Si filmoi:” Intituti Luce” në Phoinike dhe Butrint në vitin1927,gërmimet arkeologjike/
Nga Gëzim Llojdia/
Sandro De Maria në shkrimin e tij:”Leon Rei, Luigi Ugolini dhe origjina e arkeologjisë shqiptare” botuar te revista :”Iliria”Nr.1-2,2003-2004, sjell një fakt interesantë për drejtorin e parë të ekspeditës italiane në Shqipëri,Lugi Maria Ugolini dhe më saktësisht një letër e Ugolinit drejtuar Ministrisë së Jashtme italiane në vitin 1927 ,ku ai shpjegon se para disa ditësh kishte mbritur një Operator i :Luce” në Phoinike për të filmuar gërmimet arkeologjike ,si dhe zbulimet e bëra të deri atëhershme nga ekspedita italiane, në skajin jugor. Jo vetëm nga ana propagandistik,regjimi që po fuqizohej në shtetin e çizmes kishte synime por ato metra film të xhiruara në dy sitet arkeologjike në jug pavarësisht këtij qëllimi,janë sot dëshmi e një pune arkeologjike në zbulimin e rrënojave ,që flinin në tokën tonë, prej qindra vjetësh.
Sandro De Maria shkruan:
Në të njëjtën mënyrë Ugolini do të nxitet të mbajë konferenca të ndryshme mbi gërmimet në Shqipërinë për qendra të ndryshme ndërkombëtare, duke fituar sukses të padiskutueshëm. Edhe instrumenti i marrjeve kinematografike, të realizuara nga “Intituti LUCE”, qoftë në Phoinikenë vitin1927, qoftë në Butrint ,do të shikohet si shumë i rëndësishëm për njohjen e sukseseve të Ekspeditës. Përse i përket filmit të realizuar në Phoinike në verën e vitit1927, ruhet një letër domethënëse e Ugolinit i (drejtuar me shumë mundësi Ministrit të Jashtëm) nga e cila del qartë rëndësia që arkeologu Italian i jepte këtij mjeti të ri për njohjen e punimeve të Ekspeditës.
Ugolini shkruante:
“Para ca ditësh erdhi këtu mbi akropol[ të Phoinike-s] një operator i «Luces» për të filmuar disa monumente arkeologjike të gërmuara ose në gërmim e sipër. U mundova që punimet të”merreshin” sa më mire që të ishte e mundur. Por tani më duke te nevojshme që drejtuesit e «Luce» në Romë të mos presin asnje skenë nga sa u filmua ,sepse janë të pakta (janë vetëm disa monumente dhe objekte me interes te veçantë për publikun), dhe sepse Ekspedita Arkeologjike Franceze po vazhdon propagandën e saj.
Në qoftë se drejtuesit e «Luce» do të kujdesen edhe për këtë pjesë të filmit, dhe do të projektohet gjithçka u filmua në Finiq (rreth njëqind metra), ne do të kemi formën njohëse më të fuqishme për veprimtarinë tone arkeologjike Nuk do të harroj të bëj edhe konferencat. Pikërisht sot i shkruajta ambasadës sonë në Durrës, duke i u përgjigjur pyetjeve të ndryshme…”.