Studimet kritike, monograftië e specializuara, botimet burimologjike me dokumente autentike kontribuojnë në pasqyrime të mirfillta shkencore për ngjarje apo personalitete të kohës së tyre. Për personalitetin, figurën dhe veprën e Ismail Qemal bej Vlorësështë shkruar shumë, nga pozita e këndvështrime të ndryshme nga autorë shqiptarë e të huaj. Në këtë përvjetor ne u morëm me shkrimet dhe studimet e autorëve të huaj, për fillimet e karrierës politike të Ismail Qemalit deri në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke i ballafaquar ato me shkrimet e autorëve shqiptar. Burimet, literatura dhe fondet më të rëndësishme arkivore të konsultuara për këtë studim tonin i kemi vendosur në fund të studimit.
Prof. Dr. Musa AHMETI
Center for Albanian Studies, Budapest/
Studiuesit e huaj shpesh shërbejnë si referenca më të besueshme, kur është fjala për personalitete të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, sepse janë të paanshëm, të ftohtë dhe objektivë, pa ndikime nacionale e emocionale.Ata e kanë studiuar edhe personalitetin dhe veprën e Ismail Qemal bej Vlorës, kanë dhënë kontribut të çmuar për një qëndrim të paanshëm,duke paraqitur këndvështrimet e tyre interesante që shumë herë janë mbështetur edhe në burime e dokumente arkivore, studime e monografi të autorëve shqiptare, nga të cilat kanë nxjerrë përfundime, të cilat mund të shërbejnë si themel solid për studime të mëtejshme.
Përfshirja e elitës shqiptare në sistemin shtetëror të Perandorisë Osmane ndikoi negativishtnë vetë elitat shqiptare me kalimin e shekujve, duke e bërë të vështirë zhvillimin e karakteristikave etnike, kombëtare e nacionale të tyre. Duke qenë në pozicione të larta shtetërore dhe vendimmarrëse, ata treguan besnikëri, lojalitet dhe profesionalizëm të lartë ndaj Portës së Lartë, duke mos përjashtuar edhe raste të veçanta apo personalitete të shquara të kësaj jete, të cilët në momente vendimtare u rikujtuan për origjinën, gjuhën dhe vendin ku kishin lindur, duke iu përkushtuar çështjes së shenjtë kombëtare më tërë forcën e tyre dhe duke mos u kursyer para sfidave dhe rreziqeve të shumta.
Nuk janë të pakta këto personalitete që vepruan në kushte dhe rrethana shumë të veçanta. Kësaj radhe do shikojmë në një vertikale historike figurën dhe personalitetin e Ismail Qemal Vlorës, të përshkruar nga autorë të huaj, jo shqiptarë.
Për personalitetin dhe veprimtarinë e Ismail Qemalit deri sot janë shkruar monografi, janë bërë studime të veçanta, e në më shumë se një rast janë botuar dokumente arkivore. Po kështu kemi kujtimet e bashkëkohësve si dhe monografinë me kujtime shumë të vlershme të vetë Ismail Qemalit të botuar në vitin 1920.
Pjestarët e elitës shqiptare të përfshirë në strukturat qeverisëse të Perandorisë Osmane u përballën shpejt me zgjedhje të vështira. Sipas autorëve të huaj, në fillim ishin jugorët, por nuk mbetën prapa as veriorët, që u sfiduan dhe u përballen me pamundësinë e reformave në Perandorinë Osmane, presionin nga shtetet e reja të krishtera ballkanike dhe frikën e copëtimit të territoreve osmane midis fuqive të mëdha evropiane. Ata filluan të kërkonin shpëtim nga humbja e pashmangshme e pozitës dhe ndikimit shoqëror që kishin duke mbështetur fort çështjen kombëtare në organizime të menduara e të plainifikuara mirë, por pa u shkëputur nga pozitat e larta vendimarrëse që gëzonin.
Nacionalizmi shqiptar dhe fillimet e ideologjisë së identitetit kombëtar modern shqiptar e kanë zanafillën në veprimtarinë e elitës së përmendur, së cilës i përkiste padyshim edhe Ismail Qemalibashkëme patriotë e bashkëvendas nga tërë territorete shqiptarëve.
