që ai ishte me prejardhje nga Kotorri, pra nuk ishte shqiptar. Nuk mund të ishte as serb, sepse përndryshe do të ishte i ritit ortodoks. As prindërit e tij nuk mund të kenë qenë të ritit ortodoks, sepse po të ishte kështu, sipas të Drejtës Kanonike të Kishës Katolike ai nuk do të mund të bënte karrierë kishtare. Si rezultat, Martin Segoni mbetet që të ketë qenë dalmatinas nga Kotorri. Në favor të këtij pohimi shkon e dhëna tjetër se në asnjë nga rregjistrat e ndryshëm të regjistrimit popullsisë, ku gjejmë të dhëna për Novo Brdan, nuk haset mbiemri Segoni, gjë që tregon se ata ishin të ardhur në Novo Brda. Nga ana tjetër, mbiemri Segoni ndeshet në Kotorr në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, gjë që përforcon idenë e prejardhjes së tij nga Kotorri.
Përsa i përket aktivitetit të Martin Segonit, të dhënat më të hershme i kemi nga viti 1474 ku thuhet që Segoni shërbente tashmë si presbyter dhe kanonik në kishën e shën Mërisë në Novomonte. Nga ana tjetër, po në vitin 1474, përkatësisht më 11 qershor, ai përmendet se ishte ende student në «Collegio Campionis» në Padovë “Die XI Iunni 1474, presbitero Martino de Novomonte studenti in collegio Campionis civitatis Paduae” ndërsa më 18 shkurt të vitit 1475 doktoron në të Drejtën Kanonike: «Die sabbati XVII mensis Februarii in loco examinum consueto: Licentia privati examinis et publica doctoratus in iure canonico venerabilis ac doctissimi viri domini presbiteri Martini de Novomonte (…) canonici Sancte Marie de Novomonte». Temën e mbron përpara: dominium Joannem de Roma; vicarium rectoris Joannis Scroffa, domino Angelo de Castro, domino Alexandro del Nexo, domino Batholomeo de Capitibusliste et domino Georgio de Priolis. [Arch. Cur. Acivesc. Padova. Petrusi dhe Ahmeti]. Pas marrjes së titullit të doktoraturës, qëndroi për ca kohë në Padovë dhe në Venedik, për t’u kthyer më vonë në Ulqin, ku shërbeu si vikar i ipeshkvit të Ulqinit, Paganinus (2. VI. 1441-26. V. 1481), i cili në vitet e fundit të shërbimit të tij, nuk qëndroi në Ulqin, [Shuteriqi, Petrusi] në selinë ipeshkvnore, por në Bresha të Italisë. Pas vdekjes së Paganinus, Martin Segoni emërohet ipeshkv i Ulqinit më 20 mars të vitit 1482, nga papa Sixti IV. Vdiq në Ulqin, në tetor të vitit 1485. [Eubel, Petrusi, Gams, Ahmeti, etj].
Meqenëse Segoni, ishte tashmë presbyter në vitin 1474, mund të llogarisim me përafërsi vitin e lindjes së tij, duke u mbështetur në rregullat e të Drejtës Kanonike të Kishës Katolike që ishin të detyrueshme për emërimet në hierarkinë kishtare. Sipas Koncilit të Katërt Lateran (1215) rregullat e të cilit ishin të vlefshme deri në Koncilin e Trentit (1545), pra edhe gjatë gjithë shekullit të pesëmbëdhjetë, mosha minimale për t’u emëruar presbyter ishte 30 vjeç. Nëse do të supozojmë që Martin Segoni është emëruar presbyter, më së voni në vitin 1474, atëherë, sipas të Drejtës Kanonike, në këtë vit ai duhet detyrimisht të ketë qenë të paktën 30 vjeç. Nga një llogaritje e thjeshtë, na del që Martin Segoni duhet të ketë lindur jo më vonë se viti 1444. Nëse pranojmë që ka lindur më së voni në vitin 1444, atëherë del që ai ka vdekur 41 vjeç, d.m.th. shumë i ri. Sido që të jetë, është e sigurt që kur Skënderbeu vdiq, Segoni ka qenë të paktën 24 vjeç. Koncepti i shkrimit për Skënderbeun që na është ruajtur në përkthimin italisht në katër faqe është shkruar Segoni, i cili duhet të ketë qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i ngjarjeve dhe luftrave të Skënderbeut.
