Rubrika e Diellit: Këshilla Mjeksore
Infarkti akut i zemrës, (Acute Myocardial Infarction -AMI)Shkruan: Dr. ZEKRI PALUSHI (MD)*/
Rast konkret:K.D, 59 vjeç, mashkull, vjen për një konsult, i shoqëruar nga gruja e tij. Që në pamje dukej se ishte në dhimbje të forta, prandaj menjëherë e shtrimë në krevatin e vizitës. Ai po ankonte për dhimbje të forta në pjesën e sipërme të barkut (epigastric), që po e shqetësonin gjatë 45 minutave të fundit, ato kishin fillue gjatë ngrënjes së mëngjezit dhe shpejt kishin progresu në një dhimbje të fortë e konstante por nuk ishte shpërndarë. Dhimbja ishte shoqëruar me ndjenja për të vjellur dhe bile njëherë kishte vjellur. Ai tregoj se kurrë më parë s’kishte pas dhimbje si kjo, por herë-pas-here vuante nga “indigestion” që qetsohej pas marrjes së një ilaçi anti-acid. Pacienti dhe gruja e tij shpjeguan që s’kishte pas ndonjë problem të randësishëm mjeksorë në të shkuarën, dhe s’merrte ndonji mjekim. Kishte pi duhan më përpara por nuk pinte ma.
Gjatë ekzaminimit klinik, vura re se pacienti kishte një lëkurë të zbehtë, të ftohtë e të djersitun në prekje dhe fliste duke ju marrë pak fryma. Pulsin e kishte të rregullt me 110 rrahje/minutë, dhe tensionin e kishte 125/80 mm Hg, zhurmat e zemrës qenë normale, po k’shtu the aparati i frymëmarrjes. Palpimi i barkut qe normal, pa shenja të një peritoniti, nuk pati ënjtje të kambëve, që flet për një lodhje të zemrës, megjithatë duke pas parasysh gjendjen e keqe të pacientit, dhe pasi klinikisht përjashtova një ulçer stomaku të plasun, apo një pankreatit acut, apo një kolike biliare, instalova një linjë Intra-Venoze, ndërsa infermjerja po i bante një EKG.
Duke u bazue në gjendjen aktuale, si dhe në interpertimin e EKG-s, pacienti kishte një bllokim akut të arteries coronare të djathtë, dhe si rezultat i këtij bllokimi, kishte fillue një infarkti në murin e poshtëm (inferior) të myocardit, (muskuli i zemrës), në të gjithë trashsinë e tij, (full-thickness).
Kështu pra i fillova një mjekim urgjent dhe thirra Ambulancën, duke e paralajmëruar për diagnozën e Infarktit Acute të Myocardit, po kështu telefonova Urgjencën e Spitalit për tu para-pregatitë për këtë gjendje serioze.
Në spital pacientit ju fillu urgjent THROMBOLITIC terapi së bashku me mjekime të tjera, dhe një EKG e bame pas përfundimit të thrombolitikut, tregoj se gjakut në zonën e infarktit kishte ri-fillue qarkullimin, por mbas 10 minutash Alarmi i Monitorit Kardiak tregoj Tacicardi ventriculare ndërsa pacienti që pa koshiencë. Kështu pra u aplikue urgjent një Goditje Elektrike me 200-300 joules dhe ritmi I zemrës u normalizue.
Në mungesë të ndryshimeve të mëtejshme klinike e kardiografike, në ditën e 9të, pacientit ju ba një EXERCISE STRESS TEST, në kërkim të një evidence të mundëshme të një ishemie kardiake gjatë sforcimit fizik, që rrezultoj POZITIVE, si rrjedhojë, nevoja për një ANGIOGRAFI qe e domosdoshme, e cila në vetëvete tregoi një gradë të naltë stenoze të coronares së djathtë dhe bllokim të coronares së majtë në pjesën zbritëse, si dhe stenozë në coronaren circumflexe, pra ky pacient pati të sëmura 3 degë të coronareve (Triple Vessel Disease), për të cilën, ju desh t’i nënshtrohej një operacioni kirurgjikale, për Triple Coronary Artery Bypass Grafting.
