
Ndriçim Kulla/
Ismail Qemali erdhi në jetë në një kohë shumë interesante për historinë e vendit të lindjes. Në fëmirinë e tijë ai pati fare të freskëta kujtimet për Ali Pashë Tepelenën, i cili ishte udhëheqësi i parë që tentoi të krijonte një shtet nën pushtimin e Perandorisë Osmane. I. Qemali lindi përafërsisht në atë perjudhë kur farefisi i tijë i gjerë e i njohur u zhvendos nga Kanina, një ish-qytet nga më të rendësishmit e Mesjetës në Arbëri e qendër disa shekullore e derës fisnike dhe të mirnjohur të familjes së madhe Vlora, për në Vlorë, e cila deri atëherë ishte selija e një nënprefekture të vogël buzë detit. Me siguri fëmijëria e tijë e mire arsimuar në gjirin e dy prinërve me nivel të lartë kulturorë bëri të lindin në mëndjen e tijë të njomë shumë pyetje të natyrshme për një djalë të ri: Kush jemi ne shqiptarër? Çfar është gjiuha që flasim? Cila është qënia jonë shpirtërore ? Si emërtohet atëdheu ynë? Etj ,etj .. . Ishin dilema të natyrshme që shoqëronin atëherë në të gjitha qytetet e Shqipërisë pa përjashtim pinjollët e asaj shtrese të fisnikërisë së administrates së deri atëhershme. Në këtë drejtim përvoja politike e babait tij do ta hidhte edhe më thellë në mendime. Më vonë, kur të kalonte disa vjet të djalëris së tij në qytetin e madh të Selanikut, këto mendime do të kristalizoheshin në pikpamje të konsoliduara për jetën që i doli para. Kishte filluar për të ai procesi i ditur i karakterit të adoleshentit që quhet “pjekuri”.
Kur I. Qemali filloi në vitin 1856 studimet e mesme në gjimnazin “Zosimea” të Janinës, në Europë kishte më tepër se një gjysmë shekulli që kishte shpërthyer Revulucioni Demokratik Francez i vitit 1789 që hodhi parrullën e famshme të quajtur “ Liri-Barazi-Vllazëri”. Ndonse brenda Francës ky revulucion realizoi vetëm ndryshimin e regjimit shoqërorë, në fakt jehona e tijë në histori mbetet më e madhja që ka patur ndonjë revulucion në botë. Ideologjia që ai shpalli para popujve ishte ajo e nacionalizmit edhe shteteve-kombe me parim kryesorë bashkimin e njerëzëve me një gjuhë, me një kulturë e një territore të vetëm. Ishte pikërisht kjo ide e shteteve-kombe që paralajmëroi stuhi e fortunë në Europë në të gjitha ato perandori shumëkombëshe që mbanin së bashku me dhjetra popuj. Kur I. Qemali qe 4 vjeç, revulucionet e vitit 1848, që u bënë njëkohësisht në disa vende, me jehonën e tyre u përcollën për herë të parë edhe te ne perms gazetave të para që erdhën. Kudo në të 4 anët e kontinenti tonë dëgjoheshin fjalët “komb”, “shtet kombëtarë” etj. Ndërkaq, në shtëpitë e shqiptarëve të thjeshtë kishin filluar të vinin disa libra që quheshin “Abetare” e do ti njihnin ata me germat e gjuhës së tyre të përditshme. Shkurtimisht, kjo ishte atmosfera kur dialoshi i ardhshëm I. Qemali u fut në atë tempull të dies bashkëkohore që ishte gjimnazi “Zosime”.
“Zosimea” u bë trualli ku në trurin e tij për herë të pare do ndizej idea kombëtare. Prej atëherë për të kishte nismuar një faze e re e avancimit të tij politik.
Në atë shkollë të mesme, që ishte ndër më të mirat në krejt Perandorinë Osmane, për vetë përbërjen mjaft komplekse me nxënës nga gjithë popujt e Perandorisë, shpesh here në bisedat e përditshme që zhvillonin konviktorët me shokët e tyre, vëmendja përqëndrohej tek karakteristikat që kishin popujt nga njëri-tjetrit. Nxënësit grek krenoheshin me heronjt e mbretërit e lashtësisë së tyre të njohur, nxënësit bullgarë ngrinin lart 2 mësuesit e tyre të mëdhenjë, Cirili e Metodi, nxënësit hebrenj përkujtonin heronjt e tyre të përjetësuar në librat e shenjtë, kurse për shqiptarët nuk flitej askund, ndonëse ishin në shumicë në Janinë. E trishtueshme !
