Nga Gëzim Llojdia*/1.Godina e ish-prefekturës Vlorës ka një moshë 93 vjeçare. Sipas specialistëve kjo godinë dallohet për vlerat të spikatura arkitektonike e ndërtimore. Përkarshi xhamisë “Muradie”,në të djathtë kur shkon drejt të Sheshit historik të Flamurit të bie shpejt në sy kjo godinë karakteristike me arkitekturë të veçantë nga ndërtimet e viteve të fundit. E restauruar nën peshën e mbi 90 viteve jetë,godina thuajse kishte shkuar në limitin e fundit të ekzistencës së saj. Thuhet se Ugolini ne Vlore nuk dalloi ndonjë monument ne sipërfaqe përveç xhamisë se Muradies. Godina e ish-prefekturës së Vlorës është shpallur Monument Kulture i Kategorisë se Parë me vendim Nr. 654, datë, 09.11.2006. Në këtë listë u shpallën monumente kulture një sërë objektesh historike që ruante qyteti i Vlorës si : Ish-prefektura, ndërtesë e vitit 1919,banesë qytetare në lagjen “Hajro Cakërri” e shekullit XIX, ndërtuar me materiale të traditës gurë dhe dru. Shkolla “28 Nëntori” në vitet 1851-1908 ka shërbyer si mejtep. Në vitin 1908 u çel për herë të parë shkolla shqipe, sot vijon të shërbejë si shkollë 9-vjeçare. Ish-selia e Qeverisë Provizore të Vlorës në 1912, ndërtesë në lagjen “Hajro Cakërri”.Banka BKT,Muzeu historik,ish-galeria e Arteve në qyte,bashkia,sahati,kisha katolike,banesa të tjera të hershme karakteristike.Godina është një ndërtesë që i përket viteve 1919 me dy kate lartësi.
Në Vlorë foli prefekti – Labe (Dukat, Vlorë)
Në Vlorë foli prefekti
O Vloro, Kanino (pas çdo vargu)
Osman Haxhi Muhameti
Të më mblidhenë mileti
Se vjen Qemali nga deti
Pas largimit te Ibrahim Avdullahut si Krye-katundar u vendos qe administrimin e Vlorës ta merrte Osman Haxhiu ne emrin e prefektit. I biri i Miftiut te Vlorës Haxhi Muhametit dhe një nga familjet me te pasura te Vlorës. Shume aktiv qe ne fillim te shekullit, një nga mbështetësit kryesor te Ismail Qemalit. Me vone do te këtë një karriere te shkëlqyer, Kryetar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare” te Luftës se Vlorës, delegat ne Kongresin e Lushnjes, deputet ne parlamentin shqiptar.
sman Haxhiu –Armen–një nga mbështetësit e Ismail Qemalit, ish prefekt i Vlorës, një nga njerzit më të pasur në Vlorës, që e vuri pasurin e tij në shërbim të Atdheut. Kryetar i “Komitetit Mbrojtja Kombëtare” Pas luftës deputet në Parlamentin e parë Shqiptar. Djali i tij Myhedin Haxhiu, Kryetarë i Bashkisë së Vlorës. Pas “çlirimit” u arratis jashtë shtetit së bashku me vëllai n e tij Galip Haxhiun.
2.