Vëllimet me dorëshkrime të Martin Segonit që ruhen në biblioteka të ndryshme të Evropës: Budapest, Firence, Dubrovnik, Kotorr, Milano dhe Vjenë
Deri me sot, dorëshkrime origjinale /autografe/ të njohura, të ipeshkvit të Ulqinit, Martin Segonit na janë ruajtur vetëm në Bibliotekën Ambrosiane të Milanos, ndërsa në bibliotekat e tjera, kemi vetëm kopje të dorëshkrimeve origjinale ose përkthime të tyre.
Pas botimit të studimit të A. Petrusit, në vitet e fundit, kur na është dhënë mundësia, kemi bërë hulumtime dhe kërkime shkencore në arkiva dhe biblioteka të ndryshme, me qëllim të kompletimit të biografisë së M. Segonit dhe informacioneve për dorëshkrimet e tij. Nuk kemi arritur të bëjmë kërkime vetëm në Kotor, ku sipas një informacioni të një kolegie studiuese, atje në një Arkiv ruhen dorëshkrimet origjinale, në pergamen, autografe të Martin Segonit, të cilat at Serafino Razzi i përktheu nga latinishtja, në italisht në vitin 1589. Shpresojmë se së shpejti do kemi fatin e mirë që edhe ato dorëshkrime, t’i konsultojmë me ndihmën e koleges sonë, e cila punon në Universitetin e Budapestit.
Është një situatë tjetër me dorëshkrimet e M. Segonit, për të cilat ekzistojnë informacione për vendin ku ruhen, edhepse jo të sakta dhe me gabime të shumta, qoftë për vendndodhjen e tyre, signaturat apo titujt dhe përshkrimin fizik si të dorëshkrimeve ashtu edhe të vëllimeve ku ato ruhen.
Kemi pohuar më lart, se botimi i studimit të A. Petrusit, llogaritet deri më sot si më i kompletuari, përkundër mangësive dhe lëshimeve të ndjeshme që ndeshen aty. A. Petrusi, si duket, nuk ka pasur mundësi të kishte në dorë dorëshkrimet që ruhen në bibliotekat e Budapestit dhe Vjenës. Ne, kemi arritur t’i konsultojmë ato dorëshkrime, por edhe të tjerat, si në Milano ashtu edhe në Firencë e Dubrovnik, dhe në të njëjtën kohë kemi arritur të sigurojmë skanimin dhe mikrofilimin e të gjitha dorëshkrimeve të njohura deri me sot, si të atyre në origjinal, të përshkrimeve të mëvonshme dhe të përkthimeve të Firencës.
Dorëshkrimet origjinale të M. Segonit nga Ambrosiana e Milanos
Biblioteka Nacionale Qendrore, Ambrosiana e Milanos, në fondin e saj të dorëshkrimeve ruan dy vëllime me dorëshkrime të ndryshme, në të cilat gjenden edhe ato të Martin Segonit, të cilat janë autograf, por që në margina dhe poshtë tekstit kanë shënime dhe komente të shumta të bëra nga dora e skribit Giovanni Battista Pinelli dhe të një personi tjetër, të panjohur për ne.
Dorëshkrimi i parë ndodhet në vëllimin me signaturë: Mss. Q. 116, (signatura e vjetër: Mss. F. n. 146 R), f. 149r-166v. Në f. 165r është një hartë ku paraqiten tokat e pushtuara nga turqit, ndërsa janë boshe f. 149v, 150r, 151r, 164r dhe 166v. Dimensionet e këtij vëllimi janë: 23.4 x 36.6cm /21.2 x 31.3cm/. Dorëshkrimi i M. Segonit mban titullin: “Opusculum reverendi domini domini Martini de Segonis natione Catharenis origine autem Serviani ex Novomontio aliter Novobardo dicto Dei gratia episcopi Olchinensis” /f. 151v/.
Vëllimi i dytë ruhet në signaturën: Mss. I. 204, (sign. e vjetër: Mss. F. n. 146 R), 16r-30v; (olim, 209r-223v. Dimensionet: 17.6×32.3cm /15.5×22.9cm/. Edhe ky dorëshkrim është origjinal, i cili ka komente dhe shenime në margina nga dy duar të ndryshme. Njëra dorë është ajo e skribit Giovanni Battista Pinelli, ndërsa për të tjetrën nuk kemi informacione të sakta, përkundër përpjekjeve tona të shumta dhe të kolegëve specialistë nga biblioteka Ambrosiane. Dorëshkrimi i dytë ka ndryshime të vogla gjuhësore dhe gramatikore me vëllimin e parë, si dhe ka më shumë shkurtesa.