I.Qemali ishte nxënësi i parë shqiptarë i gjimnazit “Zosimea” dhe si i tillë padyshim që i ka ndjekur diskutimt e tilla mes moshatarëve të tij. Ai patjetë që dinte diçka për Pirron e Epirit, për Teutën e Ilirisë etj. etj. , por deri atëherë një errësirë e madhe e mbështillte historinë e vjetër të atëdheut të tij. Jeta shekullore në Perandorinë Osmane kishte mjergulluar gjithçka për gjenezën e tij. Ndërsa horizonti i tij mendor hapej për here e më tepër ndaj mësimeve dhe librave, aq më të ndërlikuara bëheshin enigmat që e mundonin për dheun e të parëve të tij.
Kur I.Qemali do të niste punën si nënpunës i thjeshtë në administratën perandorake, një tjetër zhvillim i papritur do e shkunde përfundimisht ndërgjegjen e tij intelektuale. Traktati i Shën-Stefanit e Kongresi I Berlinit, që coptuan trojet shqiptare, shndërruan tërsisht rrjedhën e formimit tij politik dhe ideologjik. Ishte pikërisht kjo katastrofë njerzore që shërbeu si pikë vendimtare kthese, që në gjirin e asaj shtrese të Stambollit që quhej “diaspora shqiptare” të ngjizej pak nga pak embrioni i asaj që do thirrej me emrin “Rilindja Kombëtare”.
Ata që projektuan dhe piketuan konturet e para të zgjimit Kombëtarë të Shqipërisë, në shumicën e tyre ishin bashkëkohës të I.Qemalit dhe ndoshta miq të tij. Ka qenë fat i jashtëzakonshëm që shpirti i lëvizjes përbëhej nga vëllezrit Frashëri, ajo treshe dietarësh të pashoq që i hodhën hapat e parë për lirine tone. Por ai që do të ngjallte i pari kujtesën tone kombëtare ishte Naim Frashëri. Nga hiri i pashuar i kujtimeve të lashta që pandeheshin të djegura dhe të harruara, ai do të frymëzohej për një poemë që befas i tronditi të gjithë bashkëkombasit. Ajo titullohej “Historie e shkurtër e Skëndërbeut” dhe u botua në vitin 1886. Papritmas, mbarë shqiptarët që e lexuan pyesnin: “Si e harruam Skëndërbeun?” por I.Qemali patjetër pyeti veten: “ A mund ta bëjmë prap Shqipërinë ashtu si Skëndërbeu realizoi para shumë shekujsh shtetin e parë shqiptarë?”
Në “Vitin jubilar të Skëndërbeut” në Tiranë u diskutua shkëlqyer e me plot argumente për hapsirën e ndritur që ai ka merituar në panteonin siperorë të vlerave tona. Banorët e pare autokton të vendit tone, Ilirët, që në Mesjetë quheshin arbër dhe vendi Arbëri, në shek. XV, në atë epoke kur zë e shtjellohet Rilindja e Europës Perendimore, gjetën te Skëndërbeu princin e parë arbër që kërkoi ti mblidhte në një shtet të vetëm. Në qendresën e tij titanike për të përballuar sfidën e një super fuqie në ngritje, ai arriti të fitoj admirimin e një qytetrimi që sapo kishte shtruar rrugën e tij për t’u bërë model i begatis ekonomike, përparimit kulturor dhe mirqenjjes së lartë. Ndonse, për arsye të ditura, Skëndërbeu nuk e çoi deri në brritje qëllimin final, shteti i tij i ideuar me emrin Beslidhja e Lezhës e seli në Krujë nuk dështoi aspak. Nostalgjia për të u kujtua në gati 3000 libra, vepra muzikore e pjesë skenike, që të krijuara nga shqiptarë e të huaj e ruajtën frymzimin për te brezat që do vinin. Ishte një bekim i Zotit që, edhe pse kishte kaluar gati afër një gjysmë mijë vjeçari prej atëherë, Rilindja Kombëtare e Shqipërisë e nxorri madhështinë e Skëndërbeut nga harresa e gjatë, për të na e sjellë prap pranë stërgjyshëve tanë që banonin në fund të shek. XIX. E ishte pikëriisht në këtë korsi të kalendarit stafetën e mori I.Qemali.
Agimi i shek.XX për parashikuesit e motit politik ishte tmerrsisht i vrentur. Por sidomos në Ballkan, në këtë udhëkryq të reshjeve të dendura të konflikteve etnike, shek. XX ka qenë më i egër e mizor posaçërisht për paraardhsit tanë të atij moti.