Ismail Qemali Vlora lindi në Vlorë më 16 janar 1844, në kohën e revoltave të shpeshta dhe të zhvillimeve dramatike të kohës kundër reformave të Tanzimatit, të Sulltan Abd-ul-Hamidit. Për shkak se babai i tij, Mahmud-beut, i cili ishte një personalitet i shquar dhe me ndikim në krahinën e Vlorës, merrte pjesë në pakënaqësitë kundër pushtetit qendror të kohës në vitet 1848/49, familja e tij u nda në dy drejtime: i ati dhe xhahxhai shkuan në Manastir, ndërsa Ismaili me pjesën tjetër të familjes u vendosën në Selanik.
Vendosja në Selanik, për Ismail Beun ishte një pikë kthese e rëndësishme në formësimin e personalitetit të tij, ngase ai ndoqi mësimet në shkollën e mesme – gjimnazin Zosimea në Janinë. Në të njëjtin gjimnaz në Janjinë, ndoqën mësime edhe tre vëllëzërit Frashëri: Abdyli, Naimi e Samiu, po ashtu si edhe shumë personalitete të kohës si Jani Vreto,Konstantin Kristoforidhi etj. Atmosfera në gjimnazin Zosimea, rrethet intelektuale dhe veprimtarët e shumtë që ishin aty, patën një ndikim të madh në idetë politike të tij për të ardhmen. Nga këtu do gjej vend fillimi i pikëpamjeve të mëvonshme për bashkëpunimin me mbretërinë greke në luftën për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Greqi, nga këndvështrimi, pikëpamjet dhe përfytyrimet e tij politke.
Përfshirja e elitës shqiptare në pozitat e larta dhe me ndikim në Perandorinë Osmane, ku bënte pjesë edhe familja e Ismail Qemalit, vështirësuan dukshëm veprimtarinë kombëtare e patriotike të tyre. Formësimi dhe pjekuria politike, liberalizmi dhe largëpamësia e tij, kufizohej në veprimtarinë brenda strukturave të shtetit osman dhe nënkuptonte, mbi të gjitha, luftën për të kufizuar pushtetin e sundimtarit, të cilit i detyrohej, për zotërimet në rajonin e Vlorës, por edhe një vend pune dhe pozitë të lartë e mendikim në shoqëri.
Pavarësisht se i takonte elitës shqiptare në sistemin shtetëror të Perandorisë osmane, aifilloi pa u hamendur fare t’u bashkohej nismave për organizimin, arsimimindhe edukimin e shqiptarëve që në vitin 1871. Është fakt i pamohueshëm se pjesën më të madhe të jetës e kaloi si nënshtetas besnik i Perandorisë Osmane, të cilës, filloi t’i shërbente që në moshën 16-vjeçare.
Në Kostandinopojë (Stambollin e sotëm) shkoi në në vitin 1860, ku filloi karrierën e tij në shërbimin publik si përkthyes në Ministrinë e Jashtme. Në të njëjtën kohë, duke treguar aftësi të jashtëzakonshme, por edhe duke shfrytëzuar ndikimin dhe lidhjet që ekzistonin në mes të shqiptarëve në pozitat kyçe në oborrin e Perandorisë Osmane, filloi studimet për drejtësi te Emin-efendiu i ardhur nga Prusia.Studimet do i përfundonte në vitin 1861/62.
Sapo mbaroi studimet u bë pjesë e stafit të kushëririt të tij, Sanxhakbeg Trikalës. Kryerja e detyrave të sekretarisë në Thesali (1862–1865) dhe puna në Ministrinë e Punëve të Jashtme ishin përvojat fillestare të Ismail Qemalit në radhët e burokracisë osmane. Pas kësaj, ai shkoi në vilajetin e Danubit me ftesë të guvernatorit lokal Midhat Pashës, zëvendësi i të cilit ishte xhaxhai i Ismail Qemalit, Mustafa Pasha.
