
Hamid Alaj/
Po sa ma dhuroi librin e tij Dr. Nail Draga “Identiteti pa mbrojtje institucionale”, duke e lexuar titullin, ende pa i hapur faqet e librit disi më bëri përshtypje ky titull duke menduar se vërtet ne qenkemi ata (kombi shqiptarë në trojet e veta autoktone) të cilët si identitet kombëtar nuk kemi mbrojtje institucionale. Lexova librin me një pasion të madh pa ndërprerë edhe pse ka rreth 208 faqe e përfundova brenda disa orëve, vetëm të arrija tek kuptimi i plotë i librit si shfaqje kurreshtjeje në leximin e titullit pa hapur faqes e tij.
Që nga vetë titulli, libri zgjon kurreshtjen për ruajtjen e identitetit kombëtar, kulturor dhe gjuhësor në mungesë të mbrojtjes institucionale. Pa këtë mbështetje ruajtja e gjuhës, kulturës, traditave dhe të drejtave të komunitetit bëhet më e vështirë dhe identiteti mund të përballet me një krizë asimilimi ose humbjes së vlerave të tij. Autori i librit Dr. Nail Draga këtë çështje e trajton me shumë seriozitet duke u mbështetur në fakte e argumente në bazë të përvojës së tij studimore. Në këndëvështrimin tjetër ai fton opinioni shqiptar në trevat shqiptare në Mal të Zi të mendojnë mbi rëndësinë e institucioneve për mbrojtjen e gjuhës, kulturës, arsimit dhe trashëgimisë kombëtare.
Sa më shumë thellon leximin e librit dhe sa më shumë hynë në brendin e tij aq më shumë bëhet e qartë se autori trajton një temë më shumë rëndësi në aspektin kombëtar dhe kulturor duke analizuar sfidat me të cilat përballet komuniteti shqiptarë në ruajtjen e identitetit të tyre.
Autori Draga vë në dukje se identiteti nuk ruhet vetëm falë vullnetit të individëve apo një grup individësh por ai duhet të ketë angazhimin dhe mbështetjen e institucioneve shtetërore, arsimore, kulturore e shoqërore në përgjithësi. Kështu, me mungesë e kësaj mbështetje komuniteti përballet me rrezikun e asimilimit, humbjen e gjuhës, traditave dhe me zbehjen e ndjenjave kombëtare. Gjatë leximit të librit në brendin e tij autori sjell shembuj dhe analiza të shumta që dëshmojnë mungesën e realizimit të politikave të tilla në ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit e në veçanti të komunitetit shqiptar në Mal të Zi.
Një nga temat kryesore që autori i librit Dr. Draga trajton është roli i institucioneve në mbrojtjen të identitetit kombëtar, i cili argumenton se arsimi në gjuhën amtare, botimet shkencore, mediat dhe politikat shtetërore janë shtyllat kryesore që ndërtohet dhe ruhet identiteti i një komuniteti dhe në përgjithësi i një kombi të tërë.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm që autori i librit trajton dhe analizon padyshim se është edhe pozita e shqiptarëve në Mal të Zi. Me shembuj dhe argumente, me përvojën dhe njohurit e tij, autori Dr. Draga paraqet sfidat që ky komunitet është përballur për ruajtjen e identitetit kombëtar duke trajtuar shumë çështje që lidhen me shumë lëmi që populli shqiptar në Mal të Zi është ballafaquar. Në këtë kontekst libri nuk mbetet vetëm një libër teorik por edhe si një analizë e realitetit politik ndaj popullit shqiptar në Mal të Zi. Kjo ka bërë që stili i të shkruarit të këtij libri është i qartë, i kuptueshem duke përdorur një gjuhë të pasur me fakte historike dhe analiza shkencore. Argumentet e shtjelluara në këtë libër janë bindëse dhe të mbeshtetura në fakte gjë që e benë librin shumë të vlefshëm pë studiuesin.
Libri “Identiteti pa mbrojtje institucionale” i autorit Dr. Nail Draga është nje vepër me rëndësi të veçantë sepse trajton një problem aktual për shqiptarët në Mal të Zi. Autori në këtë libër arrin të dëshmojë se identiteti kombëtarë nuk mund të mbijetojë pa institucione të forta që mbrojnë gjuhën, kulturën, trashëgiminë dhe të drejtat e komunitetit, duke theksuar se ruajtja e identitetit është një përgjegjësi e perbashkët dhe një detyrim ndaj brezave të ardhshëm. Sipas këndveshtrimit tim ky libër përcjell një mesazh të fuqishëm se idenditeti është një vlerë shoqërore-komunitare që duhet mbrojtur vazhdimisht dhe me dinjitet sepse me mbrojtjen e tij është e ardhmja e një kombi. Autorit i themi “të lumtë dora dhe mendja e ndritur” edhe më shumë vepra në vazhdimsi.