
Pjeter Logoreci/
1862 në Krejë, Lurë (Shqipëri) – †1917 në Vjenë (Austri)
– Dom Nikollë Kaçorri u lind në vitin 1868 në Krejë, Lurë në Shqipëri dhe vdiq me 1917 në Vjenë.
– Ai kreu shkollën jezuite. Pas përfundimit të suksesshëm të seminarit, Nikollë Kacorri shkoi në Itali, ku dhe u dipolomuat në shkollën teologjike“Propaganda Fide”. Menjëherë pas studimeve të larta u shugurua prift (1890) dhe tre vjet më vonë, në vitin 1893, u emërua prift i Kishes Katolike në Durrës. Ishte aktiv për 24 vjet si zëvëndës i arqipeshkvit (me disa ndërprerje të shkurtëra).
– Pas emërimit të tij si prift në Durrës, ai ishte i përfshirë në formimin e shumë shoqatave dhe vëllazërive. Në këtë periudhë të shërbimit të tij në Durrës, ai kishte shumë marrëdhenie të mira me qeverinë Austro-hungareze, e cila merrej me krijimin e shkollave dhe shkollimin e popullsisë katolike, pasi që në perandorinë osmane gëzonte privilegjin e administrimit apo protektoratit ndaj popullsisë katolike.
– Dom Nikollë Kaçorri ishte përhapës i librit shqip, dhe poashtu i shtypit shqiptar patriotikë. Për këtë arsye edhe pati konflikte me shumë institucione të asaj kohe, e sidomos me patriarkun grek.
– Ai ishte edhe pjesëmarrës i shumë lëvizjeve kulturore dhe politike shqiptare. Poashtu mori pjesë në Kryengritjen e Kurbinit (1905-1907). Gjatë kësaj periudhe, Nikollë Kaçorri personalisht kontaktoi shumë diplomatë austriakë në Durrës dhe kërkonte angazhim serioz për të zbardhur gjendjen e rëndë në Kurbim që kishte krijuar Esat Pasha me forcat turke.
– Morri pjesë në Kongresin e Manastirit me 14 Nëntor 1908 – ku u vendos alfabeti i gjuhës shqipe.
-Mori pjesë në Kongresin e Dibrës në vjeshtën e vitit 1908, qëllimi i cilit ishte synimi i xhonturqve për të bërë për vete shqiptarët, me ç’ rastë Nikollë Kaçorri reagoi me shumë delegatë të tjerë dhe hetoi synimet e xhonturqve.
-Në vitin 1909 mori pjesë në Kongresin Kombëtar të Elbasanit ku u diskutuan probleme të shkollës shqipe.
-Ne vitin 1909 themeloi klubin patriotik të Durrësit.
-Me 18 qershor 1910 Kaçorri u arrestua nga forcat turke dhe si kundërshtarë i urdhërave të Qeverisë Osmane dhe Sulltanit.
-Merr pjesë në organizimin e Kryengritjes së vitit 1911 dhe 1912 kundër turqve.
-Më 28 nëntor 1912, në mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë, që besohet të jetë hartuar nga Luigj Gurakuqi. Deklarata është dokument i shkurtër dhe i shkruar me dorë, i nënshkruar nga delegatët e Kuvendit, ndër të cilët Kacorri nënshkroi i dyti.
-Dom Nikollë Kaçorri ishte nënkryetar i Qeverisë së Vlorës të vitit 1912.
-Ai ishte një personalitet i kishës katolike, sekretar i Arqipeshkëvisë së Durrësit me qendër asokohe në Delmnisht të Kurbinit, ku shërbeu për njëzet vjet, duke patur në administrim edhe kishat dhe famullitë e Kthellës, Selitës dhe Lurës.
-Pas një lëngimi 3-4 muajsh vdiq në Vjenë me 29 maj 1917. Në varrimin e tij, me 1 qershor 1917, morren pjesë: komandanti i krahines se Tiranës, Feldmarschall Braun, Kryekonsulli i Shkodrës, Rappaport, Kviatorsski, Vinter si dhe e veja e konsullit Austro-Hungarez në Durrës, baronesha Lovontal-Linau, si dhe shumë diplomatë të tjerë.
-Me 2 qershor 1917, në kishen ,,Maria Treu” u tha mesha mortore në nder të tij.