Operacioni qe shumë i suksesshëm, dhe duke pasë parasysh se pacienti s’pati rrisk-faktors (me përjashtim që kishte pi duhan në t’kalumen), nuk qe hypertensive apo diabetic, ju këshillu që të mbante nën kontroll YNDYRNAT në gjak (HYPERLIPDAEMIA), të cilat shtojnë shumë rriskun e zhvillimit ATHEROMES (plaka ateromatoze) në grafte që mund edhe ta bllokojnë.
***
Si përfundim:
AMI asht një shkak i zakonshëm i vdekjeve dhe shumica e të cilave vijnë prej fibrilacionit ventricular që janë të shpeshta gjatë një procesi ishemik. Prandaj asht shumë e randësishme që njerëzit të kenë njohuri rreth shenjave të INFARKTIT. I sëmuri, sa ma shpejt që t’jetë e mundur, duhet të jetë afër një defibrilatory, për të parandalu vdekjet e papritura. Pas kësaj, jo pak i randësishme asht reduktimi/paksimi i sipërfaqes së myokardit të damtuar si pasoj e paksimit të furrnizimit me oksigjen që ndodh nga bllokimi i arteries koronare. Kjo arrihet në dy rrugë:
1-Shkrirja e trombit që ri-kthen rrjedhjen e qarkullimit të gjakut në arterien coronare.
Kjo rrugë arrihet nëpërmjet një prej ilaçeve fibrinolitike (shkrirëse të trombit) siç janë Streptokinaza, Tissue Plasminogen Activator (tPA) etj, që në të vëretë asht edhe mjekimi KRYESOR, që bahet në SPITAL; antiplatelet agents si Aspirina, Clopidogrel etj, dhe anti—thrombins si heparina.
Ndërsa coronary angioplasty (PTCA) përdoret për të ri-kthy mekanikisht rrjedhjën e qarkullimit të gjakut. Asht shumë e randësishme me ditë se sa më shpejt të ri-kthehet qarkullimi i gjakut aq ma mirë asht. Për çdo orë vonesë, efekti i mjekimit paksohet, ndërsa përqindja e vdekjeve shtohet.
2-Paksimin e konsumimit të oksigjenit nga muskuli i zemrës (Myocardi).
Kjoarrihet duke paksue rrahjet e zemrës, Tensionin e gjakut (BP), dhe Presionin e Mbushjes së Zemrës, që arrihen nëpërmjet Beta bllokuesve, Glyceryl trinitrateve dhe ACE inhibitorve, por kjo asht një punë që doktori juaj e diskuton me ju gjatë konsultës, nëse do t’ju bjerë nevoja.
Këshilla për tu mbajt mend:
KURRË mos e neglizhoni një dhimbje të fortë e të zgjatur gjoksi që shpërndahet në qafë,nofull dhe krah, e që shoqërohet me djërsitje, ankth, vështërsi n’frymarrje, e dëshirë për të vjellë, që janë shenjat ma të shpeshta e të zakonshme për AMI, POR ama mos HARRONI se edhe vetëm një dhimbje nofulle, dhimbje në supin e djathtë, apo vetëm dhimbje barku, (si rasti i pacjentit në diskutim, që kollaj mund të ngatrrohej me keqësimin e një ulçere stomaku), mund të vinë prej një INFARKTI në PROGRES. Po kështu, diabetikët mund të bajnë INFARKT PA DHIMBJE. Ndërsa të vjetrit mund të bajnë infarct që paraqitet si një Edeme Pulmonare ACUTE, si një ARYTHMI, si një HYPOTENSION (tension i ulët gjaku), apo vetëm si KONFUSION.
Në raste të tilla, THIRRNI URGJENT AMBULANCËN dhe ndërkohë merrni MENJËHERË ASPIRIN 300mg, dhe po të keni CLOPIDOGREL 75mg,-merrni 8 tableta njëherësh (600mg), si dhe TRINITRINË/Nitroglycerine (tablet ose spry), nën gjuhë, çdo 5-10 minuta, (tek disa, mund t’japë dhimbje koke).
Shënim: Në numrin tjetër të gazetës DIELLI do të diskutojmë ‘Goditjen Ishiemike Kalimtare te Trurit’ (TIA)
Gold Coast, Australi, Gusht 2019