Shkruan: Rexhep Shahu – Tiranë/ Një histori e dhimbshme. Dy motrave që ditët e fundit u vdiq babai, shfaqen revoltë të fortë ndaj shërbimit mjekësor për mosvëmendje e mospërkushtim, nisur nga sa u rrëfeu babai i tyre që nuk jeton më. Ndaj dy motrave që u vdiq babai dhe shfaqen revoltë, policia e shtetit ka kërkuar procedim penal, se ato kanë thënë ndaj sistemit mjekësor çfarë u thoshte babai i tyre që nuk jeton më, që sipas tij ishte lënë në mëshirë të fatit i braktisur, i papërfillur nga mjekët dhe u kërkon vajzave të tij ta largojnë nga aty ku është, se nuk ka kujdes mjeksor për të, se mjekët e braktisën me orë të tëra tek dera pa i dhënë asnjë ndihmë. Të thënat e babait që nuk jeton më, të cilat i artikuluan vajzat e tij, bien në kundërshtim me ato fjalë që u thoshte mjekja vajzave të babait të vdekur. Ky është thelbi. Dy motrat që u vdiq babai shpërblehen nga policia e Edi Rames me procedim penal. Dikush si Edi Rama dikur për vdekjen e babait shpërblehet me post ministri e dikush me procedim penal. Mjekët janë merzitur dhe kanë paditur në polici motrat që u vdiq babai. Për mjekët është më e rëndë akuza e zemërimit të motrave të tronditura që u vdiq babai nga pavëmendja e mjekëve, sipas babait të tyre, se sa vdekja e një njeriu, vdekja e këtij babai. Me padi ndaj pacientëve e familjarëve të tyre nuk zgjidhet asgjë, as nuk ngjallet i vdekuri e as nuk paqetohet askush nëse nuk e ka paqen brënda vetes. Në gjithë këtë histori, ne e kemi të vështirë të jemi një mendje, ta mendojë secili veten në vendin e dy motrave që u vdiq babai dhe pastaj të gjykojmë. Dy vajzat e të sëmurit që ndërroi jetë tronditen nga ato çfare u thotë babai dhe shpërthejnë në revolten e tyre të natyrshme dhe u drejtohen njerëzve për të mos i prurë njerëzit e tyre në spitalet publike. Dëshira dhe përkushtimi i personelit mjekësor të spitaleve publike dhe pamundësia e personelit shëndetësor për të kryer detyrën janë dy anë të kundërta të realitetit tonë. Motrat që u vdiq babai, që sipas tij nuk ka patur kujdes e vëmendje, siç u ka thënë ai vajzave të tij, revolta e tyre e natyrshme nuk shëmb shtetin, nuk është veprim armiqësor që policia të procedojë ndaj tyre. Mungesa e tolerancës dhe e durimit nga personeli mjekësor dhe rendja e tyre për ti paditur motrat që u vdiq babai, i ngarkon me dyshim mjekët në mos më tepër. Po të ndjeheshin të qetë, do të rrinin të qetë para zemërimit të motrave që humbën babanë, do të mundoheshin ti qetësonin e ngushëllonin edhe motrat. Ky është realiteti ynë sot, realiteti i mjekësisë tonë sot, i mjekësisë falas. Ka mjekë të shkëlqyer, por ka pamundësi sistemi shëndetësor tu përgjigjet pacientëve, njerëzve në hall. Mjekët nuk kanë pse marrin përgjegjësi mbi vete kur nuk kanë mundësi, nuk ka pse bëhen gardianë të panevojshëm të qeverisë. Njerëzit shohin, dinë çdo gjë, jemi vend i vogel në këtë bigbrother të madh. Kjo është vetëm një nga fatkeqësitë e zinxhirit të fatkeqësive në sistemin e mjekësisë falas në Shqipëri. Ndodhitë e pakëndshme e të trishta në këtë ambient nuk kanë fuqi të nxisin e revoltojnë shoqërinë, se shoqërisë po i vdes me shpejtësi nervi i reagimit kolektiv. Duket se Rilindja ka prekur fundin. Thirrja e dy vajzave që u kish vdekur i ati dhe asnjë nuk e kish prekur me dorë është një thirrje për të gjithë ne. Kjo sot, nesër mund t’i ndodh kujtdo… Kur Edi Rames i vdiq babai, ai u shpërblye me postin e ministrit të Kulturës, edhe pse siç thoshte Nano dikur, e mora me thonj të paprerë nga Parisi dhe e bëra ministër kulture. Kryeministri i thirrur nga Parisi për ta turbulluar më shumë këneten e ndotur, për të drejtuar kulturën në Shqipëri, për të drejtuar mbi një dekadë bashkinë e kryeqytetit dhe prej 8 vitesh vendin, tani e ka humbur toruan, e ka humbur moralin e drejtimit, është zhytur deri në hundë në batak dhe nëse e kritikon të kërcënon me burg për agjitacion e propagandë kundër shtetit, kundër mjekësisë së tij falas që është një nga dështimet më spektakolare të Rilindjes socialiste.