Nga Danilo Taino-Perktheu;Eugjen Merlika/
Një qytet i lavdishëm është zhdukur nga harta e ekonomive më të mira të botës. Për një të katërt shekulli ishte ai në të cilin ishte më e lehtë për të bërë biznes: mund të hapej një i tillë e t’ishe i sigurtë në mënyrë t’arsyeshme që gjykatat vigjëlonin mbi korrektësinë e nevojshme për të bërë të shkonin mbarë gjërat. Papritmas Hongkongu është fshirë nga Treguesi i Lirive Ekonomike që Heritage Founation përpilon çdo vit. Arsyeja e zhdukjes nga shkallëzimi është se tani nuk është më e pavarur nga Pekini, se parimi “Një Vënd, dy sisteme” ka humbur pjesën e dytë të fjalisë, se të bërët ekonomi në Hongkong nuk është e ndryshme se sa të bëhet në Shangai dhe në Shenzhen. Të njëjtat rregulla, të njëjtat metoda, të njëjtët rreziqe. Për 25 vjet ish kolonia britanike ishte gjithmonë e pra në Treguesin e Lirive Ekonomike, të llogaritur mbi bazën e faktorëve që shkojnë nga pesha e ndërhyrjrve shtetërore deri tek pavarësia e gjykatave.
Në 2019 kishte zbritur në vendin e dytë, i kaluar nga Singapori. Këtë vit, në shkallëzimin që i referohej 2020-ës ishte zhvendosur (së bashku me Makaon), në fakt të përfshira n’ekonominë e Republikës Popullore Kineze, që në Tregues është në vendin e 107(në 178), në përkeqësim kundrejt 102 të vitit të shkuar. Në dhjetëvjeçarët e shkuar, më parë e më pas kalimit nga Mbretëria e Bashkuar tek Kina më 1997, Hongkongu ka qënë qëndra e vetme për hapjen e saj, dera e hyrjes së ndërmarrjeve perëndimore drejt Azisë. Shumë sipërmarrje, edhe italiane duke filluar nga ato të modës, gjatë viteve e kanë bërë bazën e tyre në Lindje. Tani , nën drejtimin e Xi Jinping-ut, Pekini në fakt ka shfuqizuar autonominë dhe jashtzakonshmërinë e tij.Për një ndërmarrje demokracia dhe liria e shprehjes janë të rëndësishme. Por dyshimet e biznesit kanë të bëjnë veçanërisht me gjykatat, tradicionalisht ndër më të pavarurat nga pushteti politik, por sott ë nënështruara ligjit të sigurisë t’imponuar nga Pekini. Ishte njëherë Hongkongu.
* “Corriere della Sera”, 5 mars 2021 Përktheu Eugjen Merlika