Shkruan: Shpend Sollaku Noé/
*Dy janë rrymat e sotme sunduese për gjykimin e letërsisë shqiptare, që të dyja të nisura nga kriteri politik./
*Rryma e pare idealizon tërësisht letërsinë e 1945-990 – ës. Sipas saj ekzistojnë vetëm autorët e realizmit socialist, pas tyre – Hiçi./
Largimit nga kjo jetë e Agollit, buja që e pasoi nga një sferë e caktuar e shoqerisë shqiptare, shfaqi në mënyrën më të kjartë idenë e kësaj rryme se shkrimtarët e asaj periudhe mbeten e do të mbeten më të mirët. Kjo ide sundon në social network-ët dhe në shtyp, dhe ata që e shfaqin proklamohen hapur të krahut politik të majtë. Me ketë pikëpamje jane shprehur edhe poetë apo shkrimtarë që i shërbyen regjimit, përfituan prej tij apo patën pozita kyçe në periudhën e çenzurës të praktikuar po prej tyre. Sa herë që të vdesë ndonjë shkrimtar i realsoci-it (të moshuarit akoma në jetë të asaj letërsie janë të shumte, një emër mbi të gjithë: Kadare), do ta ridëgjojmë këtë refren, edhe dhjetra herë. Sa të jenë gjallë kalemxhinjtë e regjimit, edhe ata më pak të mplakur, do ta mbrojnë me xhelozi pozitën dominuese të pushtuar që atëherë, pothuajse gjithmonë nga një katapultë politike. Në situatën e sotme të sundimit të të majtës postdiktatoriale ata ndihen në habitatin e tyre, madje më mirë se dikur. Kanë nën kontroll shtëpitë botuese kryesore, mbajnë në dorë yzengjitë e pjesës dërmuese të shtypit, shpallin çmime letrare të dedikuar ish korifejve të Partisë, bëjnë pjesë po vetë në zhuritë që japin këto cmime, ngazëllehen prej fitimeve materiale e morale, duke ngatërruar vetëshpalljen fitues me suksesin e vërtetë të dekretuar nga Shën Lexuesi.
Rryma e dytë – me pikënisje politike jo të majta, çuditerisht, mohon edhe kjo letersinë e pas 1990-ës. Nuk e bën këtë mohim drejtpërdrejtë, por duke mos e marrë në konsideratë. Kjo rrymë, duke injoruar tërësisht realsocin, e gjen shpëtimin e letërsise shqiptare tek autorë të para 1945-ës, Sjella e saj është tipike i një romantizmi anakronik. Shpesh risillen e lëvdohen poetë që nuk kanë arritur as të ngrihen në nivel kombëtar. Edhe këtu kriteri i vlerësimit dominues (me keqardhje e them), ështe ai polilik. Quhen gjeni të letrave edhe autorë të superuar prej kohesh për nga forma dhe idetë, vetëm sepse nuk kanë shkruar për regjimin, apo sepse kanë jetuar shume vite para vendosjes së tij.
Tjetër gjë është njohja e traditës letrare, tjetër imponimi si model. Pasi edhe kjo shkollë jo më pak dominuese e mendimit, si pikënisje të vlerësimit, nuk ka parimin e vlerave artistike.
Letërsia shqiptare nuk ka prodhuar asgjë të rëndësishme pas 1990-s? Është një bosh i përsosur?
Unë them të kundërtën. Me bindje.
Nëse niset të studiohen autorët e postregjimit, do të vihet re se ata nuk janë vetëm një sasi kaotike mediokrësh të vetëshpallur poetë e shkrimtarë nëpër social network-et. Shumë shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut kanë arritur prej kohesh të vlerësohen prej krtikës dhe lexuesit të huaj, por nuk gjejnë hapësirë në Shqipëri. Si në politikë, edhe në letërsi atyre u trëmben, pasi elementë që mund të shkatërrojne ekuilibra të vendosur prej më se shtatëdhjetë vjetësh.
Nuk janë të pakët edhe autorët e pavarur me nivel të lartë që jetojnë në Shqipëri. Por edhe ata ndihen të mënjanuar, sidomos kur nuk përkrahin ndonjë forcë politike.
Statusquoja e letërsisë shqiptare është thyer prej kohësh, por nuk ka kush guximin,forcën dhe karizmën të vlerësoje zyrtarisht këtë apo atë. Do ta bëjë koha? Sigurisht. Shpresojmë pa viktima të ndritura.
Jakov says
Une do tishtoja ketij komenti nje shkrimtar teper inteligjent qe per fat e vendos se fundi vehten jash kornizave te PSe PD ,u bie ne koke atyre deri sa i xhvesh lakuriq ne mes te dimrit e i ben te dridhen nga frika e kritikes qae ai e ben prej kohesh –Ky eshte Ben Blushi autor i pak librave (sasia nuk ka ndonje vlere kryesore ne klasifikimin e autoreve )por me nje analize te sakte e teheqese te ndodhive na jep pejsazhin e nje kohe jo fort te njohur prej nesh –Historine e Voskopojes .Pra them se midis kesaj plejade mediokresh -Blushi vecohet dhe largohet perfundimisht prej tyre duke qendruar shume me lart se shumica e autoreve post komuniste ,Te mos i fusim te gjithe ne te njeten tenxhere sepse gjella nuk do te dali e shijeshme e asnje nuk do te doje ta haj .As une nuk do ta beja kete .