Dorëheqja e Elvis Rroshit nga posti i Kryetarit të Bashkisë së Kavajës vjen disa ditë pas publikimit të çertifikatës së penalitetit, të cilën ai tha se e mori në Zyrën Federale të Drejtësisë Gjermane.
Kjo çertifikatë, sipas Rroshit provon se ai nuk është dënuar në Gjermani, pavarësisht se në formularin e vetëdeklarimit pranoi se ishte arrestuar në Gjermani, për një vepër penale që nuk e mbante mend.
Çertifikata e penalitetit nga shteti gjerman u zbardh nga vetë Rroshi, disa ditë para dorëheqjes, pa pritur që prokuroria të bënte verifikimet.
Por dëshmia e penalitetit të Elvis Rroshit ka disa pika të paqarta që vënë në dyshim autenticitetin e saj.
1) Në formularin e dekriminalizimit, Rroshi pranoi se ndryshimi i emrit, nga Ervin në Elvis u bë me vendim gjykate në nëntor të 2002.
Rroshi thotë se doli para gjykatës në Mynih, para vitit 2002, pra para se të ndryshonte emrin, nga Ervin ne Elvis.
Rrjedhimisht çertifikata e penalitetit duhej të ishte kërkuar me emrin Ervin Rroshi.
Por Rroshi në dokument, për here të parë e identifikon veten me dy emra njëkohësisht: “Elvis Ervin Rroshi”.
Me këtë emër të dyfishte, kryetari i bashkisë së Kavajës pretendon se është i pastër për të dy emrat. Por emërtimi i dyfishtë që i ka vënë vetes “Ervin Elvis Rroshi” lë hapësirë për dyshime, pasi para vitit 2002 ai mbante vetëm një emër, Ervin Rroshi.
2) Një pikë tjetër e dyshimte ne kartelen e penalitetit te kryetarit te Bashkise se Kavaje eshte firma dhe vula ne fund te dokumentit.
Nese vihet re me kujdes, ne fund te fletës jane te shkruara disa rreshta me germa te vogla, qe zbulojne handikapin e deshmisë penale te Elvis Rroshit.
“Dieses Führungszeugnis ëurde mit Hilfe automatischer Einrichtungen erteilt und nicht unterschrieben”
Përkthimi
“Kjo çertifikatë u prodhua automatikisht nga një pajisje dhe nuk përmban asnjë firmë”.
Ky shënim në fund të çertifikatës ngre dyshime për firmën dhe vulen që ekziston në dokument. Ajo nuk mund te jetë nënshkruar apo vulosur në asnjë mënyrë nga një zyrtar gjerman, pasi legjislacioni i ketij vendi e saktëson qartë se ky tip certificate nuk permban firme apo vule.
Atëherë përse është firmosur dhe vulosur certifikata e penalitetit e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, dhe nëse këto e bëjnë të pavlefshëm dokumentin?
3) Pavarësisht të gjitha dyshimeve për vërtetësinë e tij, ky tip certificate ka një limit kohor për rekordet kriminale që ka kryer personi.
Sipas të dhënave, certifikata gjeneron krimet e bëra deri në 10 vjet më parë, (Përveç krimeve seksuale, që kanë një limit kohor më të gjatë).
Vepra kriminale, për të cilën Elvis Rroshi thote se nuk e mban mend, është kryer para vitit 2002, pra më shumë se 14 vjet e 5 muaj më parë. Roshi para më shumë se 10 vitesh, rrjedhimisht rekordi i tij kriminal nuk llogaritet nga shteti gjerman ne kete certifikatë.
4) Nje deshmi e tille penaliteti mund te kerkohet edhe online, nga vete personi i interesuar.
Ne të shenohet adresa ku eshte derguar deshmia e penalitetit. Lart majtas fletës së dokumentit, në krah të Elvis Rroshit është një adresë ne Hanover, ku rezulton se kjo certificate eshte derguar me poste nga Zyra Federale Gjermane.
Por pavarësisht se është postuar ne Hanover, sic duket ne këtë pjesë të fletës është edhe adresa ekzakte e Elvis Rroshit ne Kavaje, Rruga S.Guraj Nr. 6519 dhe kodi postar i Kavajës, nr 2500. Ekzistenca e dy adresave në dokumentin më lart ngre dyshime të forta për mënyrën si është marrë ky dokument, ose në rastin më të mirë i bën të paqarta të dhënat e tij.
defrimi says
rroshi duhet te largoheshe ma pare ,pse ti je njeri i degjeneruar,servil i edi rames.
nuk ke njohuri per politikan je i pabese,punon vetem per interesat e edi rams dhe te tua personale.
kavaja ty te uren.