Shkruan: Sotir Mano/
Njё mёsues nё moshёn e Hirёsisё Janullatos jam dhe iu drejtova Kryepeshkopit tim me njё letёr ku i bashkёbisedoja disa shqetёsime tё mijat si besimtar qё edhe kur njerёzit antife na i prishёn kishat i qёndrova besnik besimit ortodoks. Zotёrinjtё Aleksandёr Sallabanda, Robert Andoni e më pas Miron Çako shkruan në gazeta shumë gjatë pёr Kryepeshkopin ku lavdёrimet kapnin majat mё tё larta tё mburrjes. Numёronin tё gjitha ato qё ka bёrё nё 23 vjet si Kryepeshkop. Ndёrkohё qё kanё lёnё nё harresё ato gjёrat shumё tё rёndёsishme qё me qëllim Hirёsia Janullatos nuk ka dashur që të bёjё.
Nё replikёn e tyre konstatova me shumë keqardhje se djallëzisht më kanё veçuar dhe injoruar duke iu drejtuar vetëm artikujve të dy autorëve që për nga emrat (Bedri Islami e Skёnder Gjoni) ata i denigrojnё si shqiptarё myslymanë, megjithëse nё shkrimet tona, si ata myslymanë edhe unë ortodoksë, trajtojmë të njëjtin shqetësim shoqëror. Me këtë ndarje qёllim keqe zotёrinjtё Sallabanda dhe Andoni u fryjnёi erërave të veçimit, të prishjes së asaj fryme harmonie fetare që tinëzisht hiqen sikur e duan, ju dhёmb dhe shtiren sikur e mbrojnё.
Mirë Hirësia që nuk më përfilli me një përgjigje, gjë që më pikoi në zemër, po pёrse edhe ju autorët ortodoksë shqiptarë mё shpёrfillёt mua mësuesin e historisë duke dëshmuar vërtetësinë e shprehjes popullore shqiptare: “I yti ti nxjerr sytë”. Po pse o të bekuar të Perëndisë e ulni nivelin e gjykimit tuaj në shërbim të Hirësisë Janullatos deri në atë nivel sa të përçmoni “shenjtërinë e Mësuesisë” !!
Nё jetёn time tё gjatё si mёsues kam fituar njё mёsim tё pa harruar. Sa mё i aftё mёsuesi aq mё pak nё shkrime gazetareske pёrdor para emrit tё tij titujt profesor, doktor, etj. Kjo bёhet akoma mё e panevojshme dhe tё ruan nga turpi kur shikon qё me kёta tituj ka edhe profesora e doktora kunguj me bollёk nё institucionet ku japin e marrin pёrditё zotёrinjtё Sallabanda dhe Andoni. Të më falni mua mësuesin në pension pa tituj e pa ofiqe para emrit por nuk rri dot pa ua thënë se, kur nuk keni argumenta bindëse për temën që trajtoni mos e gënjeni veten me mendimin që me vendosjen e titujve të lartё përpara emrit do të bëheni më bindës. Pastaj çne tё ankoheni kundёr gazetёs dhe jo t’i drejtoheni autorёve tё shkrimeve? Gazetat pёr atё punё janё, qё tё pёrcjellin opinionet e dobishme tё qytetarёve. Si besimtar ortodoksë unë e kuptoj se për ju zoti Aleksandёr Sallabanda, për ju zoti Robert Andoni dhe pёr ju zoti Miron Çako egziston një histori krejt ndryshe nga ajo që unë dhe breza të tërë mësuesish u kemi mësuar nxënësve në shkolla për Papa Kristo Negovanin, për Fan Nolin, At Stath Melanin, për Faik Konicën që shkruante artikullin “Ju tregoj grekërit”, etj.. Nga ana tjetër ju nuk merrni mundimin që të na shpjegoni se ku janë të pavërtetat dhe referimet e gabuara për Papa Kriston. Ndoshta mos jeni duke përgatitur ndonjë artikull tjetër ku të na e përshkruani Papa Kristo Negovanin me tufë lulesh në duar duke pritur ardhjen e andartëve grekë në Korçë? Këto i kërkoja unë në letër që të më shpjegonte Hirësia Janullatos. Në replikën tuaj u jeni referuar disa shifrave si kundërpërgjigje shifrave që jepja unë në letrën time, po mua as denjoni të më referoheni me emër. Ju lutem zotërinj profesora të më thoni se nga këta 160 klerikë shqiptarë që paska përgatitur Hirësia Janullatos nuk paska ndonjë të prokopipsur që të vihet në krye të Kishës Autoqefale shqiptare? Apo Hirësia përgatitë klerikë shqiptarë nё shёrbim tё Greqisё, të stampës “buono per Albania”?. Prandaj ju lutem bëhuni më të urtë në gjykim dhe kur merrni penën bëni mirë të shkruani të vërteta, jo arsyetime që i miratoni në studion e Hirësisë Janullatos. Si mësues i vjetër në moshë, u ripërsëris atë që ju e dini por që e harroni, kur e vini veten në shërbim të një misioni që ua gërryen ndërgjegjen: Gjithmonë mos rreshtni që të respektoni veten në radhë të parë. Ky raport respekti me veten ju bën dinjitoz, edhe të nderuar ashtu si edhe besimtarë apo laikë të respektuar nga ne që u lexojmë.
