“Marrëveshja e Ohrit dështoi për faqe të zezë (The Ochrid peace Agreement falled dismally)”. Ky ka qenë komenti që ish-kongresisti dhe presidenti i Ligës Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi, ka realizuar së fundmi lidhur me situatën me shqiptarët në Maqedoni. Shkëmbim ky me publicistin Nijazi Muhamedi, pasi ky i fundit i ka dorëzuar dokumentin e titulluar “Paqja e shkelur“ lidhur me gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni. Dioguardi në përgjigjen e tij ka shprehur shqetësime të mëdha lidhur me gjendjen e shqiptarëve dhe protestat e fundit. Duke premtuar se në Kongresin Amerikan së shpejti do realizohet një takim për të sqaruar diskriminimin dhe siç e quan ai ‘aparteidin’ kundër 800 mijë shqiptarëve në Maqedoni nga palët kontrolluese politike sllave të ndihmuara nga bashkëpunëtorët e tyre politik shqiptarë të korruptuar”, në këtë mënyrë duke krijuar një jostabilitet të rrezikshëm në Evropën Juglindore.
KOLONEL says
Kjo eshte per tu pershendetur. I cileson sakt SLLAVET dhe jo maqedonas te cilet dihen se flisnin shqip dhe quheshin maqedone ashtu si epirioted apo dardanet qe sote jane serbo-maloke dhe e quajne veten KOSOVO-var.