Duke qenë i ri dhe me një përvojë të paktë në shërbimet publike, zyrtari i ri osman nuk kishte arritur të dallohej shumë nga kolegët e tij të Vilajetit të Rumelisë deri në atë kohë. Takimi me Midhat Pashën ishte i një karakteri vendimtar. Në dy vitet e ardhshme, 1865-1867, Ismail Qemali u bë një mbështetës i flaktë dhe besnik i ideve të Midhat Pashës, i cili do të ishte modeli i tij në veprimtaritë politike dhe ulje-ngritjet e të cilit do t’i përjetonte si të tijat. Nga ana e tij, Midhat Pasha gjeti te Ismail Qemali një mbështetës idesh dhe një besimtar të devotshëm, të cilin do të donte ta kishte në një ambient të ngushtë deri në fund të karrierës.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi emërimi i Midhat Pashës në krye të Këshillit të Lartë të Shtetit,gjë që nënkuptonte një ndryshim rrënjësor për Ismail Qemalin, i cili mori postin e raportuesit tëparë të institucionit të ri për kërkesat që i dërgoheshin shefit të tij. Këshilli i Lartë i Shtetit, i themeluar në vitin 1867, do të ishte qendra vendimarrëse përkatësisht një organ legjislativ shumë i rëndësishëm shtetëror. Ismaili do të përgatiste të gjitha projektligjet, do të harmonizonte punën e legjislativit dhe ekzekutivit dhe do të monitoronte punën e ministrave, të cilët në praktikë bënë të pamundurën për të shmangur institucionin këshillues dhe vemdimarrës shtetëror që drejtonte Ismaili.
Deri në vitin 1869, ai u ngrit në postin e këshilltarit shtetëror, kur do të shoqërojë Midhat Pashën në Bagdad. Megjithatë, Veziri i Madh i atëhershëm, Ali Pasha, vendosi ta kthejë në Vilajetin e Danubit, me detyrë si sanxhak-bej të Dobrujës (rumanisht: Dobrogea, bullgarishtДобруджа), krahinë në Rumaninë e sotme,dhe si anëtar të Komisionit të Danubit për Kontrollin e Lundrimit. Për herë të parë, Ismail Qemali, kishte pozitë dhe funksione të rëndësishme autonome vendimarrëse dhe menaxhimi, ku zhvilloi dhe shpalosiaftësi të tilla si vendosmëridhe aftësinë për të sjellë ndryshime pozitive.
Duke qenë se kishte ide përparimtare dhe përgatitje të lartë arsimore, ai arriti që këto ide t’i vërë në jetë duke bërë përpjeke për arsimimin e popullsisë së Sanxhakut të Dobrujës dhe në të njëjtën kohë, hartoi një plan për zhvillimin e këtij sanxhaku, drejtimi i cilit iu besua atij. Megjithatë, shpejt u përball me pyetjen ironike të Ali Pashës lidhur me propozimin për themelimin e shkollave. “Çfarë do të ndodhë me të tërë këta që mbarojnë shkollat?A do të bëhen të gjithë avokatë dhe mendimtarë si në Greqinë e lashtë?”Ky ballafaqim ishte një takim i vështirë dhe sfidë shumë e rëndë me jetën e përditshme të Perandorisë Osmane, që i shërbeu Ismail Qemailit për të qenë me këmbë në tokë me planet dhe idetë e reja për të ardhmen, siç e pohon ai vetë në kujtimet e tij: “duke qenë i ri, i mbushur, me entuziazëm, dhe me iluzione të shumta për ndryshime revolucionare, për lirinë dhe përparimin e popullit” përjetoi një zhgënjim të madh.
Në vitin 1872, ai u gjend nën hetim për shkeljen e të drejtave fetare në Sanxhakun ku punoi, me shumë gjasa si një përkrahës i hapur i Midhat Pashës në një konfilkt të hapur që ai kishte pasur me Vezirin e Madh, Mahmud Nedim-pashën. Të gjitha dyshimet u hodhën poshtë kur, në ditën e fundit të korrikut të vitit 1872, në vend të Mahmud Nedimpashës u emërua mbrojtësi i Ismail Qemal Vlorës, Midhat pasha. Karriera e mëtejshme e Ismail Qemalit deri në vitin 1877 ishte e lidhur ngushtë me ngjarjet e Kostandinopojës dhe me fatin e Midhat Pashës.