Në fund të replikës thoni se ndiheni krenarë dhe në emër të mijëra ortodoksëve falënderoni Perëndinë që në emër të kishës sonë qëndron në krye Hirësia Janullatos. Unë nuk jam një nga këta. Ju lurem zotërinj, mos mëkatoni në mënyrë kaq hapur. Mos merrni rol propagandues në favor të njëanshëm. Më vjen në mend këshilla që u jepte Fan Noli atyre që e rrethonin: “ Mos i vishni vetes qyrkun e përgjegjësisë që të flisni në emër të të gjithë besimtarëve. Çdo berr varet në këmbët e veta. Pёrpara Altarit jeni tё vetёm pёrpara Zotit
Njё shkrim shumё, shumё lavdёrues pёr Hirёsinё Janullatos botoi Z. Miron Çako. Unё nuk besoj se Kryepeshkopi i ka lexuar mё pёrpara shkrimet me lavdёrime tё pa kufij. Megjithёse mendoj se duhej t’i kishte lexuar sepse, si njeri me kulturё tё jashtёzakonshme do e pikaste menjёherё se kaq shumё ёshtё tepruar me lavdёrimet sa me siguri qё nuk do i kishte lejuar tё botoheshin. Hirёsia Janullatos e di mirё se çdo tejkalim mase nё mburrjet çon nё efektin e kundёrt, tё pёrbuzjes. Me gjithё konsideratёn e lartё qё kam pёr Hirёsinё Janullatos si njeri prapё se prapё mё duket qё e kanё mburrur kaq shumё sa tё duket sikur ёshtё fjala pёr Atin grek tё engjёjve, njeriun mё perfekt e ideal, tё cilit edhe pse ёshtё njeri mbi kёtё tokё nuk ke se ku t’i gjesh njё mangёsi. E pa një mangësi apo huq asnjë qёnie njerёzore nuk egziston mbi tokë. Do ju pёrmend njё fjalё tё urtё greke: “Topolito qirielejso to variete qeotheos”, Duke pёrsёritur lavdi Zotit mёrzitet edhe vet Zoti. (mё falni pёr ndonjё gabim tё moshёs) E keni gabim o tё bekuarit e Perёndisё. Nuk ndryshon opinioni pёr njeriun e fesё me artikuj lavdёrues pa masё e pa kufij, Veprimet flasin vet me zё mё tё lartё sesa fjalёt. Pёrndryshe kjo e shton deziluzionin dhe dyshimin nё portretin e tij fetar. Njё budallallёk mё shumё shprehu autori Miron Çako i cili donte tё na mbushte mendjen se spitalet dhe kishat e ndёrtuara me kontributin e Hirёsisё Janullatos nuk kanё rrota. Argumenta pёr naivёt. Dale pak more i bekuar. Mbas tёrё atyre padrejtёsive historike qё Greqia ka mёkatuar ndaj Shqipёrisё edhe me rrota tё ishin kishat dhe spitalet me siguri qё shteti grek do ua kishte hequr pёr t’i lёnё tё ngulura siç po ngul varret pa eshtra tё ushtarёve grekё. Mos harroni se efekti ideologjik qё ato prodhojnё dhe injektojne nё mendjet e besimtarёve e tё popullit tё thjeshtё ёshtё me efekt admirues shumё tё shpejtё.Prandaj Hirësia Janullatos nxiton tё bёj kёto dhe jo tё dёnojё ligjin e luftёs apo doktrinёn famёkeqe tё vorioepirit. Dy njolla historike që cënojnë rëndë dinjitetin moral të shqiptarëve. Dihet se shtetet mendojnё pёr 50-100 vjet perspektivё. Asgjё s’bёhet kotё.
Burime financiare misterioze qё nuk u deklaruan asnjёherё janё ato me tё cilat u ndёrtuan kёto kisha e spitale. Mua si besimtar shqiptar mё duhet e vёrteta qё do më sjell paqe nё mendjen e besimtarit, e vёrteta qё largon hijet e dyshimit dhe tё Djallit.
