
Ajet Delaj – New York/
Protesta madhështore, që nisi si një protestë në mbrojtje të mjedisit, kundër arbitraritetit e arrogancës së qeverisë, shpejt u zgjerua në bulevardin kryesor të kryeqytetit në një protestë kombëtare kundër establishmentit të korruptuar 36-vjeçar postkomunist, kundër korrupsionit, mosrespektimit të lirive e të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë e deri te mbrojtja e interesave kombëtare, pasi pushtetarët e korruptuar e kishin vendosur atdheun në shërbim të interesave të tyre kriminale.
Mirëpo, establishmenti i korruptuar nuk mund të rrinte duarlidhur përballë kësaj goditjeje masive e shkatërruese të papritur që i shkaktoi protesta kombëtare e rinisë shqiptare, prandaj u munduan që me fake news të aktivizonin partnerët e tyre në të majtën amerikane, sikur shqiptarët ishin ngritur kundër investimeve të familjarëve të Presidentit Trump në Shqipëri.
Të mos harrojmë se krejt establishmenti i korruptuar shqiptar publikisht u rreshtua me të majtën amerikane dhe ashtu kanë mbetur që pas vitit 1997 e ne vazhdim .
Megjithëse kjo alibi, e qepur keq për opinionin publik amerikan, për faktin se, përveç thashethemeve mediatike të pushtetit në Shqipëri, nuk ekzistonte asnjë dokument zyrtar apo një cent i investuar nga familjarët e Presidentit Trump në Shqipëri, por edhe falë agjencive prestigjioze që çuan reporterët e tyre në sheshin qendror të Tiranës, establishmenti i korruptuar nuk u dorzua ne poshtersine e tyre ne dem te Atdheut por ndërroi strategji.
Meqë nuk e dëmtuan mjaftueshëm protestën kombëtare, respektivisht Shqipërinë, me të ashtuquajturën kundërshti të shqiptarëve ndaj investimeve të huaja e sidomos atyre të familjes Trump, pasi rezultoi mashtrim nga fillimi deri në fund, falë vendosmërisë së shqiptarëve ndaj hajdutëve të paskrupullt shqiptarë, por edhe agjencive prestigjioze që raportuan të vërtetën se shqiptarët ishin ngritur kundër establishmentit të korruptuar 36-vjeçar dhe bëmave të tyre, u hodhën, jo pa sukses, te pretendimi se Izraeli po shpopullonte Shqipërinë.
Këtij fake news-i, të artikuluar kryesisht në mediat shqiptare, që kontrollohen pothuajse 100% nga establishmenti i korruptuar, iu bashkua qeveria shqiptare, duke u munduar që të provokonte rininë shqiptare me flamujt e Izraelit në bulevardin qendror të Tiranës.
Meqë rinia shqiptare nuk ra në provokimin antishqiptar të qeverisë së Tiranës, dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, pasi kjo rini e mrekullueshme ishin nipërit dhe mbesat e atyre që hapën shtëpitë e zemrat për hebrenjtë e rrezikuar nga nazizmi, kurrë nuk mund të jemi antisemitë.
Meqë dështuan edhe këtu, në tentativën e pastër për të dëmtuar interesin kombëtar shqiptar, establishmenti i korruptuar nuk u ndal këtu, por nxori nga errësira e shpirtit të tyre një mostër që shqeu flamurin e Shtetit të Izraelit në Ambasadën e tyre në qendër të Tiranës, një objekt i rëndësisë së veçantë, dhe të gjithë heshtin, si institucionet e shtetit të korruptuar shqiptar në shërbim të establishmentit të korruptuar, ashtu edhe mediat e tyre.
Është detyrim i tyre, pasi paprekshmëria e Ambasadës Izraelite, në këtë rast, është e garantuar me ligj ndërkombëtar, si mbrojtja, ashtu edhe zbulimi i akteve kriminale ndaj saj.
Gjer tani nuk ka asnje sqarim apo zbulim te ketij akti te shemtuar .
Meqë edhe ky akt i shëmtuar i establishmentit të korruptuar, lehtësisht i identifikueshëm, nuk arriti pritshmëritë e tyre, atëherë kaluan në dhunë të drejtpërdrejtë ndaj protestës kombëtare nepermjet strukturave te tyre te krimit ilegale e legale .
Duhet theksuar se këta antishqiptarë nuk ndalen para asgjëje, duke përfshirë edhe atakimin e miqve të shqiptarëve, që na i ka konfirmuar historia, siç është Izraeli, mjafton që t’u qëndrojnë në qafë shqiptarëve pa pyetur per koston e qendrimit te tyre megjithse qarte po e shohin fundin e tyre.
Shqiptarët nuk e harrojnë të madhen Madeleine Albright dhe kontributin e saj të paçmuar në çlirimin tonë kombëtar (Kosovën).
Shteti i Izraelit ishte shteti i parë që ua hoqi vizat shqiptarëve pas kohës së varfërisë ekstreme të shqiptarëve, pas shembjes së sistemit komunist ne 1991.
Duhet theksuar se Yad Vashem është memoriali dhe muzeu më i njohur në botë kushtuar Holokaustit, ku shqiptarët janë nderuar e respektuar si asnjë komb tjetër nga Shteti i Izraelit.
Këtu në Amerikë më ka ndodhur të takoj hebrenj dhe, kur e kanë marrë vesh se jam shqiptar, jo vetëm më kanë respektuar, por më kanë falënderuar për sakrificën e kombit shqiptar ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Nuk dëshiroj të shtoj asnjë fjalë më tepër në këtë analizë të shkurtër, të mbështetur mbi fakte. Vetëm të theksoj se sa larg mund të shkojë një lukuni hajdutësh në dëm të interesit kombëtar të shqiptarëve, duke u munduar me propagandën e tyre të fëlliqur se armiqtë e shqiptarëve janë familja Trump dhe izraelitët.
Poshtërsi e dëm më të madh se kaq nuk mund të bëjnë antishqiptarët e establishmentit të korruptuar, pjellë bastarde e pansllavizmit, kur të gjithë fqinjët e shqiptarëve në Gadishullin Ilirik gjysmën e territoreve të tyre e kanë me toka shqiptare.
Rinia e mrekullueshme shqiptare e di mirë se kush janë armiqtë tanë kombëtarë shekullorē por edhe aleatët e miqtë e shqiptarëve e dinë se shqiptarët janë miqtë e tyre të sinqertë dhe ashtu kanë për të qëndruar, siç ka theksuar ish-kreu i Senatit dhe kreu aktual i demokratëve në Senatin Amerikan, Chuck Schumer, në një tubim madhështor për mbledhjen e donacioneve për Katedralen e Prishtinës, kur tha:
“Ne jemi dy kombe të vegjël që historia na ka vendosur shoulder to shoulder, e ashtu duhet të qëndrojmë duke mbeshtetur njeri-tjetrin.”