Vitet e para tëkarrierës politike të Ismail Qemalit në shërbim të Perandorisë Osmane tregojnë veçori të rëndësishme të marrëdhënieve mes elitës shqiptareme shumë ndikim në strukturat e shtetit osman. Siç e theksuam edhe më lart, dy emërimet e para në administratën lokale që mori Ismail Qemali u bënë përmes ndikimeve familjare, në pjesët e Perandorisë Osmane ku të afërmit e tij ishin tashmë drejtues ose sundonin atje. Duhet vënë në pah si moment shumë i rëndësishm: nepotizmi, korrupsioni i burokracisë dhe koha e shkurtër që zyrtarët kalonin në poste të besuara për t’u avancuar në funksione e pozita shumë të larta, që ishte karakteristikë e Perandorisë Osmane të shekullit të XIX-të, gjë që e bëri praktikisht të pamundur zbatimin e reformave.
Duke qenë dëshmitarë të paqëndrueshmërisë së administratës shtetërore si dhetë zhvillimit të reformave të ngadalta, në qershor të vitit 1865u formua në Kostandinopojëorganizata “Osmanët e Rinj”, e përbërë nga njerëz të punësuar në administratën shtetërore me pozita shumë të larta dhe me ndikim, të cilët nuk kishin besim dhe nuk shikonin ndryshime rrënjësore me reformat e Tanzimatit. Organizata “Osmanët e Rinj” deri në mes të vitit 1867, kishte arritur të mblidhte rreth vetës rreth 250 anëtarë, idetë e të cilëve varionin nga kërkesat për një rend kushtetues të ri, që shkonte deri te islamizimi konservator, krijimi i një identiteti universal osman dhe fillimet e nacionalizmit turk.
Lëvizja e të rinjve osmanë“Osmanët e Rinj” ishte një pasqyrim i ndryshimeve që u përplasën me rezistencën e reformatorëve të Perandorisë Osmane, të cilët ishin kritikë të ashpër të Tanzimatit si një kapitullim ndaj diktaturës evropiane dhe koncesioneve të shumta ekonomike për të krishterët në Perandorinë Osmane.
Detyra më e rëndësishme e reformatorëve të Tanzimatit ishte zbatimi i ndryshimeve në mesin e popullsisë myslimane të Perandorisë. Përpos kësaj, vëmendja e vazhdueshme për zgjidhjen e çështjeve fetare e largoi vëmendjen nga lëvizjet nacionaliste si kundërshtari më i madh i osmanizimit. Mungesa enjë sistemi arsimor të mirëfilltë, të shkollave në përgjithësi dhe atyre nacionale në veçanti, ku dominonte një analfabetizëm i lartë, shkaktoi reagime negative të periferisë, ku më të theksuarat ishin te shqiptarët dhe kurdët, të cilët besonin se Perandoria Osmane po turqizohej në dëm të periferisë dhe të shtresave të caktuara të popullsisë së saj. Shembulli i komunitetit kurd është konkret, për krahasimin me atë shqiptar, kur bëhet fjalë për zhvillimin e nacionalizmit. Gjatë shekujve të sundimit osman, udhëheqësit vendas shqiptarë dhe kurdë shpesh morën pjesë në shuarjen e rrebelimeve dhe vendosjen e rendit ndaj komuniteteve fqinje të krishtera ose kundër personaliteteve rrebele myslimane për hir të privilegjeve dhe plaçkitjeve gjatë fushatave ushtarake.
Pakënaqësia e personaliteteve drejtuese myslimane u përhap shumë sidomos te anëtarët e komuniteteve periferike të shtetit osman. Shumë shqiptarë në Kostandinopojë shfrytëzuan mundësinë për të paraqitur idetë e tyre, të cilat kishin një ndikim shumë të rëndësishëm në zhvillimet dhe rrethanat e krijuara. Ismail Qemali filloi punë në “Çështjet shqiptare,” përkatësisht së bashku me 33 shqiptarë të tjerë, personalitete me pozita dhe funksione të larta në hierarkinë e pushtetit të Perandorisë Osmane. Ata i dërguan një kërkesë zyrtare Portës së Lartë, që të shikonte mundësitë e shkollimit të sa më shumë bashkatdhetarë të tyre në kryeqytet, për të ulur analfabetizmin e theksuar në territoret shqiptare.