Titujt e kapitujve të dorëshkrimeve nga të dy vëllimet janë pa ndryshime dhe kanë këtë renditje, gjithnjë sipas dorëshkrimeve origjinale të Martin Segonit nga Biblioteka Ambrosiane e Milanos:
- Tractatus de provisione Hydronti et de ordine militum Turci et eius origine; a) De provisione Hydronti; b) De ordine militum Turci; c) De origine Turcorum;
- Quos terrarum limites quasve gentium regiones adeant in Turcos expeditionem affectantes et ex quibus Dalmatiae finibus iidem barbari in Germania agros excursiones faciant; a) Prima via superior ex trauectu Belgradi per superiorem partem Mysiae et Rhodopem versus Thraciam dirigens;
- Altera via inferior quae ex eodem Belgrado per Dardanos et Tribaldos montem Haemum transgressa prope Hebrum cum superiori via coniungitur;
- Tractatus de cognomine et situ Romaniae;
- Alius locus unde ex Panonia tracitur in Mysiam iuxta Salson oppidum;
- Via quae ex Pannonia per Transilvaniam mittit Thraciam versus et Pontum;
- Via per quam ex Varbosania itur a Turcis versus mare et montes Corbaviae;
- De via quae ex Cluzi oppido Hun fluvium versus progreditur;
- De situ Crovatiae et montium Corbaviae;
- Via Egnatia ex Epiro sive Dirachio per Emathiam in Thraciam progrediens;
- De ortu, coniunctione et cursu utriusque Drinae;
- Via Candaviae maritimia ex Apollonia ad fauces Propontidis extensa;
- Epilogus exhortatorius contra Turcos;
- Argumentum contra eos qui arbitratur Valonam et Apolloniam eandem esse;
- Tractatus de Mysiae Superioris seu Serviae /et Minoris/descriptione.
Dorëshkrimi në italisht për Gjergj Kastriotin Skenderbeun që ruhet
në Firence dhe rëndësia e tij
Fillimisht dorëshkrimet e Martin Segonit kanë qenë të shkruara në latinisht, në pergamen dhe të lidhura në një vëllim. Këtë kodik [vëllim] në pergamen që ruhej në bibliotekën e Giovanni Battista Drago [Gjon Drago] e kishte në dorë Serafino Razzi, kur i përshkroi ato, në Kotorr në vitin 1589. Sot, dorëshkrimi i Serafino Razzi-t, ruhet në Bibliotekën Nacionale Qendrore të Firencës, në signaturën Conv. Soppr. G. 7. 100, dhe mban titullin: “Dell’origine, della milizia e delli costumi de i Turchi. Narrazioni Mons.re Martino Segonii, vescovo di Dulcigno, a Sisto IV. Fatte di latine volgari da fra Serafino Razzi dell’Ordine dei Predicatori e Theologo della Provincia Romana nel 1589.”
Dorëshkrimi ka kopertina kartoni gjysmë të fortë, të bardha. Në kopertinën e parë ka të shënuar: Angeli N. 1003. Tetë faqet e para janë boshe dhe të papaginuara. Në f. 1r është titulli: “Dell’origine, della Miliziia e delle Costumi dei Turchi. Narrazioni de Monsg. Martino Segonii Vescovo di Dulcigno. A’Sixto quarto. Fatte di latine volgari da fra Serafino Razzi dell’Ordine dei Predicatori, e Theologo, della Provincia Romana nell M.D.LXXXIX. /1589/.”