Menjëherë pasi gjermani vendosi të ndërtonte hekurudhen Berlin-Bagdat në vitin 1903, si një investim për të zhvilluar veten e për të ndihmuar Perandorinë Osmane njëkohësisht, në një rivalitet të hapur me të e perandorinë Austro-Hungareze me ndikimi në rajon, Rusia nxiti krijimin e Aleancës Katërpalëshe Serbi-Greqi-Bullgari-Mali Zi, e gatshme kurdoherë për të nisur një Luftë Ballkanike dhe për të coptuar shqiptarët.
Në kulmin e këtyre intrigave djallëzore diplomatike për të shtrirë territoret e tyre, I.Qemali, mbasi ishte larguar nga Turqia për idetë e tij të avancuara liberale, endej nëpër greqi si një refugjat politik që kishte kërkuar strehim për familjen, por që i ndjente fort pabesin dhe dinakërinë e sofistikuar të diplomacies greke. Vetëm fitorja e revulucionit xhonturk në vitin 1908 do e ngushëllonte sadopak atë e do ta binte për t’u kthyer edhe një here në kryeqytetin ku kishte kaluar jetën. Për të ishte e qartë se orët e vdekjes së Perandorisë kishin zënë të binin mbrapsh, duke rrezikuar që të zinin në rrënojat e saj edhe bashkëatdhetarët e tij të dashur.
Dhe këtu ai kap fillin për të menduar sërish Skëndërbeun në ditët e fundit të Sulltanit.
Ismail Qemaili mbart përgjegjësinë maksimale të qytetarit ndaj kombit shqiptarë kur ,në mes të rrezikut që i kanosej Shqipërisë në luftën ballkaniketë vitit1912, ndërmori aksionin final për tësh pallur Pavarsinë në Vlorë në nëntor të atij viti.Vetëm një përgatitje brilante diplomatike , që e dallonte si askush në atë Perandori , do ta veconte atë si përsonalitetin më të përshtatur ,për ta përmbushur atë mision. Me një kordinim të plot ,me diplomacinë gjeniale të Perandorisë Austro Hungareze , ai ja doli mbanë që të seleksiononte atë korpus të duhur prisash të qyteteve tona , që do krijonte atë asmble të pa shlyer që reklamoi para botës pavarsinë tonë .Tashmë është e konfirmuar historikisht nga telegramet e botuara për I.Qemalin , se ishte kryesisht ai që hartoi listën e delegatëvë ,që u mblodhën në atë nëntor të largët.
Në realitet , ai nuk kërkoi pas 500 vjetësh thjesht lirinë për 28 mij km katrorë, por e konceptoi atë si liri edhe për teritorin e sotëm të Kosovës dhte trojeve të tjera.Këtu shtrihet në tërë madhështinë e saj vepra e tij që e bëri të quhej “Babai i kombit “. Ai pati intuitën politike që të afronte pranë lider të vjetër e të rinj së bashku , për të startuar funksinimin e njërës prej shteteve më të reja të historisë, shtetit shqipëtar. Është tipik për këtë që nga delegatët e fundit që firmosi në dokument qe A .Zogu.
Shumë pre jush e kini mësuar në shkollë fatin e qeverisë jetëshkurttër të I.Qemalit. Por njerëzit , sic dihet ,vdesin një ditë , por idetë e tyre të mëdha nuk reshtin kurrë.Ideja e tij sublime ,pavarsisht se pësoi infart politik , nuk nuk u mposht dhe u zmadhua sërish, atëherë kur pas mbarimit të luftës së parë botërore ëndërra e tij u përputh me parimin e vetvendosjes së Presidenti amerikan Willson në Konferencën e Paqes në Paris.Do të ishin dy rethana fatlume , Kongresi I Lushnjës dhe Lufta e Vlorës, që do të realizonin më së miri amanetin e pa tretur të Plakut të Vlorës
Është nder për çdo shqiptar dhe në çdo moment që ti jepet mundësia të shprehet dhe ta kujtoj atë si një shenjtë.
Po ,po për një shenjtorë të asaj kauze që është bazamenti i cdo të drejte , Liria Kombëtare.
Në mozaikun polivalent të simboleve njerëzore që janë Panteoni ynë i lakmuar , Ismail Qemali fokusohet fuqishëm fill pas Skënderbeut në hierarkinë e nderit , që duhet ti përkushtohet cdo nënshtetas shqipëtarë nga lindja deri në vdekjen e tij.
Kështu e dëshiron dhe dikton llogjika jonë e pa epur për të lartësuar përherë njerëzit që bënë Shqipërin,mes të cilëvë I.Qemali do të shkëlqejë pa mbarimisht i përjetshëm.