-Mesazh i mitropolitit të Korçës, Hirësisë së tij, Johan Pelushi, me besimtarët e kishës shqiptare “Shën Trinia” në Boston-/
Shkruan: Fuat Memelli / Dielli
Ditët e fundit ishte në Boston , mitropoliti i Korçës, Johan Pelushi. Kishte ardhur te qyteti ku ka studjuar për teologji, ku ka edhe njerzit e tij. Si njeri në shërbim të fesë, nuk mund të rinte pa bërë vizitë te kishat shqiptare në Boston. Një javë më parë kishte qënë te kisha e “Shën Gjergjit” dhe tani e kishte rradhën ajo e Shën Trinisë, ku shumica e besimtarëve janë nga qyteti i Korçës dhe fshatrat e këtij rrethi. Shumë nga besimtarët e njohin Johanin si bir i qytetit të tyre. Në mbarim të meshës së mbajtur nga At Jani Trebicka, pasi mitropoliti Ilia Ketri ndodhej jashtë Bostonit me shërbim, përshëndeti Hirësi Johani, ku ndër të tjera, theksoi: “Isha në Boston dhe nuk mud të rija pa vizituar kishat shqiptare këtu. Sot në këtë kohë të globalizmit, shqiptarët janë shpërndarë në Shqipëri e nëpër botë. Fatkeqësisht mjaft njerëz janë dhënë pas parasë, pas fitimeve të padrejta, janë dhënë pas pijeve dhe narkotikëve. Kjo ka bërë që njerzit të urrejnë njëri-tjetrin. Fatkeqësisht këtë fenomen e vëren edhe brenda familjes. Kjo ndodh se ata janë larguar nga jeta shpirtërore. Për këtë është e nevojshme të studjohet ungjilli. Shumë pyetje që shtrohen sot, e kanë përgjgjen në ungjill. Mbi të gjitha ne duhet të duam njëri-tjetrin. Ku ka dashuri, nuk ka vend për urrejtje, pasi forca e dashurisë, e mposht urrejtjen. Me që jemi në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, dua t’ju uroj: gëzuar këto ditë të shënuara!”. Në emër të besimtarëve si dhe të mitropolitit Ilia Ketri, Aleko Dhima falenderoi Hirësi Johanin për vizitën që bëri te kisha e tyre dhe për fjalët që tha.
Bashkëbisedimi me Johan Pelushin vazhdoi edhe gjatë kafes. Duke ditur pasionin e tij për letërsinë dhe artin, e ngacmuam për këto fusha dhe ai foli për shkrimtarët e tij të preferua si Dostojevski, Tolstoin, Gëten, etj. Autori i këtij shkrimi e njoftoi se vitin që vjen është 170 vjetori i kishës së Sinicës në rrethin e Devollit dhe, i kërkoi që Mitrop[olia e Korçës të bashkëpunojë që kjo ngjarje të përkujtohet sa më bukur, njëkohësisht e ftoi për të marë pjesë në këtë ditë të shënuar për bashkëfshatarët e tij. Besimtarët bënë pastaj foto me mitropolitinJohanin dhe e uruan për Krishtlindjet e Vtin e Ri.