Ishin këto veprimet fillestare të dokumentuara, ku shqiptarët në Kostandinopojë, për herë të parë në mënyrë të organizuar treguan shenjat e para të nacionalizmit shqiptar brenda Perandorisë Osmane. Menjëherë pas kësaj koinçidon edhe mbështetja nga shqiptarët që jetonin në Italinë e Jugut, të cilët botuan shkrimet e para nacionaliste që bënin thirrje për bashkim, luftë për liri dhe krijimin e një alfabeti të vetëm, të udhëhequr nga Jeronim de Rada atje dhe të mbështetur nga shoqëria e vendeve të ndryshme siKonstantin Kristoforidhi,Jani Vreto, Vasa-efendi, Sami Frashëri etj., të cilët do të bëheshin udhëheqësit e ardhshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Megjithatë, ndikimi i diasporës italiane, apo i asaj që gjendej në Rumani, Bullgari, Greqi, SHBA,Kanada, Francë, Belgjikë, Egjipt etj., ishte mjaft i kufizuar.
Mungesa e shkollave apo numri i paktë i tyre si dhe numri i madh i analfabetëve është sigurisht një nga arsyet më të rëndësishme të këmbënguljessë Ismail Qemalit dhe të elitës intelektuale shqiptare, jo vetëm në Perandorinë Osmane, por edhe më gjerë, për një edukim gjithpërfshirës të popullsisë shqiptare, duke qenë të vetëdijshëm se pa edukim dhe aftësim nuk ka liri dhe prosperitet për shqiptarët.
Me largimin e Midhat Pashës nga posti i Vezirit të Madh, në vitet para fillimit të krizës Lindore (1872-1875), Ismail Qemali udhëtoi për në Shqipëri, për të qenë afër familjarëve si dhe për të pushuar nga detyrat e tij të larta në hierakinë e administratës shtetërore osmane, ku bëhet fjalë edhe për refuzimin e postit të lartë të Guvernatorittë Nishit në Serbi.
Moment shumë interesant dhe me një rëndësi të veçantë është udhëtimi i Ismail Qemalit në Itali, Francë e në Britaninë e Madhe, midis korrikut të vitit 1875 dhe majit të vitit 1876. Qëllimi kryesor i këtij udhëtimit ishte studimi i vetëqeverisjes lokale në Britaninë e Madhe për të zbatuar disa nga modelet në sistemin shtetëror osman. Në Londër dhe në Anglinë Veriore, Ismail Qemali, qëndroi për rreth tre muaj, ku mbeti shumë i kënaqur nga pritja dhe mundësitë që iu ofruan atje për qëllimin e vizitës së tij, e cila ishte një eksperiencë e paçmuar e që më vonë do të ishte vendimtare për drejtimin e Shtetit Shqiptar.
Pak para largimit, Ismail Qemal Vlora u thirr në mënyrë informale për të biseduar me Sekretarin e Jashtëm britanik, Lord Derby. Aii paraqitiSekretarit të Jashtëm britaniknjë pasqyrë të situatës në Perandorinë Osmane dhe theksoi se Sulltani dhe Porta e Lartë e shihnin vendin e tij si aleatin më të rëndësishëm.Duke shkruar për këtë episod të jetës së tij, Ismail Qemalipohon se ulargua nga Britaniamëse i bindur për vërtetësinë e parimeve liberale, duke i konsideruar ato si çelës të suksesit britanik.
Pas largimit nga Britania Ismail Qemal Vlora qëndroi për rreth dy muaj në Francë. Nga Franca u kthye në Vlorë, ku mori vesh për vdekjen e Sulltan Abdylazizit dhe pas kthimit në kryeqytetin Perandorak, Ismail Qemali u punësua nga MidhatPasha në komisionin kushtetues si dhe mori edhe disa poste të tjera më pak të rëndësishme. Pas përmbysjes së pavullnetshme të Sulltan Muratit V-të, të shkaktuar nga paaftësia mendore e tij, Midhat Pasha praktikisht e detyroi Sulltan Abd-ul-Hamidin e II-të, të pranonte miratimin e një kushtetute përpara se të merrte fornin.