Pastaj, në faqet në vijim janë këta tituj: f. 1r-v “Fra Serafino Razzi, A’benigni Lettori;” f. 1v-3v: “Cattalogo delle Imperatori Ottomanni;” f. 4r-16v: “Dell’origine dei Turchi;” f. 16v-25v: shkrimi nuk ka titull, por teksti fillon: “A’Muametto, come altri scrivono, succede Baiazzitto secondo, Il quali scrite molte…” f. 26r-29v: “Il Rever.mo Mons.ore Martino Segonio, scrivendo à Papa Sixto quatro, sopra la ricuperazione della Terra d’Ottranto;” f. 29v-30r: “Annotazioni dei costumi dei Turchi, ricavate da certi altre scritte a manno latini, per il sopra detto fra Serafino Razzi Domen.no;” f. 30r-31v: “Annotazione della Terra Santa ricavata dalle memorie latine del prefato Mons.re Mart.no Seg.io ves.o di Dulc.o per f. Ser.no Raz. Teoo.Dom.no;” f. 32r-34v: “Narrazione di Georgio Castriotto, da i Turchi, nella sua lingua loro, chiamato, Scander beg cioè Alesandri Magni. Scanderbeg .i. Akessandri. Beg. i Signore.”
I tërë dorëshkrimi është shkruar nga një dorë, përkatësisht është autograf i at Serafino Razzit. Paginimi përfundon në f. 88r. mirëpo tekst të dorshkrimit ka deri në f. 85v. Çdo faqe ka nga 21 rreshta me shkrim të lexueshëm lehtë. I tërë dorëshkrimi është në italisht. Paginimi është lart në të djathtë, në këndin e sipërm të faqes recto.
Meqenëse kemi pasur në dorë të gjitha dorëshkrimet e njohura deri me sot të Martin Segonit, qofshin ato autograf, qofshin përshkrime apo përkthime, mendojnë se përkthimi në italisht nga at Serafino Razzi në vitin 1589, është më i kompletuari, më i sakti, i cili pothuajse është i njejtë me dorëshkrimet autografe të M. Segonit. Ne mendojmë se Agostino Petrusi është gabuar kur nuk ka marrë si tekst kryesor për botim kritik këtë vëllim me dorëshkrime, por është shërbyer me pjesë të ndryshme, të cilat, asesi nuk përbëjnë një tërësi, sikurse dorëshkrimi i Firencës. Përveç kësaj, botimi i A. Petrusit vuan edhe nga gabime të shumta të cilat i kemi vënë në dukje gjatë krahasimeve të bëra me dorëshkrimet që ai ka botuar. Kësaj radhe nuk do merremi me këto gabime-lëshime të tij.
Me sa na është e njohur deri me sot, nëse nuk llogarisim informacionin që kemi për kodikun me dorëshkrime autograf të M. Segonit në njërin nga Arkivat e Kotorrit, vëllimi me dorëshkrime i Firencës është i vetmi që ka një skicë-studim për jetën dhe bëmat e Gj. K. Skenderbeut.
Jemi plotësisht të sigurtë, se ky dorëshkrim është i Martin Segonit, jo vetëm prej pohimeve të A. Petrusit, por, prej analizave dhe krahasimeve të bëra me dorëshkrimet e tjera të njohura të M. Segonit dhe të atyre të botuara nga autorët e tjerë. Rezervat e shfaqura me këtë rast për autorësinë e këtij teksti, se gjoja është i përkthyesit, janë qëllimkëqija, tendencioze dhe pa asnjë mbështetje, qoftë burimore, qoftë nga literatura apo nga ndonjë rrugë tjetër. Pohime të tilla janë si rezultat i mosnjohjes së tërësishme të krijimtarisë së M. Segonit.
Martin Segoni – njëri ndër autorët e parë që shkroi biografinë e
Gjergj Kastriotit Skenderbeut
Biografia e Gj. K. Skenderbeut e shkruar nga Martin Segoni, është njëra ndër të parat, por më e sakta dhe pothuajse më e kompletuara.
Studimet dhe analizat e mëvonshme për këtë shkrim të Segonit për Skenderbeun nga autorë eminentë si: Petrusi, Buda, Shuteriqi, Ahmeti, etj, kanë nxjerrë në dritë mjaft momente interesante dhe të dhëna me vlerë, të cilat janë rezulat i studimeve krahasuese me shkrimet, librat dhe studimet e botuara më vonë.
