TIRANË, 5 Maj/-Ndërron jetë shkrimtari dhe përkthyesi i njohur Amik Kasoruho. Si pasojë e një sëmundje në mushkëri është shuar në moshën 82 vjeccare intelektuali i cili kaloi një kalvar të rëndë gjatë diktaturës komuniste.
Amik Kasoruho ka lindur në 1932 në Tiranë. Ai është autor i disa librave: “Një ankth gjysmëshekullor” (1997), “Çmimi i një ëndrre” botuar në Itali (2000), “Midis qiellit dhe burgut” dhe romanin autobiografik “Ikje nga trilli i perëndive”.
Amik Kasoruho ka përkthyer në shqip vepra nga Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins, Patrick O’Brian, John Selby etj. Është fitues i çmimit special të jurisë në konkursin “Eks & Tra” për shkrimtaret emigrantë në vitin 1999.
Në 2000 ka marrë çmimin “Civitas – Arberia 2000 Calabria” për mirëmbajtjen e revistës italo-shqiptare të arbëresheve “Katundi Ynë”. Shkrimtari i njohur jetonte ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë
Nje humbje e vertete e nje intektuali te madh per Popullin Shqiptar ne te gjitha Trojet. Ngushllime Familjes se Nderueme dhe shume te vuejtun nga diktatura.
Me respekt Fritz Radovani.