Në fillim të dhjetorit 1876, filluan negociatat për autonominë bullgare midis të dërguarit britanik të Markezit të Salisbury-t dhe të dërguarit rus, kontit Ignatiev.Ismail Qemali u dërgua në Bullgari për të hetuar rrethanat, në të cilat ishin kryerluftimet atje. Duke vlerësuar numrin e viktimave në rreth 6,000, ai besonte se autoritetet ishin përgjegjëse për nxitjen e dhunës dhe luftës së përgjakshme atje.
Midhat Pasha shfrytëzoi me mençuri presionin e fuqive të mëdha të Evropës për të krijuar mbështetje të mjaftueshme për një Kushtetutë,të cilë Perandoria Osmane e përcakton si: “një e tërë e pandashme.” Duke shfrytëzuar situatën e krijuar më 20 janar 1877, Sulltan Abd-ul-Hamidi, e dëboi në shkurt të të njëjtit vit Midhat Pashën, sepse nuk i pëlqenin lidhjet e afërta të Midhat Pashës me të rinjtë osmanë “Osmanët e Rinj”. Synimi i tij ishte që të hapte dyert e Akademisë Ushtarake për të krishterët osmanë që të arsimoheshin dhe të ishin pjestarë të ushtrirës së Perandorisë.
Rëndësi të veçantë në këtë kontekst kanë edhe planet e Midhat Pashës, ku ai planifikonte ndryshime në administratën e Bosnjë-Hercegovinës dhe të Bullgarisë, pavarësisht nga vendimet e fuqive të mëdha. Për ne, rëndësi të veçantë ka planifikimi për krijimin e vilajetit shqiptar të “Kosovës” për shqiptarët dhe të vilajetit të “Arkipelagut” për grekët në ishujt e Egjeut. Sipas të gjitha gjasëve, Ismail Qemali, llogariste që të drejtonte vilajetin shqiptar të Kosovës, gjë që nuk u realizua pas largimit nga posti i Vezirit të Madh, Midhat Pashës.
Ishin këto dhe shkaqe dhe arsye të tjera, të cilat do ta shtynin edhe më shumë Ismail Qemalin në rrugën drejt lëvizjes kombëtare shqiptare. Në maj të vitit 1877, gjatë luftës me Rusinë, ai organizoi 90 deputetë për të kërkuar kthimin e Midhat Pashës në postet politike që gëzonte më parë. U kërkua edhe formimi i një komiteti të posaçëm që do të merrej me çështjet e luftës. Sulltani vendosi të përdorte të drejtën që kishte sipas kushtetutës: të dëbonte njerëz të rrezikshëm për shtetin. Duke ditur paraprakisht se çfarë e pret, Ismail Qemali kërkoi nga Porta e Lartë të emërohej i dërguar në Athinë ose deputet në Vlorë.
Në vend të kësaj, Sulltani e dëboi atë në një qytet të vogël të Anadollit, në Kutahij. Këtu Ismail Qemali, qëndroi për shtatë vjet, gjë që e pengoitë ishte pjesë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, (1878–1881). Është interesante se në kujtimet e tij, Ismail Qemali, i kushton fare pak vend Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ai shkruan se “që nga 1877-1878, shqiptarët kanë artikulluar shprehimisht dhe qartësisht kërkesat e tyre.”
Studiuesit e huaj, të paanshëm, të ftohtë dhe objektivë, pa ndikime nacionale e emocione, duke studiuar personalitetin dhe veprën e Ismail Qemal bej Vlorës, kanë dhënë kontribut të çmuar për një qëndrim korrekt, pasqyrim real duke paraqitur këndvështrimet e tyre interesante që shumë herë janë mbështetur edhe në burime e dokumente arkivore, studime e monografi të autorëve shqiptare, nga të cilat kanë nxjerrë përfundime të çmuara dhe të drejta.