Nuk ka fije dyshimi se Marin Barleti ka shfrytëzuar dorëshkrimet e Martin Segonit. Po ashtu, këto dorëshkrime, natyrisht edhe atë për Gj. K. Skenderbeun, i kanë shfrytëzuar autorët shqiptarë si: Marin Beçikemi, Dhimitër Frangu, Gjon Muzaka, etj., të cilët, veprat e tyre i kanë shkruar në mërgim, ndërsa M. Segoni, sipas të gjitha gjasave pjesën më të madhe të dorëshkrimeve të tij e shkroi në Ulqin e ndoshta edhe në Novobërdë. Është interesant se nga koha e Martin Segonit, ne kemi edhe inkunabulën e parë nga territoret shqiptare të njohur deri më sot. Kjo inkunabulë nga ipeshkvi i Tivarit, Shtjefni /Stephanus, 1473-1485/ mban titullin: “Stephani archiepiscopi Antibarensis sermo habitus in materia fidei contra Turcorum persecutionem ex solennitate gloriosi apostoli et evangeliste Johannis.” Ajo është botuar në vitin 1481, dhe origjinali i saj ruhet në Bibiliotekën Apostolike të Vatikanit. Sot mban signaturën: Incun. IV/543, int. 7.
Tekstin origjinal të përshkruar në gjuhën italiane, dhe përkthimin në gjuhën shqipe po i sjellim në vazhdim:
NARRAZIONE DI GIORGIO CASTRIOTTO, DAI TURCHI NELLA LINGUA LORO CHIAMATO SCANDER BEG, CIOE ALESSANDRO MAGNO Nacque Giorgio Castriotto di Gio-vanni, Signore dell’Albania, parte di Macedonia al mare Adriatico. Il quale signore Giovanni non potendo resistere all’armi tuchesche ottene da Amuratte la pace con certe condiz-ioni, una delle quali fu che gli desse i suoi figliuoli per ostaggi, e tra questi fu Scanderbeg. Il quale allevato nella corte del Turco et ammaestrato nelle lettere turchesche e nello essercizio delle armi, fe’ tale profitto che di dic-iannove anni fu creato sangiacco cioè conduttiere di una banda di cavalli. E portando un’aria di volto reale fu tanto grato da Amurate che lo mandò prima nell’Asia contra al re di Cicilia, nella quale guerra si acquisto credito massimamente havendo combattuto a corpo a corpo con uno illustre tartaro et occisolo e similm-ente un cavaliere persiano. Onde Amurate soleve publicamente dire come egli era il suo braccio, l’occhio suo destro e singul-arissimo difensore del suo stato. Venuto intanto il padre suo Giovanni a morte, l’armi turchesche occuparono quel regno; da che piangendo Scanderbeg fu da Amurate consolato con darli speranza di presto investirne la persona sua. Ma non ne facendo poi altro, anzi havendo fatto morire de veleno gl’altri suoi fratelli, egli con astuzia e lettere contrafatte itonese in Albania s’impatroni di alcune principali fortezze; poscia, congregati i popoli detta provincia e di Macedonia tutta, fu da loro riconosciuto per legitimo principe e gridato re, onde, fatti tagliare a pezzi quanti Turchi che non vollono batt-ezzare, hebbe poi gloriose vittorie contra di Amurate e di Maumetto suo figliuolo. Vinse sette bascià, andò condottiere della milizia albanese in aiuto del re di Napoli Fernando molestato dagli Angioini, e col voler suo rompendo le genti franzese salvò quel reame. Dopo havendo Maometo espugnato lo impero di Trebisonda e quello di Constantinopoli, tentò di espugnare Croia, ma difendendola Giorgio Scanderbeg ruiscì ogni suo sforzo vano. Fu poscia da Pio secondo chiamato in Italia per farlo capitano generale nella impresa che sua Beatitudine meditava contra il Turcho. Ma interponendosi la morte di detto Pontefice non segui altro. Ritornossene per tanto in Albania e mentre che in Alessio, sul fiume Drino, consultava col proveditore veneto intorno alle cose della guerra, sopragionto da una contagiosa febre se ne passò a miglior vita l’anno di Nostro Signore mille quattrocento sessanta sette, di sua età sessantratre, havendo prima raccomandato Giovanni