
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/
#SiSot, më 8 janar 1980 ndërroi jetë Imzot Ernest Çoba kryeipeshkëv i Shkodrës, Kryetar i Kishës Katolike të Shqipërisë.Ernest Çoba lindi më 1913 në Laç (Vau i Dejës) dhe arsimimin e kreu pranë Kolegjit Saverian dhe Seminarit Papnor në Shkodër. Më vitin 1936 u shugurua meshtar dhe gradualisht nga Kisha Katolike ju besuan disa drejtime si mësues i besimit në Seminarin Papnor deri më 1946, shërbeu si provikar i Arkidioqezës së Shkodrës, sekretar i përgjithshëm i Kryesisë së Kishës Katolike Shqiptare. Nga viti 1956 emërohet Kryetar i Kishës Katolike të Shqipërisë në vitet më të vështira që Kisha Katolike po kalonte me shkëputjen e varësisë së saj nga Vatikani dhe largimin e Bernardin Shllakut si drejtues i saj. Ipeshkëv Zef Simoni dëshmon se Imzot Ernest Çoba do të dënohej me akuzën se kishte ruajtur marrëdhënie të fshehta me Selinë e Shenjtë (Vatikanin) përmes Legatës Italiane në Tiranë, me anë të së motrës dhe se për këtë gjë ai do të merrte dënimin me 25 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. Ndërroi jetë në spitalin e burgut të Tiranës më 8 janar 1980.Në fotografi: 1. Imzot Ernest Çoba, Ipeshkëv i Shkodrës, fotografi në mosha të ndryshme. 2. Vizatim i Dom Ernest Çobës#ArkivatFrymëzojnë#ArkivatKujtojnë#ImzotErnestÇoba#AQSH