Kosovë-OJQ italiane dhuron ilaçe për spitalet/ 
-Me kontributin e kontigjentit ushtarak italian të KFOR-it-/
PRISHTINË, 30 Dhjetor 2016/ Faza e fundit e një sërë kontaktesh ndërmjet ushtarëve italianë të KFOR-it, farmacisë së spitalit të Prishtinës dhe OJQ-së italiane Perigeo (e cila ofron mbështetje në zonat post-konflikti) u zhvillua në Prishtinë. Njoftimi i dërguar thekson se, 2800 pako të medikamenteve shumë të kërkuara në Kosovë janë dhuruar nga Perigeo Onlus në spitalet e Prishtinës, Gjakovës, Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës.
Kjo u realizua në sajë të përpjekjeve të mëdha dhe koordinimit në mes të Onlus, Komandës së Përbashkët Operative të stafit të shtabit italian të mbrojtjes, Detashmentit të Përbashkët Rajonal – Qendër (JRD – C) dhe kontigjentit italian të KFOR-it Grupi Luftarak Shumëkombësh Perëndim (MNBG-W), të cilët fizikisht i dorëzuan medikamentet në institucionet e Kosovës./b.j/