
Nga “Foto Marubbi” në piedestalin e artit pamor modern
. E si të mos mjaftonin zejet e fotografisë dhe të pikturës, artisti Nikoll Idromeno do të shenjonte edhe mjeshtrinë e arkitekturës, përmes disa prej projekteve që i dhanë Shkodrës një dukje europiane
.
Është e kotë të pretendosh se mund të baresësh në Shkodër, pa rënë në gjurmët e veprës së Idromenos
, që të zë pritë ngado të hedhësh sytë. Pusi e hijshme, ama! Për vendësit, rreth 100 objektet e projektuara nga urbanisti dhe arkitekti Idromeno, përbëjnë fizionominë e qytetit, ndërsa për vizitorët, gjurmë plot analogji me kryeqendrat europiane.
Tri nga veprat më të rëndësishme të tij janë “Kafja e Madhe”, “Pjaca” dhe “Kisha e Madhe”, ku vëreht një gërshetim i traditës së ndërtimit të godinave qytetare me stile të ndryshme, veçanërisht të fasadave, dekoracioneve, kornizave, bordurave, mensola, ballkoneve të stisura dhe dritareve me grila.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave