Policia deri më tani i ka servirur publikut faktin se në Lazarat ka ekzistuar një bandë – një pjesë e së cilës deri më tani ka përfunduar në pranga, edhe si të vetëdorëzuar – por ende nuk eshte mesuar se kush është koka e kësaj bande.Thuhet se ai mund te jete Arbion Aliko, 20 vjeç,. Vetëm 3 muaj më parë, ai u përfshi në një incident me policinë në Lazarat. Ishte pikërisht ky momenti kur mediat publikuan foto të tij në FB, ku ai i bënte temenara ISIS-it.
Në Lazarat, Arbion Aliko njihet si ndër personat më problematikë, me një karakter të vështirë, duke krijuar gjithmonë probleme. Raportet e tij me besimin nuk kanë qenë asnjëherë të konsoliduara; dhe më tepër se si besimtar, ai trajtohet si një aventurier.Është përfshirë rregullisht, në kultivim e shpërndarje lëndësh narkotike, e po ashtu dhe në vepra të tjera penale.
Gëzon autoritet ndër moshatarë dhe me disa syresh ka arritur të përbëjë një grup, që tashmë janë bërë sfidë për shtetin.
Ajo që po mban të habitur banorë të shumtë të Lazaratit, është lënia e tij që të levize pa asnjë problem, ndërkohë që është person në kërkim. Gjatë këtyre tre muajve, që prej incidentit të marsit, Arbion Aliko eshte pare të shkoje edhe ne Gjirokaster, pa llogaritur faktin se në Lazarat e rrethina ai ka bërë një jetë në liri të plotë.
Banoret thonë se ditën e zgjedhjeve ka shkuar nga njëra qendër votimi në tjetrën, pa asnjë fare droje ndaj shtetit, nga fakti se është person në kërkim. Banorët e Lazaratit nuk kuptojne se si ka mundësi që policia nuk ka mundur ta kapë, Arbion Alikon?
Sipas tyre, edhe publikimet e fotove të ISIS-it, që ai, apo persona të tjerë qe tashme jane shpallur si te dyshuar te sulmit te mengjesit te 24 qershorit, nuk kanë të bëjnë me besimin e tyre fetar, por me zellin e tyre të sëmurë prej aventurierësh. /ABC/