Një ditë pas zgjedhjes së kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi si nënkryetar i Kuvendit, ka reaguar ashpër diplomacia greke. Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar zyrtarisht pas zgjedhjes së Shpëtim Idrizit si nënkryetar i Kuvendit. Në dekoratën që duket si një ndërhyrje direkte në punët e brendshme të Shqipërisë, kreu i PDIU cilësohet nga Ministria e Jashtme Greke si përfaqësues i të kaluarës fashiste!
Duke iu përgjigjur interesit të mediave, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme greke tha se “zgjedhja e personave që ndjekin perceptime irredentiste, të lidhura direkt me të kaluarën e urryer fashiste dhe naziste, në pozicionet më të larta të shtetit, nuk nxit miqësinë, bashkëpunimin, stabilitetin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes vendeve të Europës Lindore dhe nuk kontribuon në perspektivën europiane të Shqipërisë”,- thuhet në reagim.
Deklarata jo e zakonte lidhet me qëndrimin që Greqia ka ndaj komunitetit çam. Arsyeja se përse çamët u dëbuan me dhunë dhe ndaj tyre u bë gjenocid nga shteti helen lidhet me argumentin, sipas tyre, të bashkëpunimit të çamëve më pushtuesit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kreu i PDIU u zgjodh nënkryetar një ditë më parë, duke sjellë zemërimin e kreut të PBDNJ, Vangjel Dule, i cili dha dorëheqje nga detyra e nënkryetarit tjetër të Kuvendit.(KJ)
Qeveria e athines si qeveri mesjetare nuk e ka te qarte se kush eshte e ku ndodhet. Meqenese, me punet e shumta qe kane pasur edhe qeverite e meparshmw atje, e kane humbur kujtesen se per ke punojne, vazhdojne te krekosen se qenkan zgjedhur si “gjykatese” te vendeve fqinje. Ne kete politike e kemi provuar me pare, atehere kur mbaheshim si”fener ndricues I botes” e me te vertete e gjetem veten aty ku s’durohej me. Porse SOT PO MENDOJME SE EDHE EUROPA PASKA NEVOJE PER NE. DHE SOT NE SHQIPERINE TONE SI MINISHTET SHQIPTAR, PO FILLOJME TE MENDOJME PER VEHTE DHE S’KEMI NEVOJE PER keshilltare dhjakonare e lypsa!Para se te ndezesh qiri ne kishe, ndrico shtepine tende. PRA MBYLLE GOJEN!!
Sa mire e ke thene Shqiptar Cam. Pas shume kohe munges te nje lideri Shqiptar kemi Edin me shoke qe meriton te udheheqe gjithe shqiptaret ne te 6 provincat shqiptare, duhet te marrin mesim shqiptaret ne ks e ks lindore( iliride) e kudo ndodhen shqiptaret. E sa per greket qe mbulojne gjenocidin ne cameri kinse punuan me nazistet eshte se lajne m.. me shur..greket i larguan grate me femije e dogjen e shkretun qe te kolonizojne tokat shqiptare me greke. Po greket zgjodhen ekstremistet perhere kunder shqiptareve. Pse qa u bo keshtu ti degjojme greket e serbet se ke te zgjedhim ne ? Bhaaa.
PO REAGON SE EKAHUMBUR NJI BASHK PUNTOR QË KAQEN KUNDËR SHQIPTARVE .