Burimet e Literatura:
- Adrian Brisku, Political Reform in the Ottoman and Russian Empires: A Comparative Approach, Bloomsbury. London, 2017, f. 67-75;
- Arben Puto, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e fuqive të mëdha (1912–1914). Shtëpia Botuese “8 Nëntori.” Tiranë. 1978;
- Arben Puto, Historia diplomatike e çështjes shqiptare. Tiranë: Akademia e Shkencave, 2003.
- Djordje Mikić, “The Albanians and Serbia during the Balkan Wars”. East Central European Society and the Balkan Wars. Eds. Béla K. Király & Dimitrije Djordjević. Columbia University Press. New York, 1987;
- Dušan Fundić. Ismail Kemal – preobražaj Osmanskog službenika u vođu albanskog nacionalnog pokreta. Istorisjki Časopis. /THE HISTORICAL REVIEW/. Knj. LXII, (2013). Beograd, 2013, 361-385;
- Dhimitër Kotini, [Editor], Qeveria e Përkohëshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj – nëndor 1912 – janar 1914. Drejtoria e Përgjithëshme të Arkivave Shtetërore. Tiranë, 1963;
- Ekrem Bey Vlora, Lebenserinnerungen. Bd. 1. München: R. Oldenbourg, 1968; Bd. 2. München: R. Oldenbourg, 1973;
- Gábor Demeter, Kisállami törekvések és nagyhatalmi érdekek a Balkánháború idején (1912–1913). Hungarovox. Debrecen, 2007.
- Ismail Kemal Bey, The Memoirs of Ismail Kemal Bey. [Edited by Summerville Story. Constable and Company.] London, 1920;
- Ismail Qemali, Kujtime [Kujtimet e Ismail Qemal Bej]. Përk. nga Abdurrahman Myftiu. Toena. Tiranë, 2009;
- Ismail Qemali: përmbledhje dokumentësh, 1888-1919. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Tiranë, 1982. (Teuta Hoxha, Frida Idrizi, editore);
- KA, MKFF, Akt. 106/40–41 Militärkanzlei Franz Ferdinand, Akt. 106/40–41;
- KA, MKSM, 18–1/7, Adrario Militärkanzlei Seiner Majestät, 18-1/7 (Albanien) (Kt. 1095.), 18–1/7–5 de 1913;
- KA, MKSM, 18–1/7, Thomas Militärkanzlei Seiner Majestät, 18-1/7 (Albanien) (Kt. 1095.), 18–1/7–5 de 1913;
- Kaliopi Naska, Ismail Qemali në lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë. Tiranë, 1987;
- Koli Xoxi, Ismail Qemali. Jeta dhe vepra. Shtëpia Botuese “8 Nëntori”. Tiranë, 1983;
- Kriegsarchiv Vienna (KA), Militärkanzlei Seiner Majestät (MKSM), 18– 1/7;
- Krisztián Csaplár-Degovics, Az albán nemyettéválás keydetei (1878-1913) – a Rilindja és ay álla,alapitás korszaka. Nemzeti Kultur ális Alap /NKA/. Budapest, 2010.