suo figliuolo ancora giovanetto con tutto lo stato suo alla illustrissima signoria di Venetia. Trattene Scanderbeg seco con pietà e liberalità grandissima sempre mai una scelta di soldati veterani con i quali egli soleva dire che si acquistavano le vittorie più agevolmente che con la moltitudine di soldati nuovi. Non voltò egli mai le spalle a nimici suoi, ma sempre coraggiosa-mente combatté. Non fu mai da loro ferito, se non una volta leggiermente con una frescia, cotanto era egli avventurato e benne armato. Così bene in tutta la vita e persona sua era dispo-sto di tanta allegrezza negl’occhi e di così animonsa eloquenza che, compariva in publico armato, di maniera infiammava gli animi de soldati che non solamente divenivano valorosi nel combattere, ma anco ferocissimi disprezzatori degli inimici. Fu sempre de primi a entrare nelle bataglie e degli ultimi a ritrarsene. Conosceva tutti gl’ufficiali suoi per proprio nome, così buona memoria teneva. Ammazò di sua mano in diverse bataglie più di due mila Turchi adoperando una sua scimatarra con la quale in un colpo solo partiva un toro per mezzo. Intendendo Maometo II di detta spada, la mando a chiedere e l’ottenne da esso Giorgio; e attene fare la prova alla presenza sua da un tartaro da lui stimato gagliardissimo, ma invano, ne gli rimandò et intese come la vera scimatarra ma non il braccio suo che l’adoperava mandato gl’havea. Onde non parendo a Maometo di privare un tanto capitano di così nobil’ arme, con alcuni presenti ne gli fe’ riportare, dopo la seconda volta mandatagli. Fu pianta la morte di questo gran cavalliere non solamente dalla Grecia tutta, ma ettiamdio da tutti i principi di Europa et anche dagli i stessi Turchi, i quali, dopo la morte di lui, insignoritisi di tutta l’Albania e ritrovato nella chiesa di san Nicolò, cattedrale di Alessio città, il corpo suo, divotamente lo riverirono. E seguendo la loro superstizione cavando le felici ossa del sepolcro religiosamente le saccheggiarono, credendo ciascuno di rimanere nelle bataglie sicuro, havendo sopra di se legata una minima particella di osso di cosi invitto capitano. | TREGIM NGA TURQIT PËR GJERGJ KASTRIOTIN, NË GJUHËN E TYRE I QUAJTUR SKANDER BEG, DOMETHËNË ALEKSANDËR I MADH Gjergj Kastrioti, zot i Shqipërisë, [që ishte] pjesë e Maqedonisë në detin Adriatik, lindi nga Gjoni. Ky zotëri, Gjoni, duke mos mundur t’u qëndronte armëve turke, bëri paqe me Muratin me disa kushte, njëra prej të cilave ishte, që ai [Gjoni] t’i jepte djemtë e tij peng, e në mes tyre edhe Skenderbeun. Ky i fundit, i rritur në oborrin e Turkut, dhe i arsimuar në literaturën turke e në ushtrimin e armëve, përfitoi kaq shumë sa që në moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare, u bë sanxhakbe, domethënë udhëheqës i një njësiti kalorësish. Meqë kishte një pamje mbretërore të fytyrës, u pëlqye shumë nga Murati, i cili në fillim e dërgoi në Azi, [për të luftuar] kundër mbretit të Çiçilisë, në të cilën luftë, fitoi nam të madh, duke luftuar trup me trup me një tartar të shquar të cilin e vrau dhe me një kalorës persian. Pas kësaj, Murati bëri zakon të pohonte publikisht që ai [Skenderbeu] ishte krahu i tij dhe syri i i tij i djathtë, si dhe mbrojtësi i papërsëritshëm i shtetit të tij. Ndërkaq, pasi i erdhi vdekja, të atit të tij, Gjonit, ushtritë turke pushtuan atë mbretëri, për të cilën Skenderbeu i dëshpëruar u ngushëllua nga Murati me dhënien e shpresës se së shpejti do ta pajisë [investojë] personin e tij me të, [mbretërinë]. Por, [Murati] duke mos bërë asnjë veprim më tej në këtë drejtim, përkundrazi duke bërë që vëllezërit e tij të vdisnin të helmuar, ai [Skenderbeu] me shkathtësi dhe letra të fallsifikuara, u kthye në Shqipëri dhe u bë zot i disa kështjellave kryesore, pastaj, pasi u mblodhën në kuvend, popujt e provincës në fjalë dhe të tërë Maqedonisë, u njoh prej tyre princ i ligjshëm dhe u quajt mbret. Pastaj, ai preu copë-copë ata turq që nuk dëshiruan të pagëzoheshin dhe kështu pati një fitore të famshme kundër Muratit dhe të birit, Mehmetit. Ai mundi shtatë pashallarë; si prijës së bashku me ushtrinë e tij shqiptare, i shkoi në ndihmë mbretit të Napolit, Ferrantes, i cili ishte i sulmuar nga Anzhuinët, dhe me dëshirën e tij, e shpëtoi atë mbretëri duke mundur francezët. Pasi Mehmeti fitoi mbi perandorinë e Trapenzunti [Trebisonda] dhe atë të Konstantinopojës, ai u përpoq të mposhtë edhe Krujën, por, duke e mbrojtur atë, Gjergj Skenderbeu arriti të mposhtë të gjitha përpjekjet e tij të kota. Më vonë, u thirr nga [papa] Piu II në Itali, për t’u emëruar komandant [capitano] i përgjithshëm, në fushatën, që shenjtëria e tij planifikonte kundër turqve. Por e ndërprerë nga vdekja e papës në fjalë, ajo [fushata] nuk u vazhdua nga të tjerë. Ndërkohë, ai u kthye në Shqipëri, dhe ndërsa po konsultohej në Lezhë, mbi lumin Drin, me qeveritarin [proveditorin] venedikas, në lidhje me çështjet e luftës, e zuri një ethe ngjitëse dhe kaloi në një jetë më të mirë, në vitin 1467, të Zotit tonë, në moshën gjashtëdhjetë e tre vjeçe, pasi më parë ia kishte besuar, Gjonin, birin e tij akoma të ri, me gjithë shtetin e tij, Sinjorisë së shkëlqyer të Venedikut. Skenderbeu mbante gjithmonë me vete, me mëshirë dhe bujari të madhe një grup të zgjedhur ushtarësh veteranë, për të cilët zakonisht thoshte që me ata i merrte fitoret më lehtë se sa me turmën e ushtarëve të rinj. Ai nuk ua ktheu kurrë shpatullat [shpinën] armiqve të tij, por gjithmonë luftoi me guxim. Nuk u plagos kurrë nga ata, përveçse një herë, lehtësisht me një shigjetë, kaq me fat dhe kaq mirë i armatosur ishte. Në tërë jetën dhe personin e tij, ishte kaq mirë i pajisur me alegri në sy, dhe me elekuencë të gjallë, sa që kur shfaqej në publikun e armatosur, me qëndrimin e tij ndizte shpirtërat e ushtarëve të cilët jo vetëm që bëheshin trima gjatë luftimit por edhe me të egër e përbuzës për armiqtë. Ai ishte gjithmonë ndër të parët për të hyrë në beteja dhe i fundit për t’u tërhequr. I njihte të gjithë oficerët e tij, emër për emër, kaq kujtesë të mirë kishte. Në beteja të ndryshme, vrau me dorën e tij më shumë se dy mijë turq, duke përdorur një shpatë të tij, me të cilën, vetëm me një të goditur, ndante në mes një dem. Kur Mehmeti II, mori vesh për shpatën në fjalë, dërgoi që t’ia kërkojnë dhe e mori nga vetë Gjergji; dhe me të [shpatën] në praninë e tij, [Mehmetit] bëri një provë një tartar që vlerësohej pa masë nga ai, por më kot. Ia riktheu shpatën [Skënderbeut] dhe kuptoi që ai i kishte dërguar shpatën e vërtetë, por jo krahun e tij që përdorte. Mehmetit nuk iu duk me vend që të privonte prej saj një komandant të armëve kaq fisnike, kështu ia ktheu bashkë me disa dhurata, pasi qe dërguar për të dytën herë. Vdekja e këtij kalorësi të madh u vajtua jo vetëm nga gjithë Greqia, por edhe nga gjithë princërit e Evropës, madje edhe nga vetë turqit, të cilët pas vdekjes së tij, duke qenë zot të gjithë Shqipërisë, dhe pasi gjetën trupin e tij, në kishën e Shënkollit [san Nicolò], katedrale e qytetit të Lezhës, e nderuan me devotshmëri. Duke ndjekur bestytninë e tyre, nxorrën nga varri eshtrat fatlume, plaçkitën në mënyrë fetare, duke besuar se do të ishin të sigurtë në beteja po të kishin lidhur mbi vete një pjesë sado të vogël të eshtrave të komandantit të pamposhtur. |