Nuk jam njohёs specialist i kritereve ligjore mbi bazёn e tё cilave mund t’i japёsh nёnshtёtёsinё shqiptare njё shtetasi grek. Por nuk kam asnjё fije dyshimi se nё radhё tё parё kriteri mё kryesor nё dhёnien e nёnshtetёsisё shqiptare duhet tё jetё Dashuria e vёrtetё ndaj popullit dhe shtetit shqiptar. Po tё ishte dashamirёs nё kёto 23 vjet si Kryepeshkop, Hirёsia Janullatos ka pasur nё dispozicion kohёn e mjaftueshme qё nёn frymёn kristiane tё paqes tё bёnte tё paktёn njё herё njё thirrje apo njё meshё tё madhe ku tё lutej e tё lutej me zё tё lartё pёr heqjen e Ligjit tё luftёs me Greqinё. Kryepeshkopi Janullatos me kombësi greke nëse realisht e do dhe punon për popullin shqiptar ka rastin më ideal që të shfrytëzojë autoritetin e tij kishëtar që t’a bëj një lutje të tillë dhe të imponohet për heqjen e këtij ligji fyes. Për fat të keq nuk do që t’a bëj. Dihet gjithashtu se janё qarqe ekstreme fetare e politike greke ato qё ndezin orekset e Vorioepirit. Me kёtё frymё paqeje kristiane tё bёntё njё lutje vёllazёrore pёr qetёsimin e erёrave agresive greke ndaj tё ashtuquajturit Vorioepir. Kёtё dashamirёsi ndaj popullit dhe shtetit shqiptar Hirёsia Janullatos pёr kёto dy nyje gordiane nё raportet greko-shqiptare jo vetёm qё nuk e ka shprehur por si besimtar unё ia konsideroj Kryepeshkopit tё kishёs sime si njё mёkat qё vazhdon tё bёj ndaj popullit shqiptar. Gjëra për të cilat Kryepeshkop Noli do lutej e do punonte natë e ditë.
Qёnia e njё Kryepeshkopi nё drejtim tё Kishёs aktuale “Autoqefale” shqiptare merr njё domethёnie shumё pёrcaktuese nё kontekstin historik shqiptaro-grek. Shqipёria ёshtё pushtuar dy herё nga Italia. Por sjellja e pushtuesve italianё nuk ka arritur asnjёherё mizoritё e masakrave qё grekёrit kanё bёrё nё disa breza ndaj shqiptarёve. Rasti i dhënies së nënshtetësisë shqiptare trainierit Biasi të Kombëtares shqiptare të futbollit dëshmon sesa rol të madh luan ngarkesa e raporteve të zymta historike me Greqinë. Nё njё kohё qё egziston Ligji I Luftёs dhe ekstremet Vorioepiriote ti japёsh nёnshtetёsinё shqiptare njё personaliteti shumё tё lartё grek i cili mund tё bёj shumё, tё luaj rol determinues pёr tё larguar kёtё mjegull lufte midis shqiptarёve e grekёrve ёshtё njёlloj si ti japёsh nёshtetёsinё amerikane njё personaliteti tё ISIS.
Shqiptarёt nuk kanё vrarё kurrё grekё qё prej Rilindjes e nё vazhdim. Masakrat greke ndaj popullsisё shqiptare nuk mund tё krahasohen fare me sjelljen prej pushtuesi tё ushtrisё italiane. Shqiptarёt me shumicё myslymane pёr shkak tё kёsaj sjelljeje ushqejnё shumё mё pak urrejtje ndaj italianёve pushtues tё fesё katolike krahasuar me urrejtjen ndaj grekёve masakrues e pёrvetёsues territoresh.
Vetёm njё moment tё kujtojmё, masakrat ndaj komunitetit çam. Hapjen e barkut me thikё tё grave shtatzёna. Aq tё tёrbuar e kishin arsyen e zhdukjes sё kёtyre refugjatёvё çam sa kur mernin shenjё nё turmat e refugjatёve çam shёnonin dhe qёllonin mbi djepet e fёmijёve qё mbanin nёnat çame nё shpinё. Tё mjerat nёna ecnin me orё tё tёra pa e ditur se mbanin nё djep njё fёmijёn e tyre tё vdekur tё mbytur nё gjak. Nuk janё shqiptarёt qё kanё pёrvetёsuar toka greke, e kundёrta ka ndodhur dhe synohet prej grekёrve pёrvetёsues tokash shqiptare edhe sot. Madje rasti i fundit ёshtё ai i pёrvetёsimit tё detit.