- Krisztián Csaplár-Degovics, The Independence of Albania and the Albanian-Ottoman Relations 1912-1913. In: TThe Centenary of the Balkan Wars (1912-1913): Contested Stances. METU, Ankara, 2014;
- Krisztián Csaplár-Degovics, The Policy of the Provisional Government of Vlora between December 1912 and April 1913. Journal of Balkan and Black Sea Studies Year 2, Issue 3, December 2019, pp. 97-128;
- Marie Amelie Freiin von Godin, Aus dem neuen Albanien. Politische und kulturhistorische Skizzen. Roller. Wien: 1914;
- Michael Schmidt-Neke, Entstehung und Ausbau der Königsdiktatur in Albanien (1912–1939). Regierungsbildungen, Herrschaftsweise und Machteliten in einem jungen Balkanstaat. R. Oldenbourg. München: 1987;
- Miranda Vickers, The Albanians: A Modrn History.I. B. Tauris & Co Ltd. London 1995;
- Nathalie Clayer, Aux origines du nationalisme albanais. La naissance d’une nation majoritairement musulmane en Europe. Karthala. Paris, 2007;
- Österreichisches Haus-, Hof- und Staatsarchiv (Vienna), Ministerium des Äußeres, Politisches Archiv ÖHHStA PA/VII/Fasz. 423 VII. Gesandschafts- und Konsulatsarchiv, Fasz. 423;
- ÖHHStA PA/VII/Fasz. 429 VII. Gesandschafts- und Konsulatsarchiv, Fasz. 429;
- ÖHHStA PA/XII/415/5r XII. Türkei, Kt. 415, 6r. Entsendung von Schiffen nach Durazzo, Valona und an die albanische Küste überhaupt 1913;
- ÖHHStA PA/XII/417, Turkei XXXXV/6a; 13 November 1912;
- ÖHHStA PA/XII/417/6b XII. Türkei, Kt. 417, 6b. Spezialverhandlungen mit Italien 1912.XI: – 1913.V;
- ÖHHStA PA/XII/417/6c XII. Türkei, Kt. 417, 6c. die Unabhängigkeitserklärung vom 1912.XI.26. (1912.X. – 1913.XII.);
- ÖHHStA PA/XII/418/6d XII. Türkei, Kt. 418, 6d. Tätigkeit der albanesischen Delegation in London 1912.XII. – 1913.VII;
- ÖHHStA PA/XII/419/6e XII. Türkei, Kt. 419, 6e. Kandidaten für den albanesischen Thron 1912.XI. – 1913.XII.
- ÖHHStA PA/XII/420/6f XII. Türkei, Kt. 420, 6f. Varia 1912.XI. – 1913.IX. (außer 1913.IV-VI.);
- ÖHHStA PA/XII/421/6o XII. Türkei, Kt. 421, 6o. Ismail Kemals Europareise 1913.III – VI;
- ÖHHStA PA/XII/422/6g XII. Türkei, Kt. 422, 6g. Klagen über das griechenfeindliche Auftreten des k.u.k. Konsuls in Janina, Bilinski, 1912 XII-1913.III;
- ÖHHStA PA/XII/422/6i XII. Türkei, Kt. 422, 6i. serbisch-albanesische Abmachungen 1913.II-VIII;
- ÖHHStA PA/XII/422/6m XII. Türkei, Kt. 422, 6m. Diverse Spenden für hilfsbedürftige Albanesen und andere 1913.I-VII;
- ÖHHStA PA/XII/422/6n XII. Türkei, Kt. 422, 6n. Materielle Unterstützung der notleidenden albanesischen Bevölkerung in Valona und Umgebung 1913-1914;
- ÖHHStA PA/XIV/39, Albanien XXXIV/1, 5 August 1912;
- ÖHHStA PA/XIV/9, Albanien V/a; 2 Mars 1910;
- ÖHHStA PA/XIV/9, Albanien V/a; 4, 5, 6; 5 Januari 1911;
- ÖHHStA PA/XIX/Berchtold/1 XIX. Nachlässe, Nachlaß Berchtold, Kt. 1;
- Paskal Milo, Politika e Jashtme e Shqipërisë. Botimet Toena. Tiranë, 2013;
- Patrick J. Geary, The Myth of Nations: The Medieval Origins of Europe. Princeton Univeristy Press. Princeton, 2002;
- Qendra e Stumive Albanologjike. Insituti i Historisë. Shqipëria në dokumentet Austro-Hungareze. (1912). Vëll. 2 – 6. Botimet Albanologjike. Tiranë, 2012;
- Renzo Falaschi, Ismail Qemal Bey Vlora and the Making of Albania in 1912, Perspectives on Albania. /Ed. by T. Winnifrith/. New York 1992;
- Robert M. A. Crawford, Idealism and Realism in International Relations: Beyond the Discipline. Routledge. London and New York, 2000;
- Roland Qafoku, Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë: Nga Ismail Qemali e deri te[k] Edi Rama. Onufri. Tiranë, 2015;
- Skënder Luarasi, Ismail Qemali. Jeta dhe vepra. N. Sh. Botimeve “Naim Frashëri.” Tiranë, 1962;
- Stavro Skendi, The Albanian National Awake 1878-1912. Princeton University Press. Princeton, 1967.