Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos, prej disa kohësh nuk gëzon shëndet të mirë, pavarësisht një përmirësimi të lehtë në periudha të caktuara.
86-vjeçari, i ardhur në krye të institucionit më të lartë ortodoks në vend rreth 24 vite më parë, është rënduar nga ana shëndetësore, fakt që pranohet edhe nga këshilltari për mediat pranë Kishës Ortodokse, Thoma Dhima.
Kështu, në një intervistë për mediat ai ka pranuar gjendjen e rënduar të Janullatosit , ndërsa pohon se rreth 1 muaj më parë ai ka vuajtur nga problemet në shtyllën kurrizore, gjë që e kushtëzonte në kryerjen e meshave.
“At Janullatosi, falë Zotit, tani është mirë, por muajin e kaluar gjendja e tij shëndetësore nuk ishte në parametrat e duhura. Duke filluar nga muaji gusht, Hirësia ka mbajtur vetë meshën përpara besimtarëve, duke gëzuar shëndet më të mirë tashmë”, shprehet këshilltari Dhima.
Teksa flitet se në fund të majit korrik ka pasur edhe një mbledhje të krerëve më të lartë të ortodoksisë shqiptare në vend. Ky fakt pranohet përsëri nga këshilltari Dhima, i cili shton, se mbledhja është bërë, por nuk saktëson se çfarë është diskutuar në atë takim.
“Ka pasur një takim mes krerëve më të lartë të Ortodoksisë, por nuk është marrë asnjë vendim i jashtëzakonshëm. Shëndeti i rënduar i Hirësisë së tij Janullatos është diskutuar, por nuk mund të them më shumë se sa kaq. Çdo vendim që merret për shëndetin e Janullatosit, kryhet nga Sinodi dhe krerët më të lartë të Ortodoksisë në vend”, shprehet Dhima.(KJ)
Shqiptar Çam says
Sikur ta rrembente Djalli nje ore e me pare, do te gjente tek Janullua mikun dhe sherbetorin me te pershtatshem ne te gjitha djallezite me te poshtra
andoni says
Te niset pa vonese per ne Greqi, atje ka mjek dhe kujdes me te mire.
Per ma teper ai vuan dhe nga malli per vendin e tij Greqi qe ai e don aq shume ,pse shume gjera ka bere ne shqiperi per Greqin dhe vetem per greqin.
thomai says
Ky prift politikan i djallezuar grek te largohet nga shqiperia pse ka njollosur kishen tone.
andoni says
Telargohet pa vonese, eshte njeriu me i djallezouar qe ka punuar ne deme te shqiperis,
vasilika says
Jam i sigurt se zoti kete djall me fytyre njeriu, per te keqijat qe ka bere ne shqiperin tone , ka per cuar ne ferr.
Atje do te dal ne gjyqe te jap llogari per djallezirat dhe padrejtsit qe ka bere ndaj shqiperis.