Ngjarjet e fundit nё Greqi dhe artikujt e fundit pёr kryepeshkopin Janullatos nё Shqipёri na zbuluan diçka me shumё rёndёsi. Hirёsia Janullatos jashtёzakonisht i ditur, me shumё diploma dhe kulturё tё jashtёzakonёshme si rrallё kudo, u konsiderua si njeri i vyer pёr momentet e vёshtira politike qё po kalon populli dhe shteti grek. Pra na u zbulua nuanca politike e Kryepeshkopit Janullatos pro, nё interes tё atij qё donte t’a vinte president tё shtetit grek.
Kaq i ditur sa ёshtё Hirёsia Janullatos sigurisht qё kontributi i tij do tё ishte me shumё vlerё pёr vendin e tij atje në Greqi. Grekёt po bёjnё njё sakrificё duke e imponuar Hirёsinё Janullatos qё t’ia falё disa dhjetёvjeçarё nga jeta e tij Shqipёrisё. Falmё o Zot po nuk mё hiqet nga mendja se ky njeri qёndron me urdhёr. Dhe nuk lёshon asnjё fije nga ato qё ka vendosur tё bёj. Rasti i Hirёsisё qё qёndron me urdhёr mё bёn tё mendojё njё analogji. Dihet nga historia se njёlloj si Perandoria osmane edhe Kisha greke u pёrpoqёn me tё gjitha mjetet qё t’a ndalonin dhe e mallkuan gjuhёn “e mallkuar” shqipe. Nё kёto rrethana historike pyesim se, kё do tё angazhonte shteti shqiptar pёr t’ju kundёvёnё kёsaj doktrine famёkeqe antigjuhё shqipe?
Sigurisht qё do tё ishte njё veprim shumё i mençur i shtetit shqiptar qё tё dёrgonte si kryesues tё njё institucioni albanologjik nё Athinё mё tё shquarin gjuhёtar shqiptar, Eqerem Çabej. Pra mё tё zotin e gjuhёtarёve do e sakrifikonte duke e imponuar qё tё qёndronte atje ku kundёrvёnia ndaj keqinterpretimeve, atje ku interesi i kulturёs gjuhёsore shqiptare do tё ishte mё i madh. (Kush mё mirё sesa njё njeri shumё i ditur grek mund tё prishё themelet e Autoqefalisё shqiptare?) Shqiptarёt mburren me Eposin e Veriut dhe grekёt me Homerin, por tё mos harrojmё se Kali i Trojёs ёshtё shpikje e grekёrve.
Në rolin e mësuesit më vjen turp nga vetja kur e imagjinoj veten përpara gjyqit moral që më bën Fan Noli dhe Faik Konica. Njëlloj ne shqiptarët si atëhere kur s’kishim akoma shtet edhe tani që shtetin formalisht e kemi prej 100 vjetësh. Nuk e quaj armik Hirësinë Janullatos, siç aludon autori Çako. Ama nuk e quaj dot mik, sepse jo vetëm që nuk ka bërë gjërat më kardinale për mua is besimtar shqiptar, por edhe sepse si e thotë një proverb anglez “Miku permanent nuk është asnjëherë i mirëseardhur”. Në Bibël e kam lexuar: “Për të ndërtuar një banesë nevojiten duar, por vetëm zemra mund të ndërtojë një shtëpi të Zotit”. Hirësia Janullatos nuk ka ndërtuar në Shqipëri shtëpi të Zotit. Me duar ka ndërtuar shtëpi të interesave greke.
vasili says
Te tere ata qe i bejne iso dhe freske ketij prifti politikan grek Janulatuo, jane sahanlepires dhe tradhetare te shqiptaris.
Ky prift ka mbledhur reth vehtes te tille njeres per ti sherbyer qellimit te tij, per greqizu shqiperin.
andoni says
Perse ky prift grek Anulato,nuk beri qoft edhe nji meshe per te kujtuar Nolin e madh me rastin e 50 vjetorit te vdekjes?
Atij nuk i intereson asgje shqiptare, misioni i tij eshte te greqizoj shqiperin.
Ky sikunder dikur i ashtuquajturi shen gozmaj,shejtan gozmaj,kishte si mosion perhapjen e gjuhes greke ne shqiperi, tani kemi djallin e ri grek me te po ate detyre.
Ai ka mbledhur,rekrutuar njeres qe i bejn fresk dhe joshin misionin e tij keqberes per vendin tone.
Ky prift gre nuk ka asgje te perbashket me fene, pse Anulato ndjell percarje fetare,eshte shume i rezikshem
dhe pasojat do ti ndjejm ma vone.
Butrinti says
Jam Ortodoks dhe kam mendimin se Janullatosi eshte i derguari i kishes greke per te shkatrruar autoqefaline e kishes Shqiptare. Nuk e kuptoj pse ka qendruar kaq gjate ne Shqiperi . Me qenie3ne tij ne krye te kishes Autoqefale te Shqiperise kjo cdo dite humbet vlerat e saj .