“Evropa po shpejton: mund të bëhet e ardhmja e inteligjencës artificiale”
Nga MASSIMO GAGGI
New York: “Amerika ndryshon, Kina kopjon, Evropa rregullon. Në botën e teknologjisë ndigjohet vazhdimisht e ka diçka të vërtetë. Por është një fotografi statike. Gjërat ndryshojnë me shpejtësi: mbas tre vitesh Kina nuk do të ketë më nevojë të kopjojë dhe shpejtimi I jashtzakonshëm I aftësive kompiuterike i ofruar nga mikroproçesorët e rinj, do t’I japë Evropës, që nga viti i ardhshëm mundësinë për të fituar terren”. Themeluesi i iGenius, i të parit unicorn Italian (start up që kalon vlerën e një milliard dollarësh, sipërmarrësi milanez me ogjinë shqiptare, Uljan Sharka, sapo ka përfunduar një marrëveshje me Nvidian për të sendërtuar në Itali superkompiuterin Koloseum në veprim që nga mesi i vitit 2025. Do të jetë, shpjegon, “fabrika e inteligjencës artificiale” m’e fuqishmja e Evropës në sajë të çipeve të rinj Blackwell.
Çfarë do të bëni? Përse Italia e jugut për një data qëndër aq ambicioze?
“Në Jugë kemi gjetur kushte të favorshme, si energjinë nga burime të ripërtërimëshme, të papërdorëshme nga ndërmarrjet vendore. Me proçesorët e rinj hopi përpara është tronditës: 30 herë më i fuqishëm, me një harxhim energjie 5 herë më të të ulët. Do të kemi rreth njëqid herë fuqinë e kompiuterit evropian më të vlefshëm sot. Konkretisht: me Koloseumin iGenius mund të realizojë aplikime shumë më të përparuar se AI në fusha që kërkojnë besueshmërinë më të madhe dhe saktësi, që nga shëndetësia tek sektori publik. Do të jetë një këmbim i vërtetë i arketipit.”
Amerika duket e paarritëshme në digjitalen: ka epërsi të pandreqëshme sa i përket aftësisë së ripërtëritjes, përmasave të big tech, talenteve, financës. Ndërsa ju mendoni se Evropa mund të kthehet protagoniste megjithë caqet e saj teknologjike dhe energjitike, copëzimin politik, kulturor, gjuhësor. Si mund t’i a arrijë?
“Shtetet e Bashkuar sot mbizotërojnë, por në teknologji gjërat mund të ndryshojnë, veçanërisht në çastet e kthesave. E ne jemi në fillimin e qarkut të tretë të ekonomisë digjitale, mbas atyre të viteve Tetëdhjetë e të atij të nisur në 2000. Open AI mund të jetë edhe si Olivetti i qarkut të parë, me që paguan shpenzimet e kërkimeve për të gjithë. Vipat e tjerë ndjekin e kopiojnë. Atëherë Olivetti bëri një kompiuter revolucionar. Pastaj arriti Hewlett Packard, më i fuqishëm. Sendërtoi shpejt një kopie të Programit 101: një kompiuter që kushtonte më pak, por ishte më me rendiment. Është pak a shumë ajo që bëjnë sot Google, Microsoft e Amazon me Open AI. Por është ende e nivelit të dytë. 40 vite më parë i treti që erdhi mbas Hp dhe përforcoi tregun me cilësinë dhe stilin e tij. Evropa mund të tundohet të bëhet Apple e brezit të ri. “
Synim ambicioz për një kontinent në vonesë e të copëzuar.
“Shpejtimi teknologjik dhe fuqizimi që do të jetë në industrinë e ShBA do të krijojnë hapësira për Evropën që mund të ndërtojë një alternativë mbi karakteristikat e saj edhe politike e kulturore, përfshirë edhe aftësinë për të normalizuar. Kështu si Apple, Evropa mund të zhvillojë një model alternativ. Ndoshta jo më të mirë, por tërheqës, sepse të bazuar mbi besimin: një faktor gjithënjë e më shumë të rëndësishëm. Përdoruesi mund të zgjedhë një model evropian sepse është më i mbrojtur: besueshmëri që mund të kompensojë edhe ndonjë vonesë. Dhe kemi gjithmonë 35% të tregut botëror”.
Në një Evropë mozaik Vëndesh e ndërmarrjesh, me kryqëzime gjuhësh e kulturash të ndryshme, kush mund të bashkojë duke shtyrë drejt kësaj arritjeje?
“Jo qeveritë dhe as BE, duke mbajtur parasysh shpejtësinë e teknologjisë: duhen aktorë privatë që të bashkohen. Sigurisht duhen shkëndija për t’i aktivizuar. Është ajo që duam të bëjmë neve: të tregojmë se është e mundur të jesh ambicioz. Sapo lajmëruam Koloseun jemi kontaktuar nga sipërmarrje të cilat nuk kishim besuar kurrë se do t’i kishim takuar.”
Gjithshka pa mbështetjen e shteteve?
“Mbështetja publike duhet por jo me ndihma. Kur më ofrojnë kontribute falas përgjigjem: më mirë një shtet që digjitalizohet e blen prodhimet tona.”
Për juve copëzimi i i Evropës ndërmjet gjuhësh e kulturash të ndryshme, deri këtu element dobësie, a do të bëhet element fuqie, si?
“Përzjerja e kulturave dhe gjuhëve të ndryshme çiftohet me kërkesën e AI, që mund të zhvillohet vetëm nëse ushqehet nga një ndryshueshmëri e madhe të dhënash. Për këtë nëse provon të stërvitësh modelet me të dhëna sintetike, të krijuar në laborator për të zëvendësuar mbarimin e atyre të gjindëshme në internet, nuk krijon inteligjencë: janë të sheshta, të shkruajtura në një gjuhë të vetme, të përsëritura. Krijimtari e copëzim krijojnë ndryshueshmëri që bëhet më inteligjencë. Nëse Evropa kupton se mund të ketë dobi nga kjo ndryshueshmëri dhe e bashkon me përçapjen e saj në respekt të të drejtave njerëzore që ka nisur me AI Akt, mund të krijojë një AI më të mirë, një inteligjencë në të cilën të mund të besohet. E kjo mund të kthehet në një markë si për ushqimet e disa sektorëve industrialë: konsumatori mund të zgjedhë forcën e ShBA ose një ekosistem evropian më të besueshëm e më të kontollueshëm.”.
“Corriere della Sera”, 16 dhjetor 2024
E përktheu: Eugjen Merlika