Specialistët disa vite me parw kanë bërë një përshkrimi arkitektonik dhe konstruktiv të kësaj godine e cila ka vlera të theksuar ku thuhet se:Godina e Ish Prefekturës është ndërtuar rreth vitit 1919. Gjatë kësaj periudhe qyteti i Vlorës pati një zhvillim i cili pas caktimit të kufijve në vitin 1913 dhe ndërprerjes së rrugëve tradicionale të tregtisë u kthye në pikë e rëndësishme transite. Zhvillimi urbanistik dhe arkitektonik i kësaj periudhe u kushtëzuan nga arritjet e periudhës pararendëse, nga kërkesat për të zgjeruar gamën e gjinive ndërtimore, si dhe nga zhvillimi i ri ekonomiko shoqëror. Ndërtimet e kohës, kërkonin eksperiencën e projektuesve të specializuar, si vendas ashtu dhe të huaj. Një nga rrymat veprimi i të cilës u ndje gjatë kësaj periudhe në vendin tonë ishte eklektizmi i cili mbizotëronte ende mbi qytetet e tjera të Ballkanit dhe Evropës. Manifestimet e para të kësaj arkitekture i ndeshim fillimisht në Angli, në shek. XVIII – XIX dhe në fillimet e shek. XX. Prirjet ndaj eklektizmit u shfaqën jo vetëm në disa ndërtime të projektuara nga inxhinierë të huaj, por edhe në ndërtimet e projektuara nga inxhinierë dhe arkitektë vendas. Manifestime të kësaj periudhe ishin kalimtare dhe nuk patën një shtrirje shumë të gjerë. Kjo arkitekturë u pasua me depërtimin e arkitekturës neo – klasike sidomos me ndërtimet e viteve 30’ 40’.Arkitektura e ndërtesës së ish Prefekturës është përfaqësuese e arkitekturës me prirje eklektike dhe neoklasike. Ndërtesa të kësaj periudhe me elemente të ngjashëm arkitektonik në qytetin e Vlorës janë ndërtesat e Bashkisë, dhe Muzeut të Luftës.Suvatimi i jashtëm shërben si një mjet shumë i përshtatshëm për zbukurimin e godinës, i cili është, lehtësisht i zbatueshëm dhe krijon një shumëllojshmëri formash e motive dekorative. Një përpunim i tillë rit së tepërmi plastikën dekorative të fasadave, dhe për të mënjanuar mbingarkesës janë krijuar plane të pastra në katin përdhe të cilat ndihmojnë për daljen në pah të elementëve në reliev dhe bëjnë të efektshëm lojën dritë- hije.Kreu i dritares treshe është pjesa më e zbukuruar me kornizë, në formë vetullore sipër hapësirës së dritares. Në të dy skajet dalin pilastra me kapitele të dekoruar. Elementët e aplikuar janë motive të ndërlikuara, si lule, stilizime gjethesh, imitime, të dentikulave (dhëmbëzave) antike. Vendosja kornizave dekorative në reliev, poshtë hapësirës së dritares duke krijuar breza horizontalë thyejnë shtrirjen vertikale të fasadave. Element i fuqishëm i përpunimit dekorativ është streha nën çati, me bishta të gdhendur, (testekë), cila vjen si përpjekjet për futjen e frymës kombëtare me stilizimin e elementeve të huazuar nga arkitektura popullore. Elementët dekorativ parapërgatiteshin gjatë ndërtimit të muraturës, bëhej mbushja me suva dhe më pas duke kaluar shabllonët mbi to u jepej elementëve forma e profile sipas dëshirës. Zgjidhja planimetrike është mjaft e goditur, falë një grupimi të qartë funksional.Lidhur me përshkrimin e konstruktiv të objektit specialistja e IMK shkruan:Teknika e ndërtimit të kësaj godinë në raport me ndërtimet e mëparshme, pati jo vetëm një rritje cilësore, për sa i përket teknologjisë, por dhe një pasurim të strukturave konstruktive. Karakteristike e kësaj periudhe është suvatimi i jashtëm i ndërtesës përdorimi i brezave antisizmik, përdorimi i tjegullave marselieze, përdorimi i muraturës tërësisht me tulla si i mureve mbajtëse ashtu dhe i mureve ndarëse. Përdorimi i tullave krijoj një fushë të gjerë të zbatimit të elementëve dekorativ në suva. Themelet e godinës janë të ndërtuar me gurë të lidhura me llaç. E gjithë muratura si muret mbajtës ashtu edhe ato ndarëse janë ndërtuar me tulla, me material lidhës llaç gëlqere me çimento, (llaç bastard). Çatia është me konstruksion druri, mbuluar me tjegulla marseljeze. Deri në vitin 1944 godina ka shërbyer si administrate lokale, ndërsa pas viteve 50’ si banese banimi kolektive. Edhe pse është në gjendje risku ndërtesës nuk i është kryer asnjëherë rikonstruksion, por mirëmbajtje rutinë. Ndërtesa e ish Prefekturës paraqitet përgjithësisht në gjendje të mirë statike, me problematika të shumta të mirëmbajtjes dhe kujdesit që duhet të tregohet për një monument me vlera të spikatura.
*Studiues